Sunday, June 23, 2013

Rama shpall fitoren pa u mbyllur kutitë: Rilindja fitoi mbi rrënimin

Kreu socialist Edi Rama ne daljen e tij te pare publike pas perfundimit te orarit zyrtar te votimeve deklaroi se rilindja ka fituar mbi rrënimin dhe se Aleanca për Shqipërinë Europiane do ta realizojë objektivin e shpallur të mandateve. Po ashtu Rama kërkoi që të përfundojë procesi i votimit, kur të votojë edhe votuesi i fundit që ora 19.00 e kapi në radhë. Rama i kërkoi Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj dhe zëvendësit të tij,
Agron Kuliçaj, që të vihen në shërbim të shtetit dhe të mos kryejnë veprime antiligjore. “Populli sovran është shprehur me votë dhe administrimi i mëtejshëm i procesit duhet të garantohet nga e gjithë administrata zgjedhore. Policia e Shtetit të bëjë detyrën dhe vetëm detyrën”, kërkoi Rama. Kreu socialist kërkoi vijimin me normalitet të procesit të numërimit, me qëllim që Shqipëria të marrë një notë pozitive në zhvillimin e mirë të këtyre zgjedhjeve e që do t’i shërbejnë të ardhmes së saj.

No comments: