Monday, June 24, 2013

Rama, Berishës: Ka gjithnjë një kohë për të humbur. Bëhuni pjesë e fitores së vendit

Kreu i socialisteve, Edi Rama, ka deklaruar sot nga selia e PS-se se Rilidnja jo vetem fitoi mbi rrenimin, por fitorja do te jete me e thelle nga sa pritej.
Ai i eshte drejtuar me thirrje kundershtarit, Berisha, se ka gjithnje nje kohe per te humbur.

“Thirrja ime për cdo deputet, cdo drejtues e koordinator, numërues të PS dhe aleancën për shqipërinë evropiane, asnjë votë, asnjë votë, nuk duhet të cenohet, duhet të numërojmë cdo votë të respekt të cdo shqiptari, të sigurojmë se cdo votë që zgjedhësit kanë cuar në kutinë e votimit të numërohet dhe të shkojë në atë adresë ku e kanë cuar, të mbrojmë cdo votë të cdo subjekti zgjedhor të koalicionit tonë”- tha Rama.
Sipas tij, pavaresisht se ka humbur PD dhe aleanca e tyre detyrimi i barabarte eshte qe te nxirret e fituar Shqiperia nga ky proces.
“Bota te na pergezoje me te drejten e plote qe do i japin vetes duke e cuar procesin deri ne fund me dinjitet dhe duke u ndare nga zgjedhjet turperuese, vendi duhet e do te dale me koken lart. Ky eshte ai moment ne politike kur te humburit te marrin pjese ne fitoren e vendit te tyre”- tha Rama.

No comments: