Sunday, June 23, 2013

Doktor i dashur

Edison Ypi
Doktor i dashur,

Sot ne diten e heshtjes zgjedhore, kur piskamat e propagandes rreshten dhe dihet se 44-a eshte fitimtare, te flasim pak me me nge per disa ceshtje, jo politike, mjekesore.

Pyetja e pare qe kam per ty Doktor i dashur, ajo qe mezi kam pritur qe ta them, eshte ne lidhje me marredhenien e politikes me shendetin e njeriut. Dy perberesit e asaj marredhenieje, politika dhe mileti, a jane ata ne nje rrjedhe dinamike te aresyeshme rreth se ciles mund te deduktohet? Me fjale te tjera, nje politike e mire, a i ben mire shendetit te miletit? Dhe e anasjellta, shendeti i mire i miletit, a gjeneron politike te mire? Apo as njera e as tjetra sepse kjo marredhenie eshte irracionale? Se po lebetitem nga cfare po shoh e degjoj. Po me duket se sa me e mire te jete nje politike aq me te keqij dhe refuzues behen njerezit. E pres me kenaqesi te vecante pergjigjen e kesaj pyetje nga ty Doktor i dashur. Se po te nis e te flas une per kete ceshtje, ka rrezik nga goja te mos nxjerr fjale por acid, zeher, e ndoshta zjarr.

Po shtimi i Lirise se nje komuniteti, a i ben njerezit e atij komuniteti me te mire? Se qe roberia, heret a vone, sjell Liri, ajo dihet. Po tjetra, qe Allahu na ruajt, Liria, a sjell roberi?

Dua te me thuash edhe dy fjale per ate qe e permenda shkarazi ne krye, heshtjen. Me thuaj te lutem Doktor i dashur dy fjale per heshtjen, ndikimet e saj mbi mbarevajtjen, ose jo, te shendetit. Se dihet qe heshtjet jane te shumellojshme. Duke lene menjane heshtjen e vdekjes, ekzistojne, heshtja e shkurter, heshtja e gjate, heshtja e vullnetshme, heshtja e detyruar, heshtje qe vjen nga hidherimi, nga lumturimi, nga asgjeja etj. etj. Une kam pare shume heshtje ne jeten time, dy prej te cilave te medha; Ate qe zgjati dyzet vjet, pra ate me te turpshmen dhe me te nxirosuren heshtje te botes, ate kur gjate se ciles tre milione shqiptare qe duhej te ulerinin, heshtnin, dhe ate te asaj demonstrates se heshtur ne fillim te '90-es. Por une njoh edhe nje heshtje tjeter, ndoshta me madheshtore se dy te parat, heshtjen time. Kur atehere bertisja, me thoshin; Hesht! Tani qe perseri bertas, dhe pres te me thone; Ulurit! keta prap' me thone; Hesht! Jam krejt i paqarte per kete imponim absurd qe rrahin t'i bejne ekzistences time nga heshtja ne heshtje. Te lutem m'i ftillo pak keto heshtje, ate te diktatures, te demonstrates, dhe timen, ndonje marredhenie eventuale mes tyre, etj.

Nje tjeter ceshtje qe do desha te me qartesosh sa te mundesh kur te kesh kohe dhe nge' o Doktori im i dashur, ka lidhje me marredhenien mes bollekut dhe, si te thuash, antropometrise, ndryshimeve volumore trupore qe bolleku shkakton mbi njeriun. Nje njeri, ose shume njerez, ta zeme shqiptaret e sotem, te cileve nga te ngrenat dhe te pirat e shumta u fryhet barku, u varet gusha, u zmadhohet koka, u trashet qafa me rrudha dhjami, u mbushet balli me tul, a kane ndonje efekt keto variacione antropometrike mbi mbarevajtjen e shendetit, si atij fizik dhe atij psiqik? Apo jane zhvillime normale darviniane gjate luftes per ekzistence ne nje vend demokratik ku gjithkush ben si do dhe s'mban asnje pergjegjesi?

Ose, e pare nga nje kend tjeter, te jetosh keq dhe te jetosh mire, dua te them te jetosh duke ngrene 100 gram mish ne muaj krahasuar me te ngrenet e 1 kilogrami mish ne dite, a ka ndonje dallim me efekte shendetesore, apo eshte e njejta gje? Une e kuptoj qe eshte me mire te jetosh mire. Se po te mos ishte keshtu, c'kuptim do kishte progresi i njerezimit pastaj. Por pyetja ime eshte pak me e thelle. Une interesohem te di si ndikon jetesa e mire, e bollshme, a ndikon per mire apo ndikon per keq ne aktivitetin cerebral? Ta them kete sepse kam vene re nje gje qe me shqeteson. Jo pak zgjebarake te cilet ne ate kohe jetonin si qen dhe heshtnin si minj, tani qe po jetojne mire po bejne si bushtra.

Pa u larguar nga politika, propaganda, heshtje, mireqenia, keqqenia, antropometria, po pordhet, Doktor i dashur, si ndikojne pordhet ne shendetin e njeriut?

Tani dua te flas per nje rast konkret qe besoj se lidhet me shendetin mendor. Kam ne mehalle nje tip qe ka nje lokal. Lokali i tij, qe eshte nje lokal mesatar, eshte gjithmone plot. Ky ankohet, jo per fukarallekun e vetes, qe edhe pse e tepruar do ishte dicka e kuptueshme, por per fukarallekun e te tjereve. Se ku i sheh ai fukarenjte, une kete, me ma ngul ne fyt ate shkopin qe mban ne dore Blendi Fevziu, s'e gjej dot per qamet. Sepse ne lokalin e tij hane e pine gjithe lagjja. Une i kam thene kaq here; Po pse ankohesh o burr' i dheut? Te mesoj une nje menyre per t’u qetesuar. Nise nga vetja. Uli pak, fare-fare pak cmimet. Bah, s'i vjen zeri. Si quhet semundja e ketij?

Une i shoh me syte e m'i disa shqiptare qe bertasin e ulerasin per korrupsionin. Mirepo me ka rene jo pak here rasti qe te shoh vete ata qe ankohen ne marredhenie korruptive duke marre ryshfet me arsyetimin; "He mos se keshtu bejne te gjithe", ose duke punuar pak, me te njejtin arsyetim. Ne kete rast s'po te pyes per shendetin e tyre, se per shendetin e tyre te pyeta pak me lart kur te permenda shtimin e volumit te kokes dhe dhjamit te qafes, por po te pyes per shendetin tim, cfare duhet te bej une i gjori kur i shoh keta ndyresira dhe zemra te mos me shpartallohet nga te rrahurat e shpeshtuara, syte te mos me verbohen, veshet te mos me shurdhohen? Si quhet semundja ime? E para. Dhe e dyta, a ka ne farmaci ilace qe te m'i evitoje keto rreziqe?

Se fundmi, kam vene re se, sidomos sa i perket politikes dhe propagandes, shendet me te mire gezojne ata qe Doktorin e shajne. Per kete semundje jam i interesuar te di vetem emrin, se qe eshte e pasherueshme, ate e kam te qarte.

Kam edhe te tjera pyetje. Por s'po vazhdoj. Se s'dua ta prish terezine. Jo timen, as tenden, ate te votuesve te 44-es.

No comments: