Tuesday, April 26, 2011
I shpëton aksidentit
Këngëtarja Katie Price, e njohur me nofkën Jordan i ka
shpëtuar një aksidenti me makinë. Jordan ishte me fat
që shpëtoj gjallë pasi që mbrëmë ajo mbrëmë ka pësuar
një aksident fatal që e ka lënë makinën e saj të prishur
totalisht. Bukuroshja dhe krijuesja e hitit “4X4” nga ana
tjetër ka vrarë dy kuaj të cilët i kishin dalë asaj në rrugë
gjatë kohës kur ajo kthehej nga fshati në qytet. Mësohet
se ajo ka qenë në një “ranç” bashkë me të dashurin
Leando Penna të cilët për fundjavë kaluan në një fshat.
“Ishte absolutisht tmerruese. Kjo kishte ndodhur shumë
shpejt dhe nuk e kisha idenë a isha lënduar. Ndihem me
fat që kam shpëtuar por jam shumë e mërzitur për kuajt.
Ishte një gjë shumë e rëndë për mua”, tha ajo.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment