Tuesday, April 26, 2011

Lady Gaga rrëzohet sërish në skenë


Lady Gaga është rrëzuar për herë të dytë brenda
muajit gjatë një interpretimi live. Këngëtarja
ishte të mërkurën në Atlanta për një koncert
dhe gjatë performancës së saj, ajo shkeli xhaketën të
cilën e kishte hedhur pak më parë në skenë duke mos
ruajtur dot ekuilibrin. Gjithsesi, si një profesioniste
e mirë që është, Lady Gaga vazhdoi këngën si të mos
kishte ndodhur gjë. Më 10 prill, 25-vjeçarja rrëshkiti
kur ishte duke qëndruar sipër pianos dhe përfundoi
poshtë saj në një skenë shumë qesharake.

No comments: