Tuesday, April 26, 2011

Zbulohet i dashuri i ri i Zana Krasniqit


Historia e saj me Lorik Canën u bë një nga lajmet kryesore të medieve
të verdha në Shqipëri dhe Kosovë. Madje shpesh u komentua se
pikërisht ajo marrëdhënie u bë shkak që Zana Krasniqi shpesh të
linte mënjanë modelimin për t’iu përkushtuar dashurisë. Pas ndarjes, Zana
Krasniqi ka qenë gjithnjë e më pak në qendër të vëmendjes së medies.
Megjithatë, ajo është rikthyer me të dashurin e saj të ri, një djalë mjaft
simpatik për të cilin për momentin nuk dihet asnjë informacion se kush
është, shkruan revista shqiptare Mapo. Ata janë parë së bashku në 22
vjetorin e lindjes së këngëtares Dafina Krasniqi. Çifti ka shkuar së bashku
në ditëlindje duke bërë kështu publike edhe lidhjen e tyre. Zana dhe i
dashuri i saj kanë shijuar deri në orët e para të mëngjesit festen e Dafinës

No comments: