Thursday, April 28, 2011

PSSH-Kelmënd:Paraqet AdriatikÇekaj kandidat për Kryetar Komune.

Planet per qeverisjen e kelmendit gjate mandatit 4-vjeçare jane :

Prioritet dhe emergjence per popullin e kelmendit eshte infrastruktura; rregullimi i rruges dhe asfaltimi i saj, e cila e ka lene ne harrese Kelmendin krahasur me komunat e tjera te Malesise se Madhe.

Nje emergjence e cila nuk duhet anashkaluar eshte edhe investimi ne shendetsi, e cila ka degradua per popullin e kelmendit qe eshte rikthye ne komune pa spital dhe pa mjek.

ü Mbulimi me sinjal telefonik dhe internet ne Vermosh, Lepushe dhe Gropa te Selces.

Prioritet qe i jep zhvillim Kelmendit eshte sektori i turizmi, per te cilin duhet punuar dhe investuar duke vene ne pah vlerat dhe vecorite karakteristike te zones; sic jane tradita folklorike, kulturore dhe produktet e pasura bujqesore dhe blegtorale, duke çelur çdo vite panaire.

Mbrojtja e lumit Cem nga mbeturinat dhe gjuetia e paligjshme (me korent dhe lende plasese) gje te cilen e kane kerkuar jo pak here edhe perfaqsues nga Mali i Zi, duke nenshkruar kontrata te cilat nuk u vune ne zbatim asnjehere.

Mbrojtja e ambjentit dhe mbledhja e mbeturinave ne te gjitha qendrat e fshatrave.

Drejtesi dhe paanesi ne ndarjen e te ardhurave ekonomike per secilen familje sipas kategorise qe ata i perkasin.

Transporti i nxenesve dhe investimi ne rritjen e numrit te nxenesve qe ndjekin shkollen e mesme dhe te larte duke i stimuluar me bursa dhe perkrahje.

Investimi ne aktivitete sportive dhe kulturore per te rinjte, si dhe mbeshtetja financiare per Shoqaten Kulturore te Kelmendit duke e ngritur ate ne nivelin e duhur, e denje per perfaqesimin e Kelmendit ne arenen nderkombetare.

Nxitjen e investitorve te huaj dhe shoqtave per zhvillim ne sektore te ndryshem .

SHENIM: AlbDreams.net,mirëpret të gjithë kandidatet e subjekteve të ndryshme elektorale që garojnë në zgjedhjet e 8 majit për pushtet lokal për të publikuar programet e tyre.

Share This :

Twitter Delicious Facebook Digg Stumbleupon Favorites More

22 Comments to “PSSH-Kelmënd:Paraqet AdriatikÇekaj kandidat për Kryetar Komune.”

  1. zef kalaj

    …Zgjedhjet lokale 2011 , do te konsideroheshin si nje “burse” per komunitetin e Kelmenit,,,nese do arrinin te nxjerrnin me vote,e perserise me vote te lire,pa implikime,nje kryetare komune “model te ri” sic eshte Adriatik Cekaj…!
    Konsideratat e mia i shprehe ,jo per nga perkatesia politike ,as dhe familjare,,,por nga prejeardhja e tije ne formimin rinore…! Jo ,Adriatiku qe sot kandidon per kryetare komune,por cdo pjesetare i asaj mature 99′ qe u linden ,u rriten dhe u formuan ne shkollen e mesme Tamare, po te kandidonin ,them me bindje se kane aftesite dhe cilesite e duhura per te administruar pushtetin lokan ne Kelmen…!
    Krahas urimeve shprehe edhe besimin ne fitore..!
    E vetmja rruge per tu veteqeverisur Kelmendi ne keto zgjedhje eshte Adriatik Cekaj…!

  2. Leke Pepaj Toronto Canada

    Mik i dashur Zef ! Paanshmeria jote asht e dukeshme ne simpatit deri ne tifozllek per krahun politik qe te rrah zemra ! E paske pervetesuar mir slloganin e liderit te majtes “E vetmja rruge ” ! Kelmendasit & Malesia e madhe te pakten edhe 50 vite te tjera me vote te lire e kane te veshtire te votojne per trasheguesen e PKSH,PPSH,PSSH e sotme edhe pse per hir te vertetes jo nje here te vetme ne keto 19 vjet te pluralizmit kane paraqitur kandidatura dinjitoze por duke pase ne fokus se cilen force politike perfajqesojne ishte dhe asht akoma e veshtire qe te votohen per hire te atyre 1001 te kqijave e krimeve te dhahtarshme qe ka kryer kjo Parti ne Malsi deri ne fund te vitit 1991 me vrasje ne kufi edhe mbas daljes s ligjit qe nuk e klasifikonte ma tradhti kalimin e kufinit ! Nuk po shkoj ma thedhe ne histori ! Ky asht nje faktor historik qe duam apo nuk duam asht jo pa ndikim ne te gjith Neve qe nuk jemi zhytur ne asnje forme ne batakun e sherbimit ndaj atij regjimi cnjerzor e ne anen tjeter kandidatura qe ka perbadhe djaloshi i ri (qe per hire te vertetes nuk e njoh e mund te jene shume i mir ) ashte z.Gjeto Dukaj nje Intelektual Inxhinjer Ndertimi me eksperince ne fushen e drejtimit dhe menaxhimit gja qe ja ban shum te lehte fitoren ,por gjithsesi duhet pergezuar per kurajon z.Adriatik qe ka pranuar te matet ne nje terren jo te lehte si ashte Kelmendi, qe nga vorret thrrasin Martiret e vrare me plumba , zjarr,litar e masakrime ne kufi ne tentavi per te dale ne boten lir Jo vote per pasardhesit e Vrastareve trashegues te PKSH,PPSH,PSSH e sotme qe si ne asnje vend tjeter ne Republike te Shqiperise bane genocid ne Klemend ! Qe te gjith jemi deshmitar te shume pengesave dhe vonimit qe na sodhen edhe mbas ndryshimit te sistemit si peng i te djeshmes qe jane keta qe udhheqin PSSH qe nga ish ministri i diktatures Ruci dhe aleati i ngusht po ish minister i Enverit & Ramizit Gjinushi e kompani ……………………Per kyt fenomen nuk duhet te habitemi se edhe ne demokraci te konsoliduara si Demokracit Angl-Saksone (pra edhe Amirikano-Kanadeze) ka zona e shtete ne USA e ndonje Provinca ne Kanada qe gjithmone kane fituar shumicen konservatoret (te djathtit ) sepse e qysh nuk po shkruaj por asht nje realitet historik !

    ADMINISTRATORI : Jemi te detyruar te sqarojme se autori i ketij komenti eshte nga Shkreli i Malesise se Madhe dhe jo nga Kelmendi.Pasi per koncidence ka dy persona me te njejtin emer.Faleminderit

  3. Kole Miri

    Jam i mendimit qe ne kete website te publikohet edhe programi i PD-se e atehere te diskutojme.
    Me duket se ky djali qenka i ri dhe nuk ka pse mbarte te keqijat e atij sistemi qe ai noshta sa po ka pase linde.

    Mos te vazhdojme me lufte klasash,prape

  4. Luca

    me duket se ne kelmen ka tri kandidatura,te lutena na i sill ti lexojme se cfare na premtojme qe kur te kthehemi nga italia ta shijojme pak venin tane

  5. Aljosha

    Shume urime per Kelmenin dhe kelmenasit
    na pregatitni bukur Logun e Bjeshkeve dhe mish ferliku te pjekun mire ne Predelec
    erdhem

  6. VREJTJE ME SHKRIM

    pse eshte publikua vetem posteri i Artistit apo pse e ka pase nxenes i zoti i websitit?
    eshte vrejtje e kalua vrejtjes,athere kjo ashte padrejtesi qe i bahet PD-se e istave ne SHBA dhe malci

  7. Po ky asht.

    po ky asht websit ekstremist i djathte si ka guxua ky djale me publikua ne te!!??

    asht ba lesh arapit kjo pune

  8. Po,po

    dashka me nodhe dicka qe shohim per here te pare nje poster e program te majte ne ket ven
    me duket e paska komprementu te zone e ketij siti

  9. Gjuro

    Vetem njat rruge aman se tjeter gja nuk kini cha me than se toke e bagti i kane te vetat e te lujn krahte se qeverija nuk u shkon me mjell qiep ,hudra e mollatare ne tamare

  10. Hoka

    dashka me ja marre tesren e partise te zotit te sitit Sali Berisha
    eh shyqyr se bash vetem blu
    edhe filxhanat e kafes i ka blu

    atere thote se jam demokrat,edhe kur kafen na e shet ne lokal asht rrezik me na ba me chua dy gishtat nalt

  11. Zef Kalaj

    …Nuk eshte detyrim as obligim i nje gazete online per te paraqitur ose demostruar programet e kandidateve te ndryshem per fushaten…! Normalisht ajo,publikon ne menyre te pamvarun alternativen qe paraqesin kandidatet ,qe e vleresojne kete medie apo cdo mjet tjeter informimi…!
    Paraqitja qe ben Adriatiku nepermjet programit te tije,eshte perkushtimi qe tregon per fushaten ,duke vleresuar cdo lloj informacioni qe munde te sjedhe tek komuniteti i tij,aq me shume per rastin konkret albdreamsin,jo vetem qe e shfrytezon ,por e vlereson duke i dhene vlerat maksimale te qellimit te saj ,qe ka sjedhjen e informacioneve me shume se perkedo tjeter ,tek bashkefshataret e tij…!
    Prandaj eshte per tu mbeshtetur ky kandidat “model i ri” qe fillon punen e tij elektorale pa paragjykime e fshehtesi spirtuale…!
    Ndersa Lek Pepes dua ti them per kandidatin e PD-se,vertet eshte nga me te zgjedhurit e ka nxjerre PD-ja ne keto 20 vite kandidate per Kelmenin,,,vertet Gjeto Duka eshte intelektual me formim profesional inxhinjer,,,,mjafte i kualifikuar e me mardhenje te shkelqyera shoqerore,,,dua te them edhe kete tjetren,se une e kam shume shok,,,por kur vjen puna per te gjykuar ne funksion te sherbimit ndaj nje komuniteti,them pa ju nenshtruar impresionit shoqerore ndaj Gjetos,njekohesishte edhe pa e tepruar konsideraten time ndaj nje te riut sic eshte Adriatiku,qe pothuajse nuk e njoh fare,,,me i pershtatshem eshte ky i dyti per vete jeten dhe kerkesat qe ka ai komunitet ,pikerishte ne vendosjen e raporteve te lira ne komunikim mes njeri-tjetrit…! Per Kelmendin ketu fillon liria,,,sa per tu qeverisur “nga poshte” si i thone vete banoret(pamvaresisht origjines) ata jane mesuar tane jeten , dhe s’kane arritur ta pervetesojne ne sherbim te vetevetes asnjehere karrierizmen…!
    Biografise qe i bene PPSh-se ne kete rast nuk eshte aspak i gjetun,pasi komuniteti kerkon te zgjedhe nje drejtues nga gjiri i saj,qe punon e jeton cdo dite me hadhet dhe problemet e tyne…!
    Une uroj me dashamiresi te plote secilin nga 3 kandidatet per fitoren ne zgjedhje te lira ,te cilat besoj se do te shprehin vullnetin e popullit…!

  12. Grebeni

    Bah,,,me shume se 30 vjet qe kane qeverisur kelmenin vetem Vukel e Nikç,a thua se pjesa tjeter s’ka munsi
    nuk e late ni here te shkretin Vermosh me marr frym e me pas ni kandidat keto 20 vjet demokraci

    sa per website menoj se ka ba mire qe ka nise me PS e Kelmenit pasi ajo asht forca ma e diskriminuar tash 21 vjet ne kelmen e nje prej persekutorve kryesor te saj eshte edhe pronari i aldreamsit

  13. LUVIGJ STERBYCI

    Une kete konditadin Adriatik Cekaj une se njof,por dhe nga fetyra e njome qe ka duket se ky eshte i ri dhe nuke i perket se shkuares,sugurishte do te jete djale me perspektive,por e keqja eshte se ky djale eshte kondiduar nga ishe komunistat e kohese se kaluar qe jane ketu ne komunitetin tone.Pra propozimi i kesaj kandidature vjen nga lobi socjalokomuniste qe eshte me aktivitete ketu ne mi,Megjthate ky eshte propozimi e tyre qe jane te asaj krahine shpresoj te fitojne maj miri qe i sherben zones tyre,po qe se fiton e djathta ne shkalle rrepoplike dhe pushtetin ekzekutiv e ka e djathta edhe pse po te fitoj e majta vota e Kelmensave u shkon kote,sepse ska perkrahje nga qendra **,Gezuar Pashket,Luvigj Sterbyci mi.

  14. spirituali

    Jam për të rinjt në politikë siç është z. Çekaj por kjo nuk dmth. se ai do bëjë politikë të re. Si mund të bëhet politikë e re kur je në bllok me S. Ngjela, E. Rama S. Gjinushi, P. Milo, Oruçi, Dokle, etj. Nuk mundet prej tyre z. Çekaj edhe sikur të donte të sillte diçka të re, demokratike e përparimtare. Ndodh që të rinjt të çfarëdo partije të bëhen me vepra më të këqinj se të vjetrit! Sidomos kur ndëgjon sockomunistët e Shqipërisë brënda e jasht Saj!

  15. komentuesi

    Hamendjet e disa komentuesve te semure politik, cojne deri atje sa te mohojne se kandidature kete djale te ri te shkolluar dhe i rritur ne kulmin e demokrcise Shqiptare.Jo vetem kelmendit por gjith shqiperise i duhet ne politike njerez te rinje te pastruar nga skorjet komuniste te cilat jane prezent ne te gjitha qeverite shqiptare si te djathte ashtu edhe te majte. Ta perkrahim kete djalosh se mendoj se i behet mire Kelmendit.Vertet albdreamsi ka filluar te behet pluraliste ,edhe kjo eshte nje shenje e mire per demokracine. Uroj qe te gjith te diskutojme per rrugen me te mire dhe jo per skuadrat qe luajne ne fushe, keto te sotmet duhet me i nxjrre ne kategorine e trete. Uroj per fitore.

  16. LAdi

    i uroj fitore atije qe esht per popudhin dhe per Kelmendasit e ndershem te cilet kan nevoj per nje njeri qe jau qan hadhet dhe jep maximumin per popullin e vet

  17. Veni re,veni re....!

    rri shtrember e fol drejt
    ka ardhur momenti te lihen menjane te gjitha paragjykimet ,nuk mund te thuash sot ne shek e XXI se ka me ardhe komunizmi me kandidaturen e Z. Adriatik qe kandidon ne komunen Kelmend te Malesise se Madhe . Vete Enveri me u gjalle nuk vjen ma ajo kohe …rrini pa frige te dashur bashkatdhetare kudo qe jeni ! Une cuditem per ju se keni mundesi me pa e me nigjua ma shume se ne Kelmend se nuk eshte komunizem Partia Socialiste por nje parti e majte sic jane te majtit ne gjithe boten . Sa per deshperimin qe keni se po ju qeverisin komunistat, me thoni mua kush eshte ken ma komunist se Sli Berisha qe ishte doktori i Enverit dhe kemi pa me syt tone testen e PPSH ne TV ??????
    Ti leme paragjykimet ka ardhur koha me zgjedh me te miren e popullit ate qe punon per popullin, qe jeton me ta dhe jeton me problemet e secilit …kush nuk eshte nga Kelmendi nuk e din por nese te intereson Kelmendi z.Leke Pepaj pyt kush eshte ky Adriatiku ????
    Demokraci i thoni ju kesaj sot ne Shqiperi qe vret protestusit ne mes te dites ne tortuare ku keni pa ju nje gje te tille ne demokraci ? E te tjera e te tjera … po leni menjane flamuj e simbole ,leni menjane krahina e fise ,zgjidh Kelmend njeriun qe eshte per ty .
    z. Gjeto Duka eshte larguar nga Kelmendi qe ne moshe 14 vjece , sot nuk eshte i denje per Kelmendin s’njeh as nje problem te popullit ,nuk mundet ti sherbej popullit nga Shkodra , e kemi prove te bame se edhe doktorin e kemi nga Tirana por vjen njehere ne muaj dhe duhet te smuremi me date te caktuar … kete gabim nuk e ban ky popull me votua krytarin qe vjen vetem kur te ndajne GRANTIN
    “Rri shtrember e fol drejt”-thot populli mos paragjykoni por gjykoni me maturi e paanesi ,te gjitha partit jane nje vec flamujt ju ndryshojn e, se edhe PD me LSI po qeveris …

  18. Kureshtari

    Zotri Administrator !
    Dikush ketu ma lart ne nje koment thote se e keni pase nxenes e dikush me tha se keni edhe lidhje me Adriatikun,atehere del pyetja ime :

    Pse nuk i keni postua fotografite e aktiviteteve te PSSH te Kelmendit,vetem ato qe ka bere PD ne Tamare ? A ka mundesi me qene i paanshem ne pasqyrimin e fushates elektorale pasi e keni pranuar nje gje te tille:

    ADMINISTRATORI :
    Per hire të së vertetes,ne kemi paralajmruar se çfarë të sjellin kandidatet do të pasqyrojme pa asnje paragjykim,për ketë mund të lexoni në fund të çdo reportazhi elektoral të subjektit politik.PSSH e Kelmëndit nuk na ka sjell foto të tjera.Po qe se dispononi ju ose shtabi elektoral i kesaj force politike ne jemi të gatshëm ti publikojme.
    Ndersa për aludime të tjera ne sjemi të detyruar të sqarojme me tej.Faleminderit

  19. Zef Kalaj

    …Kjo tjirrja qe vjen me lart,,,edhe pse ska emen ,ka nje mesazhe ,per te gjithe banoret e Kelmenit…! E di se zgjedhjet nuk behen me trup gjykues,,,por ama gjykimi qe i ben fushates komentuesi i mesiperm eshte i drejt dhe me garant per nevojat e popullates…! Ndersa zgjidhja tjeter do te jete per te plotesuar sfidat e karrieristave qe vije prej larg e per tju sherbyer vetem te largeve…!

  20. ADMINISTRATORI

    Ju lutemi, në komentet që postoni të jeni të rezervuar dhe të ruani etiken e komunikimit.
    Komentet me fyerje,çpifje dhe jashtë analizave të programeve të kandidateve ne nuk do ti publikojmë.
    Fushatë jo negativiste.
    Faleminderit

  21. REALISTI

    NJE KOMENT TRANSPARENT(pa ngjyra politike)

    Gjej rastin tju them se sot kelmendi komuna banor i te ciles un jam ka ne dore nje pyetsor jetik me dy alternativa,alternativa alternativa e vetme per ne eshte:e vetmja rruge per fshirjen e pluhurit te harreses qe sot e nje zet vjet me pare ka mbuluar projektin per ndertimin kesaj komune qe ka verbuar syte tane me premtime e mashtrime qe nuk gjeten kurre realitet,fatkeqsisht keto ni 20 vjet mentaliteti i gabuar na ndau nga europianizimi,hyme ne qender te votimit sikur nje besimtare qe hyn ne nje rrfyestore dyke rrefyer mekatet etij para djadhit qe mbante veshur mantelin e engjullit,keshtu edhe ne i qajtem hallet tona para atyne qe vinin nen siglen e PD me mbush xhepat e tyre dhe jo per te ndertuar kelmendin.nuk jam i bindur nese mundet apo jo te ndoll edhe kesaj here e njejta gje por ky imazh u krijua para syve tane, ne mendjet tona dhe ne zemrat tona,ADRIATIKU nuk perfaqson PKSH,PPSH dhe as PSSH-n ADRIATIKU u mbeshtet tek kjo forc politike sepse ishte e vetmja menyre per te te sjedh nje vizjon te ri ne kelmend. Ne emer e shumices dhe te rinise besoj se do ia dalim.

  22. Sokol

    I lexova te gjitha me shume vemendje shkrimet qe keni bere dhe une si banues ne kete zone mendova te them dhe une dicka per kanidatet :
    Si mund te kemi nje kanidat ne shekullin XXI pa mbaruar nje shkolle te larte ,pa nje eksperience pune max i tije ne administrate shteterore eshte shofer ambulance .Nuk eshte aq i afte pergatitjen e projekteve per kelmendin dhe aq me teper ti ven ne zbatim dhe ai e ka mbeshtetjen e subjektit duke ju marre mendimin se cfare duhet te thote ..kjo eshte pa aftesija e tije .
    Per kanidatin e PD Gjeto Duka me gjithe respektin qe kam per shkollen qe ka mbaruar eshte njeriu qe njifet shume pak ne zonen tone se ka ike qe 14 vjec ,por njifet ne zonen tone me firmen e tije fantazem MIKI-KONSTRUKSION e cila ka fitua disa tendera ne kete komune ja disa : Shkolla Nikc me vlere 58milion lek e dim se cfare shkolle eshte …..tjeter riparimi i shkolles Vermosh me vlere 23miljon lek …riparimi i ujsjellsit Nikc -Kalc me vlere 4miljon lek ….riparimi i ures ne Tamare me vlere 17miljon lek para disa muajsh ..te gjitha keto i kemi pare mire ..ku kane shkua keto pare ….mendoni cfare do bajne ai po te zgjidhet kryetar komune ….turp dhe fatkeqesi per ne me keta drejtus .
    Nje mundesi e mire eshte kanidati i trete Nikolin Pecaj i cili ka nje eksperience pune ne administrate shteterore si dhe shkollim dhe mbi te gjitha nuk eshte i perfshire ne probleme korroptive si kanidatet e mesiperm ..jam i binduar qe ka mbeshtetjen e zones me sinqeritetin e tije dhe perkushtim qe nga themelimi i PD ….i shkrova te gjitha keto per zoterite qe nuk e dine qe kanidohen tre kanidat

No comments: