Sipas Këshillit Nacional të Shqipëtarëve kjo është një përpjekje asimilimi.
Politikanët shqiptarë nuk besojnë se Bardhi ka bërë thirrje për trazira
Siç raportojnë mediat Malazeze Kryetari dhe deputeti i LDnëMZ, Memet Bardhi , ka thënë se “shqiptarët janë pjekur” dhe se autoritetetet malazeze “nëse shikojnë në gjeografinë e rajonit, vonë apo herët do të kenë një përgjigje adekuate”.
Mesazhin e mprehtë të deputetit të Lidhjes Demokratike të shqiptarëve në Mal të Zi, Mehmet Bardhi se “shqiptarët janë pjekur” dhe se autoritetetet malazeze “nëse shikojnë në gjeografinë e rajonit, vonë apo herët do të kenë një përgjigje adekuate”.pas miratimit të ligjit të ri zgjedhor , deputetët e partive shqiptare nuk e përjetojnë si kërcnim të drejtpërdrejtë ose një thirrje të mundshme për trazira.
Duke u pajtuar me thënjën se Shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë qenë kurrë një kërcënim për paqën dhe stabilitetin, përfaqësuesit e partive shqiptare, miratimin e ligjit zgjedhor që nuk i siguron më pesë vende të garantuara në shtet për shqiptarët në qëndra të votimit në zona të veçanta ku shqiptarët janë shumicë, ata thonë se do të ndryshojnë marrëdhënjet partitë shqiptare ndaj koalicionit në pushtet.
“Është e sigurtë se shumë çka do të ndryshohet dhe se lufta jonë politike do të kthehet në periudhën para vitit 1992. Ne jemi të diskriminuar tani dyfishë, e të parët ne kemi treguar gatishmëri për të negociuar. Ne kemi kërkuar që të jemi aty ku merren vëndimet. Kjo nuk ishte në pajtim me Kushtetutën. Kjo ka qënë një tregti e pastër e cila më pas do të përcaktojë çmimin” , ka thënë për “Vijesti” deputeti i koalicionit shqiptarë Përspektiva Vasel Sinishtaj.
Duke vënë në dukje se data e miratimit të ligjit zgjedhor ka treguar se shipëtarët janë humbësit më të mëdhenj, ai ka thënë se nuk beson se shqiptarët janë të mashtruar apo të tradhtuar, sepse kurrë nuk u ka besuar verbërisht autoriteteve në premtime.
“Me vite na është folur se jemi mirë, se po shkojmë në drejtim të duhur, dhe doli se ata nuk ishin të gatshëm për të ndërtuar një shtet qytetar. Ata kanë treguar keqardhje që ligji nuk e ka fituar edhe përkrahjen tonë, por sikur kjo keqardhje të ishte qënë aq e thedhë, do të ishin realizuar të drejtat tona ka thënë Sinishtaj”.
Sipas tyre ata kishin më shumë të drejta në bashkim me Serbinë
Sinishtaj nuk ka mundur të specifikojë nëse reagimi i partive politike shqiptare do të lëvizë drejtë një bojkoti, apo proteste, ose eventualisht mospjesmarrjes së tyre në zgjedhje.
“Për herë të parë ne jemi unik dhe unë do të doja të mbetemi të tillë”,ka thënë Sinishtaj, duke njoftuar se ai do të dërgojë një letër Ambasadës së Amerikës, OSBE-së, por edhe qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, në të cilën, siç tha ai, do tu tregoi për këtë problem që na ka ndodhur ditë më parë. Duke rikujtuar se shqiptarët kanë pasur më shumë të drejta në bashkim me Serbinë, se sa sot në Malin e Zi të pamvarur, Sinishtaj tha se gjatë diskutimeve dhe votimit për ligjin zgjedhor, edhe atë e kanë qitur jashtë linje.
“Më kanë qitur edhe mua, i cili kamë durim. Shqiptarët nuk janë një faktor që mund të kërcënojnë Malin e Zi ” , tha Sinishtaj, duke komentuar deklaratën e Bardhit.
Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, tha se pas miratimit të ligjit zgjedhor partit shqiptare do të marrin një pozicion të përbashkët mbi situatën e re dhe ka thënë se “veprimet e njëanshëm, nga secila palë duhet të shmangen.”
Është e sigurtë se ne do të shkojmë me një reduktim kapaciteti për të miratuar marrëveshje dhe bashkpunim, sepse të gjithë ishin të kënaqur me ligjin e zgjedhjeve, përveç një bashkësie kombëtare.
Në aktivitetet e mëparshme politike kemi treguar çdo vullnet për ç’do marrëveshje në parlament, dhe tani do të kemi taktika më shumë, siç kanë taktikuar ata për ligjin e zgjedhjeve, “ka thënë Nimanbegu.
Duke folur për mesazhin e Bardhit që ua tha në ndërtesën e parlamentit, ai shtoi se duhet të mbajnë gjithmonë parasysh faktin se “njerëzit të cilët mendojnë se ata kanë humbur diçka edhe mund të inicojnë disa aktivitete.”
“Unë jam për atë që në situata të tilla mos të ngritën tone të panevojshme, por që të ulen dhe të mendojnë për lëvizjet politike. Unë nuk do komentoja nëse ky është një kërcënim për Malin e Zi, paqë dhe siguri, por unë mendoj se ajo nuk ishte në atë drejtim, ” theksoi Nimanbegu.
Zenka: Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë kërcënim për Malin e Zi
Sipas Depuetit të Unionit Demokratik Mehmet Zenka (UDSH) i cili është pjesë e koalicionit qeverisës, ka thënë se Mali i Zi, “me miratimin e ligjit zgjedhor ka rënë në testin e demokracisë” dhe se mesazhi i Bardhit nuk duhet të shihet si një kërcënim, sepse shqiptarët kurrë nuk kanë qenë të tillë në Mal të Zi.
“Është dëm për një shtet që ishte shëmbull në rajon. Shqiptarët ndjehen të mashtruar dhe të lënë pas dore edhe pas të gjitha veprave të mira që i kanë bërë për Malin e Zi,” ka thënë Zenka , duke theksuar se përgjigjet e partive shqiptare do të jenë të përshtatshme, dhe do të vazhdojnë për zgjidhjen e statusit të bashkësisë sonë nacionale.
Abazoviq: Bardhi ata eka thënë në vapën e pasionit
Anëtari i Forumit 2010 Dritan Abazoviq ka thënë për “Vijesti” se nuk pret që miratimi i ligjit zgjedhor të rezultojë në prishjen e marrëdhënjeve në Mal të Zi.
“Miratimi i ligjit zgjedhor, pa shqiptarë është një veprim i keq, por nuk pres se e gjithë kjo që ka ndodhur tani do të ketë pasoja, për shkak se shqiptarët kanë qenë me të vërtetë pak të privilegjuar,por ata që ua ka premtuar Qeveria.
Pasi që ligji është miratuar, mund të vinë deri tek përkeqësimi në lidhje me parti shqiptare në pushtet, por nuk pres që kjo do të jetë në perspektivë që në të ardhmën të shqetësojnë çdo gjë”, ka thënë Abazoviq.
Ai mendon se Bardhi dekleratën eka dhënë në vapën e pasionit , sepse në atë moment është ndjerë jo “ i tradhtuar por i lënë pas doret”. “Vende për zemërim ka, ajo është e pritur, por çfarë do dhojë hakmarrje nuk do duhej të jetë, unë të paktën kështu e shoh ka thënë Abazoviq.
Sipas deputetit të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), ai nuk sheh asgjë dramatike, në dekleratën e depuetit të Lidhjes Demokratike Mehmet Bardhit, dhe të deputetëve të tjerë shqiptarë, por ai ndije një keqardhje për atë që ka ndollur.
“Dhe kjo ndodhi për shkak se përfaqësuesit e partive kombëtare shqiptare, që kanë marrë pjesë në hartimin e ligjeve zgjedhore, nuk kanë heqë dorë nga një pozicion mjaft radikal që nuk lejonin të krijojnë kushte për zhvillimin e plotë të drejtë dhe ligjore të veprimit afirmativ që vlen për të gjitha komunitetet minoritare etnike dhe ti sjellë ata në mënyrë të barabartë, “ka thënë Vukovic.
Duke komentuar deklaratën e Mehmet Zenkës (UDSH), parti e cila është pjesë përbërse e koalicionit qeverisës, se shqiptarët janë të mashtruar, Vukovic tha se ata nuk do të kenë asnjë pasojë: “Në asnjë mënyrë nuk do të dënohen ose të dëbohën nga qeveria, kjo ka të bëjë me një ligj.
Parlamenti ynë prej kohësh njihet si një parlament i fjalës së fortë. Ne jemi njerëz të tillë, pavarësisht nga kombësia.
Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi, ka vlerësuar se miratimi i ligjit të ri zgjedhor, ua ka mohuar të drejtat shqiptarëve në përpjekjet e tyre për ti asimiluar komplet.
Aprovimi i këtij Ligji zgjedhor, është një hap mrapa kur janë në pyetje të drejtat dhe liritë e shqipëtarëve, të cilët janë popull autokton në shtëpitë e babadharëve të tyre nën Malin e Zi, thuhet në dekleratën që e ka nënshkruar Kryetari Tahir Tahiri.
Kjo është argumentuar se mohimi i të drejtave të fituara, qëllimi i qeverisë dhe opozitës “, për të zvogëluar zërin autentik të përfaqësuesve shqiptarë në Kuvendin e shtetit: ” Kjo është qëllimi i asimilimit të shqiptarëve dhe kjo është krejtësisht e papranueshme për ne “. Ai në tërsi i përkrah dhe mbështetë deputetët shqiptarë të partive nacionale në Parlamentin e Malit të Zi, të cilët njëzëri e kundërshtuan këtë Ligj Zgjedhor diskriminues për ne :
“Ne i mbështesim ata dhe kështu duhet të vazhdojnë të jenë aq unike kur të drejtat tona janë të kërcënuara.”.
Gazeta e perditshme “Dan” në titullin e saj shkruan :
Reagime të ashpra në deklaratën e Mehmet Bardhit, autoritet heshtin edhe pse është në pyetje kërcënimi i integritetit të Malit të Zi.
Sipas tyre Partia Demokratike e Socialistëve (DPS),hesht derisa Shqiptarët kërcënojnë
Novica Stanic Deputet i Demokracis së re Serbe deklarojë për mediat malazeze se ai i kupton veprimet e deputetëve të partive shqiptare, pas aprovimit të ligjit zgjedhor sepse ata i ka mashtruar qeveria, por dënon kërcënimet të cilat kanë të bëjnë për të ndarë zonat kufitare të Malit të Zi, të cilat janë të banuara kryesisht nga shqiptarët.thekson Stanic.
Ata ishin instrument si parti dhe si një komb. Para se të jetë referendumi u kanë premtuar shumë gjëra. Të gjitha detajet, ndoshta kurrë nuk do ti dimë dhe nga ana tjetër, ata votuan dyfishë edhe më shumë se çka ishte numrin aktual të cilët kishin të drejtën për të votuar për një Mal të Zi sovran.
Kanë investuar gjiçka kanë mundur për Malin e Zi të pamvarur, por premtimet e dhëna nga qeverija kurr nuk va kan përmbushur.
Për këtë qëllim unë e kuptoj reagimin e tyre , reagimin e tyre njerëzor, por nga ana tjetër, unë nuk e pranoj se për shkak të një mashtrim që ua ka bërë DPS të kërcënon zonën e shkëputjes margjinale të Malit të Zi, ku shqiptarët banojnë tha Novica Stanic në deklaratë për të përditshmen “Dan”.
Ai shtoi se ky term është prëmendur disa herë, një here “Shqipëria e madhe” e sot “Shqipëria Natyrale”, për fat të keq, ajo mbetet si kërcënim.Por për emocionet e tyre njerzore, reagimet politike, definitivisht unë i kuptojë, por dënojë shpalljen e çfar do krijimi si atë që e quajnë “Shqipëri natyrale”.
Ai deklaroi se pushteti malazias reagon ashper nëse opozita ne MZ i kritikon ata,por kur partit shqiptare sulmojne integritetin e shtetit malazias ata nuk reagojnë fare.
Nga këndveshtrimi i depuetit të (DPS) Rajko Kovacevic deklaroi se shteti nuk duhe të ketë frikë nga ana e trupit politik shqiptar.Këta janë fqinjët tanë, të cilët kanë kontribuar gjithmonë për stabilitetin e përgjithshëm dhe kanë dhënë kontribut të shquar në themelimin e vendit tonë. Një deklaratë nga një deputet, të dhënë në një fazë të caktuar në politikë ndikonë për shkak të pakënaqësisë së tyre mbi miratimin e ligjit zgjedhor ,prandaj unë këtë nuk e marrë si dekleratë të mëndimit thelbësorë të Mehmet Bardhit, të cilin e njoh vite të tëra si deputet ka thënë Kovacevic për mediat malazeze.
Siç shkruajn mediat malazeze as kolegu partiak dhe funkioneri i lartë i LD-së Nikollë Camaj, nuk konsideron se deklarata është nxitëse, por vë në dukje se shqiptarët ishin të zhgënjyer nga ana e veprimit të autoriteteve malazeze dhe që ata duan që “çështja shqiptare”, në Mal të Zi të zgjidhet sa më parë.
Camaj paralajmroi se do tu drejtohën ambasadave të huaja dhe Gjykatës Kushtetuese për shkak të miratimit të Ligjit Zgjedhor,të cilat sic thotë , vulgarisht shkelin të drejtat e fituara të subjekteve politike shqiptare. Sipas Camajt kjo nuk është një thirrje për dhunë, por thirrje që të pranojë realitetin dhe të respektojnë të drejtat e komunitetit shqiptar për të marrë trajtim adekuat në Mal të Zi .
Ai ka thënë për “Dan” se për interpretimin e drejtë të dekleratës së Bardhit, Kryetarit të Lidhjes Demokratike, duhet pyetur atë përsonalisht, por duke “njohur Bardhin “, vet as në ëndërr nuk do e mendoja se ai donte të dërgonte një mesazh të shëmtuar.”
Unë e kuptoj se Bardhi thotë se derisa të gjithë shqiptarët në regjion kryesisht i kanë zgjedhur çeshtjet kyçe, çeshtja shqiptare në Mal të Zi ende mbetet e pazgjedhur dhe se kjo çështje doemos duhet zgjellur theksoi Camaj.
Sipas mediave malazeze në çdo rast, pas thirrjes për ndarjen e veriut të Malit të Zi, për të formuar shtetin e Sanxhakut, janë aktualizua edhe pyetjet, se çfarë shqiptarët mund të bëjnë për të realizuar pamvarsinë e tyre nga Mali i Zi dhe kërcnimet e ndarjes edhe në të kaluarën janë vënë re,por kurrë kështu në mënyrë eksplicite të komunikohet në një vend siç është në Kuvëndin e Malit të Zi, e të cilat në sy ua tha Kryetari dhe deputeti i Lidhjes Demorkatike të shqiptarëve nën Mal të Zi, Mehmet Bardhi.
Albert Camaj
MALESIA.ORG
No comments:
Post a Comment