Gjyqtari
i ekzekutuar me minë-celular, Skerdilajd Konomi kishte paditur 10 muaj
më parë në Prokurorinë e Durrësit palën kundërshtare për falsifikim
dokumentash të pronësisë. Dosja i ka kaluar për hetim prokurorisë së
Tiranës, ndërsa hetimet vazhdonin paralelisht me procesin në Gjykatë të
Lartë. Grupi hetimor merr në pyetje rrethin e ngushtë të miqve të
gjyqtarit dhe ngushton dyshimet për atentatin
Tiranë Rrethi i ngushtë i miqve të Skerdilajd Konomit është përballur dje me grupin hetimor për të dëshmuar mbi shqetësime apo probleme të gjyqtarit të ekzekutuar në mënyrë mafioze në qendër të Vlorës. Në kohën që atentati i mëngjesit të së premtes është i mbuluar nga misteri, prokurorët e Krimeve të Rënda kanë shpresuar që përmes njerëzve të besuar të gjyqtarit, të arrinin të zbulonin të dhëna mbi lëvizjet e tij të ditëve të fundit, apo për shqetësime për çështje nga më të ndryshmet. Sipas informacioneve të marra, grupi hetimor ka mësuar se 10 muaj më parë, Skerdilajd Konomi kishte bërë një padi në Prokurorinë e Durrësit. Bëhet fjalë për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë, për tokën e ndodhur në Hamallaj të Durrësit, për të cilën gjyqtari ka akuzuar palën kundërshtare me të cilën ishte në proces gjyqësor. Sipas burimeve nga grupi hetimor, padia e Skerdilajd Konomit i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, ndërsa hetimi vazhdonte paralelisht me procesin gjyqësor në Gjykatën e Lartë, e cila u fitua pak javë më parë para ekzekutimit të gjyqtarit. Seanca e djeshme e pyetjeve duket se ka përçuar sinjale të dobishme për verifikime të mëtejshme në “makinerinë” e grupit hetimor. Ndaj edhe dyshimeve të grupit hetimor mbi ekzekutimin e stilit mafioz i është shtuar edhe kjo padi e bërë nga Konomi, 10 muaj më parë.
Beteja e gjyqtarit për pronat
“Të dhënat e mbledhura na kanë dhënë detaje të vlefshme mbi axhendën e ditëve të fundit të gjyqtarit, ndaj edhe po monitorojmë disa persona që kanë lidhje me këto lëvizje të Konomit”,-shtojnë më tej burimet nga grupi hetimor, që megjithatë ruajnë me fanatizëm sekretin hetimor. Megjithatë, mësohet se kohët e fundit, gjyqtari 33-vjeçar ishte i fokusuar tërësisht në procedurat pas vendimit të Gjykatës së Lartë, që i kthente familjes së tij qindra hektarë tokë në Hamallaj të Durrësit. Grupi hetimor ka marrë tashmë dëshmitë e dy trashëgimtarëve të fisit Shallvari, prej së cilit, babai i Skerdilajdit përfitonte tokën në Gjirin e Lalzit, të cilët kanë shpjeguar në detaje ecejaket e gjyqtarit në betejën gjyqësore. Një detaj i rëndësishëm që ka dalë nga hetimet, e që tregon devocionin e 33-vjeçarit Konomi, për çështjen e pronave është një letër, që ai i kishte dërguar një ambasade të huaj në Tiranë. Sipas të dhënave, që tashmë kanë mbërritur në duart e hetuesve, Skerdilajd Konomi ishte vënë në dijeni se një kompani e huaj ishte ofruar për të investuar në tokat e tij në Hamallaj të Durrësit, përmes negociatave me palën kundërshtare, e cila gjithashtu pretendonte pronësinë. Një burim i besueshëm i tha “MAPO”-s se gjyqtari ishte detyruar t’i dërgonte një letër sqaruese ambasadës në Tiranë, ku shpjegonte përmes provave se ishte familja e tij, trashëgimtare e tokave, ku kompania e huaj synonte të realizonte projektin si dhe kërkonte ndihmën e diplomatëve për të ndërhyrë në sqarimin e situatës.
Tensioni i ditëve të fundit
Të afërmit e Skerdilajd Konomit pohojnë se vendimi i Gjykatës së Lartë, që u kthente trashëgimtarëve të fisit Shallvari, 340 ha tokë në Hamallaj të Durrësit, ishte një çlirim i madh për ta. E megjithatë, nuk kanë përfunduar me kaq telashet e gjyqtarit civilist, që udhëhiqte betejën gjyqësore. Ekzekutimi i vendimit gjyqësor dhe regjistrimi i pronave në Hipotekën e Durrësit, sipas dëshmitarëve, po merrnte trajtën e një beteje tjetër, që duhej fituar. Sipas dëshmive të mbledhura nga grupi hetimor, Skerdilajd Konomi e kaloi javën e tij të fundit të jetës duke udhëtuar drejt Durrësit dhe Tiranës, ku takonte zyrtarë të Përmbarimit apo institucioneve të tjera për këtë problem. Por a mund të jetë kjo, pista më e fortë, përmes së cilës mund të gjenden autorët e krimit? Zyrtarë të grupit hetimor tregohen të kujdesshëm, kur thonë se deri në këtë fazë të investigimit, nuk mund të përjashtohet asnjë prej pistave të dyshuara për ekzekutimin me minë-celular, të gjyqtarit Skerdilajd Konomi.
Asnjë kërcënim në telefonin e Konomit
Hetimet mbi motivet e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi nuk kanë mundur të gjejnë asnjë të dhënë për një kërcënim të mundshëm ndaj gjyqtarit, para atentatit mafioz në qendër të qytetit të Vlorës. Sipas burimeve të rezervuara mësohet se këqyrja e telefonit celular të viktimës, por edhe dëshmitë e miqve dhe familjarëve të tij, nuk kanë dhënë asnjë element, që mund të tregonte një konflikt të dukshëm të gjyqtarit para vrasjes. Ekspertë kriminalistikë të policisë së Vlorës kanë mundur të zbërthejnë telefonin celular të gjykatësit të vrarë, Skerdilajd Konomi. Burime nga grupi hetimor i thanë “MAPO”-s se për orë të tëra, aparati telefonik është lënë të thahet në një ambient të posaçëm, pasi për një kohë të gjatë ai nuk mund të këqyrej nga ekspertët. “Pas shpërthimit, telefoni ka rënë në kontakt me ujin e zjarrëfikëses, por edhe karburanti i automjetit e kishin bërë të pamundur zbërthimin e të dhënave të telefonit. Nga këqyrja e telefonit, ekspertët kanë mundur të sigurojnë të gjitha të dhënat e ruajtura në celular, përfshirë kontaktet e fundit telefonike dhe SMS-të e shkëmbyera. Por nga këto të dhëna, hetuesit nuk kanë mundur të deshifrojnë asnjë sinjal për një kërcënim të mundshëm në adresë të gjyqtarit, nëpërmjet telefonit të tij celular. Mungesa e sinjaleve të tilla kërcënuese e bën akoma më të vështirë punën e hetuesve, të cilët kanë kërkuar tabulatet telefonike të celularit të viktimës, por edhe të personave të tjerë.
Ekspertët e policisë,
analizë pamjeve të atentatit
Prej 48 orësh, ekspertë të policisë po analizojnë filmimet e televizioneve, që kanë regjistruar shpërthimin e makinës së Skerdilajd Konomit. Momenti i përzgjedhur për të aktivizuar eksplozivin i ka bërë hetuesit të dyshojnë se ekzekutorët kanë qenë duke ndjekur nga afër vënien në jetë të planit të tyre, ndaj edhe po shfrytëzojnë çdo burim të mundshëm informacioni. Për të siguruar informacione të detajuara rreth këtij dyshimi, policia ka sekuestruar pamjet filmike të marra nga kamerat e televizioneve që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Nëpërmjet këtyre filmimeve, ekspertët e hetimit synojnë të evidentojnë të gjitha automjetet, që ndodheshin në radhë pas makinës së shpërthyer të gjyqtarit. Deri tani janë mundur të sigurohen disa targa automjetesh, të filmuara nga kamerat e televizioneve, të cilat do të verifikohen nga policia. Kjo për të konfirmuar ose rrëzuar pistën e mundshme, që autorët kanë ndjekur gjyqtarin, që prej banesës së tij në lagjen “Uji i Ftohtë” në qytetin e Vlorës. Mësohet se grupi hetimor ka sekuestruar edhe pamjet filmike të ceremonisë së djeshme mortore në nderim të gjyqtarit, pasi rreth teatrit “Petro Marko” janë parë persona që qëndronin në ambientet e jashtme të tij.

No comments:
Post a Comment