Thursday, November 4, 2010

Republikanët pushtojnë Dhomën Reprezentative- Demokratët mbajnë Senatin


Dera e Dhomës Reprezentative të Kongresit Amerikan
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Dera e Dhomës Reprezentative të Kongresit Amerikan

Në zgjedhjet e Kongresit në SHBA, republikanët kanë marrë shumicën. Ata morrën 59 vende më shumë. Për të marrë shumicën atyre u duheshin vetëm 40 vende më shumë. Edhe në Senat ata morrën vende të reja.

Këto zgjedhje i kanë dhënë ngjyrën e "kuqe" SHBA-së. Ngjyra e republikanëve dominon tani, siç pritej, pejsazhin politik. Pak pas orës 21 stacioniet e lajmeve, si këtu CNN, njoftuan se konservatorët marrin shumicën në dhomën e përfaqësuesve: "John Boehner, udhëheqësi i pakicës republikane në dhomën e përfaqësuesve, deklaroi më vonë se rezultati është një mesazh i qartë për presidentin Obama, që ai të ndërrojë kursin."

Do të zvogëlojmë shpenzimet

Boehner signalizoi gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidentin dhe deklaroi: "Shumica jonë e re do të guxojë një fillim të ri, që nuk e kanë ndërmarrë deri tani në Uashington as demokratët dhe as republikanët. Kjo fillon me atë, që të zvogëlojmë shpenzimet, në vend që t'i rrisim; ta zvogëlojmë qeverinë, në vend që ta zmadhojmë, të reformojmë kongresin, për t'ia dhënë qeverinë përsëri amerikanëve."

Përveç kësaj duhet rregulluar tregu i punës, tha Boehner. Papunësia e lartë ishte ajo, që bëri që zgjedhësit, që zgjedhësit votuan për republikanët.

Suksese në këtë ditë votimi pati edhe për "Tea Party". Kjo lëvizje e djathtë konservatore do të përfaqësohet në të ardhmen psh nga Marco Rubio nga Florida dhe Rand Paul nga Kentucky. E paqartë është, se çfarë ndikimi do të ushtrojë tek republikanët "Tea Party". Pasuesit e tyre e konsiderojnë veten si lëvizje protestuese kundër qeverisë dhe partive të etabluara, por kandidatet e tyre paraqiten deri tani nën "flamurin" republikan.

Ku bën pjesë "Tea Party"?

Në televizionin CNN, Rand Paul i përgjigjet pyetjes, nëse në të ardhmen "Tea Party" do të ketë një fraksion të vetin në senat: "Po të më pyesin mua po. Dhe unë do të filloj që nesër heret në mengjes të punoj për këtë."

Jim DeMint, senatori republikan nga South Carolina, i cili vetë është i afërt me "Tea Party" u shpreh: "Nqs ekziston një fraksion i tillë, unë jam me ta. Por besoj, se ne do të zgjerojmë më parë fraksionin konservator në senat dhe të pranojmë idetë e 'Tea Party'."

Sukseset e demokratëve

Demokratët mundën nga ana tjetër të shënonin disa suksese të rëndësishme: kryetari i shumicës së demokratëve në senat, Harry Reid, mundi ta mbrojë mandatin e tij në Nevada. Lehtësimi i dukej në fytyrë, kur ai tha në fjalën e tij: "Unë kam përballuar luftëra të vështira, në rrugë, në ringun e boksit dhe në senat. Por duhet të them sa kjo ka qenë një ndër më të vështirat."

Demokrati Jerry Brown do të jetë pasues i republikanit Arnold Schwarzenegger si guvernator i Kalifornisë. Brown arriti të fitojë kundër republikanes dhe ish drejtores menaxhuese të "Ebay", Meg Whitman. Në Kaliforni votuesit vendosën kundër legalizimit të marihuanës, për të cilën vendosej në një referendum, që zhvillohej paralelisht me zgjedhjet për kongresin.

Vendi i dikurshëm në senat i Presidentit Obama në Illinois, i kalon republikanit Mark Kirk. Presidenti përgëzoi republikanët me telefon për fitoren e tyre zgjedhore dhe deklaroi, se "gezohet për bashkëpunimin dhe se do të gjejnë të përbashkëtat për të çuar vendin përpara."

Autor: Christina Bergmann/ Angelina Verbica

Redaktoi: Aida Cama

No comments: