02.11.2010
I tërë procesi i votimit për rënien e Qeverisë dhe më pas shpërndarja e Kuvendit dhe shpallja e zgjedhjeve të parakohshme më 12 dhjetor, nga disa analistë kosovarë shihen si një lojë e orkestruar e jo si një proces i mirëfilltë demokratik.
Për këtë, faji i hidhet Partisë Demokratike të Kosovës si dhe Aleancës Kosova e Re, e cila paraqiti mocionin e mosbesimit për votim.
Kuvendit të Kosovës iu deshën vetëm disa minuta pasi rrëzoi Qeverinë që të shpërndahet edhe vetë nga ushtruesi i detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi.
Krenar Gashi, nga Instituti KIPRED, kritikon zhvillimet e së martës.
“Ajo që Kosova ka parë sot (të martën), ka qenë një abuzim demokratik i demokracisë, në mënyrë që të dëmtohet demokracia, në mënyrë që të dëmtohet baza themelore e demokracisë - që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.
“Sot, me votimin në Parlament, është parë se Qeveria e Kosovës e ka rrëzuar veten, sepse deputetët e PDK-së e kanë votuar një mocion mosbesimi për Qeverinë...”.
“Në të njëjtën kohë është parë se ky mocion i mosbesimit ka qenë totalisht i pavend dhe i panevojshëm, sidomos duke pasur parasysh faktin se njëherë janë caktuar zgjedhjet që të mbahen më 13 shkurt dhe nuk ka pasur nevojë që të kemi një mocion mosbesimi për Qeverinë në këtë fazë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Krenar Gashi.
Shpërndarjen e menjëhershme të Kuvendit dhe caktimin e datës së zgjedhjeve nga ana e ushtruesit të detyrës së presidentit, Jakup Krasniqi, publicisti Migjen Kelmendi i sheh si një shenjë që tregon se procesi ka qenë i orkestruar.
“Ishte një lloj farse, një shembje qeverie e paralajmëruar... Ajo që ishte sinjifikative, ishte se vendimi për shpërndarjen e Parlamentit dhe për shpalljen e zgjedhjeve, ishte i shtypur dhe i gatshëm”.
“Zoti Krasniqi, brenda pak minutave pas përfundimit të votimit, doli me të dyja vendimet e shtypura, të gatshme dhe i gatshëm t’i lexojë. Po ashtu, krejt kjo seancë, pak a shumë, tregon se gjithçka ishte e dizajnuar, gjithçka e kalkuluar dhe ne e pamë rezultatin e një kalkulimi”, shprehet Kelmendi.
Përfaqësuesit e PDK-së, të cilët do të udhëheqin Qeverinë pa ministrat e LDK-së deri në krijimin e institucioneve të reja, u shprehën pro mocionit dhe shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, për shkak se, siç thanë, vendi duhet të dalë nga kriza.
Por, Krenar Gashi nuk sheh se ka ndonjë dallim të madh mes datave 12 dhjetor e 13 shkurt, kur edhe qenë përcaktuar fillimisht zgjedhjet e parakohshme.
“Absolutisht jo, në momentin kur të shpallen zgjedhjet, qeveria është një qeveri kujdestare, e cila duhet të përkujdeset për administratën shtetërore dhe për funksionimin e shtetit deri në daljen e një parlamenti të ri, që do ta nxjerrë një qeveri te re”, thotë Gashi.
Por, analisti tjetër, Shkëlzen Maliqi, konsideron se për Kosovën është më mirë që të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Procesi do të jetë i shpejtë. Nuk shoh arsye për brengosje”, thotë ai.
Por, i brengosur është Migjen Kelmendi. Ai druan se procesi zgjedhor, për shkak të kohës së shkurtër, nuk do të jetë i drejtë dhe i lirë.
“E vetmja drojë që e kam unë, është shpejtësia. Unë po u frikësohem pasojave. Ne kemi shembullin shumë të afërt në Shqipëri, që u ngut me zgjedhje dhe nuk u njoh rezultati i zgjedhjeve”.
“Gjithçka na anticipon se në këtë shpejtësi, ne mund të biem në aso krize kur vërtet mund ta përdorim termin krizë, që na shtyn në mosnjohjen e rezultateve të zgjedhjeve, shkaku i shumë fajtorëve: shpejtësia, paaftësia të kontrollohen mirë, mosmonitorimi...”, thotë Kelmendi.
Vetë drejtuesja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, fillimisht pat thënë se nuk do të mund të garantonte cilësi, nëse zgjedhjet shpallen brenda 45 ditëve. Por tani, ajo thotë se zgjedhjet do të organizohen mirë. Në një mendje me të nuk janë shumë anëtarë të tjerë të KQZ-së.

No comments:
Post a Comment