Nga Shqipe Xoxi -Pa muaj mjalti, pa mundësinë e qënies në çdo moment me njeri-tjetrin, si i kalon ditët çifti i sapomartuar “Rama”? Nuk e dimë me saktësi. Hipoteza ka shumë. Ndonëse dimë nga eksperienca se në fazat e para të martesës, çiftet e vendosin veten në qendër të jetës së njëri-tjetrit dhe vlerësojnë njëtrajtësisht mendimet dhe dëshirat e tyre.
Mirëpo ka diçka që s’shkon. Pse? Sepse si ta kuptojmë, ne, kur shohim sesi Edvin Rama, në vend që të ketë Lindën subjekt të dashurisë së furishme, vendos në qendër të punës së tij ditore politikën e Sali Berishës, e kështu për rrjedhojë shtimin e aksioneve stresuese të politikës në vend. Bën njeriu një ditë pushim.
E ndërsa Rama harxhon gjithë ditën në plotësimin e agjendës së tij politike, Linda Rama mbetet në vetminë e madhe. Miqtë e saj me siguri duhet t’i kenë shpjeguar sesi është jeta në krah të një politikani, dhe aq më shumë në krah të Edi Ramës, i cili është anatemuar shumë herë sa misogjin i pandreqshëm po aq i dhunshëm ndaj partnereve dhe grave të tjera të jetës së tij. Po aq e vërtetë është se Linda Xhillari kishte dijeni për “esprit” e Ramës, duke qenë se ai ishte mik shtëpie në familjen e saj të mëparshme. Miqësia e Thanas Xhillarit dhe Edi Ramës, dhe miqësia e Lindës me Rudina Magjistarin dhe Delina Ficon nuk mund të vihen në dyshim. Prandaj Linda Rama i ka peshuar të gjitha gjërat teksa ka vendosur të lidhet me njeriun që aq shumë e ka dëshiruar qëkurse ishte e martuar me Thanasin, apo mike ziliqare e Rudinës dhe Delinës.
Përtej këtyre shpjegimeve psiko-analitike. Edhe aranxhimi i shtëpisë së re të çiftit nuk mbush urinë e saj të thekshme për ta pasur veç për vete Edin. Kurse ky, i pamësuar t’i jepet veç një personi, livadhis poshtë e përpjetë me lehtësinë e një fluturaku.
Sikurse është e qartë se Rama në gjestet e tij publike na dëften përditë e më shumë për monotoninë që ka jeta e tij personale dhe lidhja e re me gjysmën e zemrës së tij, Lindën. Është e vërtetë se kemi të bëjmë me monotoni për shkak të detyrës, pasi Rama ka si synim ditor daljen në konferenca për shtyp, kurse nusja e re Linda për të parë të dashurin e zemrës së saj, e kalon kohën para televizorit dhe në tavolinë. Si rrjedhojë kemi faktin se çifti “Rama” jeton bashkë, por të dy bashkëshortët mbeten të painformuar për mundësitë biologjike që u fal natyra. Kurorëzimi i martesës kuptohet gjithkund si pjekja e një lidhje me drenazhimin e trupave plot djersë.
Fati buzëqesh me qeshjen e Ramës dhe ankimin e Lindës për mospërmbushjen e detyrimeve bashkshortore. Familja e re “Rama” ndoshta mblidhet vetëm në mbrëmje. Por edhe gjatë kësaj kohe kaq të shkurtër – duke e njohur çiftin – ata fokusohen tek televizori, për të parë sesi ka dalë Edvini në konferencë. Kjo situatë përsëritet në të njëjtën mënyrë çdo ditë, në kullën e Pezës. Edhe gjatë ditëve të pragmartesës, nuk është se çifti nuk ndante diçka të përbashkët si përshembull emocionet e një udhëtimi në vendet ekzotike.
Sidoqoftë monotonia në jetën martesore të çiftit “Rama” sa vjen e rritet. Kjo është shumë e sigurt që nga puna e Edit, lodhja pa bërë asgjë e Lindës, por edhe nga dalja e shpeshtë e angazhimeve të reja të bashkërshortit. Të gjitha këto shtojnë gjasat që monotonia e çiftit të ri të jetë shkak për mosmarrëveshje të mëdha në të ardhmen e afërt
No comments:
Post a Comment