Sunday, October 30, 2011

Shkrihen akujt Rama-Blushi, takimi 2-orësh pranë selisë së PS-së

SHKRUAN: Fejzi Braushi 
Një javë para Kongresit të 5 nëntorit, lideri i PS-së, Edi Rama, dhe deputeti Ben Blushi qëndrojnë rreth 2 orë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Takimi, mesazh bashkimi para kongresit, por edhe për qëndrestarët e LMN-së. Projekti për një rol më aktiv të Blushit në PS, ku nuk përjashtohet rikthimi si kreu i grupit parlamentar
Në kongresin e 5 nëntorit kreu socialist Edi Rama do të shkojë me një “kundërshtar” më pak. Pas më shumë se dy vite marrëdhëniesh politike të ngrira, kreu socialist ka mundur të “thyejë akujt” me Ben Blushin dhe dje për gati dy orë kanë biseduar bashkë në kafen pranë Partisë Socialiste. Takimi ka qenë “kokë më kokë” dhe duket se më shumë se, çështjet e diskutuara gjatë tij, rëndësi i është kushtuar mesazhit të “paqes”, përcjellë për socialistët, përfshi këtu edhe atyre zërave kritikë në kupolën rozë, në këtë prag-kongresi. Burime pranë protagonistëve pohojnë se nuk përjashtohet mundësia që në këtë takim informal dy figurat kryesore të PS-së të kenë biseduar edhe për një rol më aktiv të Ben Blushit në PS.
Takimi
Pas një sërë tentativash afrimi, të ndodhura larg syve të publikut me ndërmjetësimin edhe të figurave të tjera të PS-së, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe ish-kryetari i grupit parlamentar të kësaj force Ben Blushi kanë vendosur dje që të takohen publikisht. Takimi i tyre ka zgjatur rreth dy orë dhe ai është zhvilluar pa praninë e individëve të tretë. Për rrjedhojë dhe informacioni mbi tematikën e bisedës ka qenë i vështirë të merret. Megjithatë, njerëz të afërt pranë dy drejtuesve të lartë socialistë kanë mundur të zbulojnë disa detaje dhe qëllimin e këtij takimi. Mësohet se jo pa qëllim, për t’u takuar ata kanë zgjedhur një vend tepër të rrahur nga mediat dhe nga mbështetësit socialistë, siç është lokali “Austria”, ngjitur me selinë rozë. Arsyeja duket se qëndron te mesazhi i bashkimit, që u përcillet 1 javë para Kongresit socialistëve, si për të vënë në dukje se ai nuk mund të shërbejë për të përkeqësuar situatën brenda radhëve të PS-së. Por më shumë se për këdo tjetër, ky mesazh duket se ka qenë për tre “qëndrestarët” e Lëvizjes për Mendim Ndryshe, Arben Malaj, Kastriot Islami dhe Andis Harasani, të cilët kohët e fundit kanë ndërmarrë dhe një tur në bazë për demokratizimin e partisë. “Mesazh për 3 mosketierët, që kanë ngelur pa D’Artagnianin”, - e kanë komentuar këtë takim njerëz në PS, duke lexuar në të mesazhin e bashkimit të dy prej figurave kryesore në PS. Megjithatë, burime të tjera kanë konfirmuar se nuk përjashtohet mundësia që në këtë takim të jetë biseduar edhe për një rikthim të Blushit në pozicionin e tij të mëparshëm, atë të kreut të grupit parlamentar, megjithëse zëra për një gjë të tillë kanë kohë që qarkullojnë në selinë rozë. Mësohet se situata aktuale politike, si dhe mesazhi që duhet të përcjellë Kongresi dhe rinovimi i strukturave drejtuese të PS-së që do të pasojë atë, kanë qenë gjithashtu objekt i bisedës së tyre.
Marrëdhëniet
Kjo është dalja e parë publike e Edi Ramës me Ben Blushin, që pas zgjedhjeve të vitit 2009, kur dhe nisi një përplasje e gjatë e në distancë mes tyre. Fill pas zgjedhjeve parlamentare të atij viti, ende pa dalë rezultati përfundimtar, Blushi nxitoi të pranojë humbjen e PS-së, ndërsa nuk ngurroi të kërkojë dhe zbatimin e normës statutore për dorëheqjen e Ramës, çka ky i fundit e bëri, por duke rikandiduar sërish në një kongres të kritikuar ashpër në atë kohë nga Blushi dhe deputetët e tjerë të LMN-së, Arben Malaj, Kastriot Islami, Andis Harasani dhe Marko Bello. Madje, në atë kohë Blushi shfaqi dhe ambicien për të konkurruar për kreun e partisë, por nga e cila hoqi dorë shumë shpejt, pas vendimit të Ramës për të rikandiduar. Më pas, marrëdhëniet vijuan të ishin të ngrira, ndërsa përplasja mes tyre vazhdoi në distancë nëpërmjet deklaratave dhe debatit publik. Blushi dhe mbështetësit e tij brenda grupit parlamentar nisën në atë kohë dhe një tur në bazë, ndërsa u vetëquajtën si “Lëvizja për Mendim Ndryshe”. Por pas disa takimesh, Blushi do të tërhiqej në heshtje, ashtu si dhe Marko Bello nga ana tjetër, ndërsa Malaj, Harasani dhe Islami do ta vijonin betejën e tyre deri në këtë moment.

Gegnishtja, gjuha e përdhunueme, standardi nuk e bashkon popullin e përçan

Marian Z. Shestani
Gegnishtja asht problem gjuhësor i unitetit të kombit, për aq sa i takon gjuhës të jetë. Si dukunia ma kryesore dhe evidente e identitetit të kombit. Dhunimi i randë i gegnishtes në Standardin e 1972-shit, deri në mohim e perjashtim të plotë të saj, ja, ky asht problem gjuhësor i unitetit të kombit. Dhe jo shmangjet dhe mosrespektimi fanatik i atij standardi që, ma në fund, duhet me u kuptue e me u pranue se nuk mundet me qenë Standard perbashkues, pa praninë e mjaftueshme e të domosdoshme të shumë elementeve të gegnishtes, të cilat atij, padrejtësisht e fatkeqësisht i janë mohue. Pa praninë e këtyne elementeve, në ato permasa që imponohen shkencërisht e sociolinguistikisht, konsensusi gjuhësor i kombit nuk ka me gjetë kurrë prehjen e nevojshme, të domosdoshme e jetike per një komb. Siç nuk po gjen prehje në vazhdimësi ende sot, kur problem i Standardit të pakonsoliduem, ky “organ” që nuk po pranohet të “transplantohet” në trupin gjuhësor të shumicës së shqiptarëve, bahet shkas me ngacmue ndjeshmënitë e tyne, edhe nga nivele të ndryshme të politikës, deri tek presidenti i Republikes, që aq shumë po komentohet, tue mbjellë kështu përçamje ndër shqiptarë. Në të tilla raste, kur nga keqdashës që i fryjnë ernave të përçamjes, spekullohet me ndryshimet dialektore, të Urtit e politikës e të shoqnisë, vendas e të huej, keshillojnë e kërkojnë të gjindet e të perdoret gjuha e bashkimit. Po cila asht kjo gjuhë? Në aspektin politik e social kjo do të thotë të gjinden urat e komunikimit që bashkojnë dhe të hiqet dorë prej asaj gjuhe që ngrejnë mure ndamjeje. Në rrafsh gjuhësor kjo kërkesë asht e lidhun, jo me diktatin e dhunshëm me respektue një standard të parespektueshem, por detyrimisht me konsensusin e vërtetë e gjithëpërfshirës për standardin gjuhësor. Ky asht kusht kryesor e vendimtar. Shqipja e dy dialekteve me aq pak ndryshime e ka plotësisht të mundshëm realizimin e një standardi konsensual e gjithëpërfshirës. Ai kërkon vetëm respektimin rigoroz të kritereve shkencore për me ba të mundun atë shkrimje, atë koine gjuhësore që thuhet e që duhet realisht të realizohet. Çdo rrugë tjetër e dhunshme ka me lanë gjithmonë problemet hapët e përmes tyne shkaset e spekullimeve e të përçamjes. Babagjyshët e baballarët e gjuhësisë shqiptare, që nga ata që punuen së hershmi në mugujt e Mesjetës për gjuhën shqipe, Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani, me synimin e shejtë për “nëse dashunit të botës sane” e deri tek pasuesit e tyne dinjitozë, Da Leçe, Kristoforidhi, Fishta, Gurakuqi, Mjeda, Kruja, Rrota, Xhuvani, Cipo, Dizdari, Xanoni, Cabej, Ashta, Pipa, Camaj, Riza, Domi, Demiraj, Kastrati, Podgorica, e në vazhdimësi të traditës së madhe gjuhësore shqiptare, gjeneratat ma të vona, Topalli, Beci, Luka, Ismaili, Osmani, Gokaj, Kotrri e të tjerë punuen shumë me e naltue gjuhën shqipe dhe gjithë elementet përbasë të saj në nivele që të konvergojnë në atë koine e standard ma përfaqësues e gjithëpërfshise, ma shkencor e të pranueshëm për shqiptarët. A nuk e provojnë ma së miri këtë përpjekjet dhe evenimentet e mëdha e të randësishme të këtyne dashamirësve të gjuhës shqipe si Kongresi i Manastirit, Shoqnia “Bashkimi”, ajo “Agimi”, Komisia Letrare e Shkodrës, përpjekjet për shkollën shqipe e botimet e shumta për to? Janë të shprehuna e të njoftuna qëndrimet dhe ekzigjencat shkencore të Xhuvanit e Çabejt e të shumë gjuhëtarëve të tjerë për problemin e standardit gjuhësor, deri në fillimin e viteve ’60. Por mbas këtyne viteve këto qëndrime u nëpërkambën, tue i imponue dhunshëm atyne kriteret politike të atij Kongresi politik të 1972-shit, që la mbas vetes problem ende të pazgjidhuna, por që detyrimisht diktojnë nevojën e ndryshimit. Asht e pafalshme që shekuj ma parë e deri në vitet ’60 të shekullit të 20-të këto gjuhëtarë e dashamirë të gjuhës, të kenë qenë ma të qartë për domosdoshmëninë e përcaktimit të drejtë dhe të zbatimit rigoroz të kritereve ma të qensishme për standardin e gjuhës shqipe, se sa ata të organizmave gjuhësore të katër dekadave të shtetit komunist që e politizuen problemin e standardit. Për një gjuhë dhe standard që i bashkon shqiptarët dhe jo për një që i ndan e i përçan ata. Nëse nuk ndiqen e nuk respektohen kriteret e vërteta shkencore dhe ligjet e evoluimit të gjuhës, për një rishikim e pasunim të standardit, ai ka me mbetë gjithmonë shkas problematikash të atilla që pengojnë probleme kapitale e jetike të bashkëjetesës së një kombi. Nuk mund të jetë standard i gjuhës shqipe ai Standard i 1972-it, standard që vetë ai nuk respektoi atë bazë shkencore që reklamoi që të jetë: një bashkëveprim ndërdialektor, një koine “sui generis” i shqipes, të cilin përkundrazi, dhunshëm e në diktat politik e devijoi dhe e mashtroi. Ai Kongres politik nuk qe eveniment i unitetit gjuhësor, siç u reklamue e siç rezultoi e po rezulton të jetë, por instrument përçamjeje. Asht fakt se edhe sot, mbas 40 vitesh të atij standardi, ka kaq shumë prova se ai nuk u ba dhe nuk mund të bahet trupi i vetëm e unik i gjuhës së të gjithë shqiptarëve. Ai kështu nuk mund të jetë kurrë faktor uniteti, kur 5/7-tat e shqiptarëve janë gegë, të privuem nga elementet pandashmërisht të ndashme nga gjuha e tyne e nanës. Ai standard ka shmangë ekzigjenca të pashmangshme shkencore e sidomos vlera e pasuni të pakontestueshme e të papërjashtueshme që dialekti gegë ka e ruen në fondin e tij tue lanë jasht standardit fenomene e elemente të tilla gjuhësore si paskajorja, kuantiteti i zanoreve, nazalizmi, konotacioni e muzikaliteti i zanoreve të zashme gege, dikur fenomene të përbashkëta të mbarë shqipes, këta e të tjerë fenomene gjuhësore si problem i rotacizmit, apo pasunia e vlertë e leksikut dhe frazeologjisë gege, në vend që, me prezencën e tyne në standard ta pasunonin gjuhën e shkrimit, me shmangjen e përjashtimin e tyne, e kanë vorfnue dhimbshëm atë. Thuhet rëndom nga establishmentet konservatore të standardit se ata, ndonëse gjuhëtarë të pregatitun, nuk pranojnë çuditnisht evoluimin e pasunimin e gjuhës, siç po ngjet sot me sociolektin, këtë dëshmi prezente në stadet e sotme të migrimit të shqiptarëve në qytetet e mëdha të vendit. Standardi ekzistues, ashtu siç ka marrë ata shumë pak elemente të gegnishtes, siç janë emnat e tipit mësues, rrenues, lavrues e jo mësonjës, rrënonjës, lavronjës. Nuk kërkohet e nuk bahet fjalë me ngritë shkodranishten në standard, por me pasunue standardin me vlera të mbarëgegnishtes së lavrueme aq bukur nga modelet ma të mira të Mjedës, Camajt e shumë të tjerëve. Thuhet se me prekë standardin preket uniteti i kombit. Asht e kundërta, standardi, tue përjashtue shumë elemente të vlerta të së folmes së shumicës së shqiptarëve, ka prekë unitetin në një komponente të randësishme, në të folmen ma të përgjithshme. Nuk mund të jetë standard përbashkues ai që asht ngritë mbi kritere politike, por vetëm ai që respekton kriteret shkencore e ma përfaqësuese të gjuhës së një kombi. Kujtojmë se Çabej e Xhuvani patën thanë se na bajmë gjuhë për të mirën e gjithë shqiptarëve, që donte me thanë se ky kriter duhet respektue. E këtu mund të shtojmë edhe faktin se, disa nga vlerat e ruejtuna të gegnishtes janë provat e mëdha të përkatësisë indoeuropiane të gjuhës shqipe, ashtu siç janë edhe vlera, mbi të cilat, tue rrëmue përtej mureve të shkrimit, po kontribuohet shkallë-shkallë e gradualisht edhe në zbardhje të mjaft dukunive të prehistorisë së popujve. Gegnishtja asht trashiguesja ma besnike e vazhdimësisë gjuhësore të shqipes, që ka ruejt elemente të vjetra e të vlerta, shumë prej të cilave e pasunojnë e do t’i jepnin edhe ma shije gjuhës së sotme shqipe. Për me i përfshi shumë prej tyne në një standard të rishikuem e të pasunuem që, së bashku me elemente të standardit ekzistues, me plotësue disa nga elementet e vlerta e të bukura që ajo ka humbë rrugë së shekujve. Me të tilla vlera gjuha shqipe studjueme në thellësi të kohës rezulton se afrohet ma shumë me gjuhët klasike ballkanike, tue u shndërrue kështu në objekt ma të vëmendshem studimi në historinë gjuhësore të popujve indoeuropianë.
Konferenca shkencore mbarëkombëtare e Durrësit,e organizueme në dhetor 2010 nga Qendra e Studimeve Albanologjike, ishte një përpjekje e parë e randësishme për trajtimin shkencor jasht politikës të problemeve të standardit gjuhësor, nga gjuhëtarë të paimplikuem e të paindoktrinuem politikisht. Ajo mori në shqyrtim probleme të evoluimit e të pasunimit të standardit të shqipes, mbi bazë të ligjësive të zhvillimit të saj. U evidentuen aty jo pak inkonsekuenca të vetë standardit, si dhe mjaft realitete gjuhësore që koha tashma i ka kapërcye e që kërkojnë pasqyrim në standard. Mendojmë se Konferenca e Durrësit ishte një fazë e parë e suksesshme që i paraprinë stadeve të tjera të veprimtarive shkencore në të mirë të pasunimit e perfeksionimit të standardit të shqipes. Për ta vendosë atë në baza ma shkencore e për të realizue një gjuhë vertetë të njësueme. Njësia e përdhunueme, pa bazë shkencore nuk bashkon, por vetëm ndanë. Ne duhet me synue e me punue për me e kapërcye natyrshëm ketë moment të zhvillimeve tona gjuhësore, në të mirë të unitetit të kombit, përmes një gjuhe realisht të njësueme.
Në zhvillimet socialpolitike e kulturore, e vërteta historike ka randësi parësore për themelet e një kombi. Vetë ajo asht bazament i vlerave të qëndrueshme të kombit. Në fushën e gjuhës, ligjësitë e zhvillimeve gjuhësore e respektimi i tyne, përbajnë të vërtetën e historisë saj. Ata detyrimisht duhen përfillë e respektue. Nëse e duem kombin tonë vërtetësisht të bashkuem, të riparojmë sa ma parë padretësitë historike që janë ba me standardin. Janë këto padrejtësi që mbajnë të tejzgjatuna perçamjet e çdo të keqe tjetër që rrjedh prej tyne. Kërkohet ma në fund drejtësi historike. Standard pa standard nuk ka. Një standard i pasaktë e përjashtues vlerash, nuk asht standard. Pa kritere shkencore e pa riparue padrejtësitë historike, që i janë ba padrejtësisht, nuk ka standard. Kambëngulja e establishmentit konservator për me ruejtë të paprekur standardin ekzistues, pa e pasunue atë me vlerat që padrejtësisht i janë mohue e pa perfillë vlerat që sjellin ligjësitë e evoluimit të gjuhës, një kambëngulje e tillë antishkencore pra, nuk ka me ba gja tjetër veçse ka me mbetë një mallkim përçasë e kurrë përbashkues. Nuk asht fatalitet ky, asht realitet katërcipërisht i provuem për ata që duen me pa. Dhuna impunuese e diktaturës, nuk mund të gëlltitet ma në demokraci. As sot e as mot. Nuk mund të vazhdohet ma me përjashtimin nga standardi të vlerave të qendrueshme e të pazevendësueshme të gegnishtes.

Pirja e alkoolit rrit shanset për të mbijetuar nga një sulm në zemër

Tiranë, 30 Tetor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Femrat, të cilat dëshirojnë të shijojnë një pije të përditshme, qoftë një gotë verë, mund ta gëzojnë atë duke ditur se është duke ndihmuar zemrën e tyre, pretendojnë studiuesit.

Studimi është bërë i mundur nga Shkolla Harvard Medical, është përqendruar në më shumë se 1000 gra dhe është botuar në Gazetën Amerikane të Kardiologjisë, duke aprovuar në këtë mënyrë faktin se, alkooli mund të nxisë shëndetin e zemrës.

“Një e dhënë interesante është se, ne nuk shohim dallime në mes llojeve të ndryshme të pijeve.”- tha kreu i studimit, Joshua Rosenbloom.

Studiuesit anketuan më shumë se 1.200 femra në spital, të shtruara për shkak të një sulmi në zemër. Ata bënë pyetje rreth asaj se ç’sasi të alkoolit kishin konsumuar zakonisht, si edhe pyetje të tjera shëndetësore, në lidhje me ecurinë e jetesës së tyre.

Pas të paktën 10 vite studimi, ekipi zbuloi se 44 nga çdo 100 gra, të cilat nuk kishin përdorur alkoolin, ndërruan jetë.

Kjo krahasuar me 25 në 100 femra, të cilat kishin konsumuar pije të lehta alkoolike, si edhe 18 nga çdo 100 gra, të cilat kishin konsumuar pije të rënda alkoolike.

Kjo do të thotë se, personat të cilët konsumojnë alkool kanë një shans 35 për qind më të ulët për të ndërruar jetë, pas një sulmi në zemër, në krahasim me ata që nuk pinë kurrë alkool.

Pavarësisht studimit dhe të dhënave të pretenduara, NOA nuk promovon pirjen e alkoolit dhe as e stimulon atë.

a.k/NOA

Tuesday, October 25, 2011

Josa behet “kurban” per te dyten here ne Shkoder


Klubi i futbollit Vllaznia ka shkarkuar nga detyra trajnerin e skuadras, Mirel Josa. Vendimi është marrë gjatë një mbledhje të zhvilluar në orët e paradrekes të së martës në zyrat e bashkisë së Shkodrës.  Burime zyrtare nga klubi Vllaznia bëjnë të ditur se KF Vllaznia sh.a. ka zgjidhur kontraten me trajnerin Mirel Josa, ndërkohë që ka penalizuar me 30% të rrogës mujore ekipin e Vllaznisë.
Në motivacionin që shoqëron vendimin për largimin e teknikut Josa citohet se disa nga arsyet që e çuan klubin kuqeblu të marrë këtë vendim, janë rezultatet e dobëta dhe renditja e skuadrës larg objektivave të fillimit të sezonit, atmosfera jo e mirë e krijuar në rradhët e futbollistëve dhe mungesa e frymës së grupit, e domosdoshme për arritjen e objektivave, pamundësia e menaxhimit teknik të ekipit në kushtet aktuale, mungesa e alternativave konkrete për ndryshimin e situates për rikthimin e shpejtë të Vllaznisë në nivelet që kërkon opinioni sportiv shkodran, si dhe qëndrimi publik në kundërshtim me objektivat që ka shpallur KF Vllaznia sh.a. për sezonin.
Ndërkohë, vendimi në lidhje me penalizimin financiar 30% të rrogës mujore për ekipin, argumentohet për mosimpenjimin e duhur në stervitje dhe në fushen e lojës, mosarritjen e objektivave në marrjen e pikëve në 6 ndeshjet e para. Në të njëjtën kohë, gjithnjë nga nga burimet zyrtare pranë klubit Vllaznia, bëhet e ditur se nga bordi drejtues i klubit Vllaznia kanë filluar menjëherë negociatat për emërimin brenda një kohe sa më të shkurtër të trajnerit të ri, ndërkohë që deri në emërimin e trajnerit të ri, ekipi do të drejtohet nga zv.trajneri aktual Elvis Plori. Pas këtyre vendimeve, nga ana e Bordit Mbikqyres dhe drejtuesve teknike të KF Vllaznia sh.a. përcillet falenderimi për trajnerin Mirel Josa për punen e kontributin e dhënë në drejtimin e ekipit, ndërkohë që i urojnë atij karrierë të mbarë profesionale.
Nga ana tjetër, duke rikonfirmuar mbështetjen e plotë të ekipit për arritjen e objektivave të sezonit, Superligen, Kupën e Shqipërisë dhe Kupat e Europës, Bordi Mbikqyres dhe drejtuesit teknike të KF Vllaznia sh.a, ftojnë sportedashësit e zjarrtë e Vllaznisë ta mbështesin ekipin e zemres duke besuar se shumë shpejt kuqeblutë do të jenë në nivelin e objektivave të sezonit.

Monday, October 24, 2011

Adi Krasta, ja pse u largua nga “Top Channel”


Mungesa e Adi Krastës në programin e drejtpërdrejtë “100 milionë” në “Top Channel” të martën, natyrisht që ishte një skup televiziv në vetvete, që mund të ketë afruar para ekranit më shumë publik, për të kuptuar se ç’kishte ndodhur. E nuk bëhej fjalë për mungesë thjesht në një puntatë, po për një largim të Adi Krastës nga “Top Channel”. Pa dyshim që ky vendim për të lënë një sezon televiziv në mes që nuk ndodh në televizione, zgjoi kuriozitetin e publikut për të mësuar arsyen e vërtetë, se përse ai vendos të largohet papritur. Pas një batute të drejtpërdrejtë televizive alla Krasta në mbyllje të sezonit të kaluar “100 milionë’, ku ai si një nga prezantuesit që ka thyer shumë tabu në përçimin e ideve, provokoi me një tjetër argument të nxehtë të ditëve të sotme, atë të parasë, ndërsa deklaroi përmes ekranit se “Jam i hapur të pranoj oferta nga çdo kanal tjetër televiziv, nëse më paguajnë më shumë”. Mendimi i parë që vjen natyrshëm, është se ai po largohet për këtë arsye. Por a mund të jetë vërtet kjo arsyeja e një largimi të tillë të beftë për  një pagë më të mirë të ofruar nga një tjetër televizion?!  Burimet tona brenda “Top Channel” kanë pohuar se në fakt, Adi Krasta, si një ikonë e ekranit për shumë vite, ka qenë shumë mirë i paguar,  ndaj nuk mund të jetë kjo arsyeja. Por për të, si një prezantues që është mësuar të jetë i pari në mbi 20 vitet e fundit në ekranet shqiptare, për hir të së vërtetës, është më e logjikshme të thuhet që ekranin e ka përdorur për të dhënë mesazhe të fuqishme që i tejkalojnë interesat e tij personalë. Ndaj dhe natyrshëm me pyetjen “Pse largohet Krasta”, vjen një tjetër: “Çfarë ndodh në Top Channel?”. Në fakt, sinjali i largimit të Adi Krastës nga “Top Channel” u kuptua që në fillim të këtij sezoni televiziv, kur ai dha dorëheqjen nga prezantimi i programit “E Diell” dhe vendosi të mbajë vetëm “100 milionë”.
Në gazetën “Panorama” janë botuar disa shkrime në të gjitha rastet kur “Top Channel” e ka vendosur Adi Krastën në pozitën e prezantuesit sfidant, për të konkurruar televizionin tjetër konkurrent, “Tv Klan”. Pra, shumë herë Krasta është përdorur si gur rezervë për suksesin e projekteve të mëdha, siç ka ndodhur e ndodh në gjithë botën me njerëzit mediatikë me influencë të lartë në publik.  I referohemi emisionit të mëngjezit në “Top Albania Radio”, pas largimit të Aldon Lipes në “Tv Klan”. Më pas, vendosjen e Krastës përballë Ardit Gjebreas, i cili kishte filluar më parë të përgatitej për spektaklin “E Diela Shqiptare”. Dhe, “Top Channel” në kohë rekord përgatiti programin “E diell”, duke vendosur si prezantues primar Adi Krastën. Pastaj, me largimin e Agron Llakajt nga “Portokalli”, dhe përgatitjen e tij për një tjetër emision me titull “Kush do bëhet milioner” në “Tv Klan”, sërish Adi Krasta për sfidë me “100 milionë” në “Top Channel”. Tashmë i lë të gjitha, sepse siç diskutohet nga bisedat që shoqërojnë gjithmonë një largim të rëndësishëm brenda një televizioni të madh, ka gjithnjë një arsye më shumë nga ajo që perceptohet sipërfaqësisht. Krasta filloi punë në “Top Channel” me këmbënguljen elegante të presidentit të ndjerë të “Top Channel”, Dritan Hoxha dhe në raportet ndërpersonale mes tyre, kolegët kujtojnë hezitimin e Krastës për të kaluar në “Top Channel”. Hoxha mundi të afrojë Krastën dhe “Ethet”. Sidoqoftë, më pas ndoshta Krasta nuk është ndier plotësisht i vlerësuar apo i përkëdhelur. Gjithsesi, të vërtetën e pastër të largimit të tij, më mirë se kushdo tjetër mund ta jepte vetë Krasta, por ai, siç e ka zakon, pas të gjitha largimeve të tilla nga televizionet ku ka punuar më parë, gjithmonë ka preferuar të heshtë për mediat. Ndërkohë që pyetja kryesore që bëhet për Krastën në këto momente, është se në cilin televizion do të mund ta shohim tani e tutje. Gjatë karrierës së tij, Krasta shpesh ka zgjedhur të “pushojë” në periudhën ndërmjet projekteve televizive. Në rrethet e tij flitet për një doktoraturë në proces. Ndërkohë, po bëhet shumë zhurmë për një “Po” të Krastës në lidhje me drejtimin e edicionit të 50-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Por, edhe në qoftë se largimi është bërë thjesht për të dhënë një mesazh antikornformizmi të radhës, ndoshta prapë pranohet, pasi një prezantuesi me staturën e tij i shkon pse jo, edhe rebelimi.
Reagimi i “Top Channel”
Zëvendësdrejtori i përgjithshëm dhe njëkohësisht drejtori i departamentit të burimeve njerëzore në “Top Channel”, Adrian Proko, tha se “Punonjësi Adi Krasta është larguar duke zgjidhur në mënyrë të njëanshme kontratën e punës me ‘Top Channel’. Ky vendim është marrë me dëshirën dhe vullnetin e tij të plotë, prandaj dhe ‘Top Channel’, duke e falënderuar nga njëra anë zotin Krasta për vitet e bashkëpunimit, në anën tjetër do të mbetet i vendosur në zbatimin me rigorozitet të të gjitha pasojave juridike që rrjedhin më pas”.

Saturday, October 22, 2011

Gedafi hap debat edhe pas vdekjes, OKB heton vrasjen


Mutasim Gedafi në çastet e fundit të jetës, me një cigare dhe shishe uji në dorë


Gedafi pak minuta para ekzekutimit duke u poshtëruar nga luftëtarët rebelë


Edhe pas vdekjes Muamar Gedafi u bë shkak debati për liderët e rinj të Libisë, për vendin se ku duhej të varrosej ish-i forti i  vendit, por edhe për kërkesën e hapjes së një hetimi nga OKB-ja për minutat e fundit të jetës dhe vrasjen e tij. Vdekja e Gedafit i dha fund konfliktit tetëmujor në Libi. Këshilli Kombëtar i Tranzicionit në Libi ka njoftuar se Gedafi do të varrosej të premten, sipas ligjit islamik, i cili kërkon varrim brenda 24 orëve. Por Ali Tarhouni, ministri që konfirmoi për Këshillin vdekjen e Gedafit, tha se varrimi do të vonohet për shkak të hetimeve në lidhje me rrethanat e vdekjes së tij dhe debati për vendin se ku duhej të varrosej. Zyrtarët nuk dhanë asnjë detaj mbi vendin apo kohën e varrimit. Gedafi dhe djali i tij Mutasim janë vrarë që të dy në rrethana që nuk janë shumë të qarta dhe trupat e tyre janë trajtuar si trofe për luftëtarët rebelë. Reagimi i OKB-së mbi brutalitetin gjatë minutave të fundit të Gedafit e ka trembur Këshillin e Tranzicionit. KT ka njoftuar se Kolonel Gedafi u vra pa dashje gjatë shkëmbimit të zjarrit mes besnikëve të Gedafit dhe rebelëve në Sirte, dhe nuk ka detajuar nëse djali i tij, Mutasim, u kap i gjallë apo i vdekur. Por një video e re e publikuar të premten ka treguar se Mutasim është kapur i gjallë, dhe fotot e videot e të atit të tij, të cilat janë publikuar para dhe pas vdekjes, tregojnë qartësisht se me ta është abuzuar dhe se janë ekzekutuar nga afër. Kufomat e Gedafit dhe të birit po ruhen deri sa të zgjidhen planet për varrimin  tij. Një çështje e re mbi Gedafin është kërkesa që ka bërë Navi Pillay, zyrtarja më e lartë e të Drejtave të Njeriut në Kombet e  Bashkuara, e cila ka kërkuar zyrtarisht një hetim, pasi raportimet se Gedafi ishte kapur gjallë dhe ekzekutuar, si dhe videot e transmetuara ishin “shumë shqetësuese”.
Vdekja e Mutasimit
I ulur, i mbështetur në një mur dhe duke pirë një cigare, por edhe duke kthyer nga një gllënjkë nga një shishe uji, kanatierja e tij e bardhë e mbuluar me gjak, këto ishin minutat e fundit të djalit besnik të Gedafit, Mutasim, pasi ai ishte kapur nga rebelët. Mutasim, një oficer i lartë ushtrie dhe këshilltar sigurie, u fotografua më pas gjallë dhe i shtrirë në një dyshek. Herën tjetër që fotoja e tij u publikua, ai ishte i vdekur në një dyshek në tokë i qëlluar në kraharor dhe stomak. Radha e ngjarjeve që ka të bëjë me vdekjen e Mutasimit është e paqartë. Një burim nga Ushtria tha se mund të konfirmonte vetëm se ai ishte qëlluar në qafë dhe vrarë. Mutasim ishte larguar në Egjipt pasi organizoi një grusht shteti të dështuar kundër të atit. Më pas, ai u fal dhe u kthye në krah të Gedafit si këshilltar i sigurisë kombëtare.
Aksioni
Të enjten, një bombardim përfundimtar u lançua nga Tornadot RAF, të cilët sinjalizuan hedhjen e bombave nga avionët francezë. Gedafi dhe i biri, Mutasim, ishin në të njëjtën makinë, e cila u kthye në Sirte, ku u ndoq nga rebelët. Të paktën 50 besnikë të Gedafit u vranë nga bombardimet në rreth 100 makina që po largoheshin nga qyteti. Gedafi, i plagosur në të dyja këmbët, u largua përmes pemëve bashkë me disa besnikë dhe u fshehën në tubat e betonit, ku edhe u spikatën nga rebelët. Një sërë videosh u publikuan në internet, ku ai lutej për mëshirë. Pak momente pasi u filmua kjo video, besohet se Gedafi është qëlluar i ekzekutuar nga rebelët përpara një turme të madhe njerëzish. Por dje, korrespondenti i CBC, që ishte i pranishëm, tha se Gedafi ishte qëlluar nga një prej besnikëve të tij në mënyrë që t’i evitonte poshtërimin. Ka pasur edhe raportime të tjera se ai ishte qëlluar gjatë një konflikti brenda ambulancës që po e çonte atë në spital apo se atë e kishte kapur plumbi gjatë shkëmbimit të zjarrit. Një video tregonte kufomën e Gedafit që tërhiqej zvarrë nëpër rrugët e Sirtes, përpara se t’i bënin edhe një paradë në turmat festuese në Misrata.
Grate e Gedafit
- Martesa e parë e Gedafit me mësuesen Fatiha al-Nuri zgjati më pak se një vit. Çifti kanë një djalë, Mohamed, por u nda dhe për të nuk dihet asgjë që pas divorcit, në vitin 1970.
- Aisha, e bija e Gedafit, 34 vjeçe, e arratisur në Algjeri. E njohur si Klaudia Shifer e Afrikës Veriore, vajza bionde e Gedafit ka drejtuar tubimet pro të atit të Tripoli. Ishte avokate në trupin mbrojtës në gjyqin e Sadam Husein.
- Safiyah, 60 vjeçe, e arratisur, gruaja e Gedafit prej 40 vitesh. Është nëna e shtatë fëmijëve të Gedafit, çifti ka adoptuar edhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Ajo është e famshme për përdorimin e avionëve privatë për të bërë blerje veshjes në Europë dhe ishte pronare e linjës ajrore “Buraq Air”. Pasuria e saj personale vlerësohet rreth 19 miliardë euro, përfshirë 20 tonë flori. Ajo u arratis në Algjeri bashkë me Aishën, në gusht.
Përveç grave të familjes, lideri libian ishte i rrethuar nga një gardë e gjerë femërore, të cilat zotoheshin të luftonin deri në fund të jetës për të. Koloneli kishte gjithnjë pranë edhe katër infermiere, nga të cilat, një bjonde voluminoze ishte më e afërta e tij.
Dita e fundit e Gedafit
8:30 – Avionët francezë sulmojnë konvojin me të cilin Gedafi po udhëtonte dy milje në perëndim të Sirtes. 15 kamionë të armatosur u shkatërruan nga ky sulm. Gedafi i plagosur, i shoqëruar nga disa burra besnikë, kërkon strehim në një nga tubacionet e stuhisë. Forcat rebele fillimisht qëlluan nga larg dhe më pas u afruan në këmbë.
11:05 – Forcat rebele njoftuan se zonat e fundit të mbetura të Sirtes janë marrë prej tyre dhe se luftëtarët po kërkonin nëpër shtëpi dhe ndërtesa për të gjetur besnikë të Gedafit.
14:00 – Pas shkëmbimit të të shtënave, Gedafi u zbulua i fshehur në tubacionin e stuhisë.
14:56 – “Reuters” raportoi se Gedafi ka vdekur nga plagët e marra gjatë kapjes.
15:00 – Festime në Libi nga lajmi i kapjes së Gedafit.
15:44 – Imazhet e marra me celular tregonin Gedafin me rroba dhe fytyrën të mbuluar në gjak.
16:02 – TV “Al-Jazeera” transmeton imazhe tronditëse të një burri që ngjasonte me Gedafin të shtrirë në tokë dhe të plagosur keq, duke i rrjedhur gjak nga koka dhe i lidhur nga kyçet, ndërsa luftëtarët e përplasin atë në trotuar.
16:31 – AFP raportoi se djali i Gedafit, Mutasim, është gjetur i vdekur në Sirte.
16:30 – Kryeministri në detyrë në Libi, Mahmoud Jibril, konfirmoi në TV vdekjen e Gedafit.
16.59 – Al-Jazeera tregon video të trupit të Gedafit që tërhiqej zvarrë nëpër shesh.
17:25 – Raportohet se trupi i Gedafit ka mbërritur në Misrata.

Wednesday, October 19, 2011

Presidenti si precedent

Nga Frrok Cupi
Ne qofte se Presidenti aktual i Republikes do te kthehej ne nje precedent, atehere do te ndieja frike. Frike per vete, sigurisht; por me se shumti friken se shume te tjere nuk do te ndjejne frike. Kam edhe nje frike tjeter: Se nuk po kuptohemi me kaq pak radhe cila eshte frika qe vjen prej precedentit te ketij presidenti. . . . Me duket se te gjitha friket e botes u mblodhen ketu mes nesh, sapo presidenti i Republikes sone hapi gojen e tha dy fjale pa mend. Ketej vjen e tera.

Sapo presidenti i Republikes hapi gojen e tha fjale kunder dialektit gjuhesor te Shkodres, aty u ndje i tmerruar nga frika. Ka qene nje mik i tij gazetar qe ulej para kamerave televizive ku shante qeverine dhe ne castin kur shikonte veten ne emisionet televizive, i hynte televizorit te shtepise dhe e bente cope- cope. Keshtu beri edhe vete Presidenti: ne momentin qe kuptoi se kishte shfryre neveri kunder te folmes se Veriut, u ndie i frikesuar dhe ra ne humnere. Presidenti ra ne frike- kjo eshte ajo qe me frikeson dhe duhet te frikesoje te gjithe. Disa njerez mendojne se meqe ky peshtirosi dialektin gjuhesor te Shkodres, ky dialekt paska pesuar goditje. Jo, kjo nuk eshte e vertete, sepse kultura e Shkodres si edhe e gjithe Shqiperise, ka mbijetuar permes mijera goditjesh dhe perqeshjesh. Thelbi i rrezikut qendron ne friken e Presidentit. . . madje pak me tej se ne fiken e tij. Menjehere pas frikes, Presidenti humbi ekuilibrin, u be nje njeri nervoz dhe agresiv.

Menjehere me friken, Presidenti i Republikes humbi ekuilibrin, u be nervoz dhe agresiv.... Ja, ky eshte rreziku. Pse kam frike une, a ke frike ty, a kane frike te gjithe- kjo eshte shume here me pak e rrezikshme se kur Presidenti i Republikes zhytet ne frike dhe i nis nervozizmi. Sapo i hipi frika, Presidentit, fytyra iu be flake; qafa iu mbyt nga gravata, kemisha iu be pese numra me pak, nje balluke qe i lulezon ne mbi sy ia zuri shikimin. Shikimin ia zuri gjithe nervozizmi, dhe. . . bash ketu u kthye ne nje frike per te gjithe.

A nuk paska valle te drejte qe ky njeri te kthehet ne dem para nje femre, e cila praktikisht eshte kryetare e Parlamentit. "Ti nje spikere je, e ca me shume, meso tekstin e recito mire!", i tha presidenti kryetares. Pra a nuk paska te drejte njeriu te nervozohet para nje femre sa te lakmuar edhe te kundershtuar?!. . . Sigurisht, por vetem ne qofte se Presidenti do te ishte "nje njeri". Nje njeri, dy njerez, tre milione njerez. . . . jemi ne te tjeret qe ndodhemi perballe Presidentit; ndersa ai nuk eshte "nje njeri". Ai eshte Presidenti, ose "mbinjeriu" sipas Frederih Nices. Presidenti ka per detyre te mos nervozohet kurre, te mos bjere ne panik dhe te mos behet agresiv.

Cfare mund te pritet pas nervozizmit te Presidentit? Askush nuk e di, sepse asnjehere nuk ka ndodhur. Po te kishte ndodhur qe Presidenti i Republikes te kishte rene ne frike dhe nervozizem, bota nuk do te ishte kjo. As ne Pearl Harbor, as ne Gjirin e Derrave, presidentet Roosvelt dhe Kened nuk u pane te frikesuar dhe nervoze. Sjellja e Presidentit aktual te Republikes se Shqiperise eshte nje precedent? Sikur te lihet te kthehet ne precedent, ky eshte rreziku me i madh.

Edhe sikur kovaci i fshatit te shfaqet nervoz nje mbremje papritur, me siguri te gjithe fshataret do te mbyllnin portat dhe kallkanet; do te mblidhnin brenda qengjat dhe cjepte, me te madh e me te vogel. Se marrezia e kovacit te fshatit do te krijonte idene vdekese sikur po vjen me hanxhare, me sepata, me thika, me sfurqe. . . . Te gjitha i farketon farketari ne fshat dhe ky perben rrezik. Po Presidenti i republikes qe ka ne dore gjithe kovacet, te gjitha armet, gjithe te cmendurit dhe gangsteret, gjithe te mesmit e te ultet (pervec te mencurve)? Atehere te gjithe do te luftonin kunder te gjitheve, secili kunder secilit. Brenda nates mund te ndodhte ajo qe nuk duhet te ndodhe kurre, sikur Presidenti te bjere nervoz me koken ne jastek.

Sigurisht, mund te mos ndodhe; por kur njerezit e shikojne nervoze dhe te flakte fytyren e Presidenti perballe nje gruaje apo nje krahine, te gjithe kane per detyre te flene me frike. Vete burrat qe vrane Rozafen ne kalane e lashte te Shkodres, rrugen deri ne vendin ku sot rrjedh qumeshti i nenes se murosur, e bene fshehurazi femijeve e burrave. Sepse nuk deshen tu kallnin frike ne zemer. Presidenti i republikes rremben "shpaten" kunder nje gruaje, duke qene ne sy te te gjitheve.

Pastaj vjen frika e secilit se secili mund te seleksionohet si "Rozafa" sapo Presidenti te kete deshiren perverse. Sot eshte sulmuar nje grua, por mund te sulmohet secila; sot eshte sulmuar Shkodra, por neser mund te sulmohet Delvina a Korca; sot eshte sulmuar gjuha, por neser mund te sulmohet ngjyra e individit. Perderisa Presidenti ka humbur ekuilibrin dhe ka rene ne nervozizem, te gjithe ndihen te rrezikuar.

A jemi aq te afte sa te largohemi nga precedenti? Ose me qarte, a mund te mos e bejme precedent kete vulgaritet qe po shikojme? Nje artist i madh, piktori Pikaso mundi ta bente kete; ndoshta vetem ai:

Ne vitin 1906 mori vendimin te rikrijoje nje portret dhe iu kthye periudhes se realizmit ku kishte nje subjekt te Gertrude Stein. U ul ne studion e tij ne Paris, mori kanavacen, por pas dy muajsh i hodhi te gjitha. Nuk behej piktura e bere. Atehere mori rrugen per ne Spanje, per t'u arratisur nga ajo studio qe ia shpifi. Por edhe per te rene ne kontakt me te afert me artin e lashte Iberik. Atje "gjeti" koken e nje fshatareje spanjolle, dhe pas kesaj u kthye menjehere ne studion e Parisit. Mbi bustin e Gertrude Stein vendosi koken e fshatares, si nje maske primitive. Ketu ndryshoi perjete stili i Pikasos, qe eshte quajtur edhe "Stein". Piktori i madh e perdori fytyren e fshatares iberike si nje seri te pikturave te engjejve dramatike, por kurre nuk u kthye qe te ribeje pikturat e vjetra.

... Qe t'i largohesh precedentit te presidentit u dashka bere si piktori i famshem.

Moda e silikonit mes VIP-ave

Tashmë të operosh gjoksin është bërë po aq e zakonshme sa të porosisësh një pica apo të blesh një kile dardha në supermarket. Por, kush tjetër perveç personazheve publik mund ta kthejë në tendencë bërjen e një pjese të trupit si “valixhe” silikoni!

Emisioni i Pasdites risolli në qendër të vëmendjes Zanfina Ismailin, e cila të tërheq menjëhere vëmendjen teksa sheh gjinjtë jo natyralë që qëndrojnë stoike pavarësisht koreografisë së kënges.

Duke pasur parasysh sa mirë duken, nuk mund të themi që kanë marrë vendimin e gabuar pasi vitet ikin tutje dhe rinia nuk vjen më.

Dikush që ka pasur të njëjtën frikë është edhe Rozana Radi. Mbase e kanë parë si investim në biznesin e muzikës, por fakt është që bërjen e gjoksit, Rozana Radi e ka reklamuar si të kishte marrë një makinë me zero kilometra.

Dhe duke pasur parasysh si i duket mund të themi që e ka marrë me dy zero kilometra. Ajo asnjëherë nuk e ka fshehur si fakt e madje edhe në sherrin e famshëm me Rezarta Shkurtën, sipas deklarimit të saj në Prokurori, ajo ka lejuar goditje në fytyrë vetëm që të ruante gjoksin e ri.

Dy vepra silikoni që kemi pasur mundesi t’i shikonim 24 orë në 24 janë edhe ato të pjesëmarrëseve në “Big Brother”, Mirjeta. Le të themi që u velëm disi me atë plastike industriale.

Sigurisht që nga të gjitha këngëtaret, arsyetimin më pak të arsyeshëm e ka dhënë Dafina Zeqiri. Sipas vajzës me 55 “valixhe”, ajo e ka bërë operacionin e rritjes së gjoksit pasi ia kërkonin fansat. Urojmë që fansat e Dafinës të mos kërkojnë gjëra të tjera dhe më pak serioze se kjo pasi ajo mund të ishte e gatshme t’ua plotësonte dëshirat.

Megjithatë, në Kosove, “Daffy” nuk është e vetmja që ofron kësi kënaqësish për fansat respektivë. Madje, Fjolla Morina duket se ndjekës po krijon më shumë me gjoksin e bërë se me repertorin muzikor.

Fjolla ka ndryshuar aq shumë falë operacioneve plastike sa fare lehte mund te ngatërrosh personazhin nëse sheh foto të dy periudhave të ndryshme.

Një tjetër vajzë e njohur që nuk njihet është Zajmina Vasjari. Sarandiotja e ka tepruar pak duhet thënë pasi kirurgut duhet t’i ketë rreshkitur dora teksa vendoste silikonin.

Këngëtarja, që prej operacionit te fundit mban me vete edhe kundërpesha që gjoksi mos ta pengojë në funksionet e përditshme.

Por, themelueset e modës së gjoksit të bërë janë larguar nga Shqiperia. Ledina Çelo është ndër të parat e përfolura për këtë lloj ndërhyrjeje. Ndoshta në Gjermani nuk e shohim se çfare bën, por e mbajmë mend se si begatia iu shfaq në kraharor.

Gjithashtu Bleona e ka menduar të domosdoshëm një përmirësim “të lehtë” të paraqitjes së jashtme edhe pse duhet thënë që nuk ka berë asgjë të ekzagjeruar me gjoksin e saj.

Nuk na del koha as për të marrë frymë, pasi lista e të silikonuarave është e bollshme si një operacion plastik. Një tjetër këngëtare që ecën rrugëve duke dhënë këshilla thotë dëgjo Rovin e bëj gjoksin. Rovena Stefa duket se fitimet nga karriera e saj i ka investuar në operacione plastike dhe sigurisht reçipeta më të përshtatshme.

Por, të perfolura janë edhe Ingrid Gjoni dhe Shota Baraliu për një operacion të tille, edhe pse nuk e kanë me dëshirë rrëfimin.

Adi Krasta braktis Top-Channelin?

Moderatori Adi Krasta thuhet se është larguar nga emisioni “100 milionë” që transmetohet në Top Channel, raporton Standard. Në vend të Krastës, ky emision do të prezantohet nga Eno Popi, i cili punon prej vitesh në këtë stacion televiziv, ku edhe bashkëdrejton me Ledion Liçon emisionin e mëngjesit. Sipas burimeve të brendshme nga ky televizion, Adi Krasta, i cili këtë sezon televiziv nuk u shfaq më në krye të moderimit të “E Diell”, ka menduar të largohet fare nga Top-Channel-i. Ai mendohet se ka hedhur sytë kah Vizion Plus, ku do të drejtojë një format të ri që do të fillojë së shpejti. Sidoqoftë nuk është zyrtarizuar ende asnjë projekt i ri televiziv, që do të moderohet prej tij.

Tuesday, October 18, 2011

“Fundi i botës do të jetë këtë të premte”


Predikuesi i fundit të botës, Harold Kamping, mbeti keq kur parashikimi i tij se bota do të merrte fund më 21 maj 2011 nuk u materializua. Por 90-vjeçari nga Kalifornia nuk u tërhoq nga përpjekjet e tij “profetike”. Tani ai parashikon që fundi i botës do të jetë të premten, më 21 tetor, ekzaktësisht pesë muaj më vonë parashikimit të tij paraprak. Jo besimtarët, por edhe kristianët tallen me mesazhin e tij, madje ai ka marrë përmasa kaq të mëdha, sa kundër këtyre thënieve janë organizuar edhe protesta, shumë prej të cilave janë transformuar në festa, ndërsa dita po afrohet. Por Kamping nuk është i vetmi që bën këtë parashikim; Gjatë 2000 viteve të fundit janë publikuar të paktën 200 profeci, që bota do të përfundonte në një datë specifike dhe këto data nuk përputhen.

Belgjika: Mos kërkoni azil rrezikoni kthimin e vizave

Kërkesat në rritje të qytetarëve shqiptare për azil në Belgjikë kanë sjellë në Tiranë drejtorin për Imigracionin dhe Azilin në ministrinë e Brendshme Belge Freddy Rosemont.

Në takimin me Drejtorin e Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, të zhvilluar sot paradite, u bë e ditur se vetëm në muajin tetor janë bërë 240 kërkesa për azil nga shqiptarët, ndërsa theksoi se të gjitha do marrin përgjigje negative. Burgaj deklaroi se ka nisur hetimi për të gjitha rastet abuzive.

“Në muajin tetor vihet re një tendencë rritjeje e shtetasve shqiptarë që shkojnë në Belgjikë për të kërkuar azil dhe do të marrim masa dhe do të hetojmë me intensitet të lartë çdo zyrtar ose shoqatë joqeveritare, të cilët me dokumente fiktive abuzojnë duke tejkaluar çdo komptencë ligjore me vërtetime, duke mashtruar qytetarët shqiptarë për të kërkuar azil në Belgjikë”,- theksoi Burgaj.

Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet e Imigracionit dhe Azilit, në Ministrinë Federale të Brendshme të Mbretërisë së Belgjikës u shpreh se gjatë muajit tetor ka qenë problematike fluksi i madh i kërkesave për azil nga shtetasit shqiptar.

“Muaji tetor na ka vënë para një problemi të madh dhe numri i azilkërkuesve gjatë muajit tetor deri ditën e sotme llogaritet në 240 veta dhe përgjigjja ndaj kërkesës së tyre është jo dhe jemi të bindur që shqiptarët që vijnë në Belgjikë për të kërkuar azil nuk vinë spontanisht” , -nënvizoi Freddy Rosemont.

ROOSEMONT NE SHKODER: MOS KERKONI AZIL RREZIKONI KTHIMIN E VIZAVE

Pasdite drejtori i përgjithshëm i Imigracionit dhe Azilit, Fredyy Roosemont, vizitoi qytetin e Shkodrës, për të zhvilluar një takim sensibilizimi. Pasi pikërisht nga ky qytet kanë ardhur kërkesat më të shumta për azil.

Fredyy Roosemont, theksoi se "nëse do të vijojë të jetë prezente një situatë e tillë e azil-kërkuesve, Shqipëria rrezikon të përballet me kthimin e regjimit të vizave".
Sipas tij, vetem në 14-ditëshin e parë të muajit tetor janë regjistruar 161 persona nga Shqipëria që kanë kërkuar azil në Belgjikë.

Fredyy Roosemont njoftoi se vetëm dje ( e hënë) ishin paraqitur edhe 50 shtetas të tjerë që kanë kërkuar azil për qëndrimin në Belgjikë. 60 % e azil kërkuesve shqiptarë vijnë nga Shkodra, ndërsa pjesa tjetër e azil- kërkuesve janë nga kryeqyteti dhe Kukësi, përkatësisht me nga 20 përqind secili"
(e.m/BalkanWeb)

Sunday, October 16, 2011

AFORIZMA NGA BENJAMIN FRANKLIN (1706-1790)

Një fshatar midis dy gjyqtarëve është si peshku midis dy maceve.

Një ndërgjegje e mirë është një Krishtlindje e pafund.

Një perandori, si një tortë e madhe, është më e lehtë të kafshohet anash.
 
Një shtëpi nuk është banesë nëse nuk ka ushqim dhe zjarr për mendjen dhe për trupin.
 
Një kokëtrashë i shkolluar është më kokëtrashë se kur është injorant.
 
Një qindarkë e kursyer është një qindarkë e fituar.

Një njeri i mbështjellë në vetveten është një deng shumë i vogël.
 
Një vend për gjithçka, gjithçka në vendin e vet.

Një e çarë e vogël mund të fundosë një anije të madhe.
 
Admirimi është fëmija e injorancës.

I gjithë njerëzimi është ndarë në tri klasa: ata që janë të palëvizshëm, ata që janë të lëvizshëm, dhe ata që lëvizin.
 
Bukuria dhe marrëzia janë miq të vjetër.
 
Duke dështuar së përgatituri, ju po përgatiteni të dështoni.
Asgjë nuk është e qartë në këtë botë përveç vdekjes dhe taksave.
 
Kënaqësia i bën të varfërit të pasur, pakënaqësia i bën të pasurit të varfër.
 
Huadhënësit kanë kujtesë më të mirë se borxhlinjtë.
 
Zelli është prind i fatit të mirë.

Mosbesimi dhe vëmendja janë prindërit e sigurisë.
 
Bëju mirë miqve tu, që t’i mbash; bëju mirë armiqve tu, që t’ua fitosh zemrën.

Mos e shpërdoro kohën, sepse është lënda prej së cilës përbëhet jeta.
 
Ha për të kënaqur veten, por vishu për t’i kënaqur tjerët.
 
Ose shkruaj diçka që ia vlen ta lexosh, ose bëj diçka që ia vlen ta shkruash.
 
Energjia dhe këmbëngulja pushtojnë gjithçka.
 
Përvoja është mësuese e mirë, por budallenjtë nuk mësojnë prej asgjëje tjetër.
 
Lojërat grasatojnë trupin dhe mendjen.

Gjeniu pa shkollim është si argjendi në minierë.
 
Zoti i ndihmon ata që e ndihmojnë veten.
 
Mysafirët, si peshku, fillojnë të bien erë pas tri ditësh.

Një gjysmë e vërtetë është shpesh një gënjeshtër e madhe.
 
Të jesh i varfër nuk është turp, por të kesh turp për këtë, është turp.
 
Ai nuk e zotëron pasurinë; pasuria e zotëron atë.
 
Ai që ka durim, mund të ketë çfarë dëshiron.
 
Ai që kompozon veten është më i zgjuar se ai komopzon një libër.
 
Ai që jua ka bërë një të mirë do të jetë më i gatshëm t’jua bëjë një tjetër se ai që ju i keni bërë mirë.

Ai që është i zoti të shfajësohet, rrallë është i zoti për diçka tjetër.
 
Ai që mendon se paraja bën gjithçka, mund të dyshohet se bën gjithçka për paranë.
Ai që jeton duke shpresuar, mund të vdesë esëll.
 
Ai që rrit një familje të madhe, mund të ketë një jetë plot me keqardhje, por pastaj do të ketë një kënaqësi sa jeta.
 
Ai që nuk mund të këshillohet, nuk mund të ndihmohet.

Ai që dëshiron të jetojë në paqe dhe kollajllëk, duhet të mos flasë për gjithçka që di dhe gjithçka që sheh.
 
Ai që është i sigurtë nuk është i parrezikuar.

Ai që bie në dashuri me veten nuk ka rivalë.

Dëgjoje arsyen ose ajo do t’ju bëjë ta dëgjoni.

Ndershmëria është politika më e mirë.
 
Sa pak janë ata që kanë guximin t’iu dalin zot gabimeve të tyre, apo vendosmërinë t’i përmendin ato.
 
Lumturia njerëzore nuk është ndërtuar aq shumë nga pjesët e mëdha të fatit të mirë sa nga përparësitë e vogla që ndodhin çdo ditë.
 
Unë arrij në përfundimin se pjesa më e madhe e të këqijave të njerëzimit kanë ardhur nga vlerësimet e gabuara që iu janë bërë vlerave të gjërave.
 
Nuk më bën aq keq mosha e vjetër sa më bëjnë mbipesha dhe mosha e vjetër.
 
Mendoj se vdekja është e nevojshme për ne aq sa gjumi. Ne do të zgjohemi të freskët në mëngjes.
 
Kam parë pak të kenë vdekur nga uria, kam parë me qindra të kenë vdekur nga ngrëniet.
 
Unë zgjohem çdo mëngjes në nëntë dhe nxitoj të lexoj gazetën e mëngjesit. Pastaj shikoj te nekrologjitë a është emri im, e pastaj zgjohem nga shtrati.
 
Nëse njeriu do të kishte gjysmën e dëshirave të tij, atëherë do t’i dyfishonte telashet e tij.
 
Nëse njeru do ta zbrazte kuletën e tij në kokën e tij, askush nuk mund t’ia nxirrte që andej.
Nëse të gjitha shtypshkronjat nuk do të shtypnin asgjë pa qenë e sigurtë se nuk përmbajnë fyerje, atëherë asgjë nuk do të botohej.
 
Nëse pasioni u drejton juve, atëherë lere arsyen të mbretërojë.
 
Nëse dëshironi shumë gjëra, atëherë shumë gjëra do t’ju duken pak.
 
Nëse dini të shpenzoni më pak se merrni, atëherë e keni gurin filozofik.
 
Nëse doni një shërbëtor besnik dhe që ju e pëlqeni, atëherë shërbejini vetes.
 
Në përgjithësi njerëzimi, që nga koha e përmirësimit të gatimit, ha dyfishin e asaj që kërkon natyra.
 
Është shumë më e lehtë t’i parandalosh zakonet e këqija se t’i heqësh ato.
 
Është shumë më e lehtë ta frenosh një dëshirë se t’i kënaqësh të tjerat që vijnë pas.
Vetëm kur të pasurit sëmuren e kuptojnë plotësisht pafuqinë e pasurisë.
 
Është syri i të tjerëve që na rrënon ne. Nëse do të isha i verbër nuk do të doja as rroba të bukura, as shtëpi të bukur, as mobilje të bukura.
 
Njeriu i papërtuar është njeri i lumtur. Përtaci është njeri i mjerë.

Duhen plot punë të mira që të krijosh reputacion të mirë, dhe duhet vetëm një punë e keqe që ta humbasësh atë.
 
Mbaji sytë hapur para martesës, gjysmë të hapur pas martesës.
 
Ligjet e butë rrallë përfillen; ligjet e ashpëra rrallë zbatohen.
 
Tragjedia e jetës është se ne plakemi tepër shpejt dhe mençurohemi tepër vonë.
 
Koha e humbur nuk gjendet kurrë më.
 
Shumë njerëz mendojnë se janë duke e blerë kënaqësinë, kur ata në të vërtetë janë duke e shitur veten tek ajo.
 
Shumë dhelpra thinjen, por tepër pak bëhen të mira.
 
Shumë njerëz vdesin njëzet e pesë vjeç dhe varrosen kur janë shtatëdhjetë e pesë vjeç.
Imja është më e mirë se e jotja.
 
Kurrë mos e ngatërro lëvizjen me veprimin.

Nevoja nuk lejon kurrë pazar të mirë.

Një e sotme vlen sa dy të nesërme.
 
Më mirë shko në shtrat pa ngrënë se të zgjohesh me borxhe.

Kryengritja ndaj tiranëve është bindje ndaj Zotit.
 
Kujtohu jo vetëm t’i thuash gjërat e duhura në vendin e duhur, por shumë më tepër të lësh pa thënë gjërat e gabuara në momentin tundues.
 
Mos harro se huaja është para.
 
Të egër i quajmë ata zakonet e të cilëve ndryshojnë nga tonat.
 
Ai qesh me çdo gjë që thoni ju. Pse? Sepse ai ka dhëmbë të bukur.
 
Mos fol keq për askënd, por fol sa më mirë që të dish për çdo njeri.
 
Më trego dhe unë harroj. Më mëso dhe mbaj mend. Më përfshij dhe mësoj.
 
Ata që mungojnë nuk mbeten kurrë pa faj, ata që janë të pranishëm nuk mbeten kurrë  pa u falur.
 
Dyert e dijes nuk mbyllen kurrë.
 
Dera kryesore e tempullit të dijes është pranimi i injorancës sonë.
 
Syri i mjeshtrit bën më shumë punë se të dyja duart e tij.
 
Ligji më i rreptë nganjëherë bëhet padrejtësia më e rëndë.
 
Kushtetuta e SHBA nuk e garanton lumturinë, vetëm kërkimin e saj. Duhet ta arrish vetë lumturinë.

Rrota më e keqe e një qerreje bën zhurmën më të keqe.
 
Janë tre miq besnikë – një grua e vjetër, një qen i vjetër, dhe paratë në dorë.
Janë tri gjëra tejet të rënda: çeliku, diamanti, dhe njohja e vetes.

Nuk ka kurrë luftë të mirë apo paqe të keqe.
Tre veta mund ta mbajnë një sekret vetëm nëse dy prej tyre kanë vdekur.
Për ta zgjatur jetën, lehtësoi të ngrënat.
Për të pasur sukses, rend shpejt tek mundësitë, siç bëni me konkluzionet.

Nesër çdo gabim mund të ndreqej, por e nesërmja nuk vjen kurrë.
Dinakëritë dhe tradhtitë janë praktika të budallenjve, që nuk kanë mjaft tru për të qenë të ndershëm.
Luftërat nuk paguhen në kohë lufte, fatura vjen pas tyre.

Ne kemi lindur injorantë, por duhet shumë punë për të mbetur të marrë.

Kur ke mbaruar së ndryshuari, atëherë ke marrë fund.

Ku ka liri, atje është vendi im.

Kush është i ditur? Ai që mëson prej gjithkujt. Kush është i fuqishëm. Ai që i qeveris pasionet e tij.
 
Njerëzit e zgjuar nuk kanë nevojë për këshilla. Budallenjtë nuk i pranojnë ato.
Puno sikur ke për të jetuar 100 vjet, lutu sikur ke për të vdekur nesër.

Humbjet shkruaji në pluhur, përfitimet shkruaji në mermer./Elida BUÇPAPAJ