Moderatori Adi Krasta thuhet se është larguar nga emisioni “100 milionë”
që transmetohet në Top Channel, raporton Standard. Në vend të Krastës,
ky emision do të prezantohet nga Eno Popi, i cili punon prej vitesh në
këtë stacion televiziv, ku edhe bashkëdrejton me Ledion Liçon emisionin e
mëngjesit. Sipas burimeve të brendshme nga ky televizion, Adi Krasta, i
cili këtë sezon televiziv nuk u shfaq më në krye të moderimit të “E
Diell”, ka menduar të largohet fare nga Top-Channel-i. Ai mendohet se ka
hedhur sytë kah Vizion Plus, ku do të drejtojë një format të ri që do
të fillojë së shpejti. Sidoqoftë nuk është zyrtarizuar ende asnjë
projekt i ri televiziv, që do të moderohet prej tij.
No comments:
Post a Comment