Monika Kryemadhi, e cila pritet të humbasë funksionet e saj në PL, ka kërkuar sot që opozita, duke nënkuptuar edhe PL e Metës duket të fokusohet te inceneratorëz.
”Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.
Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin
aksionin opozitar.Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre.Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve”, ka postuar ajo në rrjete sociale.
No comments:
Post a Comment