Wednesday, April 17, 2024

Shpërthen 'lufta' brenda çiftit, Kryemadhi akuza të forta Metës: Lëri filmat e vjetër, po i shërben Ramës!


Monika Kryemadhi ka reaguar menjëherë pas deklaratave të forta që ka bërë bashkëshorti i saj, njëherësh kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.Ajo thotë se opozita duhet të vijë me dije, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar, jo me filmat e vjetër. 

Kryemadhi, njëkohësisht deputete e PL-së, i ka cilësuar akuzat për nepotizëm në parti, si deklarata në shërbim të Edi Ramës me të cilat kërkon të shfokusojë vëmendjen nga inceneratorët.

'Shfokusimi nga INCENERATORËT që unë kam kallëzuar me përgjegjësinë e firmës time dhe protagonizmi BOSH janë sot shërbimi më i mirë që mund ti bësh Edi Ramës, Erion Veliaj & Bandës së tyre.
Denoncimi me fakte, prova dhe firmë konkrete kundër bandës në qeveri dhe bashki; këto janë tema kryesore që mendoj se duhet të udhëheqin aksionin opozitar.
Gjithashtu, unë besoj se shqiptarët presin nga Opozita ide, vizion dhe propozime konkrete, që ngjallin shpresë dhe besim për popullin shqiptar. Se si do të rrisim mirëqenien dhe sigurinë e tyre.
Filmat e vjetër me të njejtin përfundim janë pa interes për shumicën e shqiptarëve.', shkruan Kryemadhi në reagimin e saj.

Ilir Meta ditën e sotme në një konferencë për mediat tha se nuk do të jetë më kryetar i Partisë së Lirisë por President i saj. Erisa Xhixhon e prezantoi si zëvendësen e tij të vetme, ndërsa Tedi Blushin Sekretar të Përgjithshëm për të cilët tha se janë patriotë dhe jo xhimkaxhinj. Kryemadhin e ftoi t’i kandidonte përballë por e përjashtoi mundësinë që të dy të jenë në strukturat drejtuese.

Meta i vendos vijën e kuqe Kryemadhit: O unë, o ajo në parti

Kryetari i Partisë së Lirisë ka thënë se edhe Monika Kryemadhi është e mirëpritur të kandidojë për postin e Presidentes së Partisë. Madje ai ka thënë se në rast fitoreje edhe do ta përgëzojë.

Megjithatë Meta ka thënë se në rast të një skenari të tillë, ai vetë nuk do të jetë pjesë e Komiteteve dhe organeve drejtuese të partisë.

"Tani do të keni votimet të statutit. Nuk bëhet fjalë për individ të caktuar por për një fenomen. Kemi problem të madh në nivel vendor. Ajo që ndodhi në Lezhë ishte një gjë e rënë dhe për këtë ka përgjegjësi Viktori. Ai që ishte si kryetar që kishte lënë Viktori vuri bashkëshorten më idenë se do të bëhej nënkryetar partie. Pasi nuk u bë nënkryetar iku nga partia te Lali Eri dhe mori dhe bashkëshorten. Statuti nuk bëhet për një njeri bëhet për 30 vitet e ardhshme. Kryemadhi në rast se dëshiron të kandidojë për presidente është e mirëpritur. në rast se do të kandidojë për poste të tjera është e mirëpritur por pasi Konventa të zgjidhë çështjen e statusit. E bëjmë për të zgjidhur problemin e nepotizimit. Ne do ta çrrënjosim nepotizmin nga administrata.  Në drejtësinë e re janë 5 apo 6 nga një familje. Në rast së Monika zgjidhet unë nuk mund të jem më pas komplet drejtues. Do të vazhdoj të kontribuoj, mund të kandidoj për deputet", tha Meta.

 

No comments: