Sunday, April 14, 2024

Ish ‘bandillët’ e Olta Xhaçkës me rrënjë nga mali: Nga buron racizmi i ish ministres?

 


Kuvendi hodhi poshtë edhe kërkesën e opozitës për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kuvend.

Ish-ministrja ishte e ftuar në emisionin Top Story në Top Channel ku foli si rrallë herë për mandatin, për

bashkëshortin e saj, i cili ka marrë statusin e investitorit strategjik si dhe për dosjen e SPAK ku i përfshirë është edhe biznesmeni Artan Gaçi (bashkëshorti).

Vetë Xhaçka është nën hetim nga SPAK për një tjetër çështje, e cila ka të bëjë me kalimin e bazës ushtarake të Limionit në Sarandë, në duart e oligarkut Artan Dulaku, kur ajo ishte ministre e Mbrojtjes.

Në një moment të intervistës, Xhaçka tha një shprehje që mund të konsiderohet si gafë dhe racizëm për një politikan të sërës së saj.

“Lidhja e kontratës për përdorimin e plazhit është përkundrejt tarifës, është e përvitshme si gjithë subjektet e tjera, ke vetëm prioritet për të mos ardhur dikush nga mali dhe të të vërë çadrën në plazh”, tha ajo teksa mundohej të shpjegonte për qytetarët pse deputetja e zgjedhur me votën edhe të atyre nga mali, nuk është në papajtueshmëri mandati.

Skandali thellohet në kushtet kur Olta Xhaçka ende nuk ka kërkuar ndjesë për artikulimin e saj me nota raciste.Gafa e ish ministres mund të jetë edhe një reflektim personal dhe dramave të mundshme në fushën e dashurisë.

Të paktën tre nga ish të dashurit e ish ministres së Jashtme kanë një rrënjë nga mali. (Faktet historike konfirmojnë se nga mali është edhe Skënderbeu, diku mes Matit dhe Dibrës).

Olta Xhaçka është e bija e Natasha Xhaçkës, e shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik fëmijësh në vitin 1992, e arratisur në Greqi, Itali dhe më pas SHBA, e dënuar dhe e lidhur me firmat piramidale.

Gjatë zhvendosjes në SHBA, Olta Xhaçka u lidh me Parid Kadrinë, djali i bosit të firmës piramidale ‘Gjallica’, Gani Kadria.

Ajo e mbajti lidhjen me Paridin dhe thuhet se prishën paratë që Shemsia me Ganiun u ishin vjedhur shqiptarëve, deri kur u takua me Olsi Ramën, të cilin Baton Haxhiu e përshkruan si qejfli të madh.

Olsi Rama është vëllai i kryeministrit Rama, që do të thotë se origjina është e njëjtë.Kryeministri Rama ka deklaruar se origjina e tij është nga Shkodra, kryeqendra e veriut, pasi gjyshja e tij është pikërisht nga Shkodra.

Por, Rama ka deklaruar se një rrënjë e ka edhe nga Mirdita pasi familja e nënës së tij Aneta ka ardhur nga zona e Mirditës duke u zhvendosur nga zona e Bregut të Labërisë. Në vijim Rama ka pohuar se origjina e familjes së tij është edhe nga qyteti i Beratit.Olta Xhaçka erdhi nga SHBA dhe në vitin 2006 iu bashkua Lëvizjes MJAFT.

Xhaçka besohet se e përdori veçanërisht lidhjen me Olsi Ramën, për t’u afruar me Edi Ramën, i cili e bëri deputete në vitin 2009, më pas ministre nga një ministri në tjetrën, bashkëshortin investitor strategjik etj.

Krahas futjes në politikë, Olta Xhaçka nisi një romancë me Kreshnik Spahiun, i cili në atë kohë ishte nënkryetar i KLD dhe një personazh me influenca në drejtësi. 

Spahiu dhe Olta kanë bashkëjetuar për dy vjet.Kreshnik Spahiu e ka origjinën nga Prizreni, një qendër e rëndësishme historike e Shqipërisë së Epërme.

Pas ndarjes me Kreshnik Spahiun, Olta Xhaçka nisi një lidhje dhe bashkëjetesë me Artan Gaçin, ish deputet i Partisë Socialiste.

Në një raport konfidencial të OSBE të vitit 2015, Artan Gaçi përshkruhet si një biznesmen që pastron para të pista dhe që ka histori me trafiqe.

Dhe duket se raporti i OSBE ka një bazë. Gjatë 7 viteve të fundit, Artan Gaçi ka krijuar një pasuri me vlerë miliona euro, me burim të dyshimtë, ku përfshihen një kështjellë në Leskovik, plani i investimit për një resort në bregdet, kompani farmaceotike, apartamente, vila etj. Kaq edhe për sot!/

No comments: