Monday, December 30, 2024

Si e serviri Rama kokën e Veliajt në pjatën e SPAK

 


Funerali politik i Erjon Veliajt në zyrat e SPAK-ut tregoi se servilizmi me të cilin ai përkëdheli ndër vite sedrën e Edi Ramës nuk qe një deformim i karakterit, por më shumë një mekanizëm mbrojtës me të cilin

Kushtetuesja fundos grupet kriminale, mesazhet në SkyEcc njihen si prova në duart e SPAK-ut, rëndësia e vendimit


 Nga Eduard Halimi

Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri është një vendim drejtësisë i cili përputhet me standardet e vendosura nga gjykatat evropiane si ECJ, ECHR

Veliaj, ‘GJELDETI’ i Edi Ramës për 2025-ën

 


Nga Basir Çollaku/

Veliaj, “GJELDETI” I Edi Ramës për 2025-ën

Erion Veliaj mund të konsiderohet politikisht e penalisht, si “gjeli i detit” i Edi Ramës për vitin e mbyllur 2024, në prag të ndërrimit të moteve për tu bërë 2025-a, edhe elektorale. Erion Veliajt, si funksionar publik, mund t’ia kalojë vetëm kryeministri Edi Rama,

Berisha publikon biletën e Veliajt me kthim dt 18 janar! A po kërkon azil?

 


Berisha publikon biletën e avionit të Veliajt: E ka kthimin me 18 janar, po e mbush komunitetin ndërkombëtar me shpifje për të marrë azil Tani, natyrisht nuk mund të mos ndalemi tek problemi i ditës. Unë kam këtu, u kam sjellë këtu, është bileta e Erion Veliajt, i cili thotë se është nisur me datën 28 dhe e ka kthimin me datën 18 janar. Tani, çfarë komenti kam unë. Komenti është ky: skema e përdorur, cilido që ka ABC-në e kodeve dhe ligjeve, ishte mbathja se të arrestuam.

Drejtësia e re për “Mehmet Shehut” të dytë të Shqiptarëve.

 


Nga Erion Dasho

Askush nuk ka dyshim për arsyen e vërtetë të udhëtimit të Lalit hajdut të Boratit në SHBA. Takimi i tij më i rëndësishëm do të jetë me Alex Soros në përpjekje për të marrë një dekret faljeje nga pronari real i reformës në drejtësi dhe tutori de facto i liderëve kryeneçë të Ballkanit Perëndimor.

LISTA: Ja ku i kanë punësuar deputetët familjarët e tyre!


Gratë, bashkëshortët, fëmijët dhe të afërmit e politikanëve gjithmonë janë më të privilegjuarit. Janë ata që marrin postet më të mira në administratë. Mjafton të shohim deklarimet pasurore të politikës dhe kuptojmë se ministrat dhe deputetët, gratë, burrat apo fëmijët i kanë

Sunday, December 29, 2024

Shqipëria “nxin” ngado/ Edhe CIA i jep goditje Ramës: Qeverisja e dobët, korrupsioni dhe droga po “mbysin” vendin!

 


Departamenti i Shtetit thuajse në çdo raport e nxin qeverinë. Por duket se këtë herë një shuplakë e fortë ka ardhur nga shërbimi sekret amerikan...

Ndërkombëtarët vijojnë t’i japin goditje të fortë qeverisë

SEN BERNIE SANDERS: Two Americas, the people vs. the billionaires

 

Senator  Bernie Sanders

Është e vështirë të mos e vësh re. Vendi ynë po evoluon me shpejtësi në dy Amerika.

Saturday, December 28, 2024

SPAK reagon zyrtarisht për hetimin ndaj Erion Veliajt: Ka të dhëna për 4 vepra penale

 


Prokuroria e Posaçme ka reaguar zyrtarisht për hetimet e nisura ndaj kryebashkiakut tëTiranës, Erion Veliaj.

Në një njoftim zyrtar, SPAK shkruan se sipas një kallëzimi të bërë nga shtetasi N. A., nga hetimet e deritanishme, ka të dhëna konkrete se kemi të bëjmë me 4 vepra penale që i ka konsumuar Veliaj.

Edi Rama / Përgjegjësia individuale, mua nuk më ka kapur kush gafil!

 


Intervista e plotë

Zëri i Amerikës: Zoti kryeministër, së pari, faleminderit për këtë intervistë në fund të vitit me Zërin e Amerikës.

BIRN zbulon skandalin/ Aferë në paradhomën e ministrit: Zbardhen abuzimet e Plarent Ndrecës

 


Kërkesa për gjykim e Prokurorisë së Posaçme me të akuzuar deputetin e Partisë Socialiste, Plarent Ndreca tregon se tenderi për projektimin e dy godinave për Policinë e Shtetit u paracaktua dhe produkti ishte fiktiv dhe me probleme. Prokuroria ngre dyshime mbi lidhjet e ish-zv. ministrit Gjon Radovani dhe ish-ministrit Sandër Lleshaj, por akuzon Ndrecën si drejtuesin e skemës.

Në vitin 2019, pak muaj pasi Sandër Lleshaj ishte bërë ministër i Brendshëm dhe Plarent Ndreca u emërua sekretar i Përgjithshëm i tij, arkitekti Gjon Radovani – një ish-zëvendësministër në qeverinë e parë të kryeministrit Edi Rama, u bë vizitor i shpeshtë i zyrave të ministrisë.Në bisedat elektronike të kapura nga SPAK, të cilat janë pjesë e kërkesës për gjykim ndaj deputetit Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarëve të tjerë, Radovani rezulton se u angazhua “vullnetarisht” të ndihmonte “në asistimin e disa rregullimeve të brendshme dhe konfiguracioneve si në bojë e të tjera”.

Por përtej bojatisjes së Ministrisë së Brendshme, komunikimet tregojnë sipas SPAK se Radovani dhe një numër zyrtarësh në Ministri, të drejtuar nga ish-sekretari i Përgjithshëm dhe deputeti Plarent Ndreca, u angazhuan në paracaktimin e fituesve të një tenderi për projektimin e dy godinave për Policinë e Shtetit në Vlorë dhe Mirditë me vlerë 34.2 milionë lekë.


“Jam në paradhomë te min (ministria) e Sandrit, se më tel (telefonoi) Plarenti e desht me më taku”, shkruan Radovani në një nga bisedat e kapura nga Prokuroria e që citohen në kërkesën për gjykim. Takimet, mesazhet dhe një sërë e-mailesh të marra me vendim gjykate nga Gmail, tregojnë se Radovani përgatiti dokumentacionin dhe kriteret për shpalljen e tenderit të cilin e fitoi vetë disa muaj më vonë.

“Nisur nga sa më sipër, organi procedues konstaton se Njësia e Prokurimit ka vendosur si kriter ato licenca që disponohen nga kompania fituese BOE Ape dhe Derby shpk, pa i argumentuar si dhe kanë diskutuar paraprakisht me të pandehurat Denisa Skenderaj, Aida Shehi dhe Elora Kokalari mbi kriteret e vendosura duke provuar faktin se kjo kompani është paracaktuar për t’u shpallur fituese në këtë procedure prokurimi,” thuhet në kërkesën për gjykim që iu dërgua Gjykatës së Posaçme në fund të nëntorit 2024.

Prokuria kërkon gjykimin për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera” ndaj deputetit Ndreca. Me të njëjtën akuzë janë edhe 12 zyrtarë, ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme, përfshi anëtarët e njësisë së prokurimit Denisa Skënderaj, Lira Kolasi dhe Blendi Kovi, anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Lindita Mukaj, Ferdinant Tarazhi, Silva Dauti, Grida Isufi, Deni Klosi, Jonarda Qurku, anëtarja e Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, Julia Hysa, dhe zyrtarët e tjerë të përfshirë si Elora Kokalari dhe Aida Shehi. Ndërkohë tre anëtarët e komisionit për marrjen në dorëzim të projektit, Emiliano Mehmeti, Klejdi Meço dhe Erand Rrobaçi, akuzohen për “falsifikim të dokumenteve”.

Radovani nuk është pjesë e kërkesës për gjykim, por ai i ka mohuar publikisht akuzat dhe pretendon se është palë e dëmtuar.  Deputeti Ndreca po ashtu ka mohuar të ketë bërë shkelje. Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj nuk iu përgjigj një kërkese për koment të BIRN deri në publikimin e shkrimit. Qëndrim mohues kanë mbajtur para Prokurorisë edhe të pandehurit e tjerë.

Kërkesa për gjykim e Prokurorisë së Posaçme bën me dije se kur Radovani filloi të vizitonte Ministrinë e Brendshme për të ndihmuar vullnetarisht në llojin e bojës dhe stilizime, ai po ashtu pati një komunikim intensiv me telefon e me e-mail me zyrtarë të kësaj ministrie.  Prokuoria thotë se Radovanin në këto rrethe e prezantoi Ndreca dhe ish-ministri Sandër Lleshi.

“Kam marrë kontakte me Sekretarin e Përgjithshëm dhe më është lënë si kontakt prej tij se është bërë një lyerje e zyrave të Sekretarit të Përgjithshëm për çështje pigmenti. Nuk e kam takuar më parë. Kjo ka ndodhur që në momentin e parë që ka ardhur Plarent Ndreca si Sekretar i Përgjithshëm që ka qenë diku në muajin Korrik 2019”, thuhet në dëshminë që SPAK mori nga Aida Shehi, atëherë Drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Brendshme.

Radovani iu prezantua si pikë kontakti shefes së Kabinetit, Elora Kokalari edhe nga ministri Lleshaj. “Në mënyrë që të jepte opinionin e tij të ekspertit mbi rregullimin e ngjyrave të brendshme që ishin të paunifikuara dhe Ministri kërkonte t‘i unifikonte,“ ka dëshmuar Kokalari, mbi arsyet e kontaktit me Radovanin.

Komunikimet tregojnë se  “çështja e pigmentit” të bojës në zyrën e ministrit dhe Ndrecës nuk ishte arsye kryesore e vizitave dhe shkëmbimeve.  Prokuroria gjeti në shkëmbimet mes Radovanit dhe zyrtares së ministrisë, Elora Kokalari, se ish-zëvendësministri mblodhi informacion për gjendjen e komisariateve, po ashtu ajo i nisi atij foto të godinave të Policisë së Shtetit dhe të dhëna të tjera specifike.

Komunikimet mes Radovanit, punonjësve të Ministrisë së Brendshme dhe punonjësve të kompanisë së projektimit që sipas SPAK kontrollohej prej tij, bëjnë të qartë se ish-zëvendësministri po përgatitej të fitonte tenderin për projektimin e godinave.

Në dokumentet e ndara mes tij dhe zyrtarëve të ministrisë u përcaktuan edhe kritere të tenderit që i shkonin për shtat bashkimit të kompanive Derbi shpk dhe Ape shpk, të cilat sipas prokurorisë kontrollohen nga Radovani.

Ndër kriteret që u përfshinë në dokumentet e tenderit dhe u përdorën për selektim ishte edhe ajo që u prezantua nga Radovani në shkëmbime si një nga “pikat e forta” që ai ofronte, eksperiencë internacionale dhe nacionale me më shumë se 10 vjet si arkitekt.

Në email Radovani nuk e diskuton përfshirjen, por vetëm formën. “Mënyra se si unë mund të marr pjesë është a) si profesionist i lirë me titull gjerman në jointventure me një zyrë projektimi në Tiranë; ose b) nëpërmjet një zyre projektimi në Tiranë e cila lidh me mua një kontratë konsulence”, shkruan ai në email.  Për prokurorinë kjo është dëshmi se gjithçka ishte paracaktuar në favor të tij.

Përtej këtij momenti, SPAK thotë se përcaktimi i Komisionit të Shqyrtimit të Ofertave nga Ndreca në rolin e Sekretarit të Përgjithshëm, po ashtu është provë e paracaktimit. Duke iu referuar të dhënave të mbledhura mbi mënyrën se si u zgjodhën anëtarët e këtij komisioni, të cilët po ashtu janë nën akuzë, prokuroria thotë se për disa prej tyre nuk kishte arsyetim se si u përfshinë. Ata madje nuk plotësonin as kushtin e pasjes mbi 10 vjet eksperiencë, siç i kërkohej kompanive pjesëmarrëse.

“Këto fakte provojnë se përzgjedhja e anëtarëve të KVO nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm, të pandehurit Plarent Ndreca është bërë me synimin që ky Komision të jetë thjesht një komision formal në përzgjedhjen e kandidatit fitues të paracaktuar,” thuhet në kërkesë për gjykim.

Përtej këtij fakti, Prokuroria gjeti se ndryshe nga ofertuesit e tjerë, Radovani u mbajt me hatër. Edhe pse një nga kompanitë e bashkimit ekonomik nuk kishte paguar faturat e energjisë, një argument që u përdor për skualifikimin e një konkurrenti tjetër në garë, në rastin e “të paracaktuarit” kjo u quajt “devijim i vogël”. I njëjti arsyetim u përdor edhe për mospasjen e numrit të duhur të punonjësve.

Ky fakt provon se ky bashkim operatorësh është favorizuar nga KVO që në Fazën e I-rë të kësaj procedure prokurimi”, thuhet në kërkesë për gjykim.

Po ashtu, Prokuroria gjeti se ndryshe nga ofertuesit e tjerë Radovani dhe kompanitë me të cilat ai paraqiti ofertën e kishin atë konkrete me emra të saktë të godinave për të cilat do punonin.

Komunikimet mes Radovanit dhe Kokalarit tregojnë se ky i fundit ishte gjithashtu i sigurt që do të fitonte. Pak pas përfundimit të fazës së parë të tenderimit dhe ende pa konfirmim zyrtar, ai i shkruan shefes së kabinetit të ish-ministrit që ta ndihmojë të shkojë të vizitojë komisariatin e Vlorës.

Para se të piqej gjeli i Vitit të Ri

Prokuria vlerëson se palët ishin aq të qarta për fituesin sa kur procedurës i erdhi fundi më 31 dhjetor 2019, kur shumica e qytetarëve bëhen gati për festë, në ministrinë e Brendshme u punua fort dhe u nënshkruan brenda ditës kontrata dhe u morën në dorëzim projektet që siç doli kishin një sërë problemesh.

Madje, hetimet zbuluan se plani fillestar ishte për projektimin e 4 godinave me fond 55.2 milionë lekë, por po ditën e fundit të vitit,  Ndreca që priste të firmoste kontratën, mësoi se këto para nuk ishin në gjendje.

Prokuroria thotë se pas këtij informacioni, Ndreca urdhëroi përpilimin e një kontrate për shumën që ishte në dispozicion dhe vetëm për dy objekte, duke i përcaktuar edhe kostot aty për aty. “Fondet për dy komisariate janë në llogarinë e institucionit. Të shikohet mundësia e lidhjes së kontratës për fondet që janë në dispozicion! Fondet në dispozicion janë 35 milionë lekë, për rrjedhojë të hartohet kontrata për dy komisariate”, citohet urdhri i Ndrecës.

Brenda ditës u përpilua një kontratë e re me shumën 34.2 milionë lekë, që sipas prokurorisë është fryrë qëllimisht. “Në këtë Kontratë, konstatohet se tarifa e projektimit është rritur fiktivisht në vlerën 5,696,296.9 Lekë nga ajo e paraqitur në propozimin ekonomik në fazën e konkursit të projektimit”, thuhet në kërkesë për gjykim.

Po ashtu, brenda ditës me urdhër të Ndrecës u ngrit një komision për të marrë në dorëzim projektin, zbatimi i të cilit duhej të fillonte atë ditë.

Hetimet gjetën se ndryshe nga sa parashikohej në kontratë, Radovani dhe të tjerët e dorëzuan punën me të nënshkruar kontratën dhe po atë ditë dorëzuan edhe faturat mbi të cilat do të paguheshin.

Prokuroria thotë se këto dokumente dhe dorëzimi ishin fiktive dhe projektet nuk u dorëzuan fizikisht dhe as u protokolluan atë ditë. Tre personat, të caktuar nga Ndreca për marrjen në dorëzim të punës akuzohen se falsifikuan dokumentacionin. “Nga hetimi i kryer ka rezultuar e provuar se kemi të bëjmë me veprime fiktive të marrjes në dorëzim të dokumenteve për arsye se lidhja e kontratës, urdhri i ngritur për marrjen në dorëzim të projektit, procesverbali i mbajtur për marrjen në dorëzim, dorëzimi i faturave tatimore, janë kryer të gjitha brenda një dite në dt. 31/12/2019”, shprehet prokuroria.

Anëtarët e këtij komisioni thanë se ishin urdhëruar nga Ndreca përmes një sekretareje për të marrë në dorëzim projektet ditën e fundit të vitit, për të mos djegur fondet. “Sipas deklaruesit, sekretarja mund të quhej Denisa e cila i ka kërkuar Komisionit nëse ishte e mundur të përfundohej procesi i marrjes në dorëzim po atë ditë sepse digjeshin fondet”, perifrazohet në kërkesë për gjykim dëshmia e anëtarit të komisionit, Klejdi Meço.

Por nxitimi nuk duket se u solli atyre përfitime. Hetimet gjetën se me t’u kthyer në zyrë në janar 2020, palët u angazhuan të përmbyllnin skemën dhe merrnin pagesën, por hasën menjëherë në pengesa. Në shkurt 2020, drejtori i Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar i shkroi Ndrecës ndër të tjera se veprimet e kryera ishin problematike, se reduktimi i fondit ishte bërë pa argumente dhe binte ndesh me legjislacionin. Po ashtu, zyrtari bëri me dije se procedurat dukeshin fiktive. “Kontrata e nënshkruar, urdhri i marrjes në dorëzim të projektit, procesverbali i marrjes në dorëzim, faturat tatimore, mbajnë datën 31/12/2019 duke krijuar dyshime për veprime fiktive,” i raportoi ai Ndrecës.

Gjithsesi, Ndreca akuzohet se e shtyu përpara projektin dhe ia transferoi përgjegjësinë për pagesë Policisë së Shtetit, ku me urdhër të tij u bënë takime për këtë punë.

Por kur projektet i shkuan Policisë së Shtetit që kjo e fundit të bënte pagesat, specialistët këtu gjetën se ato ishin të mangëta dhe me probleme.

Në pjesën dërmuese të ambienteve nuk janë parashikuar dritare,” thuhet në letër-këmbimin mes Policisë së Shtetit dhe sekretares së re të Përgjithshme të Ministrisë së Brendshme. Aty thuhet se në Vlorë u parashikua një holl 642 metra pa funksione, ndërsa mjediset për të miturit ishin pa dritare dhe pa ndriçim natyral. Policia e Shtetit gjeti se projekti nuk plotësonte kushtet për sigurinë dhe sipërfaqja e godinës ishte dyfishuar pa qenë nevoja.

Mbi bazë të këtyre problemeve, Policia e Shtetit refuzoi të bënte pagesën dhe u padit më pas nga dy kompanitë projektuese, të cilat këmbëngulin se e kanë bërë punën.

Lidhje shoqërore dhe rimbursime

Prokuroria bën me dije se ka hetuar dy prej lidhjeve të Radovanit në ministrinë e Brendshme, atë me ish-ministrin Sandër Lleshaj, që është përkufizuar shoqërore dhe atë me Ndrecën që siç del ishte pikë referimi për shtyrjen para të praktikës.

“Lidhur me shtetasin Sandër Lleshaj u gjendën biseda të shkëmbyera në telefon mes përdoruesit regjistruar me emrin “Sandër Lleshi” dhe Gjon Radovanit, që i përkasin periudhës nga 2017 deri në 18 Dhjetor 2019 dhe rezulton se këta shtetas kanë patur marrëdhënie shoqërore,” thotë prokuroria.

Por në komunikimet që prokuroria ka përfshirë në kërkesë për gjykim nuk ka diskutime mes Radovanit dhe ish-ministrit për tenderin.

Megjithatë nga komunikimet e Radovanit me punonjës të ministrisë del që ish-ministri mund të ishte dijeni për këtë skemë, ose të paktën kjo pretendohet nga Radovani.

“Unë, siç i premtova ministrit, mund të merrem me dëshirë me këtë punë dhe jam i sigurt, që do merrni maksimumin e qualitetit,” shkruan ai në komunikim me shefen e kabinetit të Lleshajt.  Megjithatë, prokuroria nuk e ka përfshirë ish-ministrin Lleshaj në hetim dhe nuk referon që ai të jetë përfshirë më tej në këtë proces.

Përndryshe, marrëdhënia me Ndrecën, ish-Sekretar i Përgjithshëm,  është më intensive dhe siç zbulohet nga komunikimet edhe më e komplikuar. Prokuroria thotë se pavarësisht mohimit të tyre është dokumentuar që ata e kishin diskutuar tenderin paraprakisht dhe kishin shkëmbyer mesazhe e dokumente me njëri- tjetrin para dhe pas këtij të fundit. Sipaprokurorisë, ky është një fakt i pashmangshëm dhe se Ndreca e Radovani shfrytëzuan ofertën për konsulencë “pro bono” të Gjon Radovanit për: Lyerjen e unifikuar të mureve të brendshme të ministrisë, për këto takime.

Prokuroria thotë se Ndreca nuk është i besueshëm kur pretendon që në takimet jo të pakta mes të dyve “e vetmja bisedë që nuk kanë përfituar nga rasti të zhvillojnë me njeri tjetrin në këto takime, është pikërisht biseda rreth “Projektit të komisariateve”.

Pavarësisht se pjesë të komunikimeve mes të dyve ishin fshirë, prokuroria thotë se gjeti në mesazhet mes Radovanit dhe të tjerëve gjurmë të përfshirjes. “Ciao Astrit, fola në tel me Plarentin. Ai thotë se nëse Elena bën që komisioni të firmosë se projekti i zbatimit është konform projekt-idesë, ai e ven firmën. Si shkresë vetëm me emër të tij nuk e bën, sepse SP (Sekretari i Përgjithshëm) firmos pas një komisioni. Nesër po i shkruaj Elenës dhe të them çfarë do më përgjigjet”, thuhet në komunikimet e Radovanit me të tretë.

Po ashtu, Prokuroria gjeti mesazhe të Ndrecës që Radovani ua kishte dërguar të tjerëve. Ndreca pretendoi sipas prokurorisë që nuk i kishte nisur ai mesazhet, po ishin nisur sikur ishin shkruar prej tij. Megjithatë, SPAK pretendon se Radovani nuk kishte arsye për ta bërë këtë në komunikim me bashkëpunëtorë dhe vartës të tij.

Marrëdhënia megjithatë nuk duket e paqtë. Kur pagesa kishte ngecur dhe palët ishin në ngërç, në një komunikim me një person të tretë, Radovani ankohet për Ndrecën, por thotë se i vinte turp ta adresonte problemin me ministrin.

“Të lutem mos i thuj gja Sandrit për atë punën qe me Plarentit, se më vjen turp dhe nuk du me i hi atyne diskutimeve…”, shkruan Radovani. Në bisedë lihet të kuptohet se ata kishin tentuar ta bindnin Lleshajn ta hiqte Ndrecën, por ai nuk ua kishte dëgjuar këshillën. “Na e kena për detyrë si mik me i folë për gjana të randësishme, mandej gjithkush din vetë çka ban,” shkruan Radovani në përgjigje të mesazhit ku i thohet se ish-ministrit i ishte folur keq për Ndrecën.

Prokuroria po ashtu ka gjetur edhe një mesazh që lë të kuptohet se Ndreca priste diçka nga afera, që në kërkesë përshkruhet si “rimbursim”, por hetimet nuk kanë shkuar përtej kësaj pike. “Nga ana tjetër, Plarenti po më thonte, se a zgjidhet me policinë apo me MB (Ministrinë e Brendshme), ato që ai ka dhënë për projektin, janë già të dala dhe me një fjalë pret rimbursimin”, i shkruan Radovani një bashkëpunëtori. I pyetur nga prokuroria, bashkëpunëtori ka mohuar të dijë për rimbursimin dhe çfarë forme do të kishte ai. / BIRN

Erion Veliaj lë Shqipërinë


 Sot që në ora 5 të mëngjesit Erion Veliaj është parë të lërë sallën sallën Vip me pagesë (200 euro një qëndrim) të arepoportit te Rinasit. “Qëndronte i  vetmuar, nuk shoqërohej nga njeri qe i veshur sport dhe në kokë mbante kapele”, tha një burim për Lapsi.al. 

SPAK i pret biletën Veliajt…por për Nju York

 


Nga Basir Çollaku

Sot në orën 5 e 30 është rehatuar në avion e linjës së Vienës dhe në 6 ka nisur fluturimin bashkëshorti i “Harabelit” dhe ka mbërritur në kryeqytetin austriak. Viena në kësi rastesh është stacioni tranzit për Nju York.

Thursday, December 26, 2024

EKREM SPAHIU/ A ishte Mbreti Zog antifashist dhe a frymëzoi luftën antifashiste në 1939 e më pas. Çfarë bënë mbretërit e tjerë në Evropë

 


Nga Ekrem Spahiu

Historia i ka të gjitha dëshmitë dhe arsyetimet historike, politike, juridike dhe ushtarake se Mbretëria shqiptare ishte promotori i qëndresës dhe Luftës Antifashiste 

Historiografia komuniste, përkundër dëshmive tëpatjetërsueshme dhe arsyetimeve të paanëshme, sajoi alibira përaportin e Zogut me Italinë, sikur ai e shiti Shqipërinë, sikur ai e priti krahëhapur pushtimin fashist dhe sikur ai e braktisi vendin.

Por e vërteta historike nuk përcaktohet ideologjikisht.

Bardeli: Rritja e çmimit të ujit duhet të ndalet menjëherë! Shkodra nuk ua ka për borxh!

 


Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli ka reaguar gjatë ditës së sotme në një deklaratë për shtyp kundër rritjes së çmimit të ujit për qytetarët e Shkodrës.

“Rritja e çmimit të ujit, që vjen nga oborri i korrupsionit të kryeministrit, duhet të ndalet menjëherë!”, thuhet në deklaratën e deputetes demokrate.

Administrata “Trump” do të rishqyrtojë “non gratën” për Berishën, takimet me stafin e tij

 


Ish-ministri Genc Pollo flet për situatën ku ndodhet opozita, rrugëdaljet, përndjekjen politike ndaj saj, mosbindjen civile, projektin elektoral dhe mundësitë e heqjes së “non-grata”-ës së Sali Berishës. Genc Pollo zbardh një bisedë tri javë më parë me ish-ofiqarë të presidencës “Trump” 2017-2021 dhe të afërt me ekipin aktual të Presidentit të ri të SHBA-ve.

Agron Gjekmarkaj rrëfen rrethanat e përplasjes me policinë, rrëzon deklaratën e bluve

 


Deputeti, n/kryetar i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj ka shpjeguar në lidhje me goditjen që mori dje nga policia duke përfunduar në spital me komplikacione të frymëmarrjes.

DEKLARATA/,Nuk do të kisha reaguar përsa ndodhi dje me mua në protestë nëse Policia e Shtetit nuk do më fyente së dyti me deklaratën e vet publike e dizinformuese!

Tuesday, December 10, 2024

Lufta Civile Siriane Syrian Civil War

 


Në mars 2011 qeveria e Sirisë, e udhëhequr nga Pres. Bashar al-Assad, u përball me një sfidë të paprecedentë ndaj autoritetit të tij kur protestat pro-demokracisë shpërthyen në të gjithë vendin. Protestuesit kërkuan t'i jepej fund praktikave autoritare të regjimit të Asadit, të vendosura që kur babai i Asadit, Hafez al-Assad, u bë president në vitin 1971. Qeveria siriane përdori dhunën për të shtypur demonstratat, duke përdorur gjerësisht forcat

Sunday, December 8, 2024

Katër ditët që ngritën në këmbë studentët dhe popullin


 Dhjetor ’90, nga zgjedhja e Azemit tek revolta e madhe

8 Dhjetor, Ora 10:00.

Kryeministri Çarçani shkon pa njoftuar për vizitë tek studentët në Qytetin “Studenti”. Kalimi i tij nga godina 27-28 krijoi ilaritet të madh, pasi baltës nuk i rezistuan as çizmet që Çarçanit ia dërgoi me shpejtësi policia. Në godinën 10-11, ai priti një grup studentësh.

“Rrëzuat një prej regjimeve komuniste më të ashpra”, Ambasada amerikane kujton 8 Dhjetorin ’90

 


Ambasada amerikane në Tiranë ka kujtuar sot me një mesazh në Instagram Ditën Kombëtare të Rinisë. Ambasada e SHBA shkruan se 34 vjet më parë studentët dhe të rinjtë shqiptarë u ngritën kundër një prej regjimeve më të ashpra komuniste të Europës.

Më tej ambasada thekson se rinia e sotme vazhdon të formësojë të ardhmen e Shqipërisë dhe “SHBA-

Kërcënimi i Erion Veliajt për Ramën që zbythi SPAK-un

 


Rama dhe Veliaj vazhdojnë luftën e ftohtë. Rama i kërkon SPAK të burgosë Veliajn, por Veliaj ka në dorë burgosjen e Olsi Ramës, ndaj SPAK zbythet nga hetimet ndaj Veliajt me urdhërin e Ramës. Edhe një herë tjetër Veliaj fitoi betejën me Ramën dhe SPAK dhe që nga dje Edi do të bëhet Edushka.

Reagimi i Berishës

Saturday, November 23, 2024

Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin

 


Marrja nën hetim e kryebashkiakut të Shkodrës ilustrim se si është thurrur rrjeta e merimangës së rilindjes

Organigama e grabitjeve të rilindjes nxjerr para kudo ku ta prekësh. Një herë një pastruse vjedh punëdhënësen e vet dhe nga tubi i aspiratorit

Friday, November 22, 2024

Miratohet rezoluta e dytë brenda një jave me qëndrim politik të qendrës së djathtë, EPP: Shteti shqiptar i kapur nga krimi

 


Miratohet Rezoluta e dytë brenda një jave me qëndrim politik të qendrës së djathtë në mbrojtje të kauzave të drejta të PD. Rezoluta e EPP thotë se shteti shqiptar është i kapur nga krimi. Drejtuesit e opozitës të izoluar në prag të fushatës.

Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (EPP) ka miratua mesditën e së premtes Rezolutën ku shpreh shqetësimet e saj lidhur me gjendjen aktuale politike në Shqipëri, kapjen e shtetit nga krimi, kufizimin e së drejtës së opozitës nëpërmjet persekutimit politik ndaj liderëve të saj, nën një peisazh të

Skandali / Beccheti korruptoi Arbitrazhin për të fituar ndaj Shqipërisë: U hapi biznese dhe "start up"-e fëmijëve të gjyqtarëve (PËRGJIMI)

 


Zbardhet detaje nga skandali ku është përfshirë biznesmeni i njohur Francesco Becchetti.

Beccheti investoi shuma të mëdha parash për të krijuar mundësi biznesi për njerëzit pranë anëtarëve të arbitrazhit, në këmbim që ata të zgjidhnin një president në favor të tij, në arbitrazhin kundër shtetit shqiptar.

E BUJSHME/ Becchetti ekzekuton gjobën në Belgjikë, përmbaruesi merr 110 milionë euro nga Eurocontrol!

 


Saga e sherrit personal të Edi Ramës me Francesco Becchettin ka përfunduar me një fund shumë të hidhur për qytetarët shqiptarë.

Biznesmeni italian ka ekzekutuar gjobën 110 milionë euro të arbitrazhit në Belgjikë duke marrë të gjitha paratë e hapësirës ajrore të Shqipërisë, të cilat mbaheshin të bllokuara në llogarinë e Eurocontrol, që prej dhjetorit të vitit 2020.

Friday, October 25, 2024

“Mashtrim dhe konflikt interesi”, qeveria pranon abuzimin me IPARD; Tender 377 mije euro për të “hetuar” veten!


 Qeveria shqiptare ka pranuar për herë të parë abuzimin me fondet e BE-së për bujqësinë, nëpërmjet programit IPARD II.

Në një dokument të dalë nga Ministria e Financave shkrihet se fondet janë dhënë me “mashtrime dhe konflikt interesi”.

"Para ligjit janë të gjithë të barabartë", Valteri për arrestimin e Metës: Të merret zvarrë kushdo që ka vjedhur

 


Ish-deputeti Halit Valteri ka komentuar arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ai tha se kushdo që ka vjedhur para dhe ka keqmenaxhuar fondet gjatë kohës kur ka qenë në pushtet, duhet arrestuar dhe marrë zvarrë. Valteri shtoi se para ligjit janë të gjithë të barabartë.

"Pse SPAK nuk arreston 'kokat' e PS?", Çupi: Prangosja e Metës e panevojshme, nuk ka asnjë pushtet

 


Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, është shprehur se PD po shkon në zgjedhje ndërkohë që ka tre opozitarë në masë arresti.

Ajo tha se kemi një reformë zgjedhore të pa përfunduar dhe një mungesë totale të standardeve sa i takon futjes së barabartë në fushatë.

Të nderuar donatorë: A ndiheni ju rehat kur suksesin e reformave në Shqipëri e vlerëson bashkëshortja e Kryeministrit?


Problemi është se studimet e zonjës Rama kryhen për llogari të organizatave më më të rëndësishme botërore, të cilët janë dhe zërat më prestigjozë që vlerësojnë qeverisjen në Shqipëri.

A do ta fitojë luftën ndaj gjyqësorit Giorgia Meloni?


 Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, i ka shpallur një luftë ballore gjykatësve italianë, të cilët po përpiqen të rrëzojnë që në gjenezë skemën e saj aq shumë të lavdëruar të dërgimit në Shqipëri të emigrantëve të paligjshëm...

Monday, October 21, 2024

Pamjet e arrestimit të Metës, Berisha: Akt monstruoz nga kriminelët me uniformë


 Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Me anë të një postimi në Facebook, të cilin Berisha e ka shkruar në shqip dhe anglisht thotë se “kriminelët me uniformë rrëmbyen dhe goditën pas koke ish presidentin, ish kryeministrin dhe ish kreun e Parlamentit.

Pamjet kur Ilir Meta nxirret me dhunë nga makina në mes të rrugës

 


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir, Meta është arrestuar këtë të hënë në afërsi të ish-rrethrrotullimit Shqiponja, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

“Gijotina” sjell pamjet nga aksioni i ndalimit të ish-Presidentit dhe kryeministrit Meta, i cili nxirret forcërisht nga makina me të cilën lëvizte.

Friday, October 18, 2024

VENDIMI/ Gjykata e Romës: Emigrantët në Gjadër duhet të kthehen në Itali!

 


Gjykata e Romës ka vendosur që sjellja e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri është në shkelje me ligjin.

Seksioni i emigracionit në gjykatën e Romës ka dalë në përfundimin se emigrantët e parë që janë sjelljë në Shqipëri, në fakt duhet të ishin "zbarkuar" në Itali për shkak se vijnë nga vende të pasigurta.

Wednesday, October 16, 2024

Shqipëria dhe Kosova mësojnë vazon në shortin e Botërorit 2026

 


Ndeshjet e Ligës së Kombeve gjatë këtyre muajve kanë shërbyer edhe si një “rrugëtim” indirekt drejt Botërorit 2026. Rezultatet kanë qenë me peshë për renditjen e FIFA-s, e cila do të jetë ajo që përcakton ndarjen në vazo të skuadrave në shortin që do të hidhet me 13 dhjetor në Zyrih.

Formati i ri i kualifikueseve, bën që tashmë skuadrat të ndahen në 12 vazo,

Protesta e PD shkon në Parlamentin Europian, ja emrat e deputetëve që do të udhëtojnë drejt Strasburgut

 


Demokratët janë gati të udhëtojnë drejt Stasburgut  për të bindur Parlamentit Europian se në Shqipëri po shkelen te drejtat e opozitës dhe po cenohet demokracia përmes arrestimeve politike.

Krahas simbolikës jashtë dyerve të këtij institucioni ligjvënësit  e djathtë do te lobojnë tek

Hidhet shorti për gjykimin e Berishës. Kjo është gjyqtarja qe do gjykojë kren e opozitës

 


Flojera Davidhi ështe zgjedhur sot me short për të drejtuar procesin gjyqësor ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha.

Flojera Davidhi ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 ndërsa pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua gjyqtare në Gjykatën e Korçës.

Në tetor 2019, Davidhi u komandua për një periudhë 2-

Deputetët e PD protestë në Strasburg, mësohet data kur mbahet


 Protesta e deputetëve të opozitës në Parlamentin Europian në Strasburg besohet se do të mbahet më datë 23 tetor.

Afro 40 deputetë të PD do të kërkojnë sensibilizim dhe mbështetje për kauzat e opozitës ndërkohë që mbahet seancë plenare në Parlamentin Europian në Strasburg. Ata protestojnë ndaj mbajtjes në burg të kreut të PD, Sali Berisha dhe buegosjes se deputetit Ervin Salianji.

SPAK dorëzon dosjen, akuzat për Berishën, Malltezin, Bektashin, Pustinën dhe Begejën

 


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka dorëzuar në gjykatë dosjen e hetimit ndaj kreut të opozitës Sali Berisha e cila përmban 333 fashikuj.

Spak ka njoftuar se pasi ka përfunduar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 287, të vitit 2020, ka dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për

Saturday, October 12, 2024

Parti e re nga grupi që u shkëput nga Basha. Mësohet emri


 E kanë zgjatur në të shkuarën premtimin e tyre politik dhe elektoral pëe të ardhmen, një grup i shkëputur nga Lulzim Basha, që më herët ishin shkëputur edhe nga PD përmes marrjes së logos dhe vulës nga një vendim korruptiv politik i Apelit të Tiranës.

Ata e quajnë partinë e tyre ‘Djathtas 1912’.

Tuesday, October 8, 2024

Pse as CDU-ja gjermane nuk pranon t’i heqë ‘non gratën’ Saliut?

 Zëdhënësi për çështjet evropiane i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag, Gunther Krichbaum, ka dënuar ashpër protestën e djeshme në Tiranë.

Sali Berisha duket se është rrethuar nga të katër anët. SHBA me Britaninë e Madhe e kanë shpallur “non grata”, por duket se të njëjtën gjë kanë bërë edhe gjermanët, për të mos shkuar më pas te PPE, ku ata kanë rol kryesor.

Hoxha turk i Namasgjasë që irritoi SHBA, a po tërhiqet Erdogan?


 Erdogan, që nuk është as në nivelin e sulltanëve të Portës së Lartë, por katapulton një klerik nga Bursa, turk safi që të drejtojë xhaminë e Tiranës...

Prej disa ditësh, mediat e financuara nga Edogani përhapën

Protesta, Murrizi “shpërthen” në akuza: Ku janë sot ata spurdhiakë që “molën” PD-në kur ishte në pushtet?

 


Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi ka reaguar i irrituar për protestën e djeshme. Sipas tij, janë të njëjtët njerëz që protestojnë gjithmonë, pasi ata që dikur e kanë shfrytëzuar PD për të mbushur xhepat sot nuk dalin.

Andrea Çakuli, ortaku i Olsi Ramës e Amant Josifit në Call-Center; i arrestuar 2 herë për trafik droge e klandestinësh


Shkruar nga Pamfleti

Ai u arrestua nga Policia e Shkodrës në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, i kapur në flagrancë me 3.4 kilogramë drogë,

Debat i ashpër te Komisioni Hetimor/ Ndreca: Nëse keni ardhur për konferenca, lëvizni! Zhupa: O frikacak


 Një debat i ashpër u zhvillua në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë në parlamentin e Shqipërisë.

Nënkryetari i Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, Plarent Ndreca tha se Ina Zhupa dhe Albana Vokshi po bëjnë propagandën e PD në Komision.

Kreu i PD-së paralajmëroi ngujime e greva, Ilir Meta tregon a do t’i bashkohet Sali Berishës?

 


Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka deklaruar se do t’i bashkohet Sali Berishës, pas thirrjeve të kreut të PD-së, i cili paralajmëroi ngujime e greva.

Meta theksoi se do t’i bashkohet

Sunday, October 6, 2024

Kur kryetarit të Prokurorisë Speciale i flet subkoshienca!

 


Shkruar nga Pamfleti

Në vend të akteve heroike, ai tradhtoi veten dhe tha një të vërtetë që, kush i ka dy para mend në këtë vend, e di: Ai zbaton urdhrat e Bablokut dhe merret vetëm me ish-ët.