Korridoret e RTSH-së nuk janë të qeta. Pas traumës që la pas Alfred Peza, çoroditjes që po shkakton zëvendësja e tij, lajmi i radhës i ka lënë të shokuar 900 punonjësit e gjigandit publik mediatik. Iris Luarasi do të jetë drejtoresha e re. Lajmi ka kohë që qarkullon dhe vetë kukulla publike e Edi Ramës, në rrethe shumë të ngushta e ka pranuar: Kjo është koha e shpërblimit për të.
Pra, thashethem ose e vërtetë, ajo çfarë pothuaj të gjithë e pranojnë me siguri është se Iris Luarasi, pedagogia e gazetarisë nuk do të mjaftohet vetëm me pozicionin e shefes që ka marrë pak muaj më parë në fakultetin e Shkencave të Komunikimit. Ajo i ka dhënë aq shumë Edi Ramës dhe familjes së tij, sa meriton një shpagim shumë më të madh se kaq. RTSH, në grahmat e fundit, është pikërisht institucioni që i duhet, por edhe i përshtatet një personazhi si Iris Luarasi. Me miliarda para buxhet vjetor, një institucion që ka vite që e rrjepin i madh e i vogël, një minierë ari për çdo drejtor që ka pasur është shpërblimi i duhur.
Por pse tani dhe pse pikërisht Iris Luarasi, një gërdallë antipatike publike, na doli të ishte kandidatura e duhur për të drejtuar RTSH pas vjedhjes që i bëri Alfref Peza dhe po i bën Aurora Polo?
Arsyet janë dy dhe janë shumë të forta.
E para, është çështje lëpirje, një proces që familja Rama e kërkon dhe e vlerëson shumë. Ka 12 vjet tashmë, që sa herë behet fjalë për diskutime delikate, ku skandalet apo vjedhjet e kësaj qeverie janë të qartë si drita e diellit, Iris Luarasi është një nga marionetat që nxirret për të mbrojtur familjen Rama. Ajo është një lëpirëse shembullore që nëpër studiot televizive i hapin rrugë prej neverisë dhe nivelit ordiner të lëpirjes.
E dyta, është zonja e parë de facto e Shqipërisë, Linda Rama. Me këtë Iris Luarasi nuk e ka aferën vetëm për lëpirje. Paçka se herën e fundit Irisi e tejkaloi veten me aftësinë e saj në këtë profesion, pas letrës publike ku i dilte në mbrojtje mentores së vet, e kritikuar nga të gjithë për pozicionin abuzues që i ka dhënë vetes si eksperte për Shqipërinë në çështjet evropiane, marrëdhëniet e këtyre dy grave janë shumë më të thella dhe dhe forta se kaq.
Ato i lidh bashkë Sorosi (babai dhe biri) dhe paratë që ndajnë në fushën e organizatave jofitimprurëse, në të cilën të dyja gratë janë eksperte. Sot askush nuk di të thotë se cila është me e vjetër në shërbim të Sorosit, Linda apo Irisi, ama ajo që dihet është se të dyja kanë ndarë shumë nga torta e pasur e fondeve që Shqipërisë i janë dhënë për shoqërinë civile.
Të dyja fshihen pas fustanit të ekspertes, por dhjamin e rëndë të pasurisë që kanë vënë i ka themelet pikërisht në abuzimet me fondet e akorduara për gratë e dhunuara, për të rinjtë dhe kategori të tjera të margjinalizuara të shoqërisë shqiptare. Në korridoret e Sorosit thuhet madje, se pas tërheqjes së Linda Ramës nga loja për shkak të Edi Ramës Kryeministër, një nga pioneret shërbyese që ka luajtur paratë në vend të saj ka qenë, Iris Luarasi.
Do të vijonte të ishte kështu nëse Irisi nuk do të bënte edhe nje shërbim të fundit që e la të mallëngjyer familjen kryeministrore. Letra publike e ekspertes së lëpirjes, për Lindën. Dalja në mbrojtje publikisht e saj kur gjithë bota kritikonte Kryeministrin që çonte si eksperte në korridoret e BE për të dhënë vlerësime për Shqipërinë, gruan e tij, ishte shërbimi final dhe i duhuri.
Iris Luarasi duhej shpërblyer për shërbimin 12 vjeçar. Për gjithë këto vite lëpirje nuk mjaftonin vetëm paratë nën rrogoz të shoqërisë civile. Duhej një post. Dhe cili institucion ka buxhet miliardash dhe i përshtatet diplomës së Iris Luarasit? Radio Televizioni Publik. Aty nuk kërkohet as rendiment në punë, as raporte evropiane, as bilance. RTSH ka vite qe rripet dhe këtë proces Iris Luarasi e njeh po aq mirë sa lëpirjen. Prandaj ka filluar që tani të krekoset dhe të tregojë shkopin: Do të bëjë namin në RTSH!/Pamfleti
No comments:
Post a Comment