Ish-deputeti Halit Valteri ka komentuar arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Ai tha se kushdo që ka vjedhur para dhe ka keqmenaxhuar fondet gjatë kohës kur ka qenë në pushtet, duhet arrestuar dhe marrë zvarrë. Valteri shtoi se para ligjit janë të gjithë të barabartë.
“Para ligjit si eksponentët e PS, si eksponentët e PD dhe kushdo që ka vjedhur para duhet arrestuar dhe duhet marrë zvarrë mundësisht për tu çuar në qelitë e burgut.
Këtu duhet marrë zvarrë gjithkush i cili ka vjedhur dhe ka prekur taksat publike.
Çdokush që ka keqmenaxhuar besimin e shqiptarëve, çdo kush që ka keqmenaxhuar fondet gjatë kohës që ka qenë në pushtet.
Kemi të bëjmë sot me një opozitë e cila kundërshton sot masën e sigurisë ndaj Berishës dhe Metës”, tha ish-deputeti për “Ora News”.
No comments:
Post a Comment