Friday, October 25, 2024

"Pse SPAK nuk arreston 'kokat' e PS?", Çupi: Prangosja e Metës e panevojshme, nuk ka asnjë pushtet

 


Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, është shprehur se PD po shkon në zgjedhje ndërkohë që ka tre opozitarë në masë arresti.

Ajo tha se kemi një reformë zgjedhore të pa përfunduar dhe një mungesë totale të standardeve sa i takon futjes së barabartë në fushatë.

Çupi deklaroi se Prokuroria e Posaçme duhet të jetë më e kujdesshme në përpilimin e dosjeve dhe fakteve, pasi sipas saj publiku humbet besueshmërinë ndaj SPAK.

Ajo shtoi se nuk ishte e nevojshme arrestimi i ish-presidentit Ilir Meta, në një kohë kur momentalisht nuk ka asnjë pushtet dhe rrezikshmëri për publikun. Ndërkohë, deputetja thekson se në pushtet ka persona që konsumojnë vepra penale.

“Dosja e zotit Berisha nuk ngjiti si një dosje që kishte një vepër penale nga zoti Berisha. Drejtësia duhet të jetë e kujdesshme kur përpilon dosjen.

Bëri bujë në fillim dhe më pas u fashit sepse njerëzit nuk e besonin.

Prokuroria e SPAK duhet të jenë të kujdesshëm me provat sepse më pas humbet besimi

Për procedurat e ndjekura nga zoti Berisha, janë shkelur nga organi i akuzës. Nga ana tjetër, janë pushtetarë të cilët e kanë konsumuar pushtetin deri në 2013 dhe rrezikshmëria e tyre është zero pothuajse në këto momente.

Nuk është emergjente sot të arrestosh ish-presidentin kur ke zyrtarë të lartë, kryetarë bashkish, kryeministër që konsumojnë vepra penale. Askush nuk e beson që tre pushtetet sot në vend janë të ndara. Sot kemi vetëm një pushtet, atë të kryeministrit.

Unë kam mbështetur në mënyrë të vazhdueshme SPAK por nuk mund të cedojmë në procedurat ligjore të arrestimit, siç ishte rasti i Metës.

Mënyra e ekzekutimit të urdhër-arrestit ndiqet nga SPAK, e ka detyrim ligjor, nuk mund të thotë që nuk kam asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi”, u shpreh Çupi për “News 24”

Shkruar nga Pamfleti

No comments: