Friday, November 22, 2024

Miratohet rezoluta e dytë brenda një jave me qëndrim politik të qendrës së djathtë, EPP: Shteti shqiptar i kapur nga krimi

 


Miratohet Rezoluta e dytë brenda një jave me qëndrim politik të qendrës së djathtë në mbrojtje të kauzave të drejta të PD. Rezoluta e EPP thotë se shteti shqiptar është i kapur nga krimi. Drejtuesit e opozitës të izoluar në prag të fushatës.

Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane (EPP) ka miratua mesditën e së premtes Rezolutën ku shpreh shqetësimet e saj lidhur me gjendjen aktuale politike në Shqipëri, kapjen e shtetit nga krimi, kufizimin e së drejtës së opozitës nëpërmjet persekutimit politik ndaj liderëve të saj, nën një peisazh të

përkeqësuar politik me afrimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Në Rezolutë theksohen lidhjet ndërmjet trafikut të drogës dhe krimit të organizuar me elitën politike dhe me zyrtarët e zbatimit të ligjit, duke shfrytëzuar ekonominë dhe kuadrin politik të Shqipërisë për pastrimin e parave. Dështimin për të arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore, duke rezultuar në progres minimal në zbatimin e rekomandimeve të pazgjidhura nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias, ku të gjitha palët ranë dakord për ndryshimet zgjedhore që lejojnë veçanërisht votimin nga jashtë. Këto kishin për qëllim të ishin në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Korrupsionin dhe mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme sipas standardeve të OSBE-së.

Zvogëlimi i hapësirës për rolin mbikëqyrës parlamentar të opozitës; mungesën e ndërtimit të një kulture parlamentare konstruktive duke nxitur konsensusin midis të gjithë aktorëve politikë dhe duke mbështetur të drejtat dhe përgjegjësitë e opozitës. Pamjaftueshmërinë për të siguruar një funksionim të duhur të institucioneve demokratike në vend, duke përfshirë një pluralizëm të qëndrueshëm, opozitë konkurruese dhe një dialog politik të brendshëm dhe ndërpartiak;

Në Rezolutë ngrihet shqetësimi për: “Çdo persekutim politik i supozuar i liderëve të opozitës, deputetëve dhe zyrtarëve të pushtetit vendor, duke u përballur me kufizime të motivuara politikisht të të drejtave të tyre civile”.

Në rezolutën e miratuar thuhet se: “Partia Popullore Evropiane (EPP) i kërkon autoriteteve shqiptare që të zbatojnë menjëherë reformat e kërkuara nga BE për të mbrojtur të drejtat e njeriut dhe për të siguruar një gjyqësor të pavarur dhe të paanshëm, pa ndërhyrje politike; zgjedhjet e lira dhe të ndershme përbëjnë shtyllën themelore të qeverisjes demokratike, duke kërkuar garanci për pavarësinë e administratës publike nga partia në pushtet”.

EPP do të monitorojë nga afër zhvillimet në Shqipëri, duke mbështetur partitë e saj anëtare në zgjedhjet e ardhshme dhe duke mbrojtur aspiratat e Shqipërisë për në BE. EPP rithekson mbështetjen e saj të fortë për integrimin evropian të Shqipërisë dhe ndjekjen e popullit shqiptar për një të ardhme të lirë dhe demokratike. a.b

/DRONI.al/

No comments: