Nga Xhevat MUSTAFA
Duhet sqaruar qysh në fillim se nuk është fjala për borxhe personale të Edi Ramës, por si kryetar i PS-së dhe i qeverisë. Përndryshe bëhesh jo vetëm i pabesueshëm, por edhe qesharak nëse çon ndër mend e thua se njeriu që ka qenë për 12 vjet kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe është prej rreth 8 vjetësh kryetar i PS-së, që ka pasur paga të larta, dieta të shpeshta dhe dhurata të shumta, mund t’i ketë borxh një shoku e miku apo një banke. Kjo bëhet edhe më e pabesueshme kur dihet se gjatë tri mandateve të tij si kryebashkiak janë firmosur me qindra leje ndërtimi për pallate
e hotele, me dhjetëra tenderë me fatura shumë milionëshe secili. Megjithatë, edhe borxhet e partisë e të qeverisë nuk mund të mos llogariten edhe si borxhe të tijat individuale. Të dyja llojet e borxheve u shtuan ndjeshëm gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Qysh me fillimin e saj, u shpreh dhe u kuptua se strategjia e PS-së ishte ideuar dhe do të realizohej mbi bazën e një morie të madhe premtimesh joshëse dhe vështirë-përballuese ndaj zgjedhësve, si dhe ndaj bizneseve dhe bosëve, që do ta financonin, pa menduar fare se në fund të fundit do të ishin borxhe të reja, që do t’u shtoheshin atyre të vjetra. Me zgjedhësit “gjenetikë” apo me militantët fanatikë llogaria ishte më e thjeshtë. Ata ishin, janë dhe do të jenë të gatshëm të bëjnë çdo lëshim e kompromis me partinë e tyre të zemrës e të paguajnë çdo faturë në llogari të saj, vetëm e vetëm që ajo të rikthehej në pushtet e ta mbajë atë sa më gjatë. Ndërsa me kontingjentin e zgjedhësve tradicionalisht të pavendosur, që i kanë djegur votat për disa beteja zgjedhore radhazi e që votuan për PS-në më 23 qershor, llogaria nuk është kaq e thjeshtë. Këta votues nuk ia dhuruan votat Edi Ramës e Ilir Metës dhe partive të tyre për idealizëm. As për sytë dhe trupat e bukur të çupave dhe nuseve të reja, me bollëk në listat e kandidatëve për deputetë të tyre. As krejt nga alergjia ndaj Berishës dhe disa ministrave të tij. Pra, 1 milionëshi që ka votuar PS-LSI-në ka parallogaritur e pret mirënjohje dhe shpërblim prej tyre apo shlyerjen e borxhit që u kanë.
Kurse me kontingjentin e zgjedhësve që koalicioni PS-LSI ua bleu votat me para kesh, ose duke ua larë borxhet në listat e minimarketeve, ose me dhurata në formën e pajisjeve shtëpiake elektronike, ose duke u premtuar punë e poste, sidomos në vende ku fitohen miliona brenda një kohe shumë të shkurtër, pazari, edhe pse i pistë e antiligjor, mund të vlerësohet shumë më i thjeshtë e më i pastër. Llogaria mund të formulohet edhe më shkurt apo më troç: “Më jep votën, urdhëro paratë dhe prit të marr pushtetin, të bëj organikat e reja dhe të lirohen vendet!”
Qeveria e re është dhe duhet të ndihet fort dhe vazhdimisht në borxh edhe ndaj rreth 1 milion qytetarëve, që nuk kanë votuar për të, edhe pse ishin nën 18 vjeç, edhe pse kanë zgjedhur alternativën të mos shkojnë për asnjë parti para kutive të votimit. Edhe kjo masë qytetarësh, edhe pse e kupton se premtimet e bujshme paraelektorale ishin thjesht për konsum propagandistik e zgjedhor, më afër mashtrimeve sesa realitetit, pret nga qeveria e re të mos i harrojë shpejt dhe përfundimisht të gjitha, të bëjë diçka më tepër, më mirë e më pastër sesa qeveria e mëparshme.
Merret me mend se më i madh dhe më me telashe e risqe është borxhi ndaj milionerëve dhe miliarderëve financues bujarë dhe pazarxhinj të fushatës elektorale. Tek ky kontingjent, idealizmi dhe militantizmi janë shumë më të dobët dhe përgjithësisht kuptohen e llogariten në formën e përfitimeve sa më të mëdha nga milionat e shpenzuar gjatë fushatës zgjedhore. Për këta llogaria mund të formulohet edhe në formën: “Po jap miliona për t’u rikthyer në pushtet, më kthe miliarda në tendera, ankande, dogana, tatime, duke mbyllur sytë ndaj evazionit fiskal e ndaj trafiqeve të paligjshme!”. Më shkurt e më shqip, për t’u larë borxhin këtyre financuesve, qeveria e së majtës do të jetë e shtrënguar t’u bëjë këtyre bosëve privilegjime, favorizime apo lehtësime të hapura apo të mbuluara me gjethe fiku. Një pjese të këtyre, Edi Rama dhe Ilir Meta ua lanë një pjesë të borxhit duke i futur në listën e deputetëve apo duke u emëruar të afërm, familjarë e vartës, në poste ku qarkullojnë miliarda lekë. Nënkuptohet se me këto favorizime, privilegjime, ortakërira dhe klientelizma e me praktikat që i shoqërojnë, shtohet ndjeshëm rreziku dhe mundësia e njollosjes apo e komprometimit të rëndë të qeverisjes së majtë dhe e hedhjes përfundimisht në koshin e plehrave të sloganit “Rilindje”. Por aplikimi masiv i taksës progresive ka më shumë gjasa t’i zëmërojë bosët e kompanive të mëdha të biznesit shqiptar e të huaj e t’i shtyjë për kundërvënie dhe masa mbrojtëse. Merret me mend se faturat e kundërveprimeve të tyre do të mbeten masivisht në dyert e qytetarëve me të ardhurat financiare më të ulëta, në formën e ngritjes së çmimeve, të shkurtimit të vendeve të punës, të transferimit të kapitaleve e të investimeve etj., që i nxit edhe taksa progresive.
Një borxh tejet i madh, afatgjatë dhe depresiv për qeverinë e së majtës është ai publik. Sipas deklarimeve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Financave, Ridvan Bode, deri ditën e dorëzimit të pushtetit, në mes të shtatorit 2013, ky borxh ishte 62.5%. Nga burime të tjera thuhet se shkonte deri në 63%. Ndërsa ministri i tanishëm i Financave, Shkëlqim Cani, gjatë raportimit të projektbuxhetit të vitit 2014 në Komisionin e Ekonomisë, më 22 dhjetor 2013, paralajmëroi se qeveria parashikon që gjatë vitit 2014 borxhi të shkojë në nivelin 74%. Gjithsesi, ky borxh, në nivelin e sotëm apo të pas 6 muajve, është realisht i lartë dhe mbart rrjedhoja të njohura e të papërcaktueshme. Ka shumë gjasa që ai nuk do të lejojë rritje ekonomike, të investimeve të huaja e të cilësisë së jetës të të gjithë qytetarëve, realizimin e premtimit të PS-së për hapjen e 300 mijë vendeve të punës etj. Thënë ndryshe apo hapur, ky borxh do ta shtyjë fort vendin drejt krizës ekonomike, financiare e sociale, që nuk e uron dhe dëshiron asnjë shqiptar, qoftë edhe nga ata që me zemër dëshirojnë që orteku i krizës të merrte përpara sa më shpejt qeverinë “Rama” dhe koalicionin aktual, siç ka ndodhur në Greqi, Itali e gjetkë.
Kredia 300 milionë euro, me interes 2%, që qeveria shqiptare pret të marrë nga FMN-ja më 2014-ën, do të jetë një borxh i ri i madh që u shtohet atyre të vjetër. Njëherazi është një hap i madh përpara drejt kuotës 74% të borxhit publik dhe më larg premtimit elektoral për ta ulur nivelin e tij në 60% më 2018-ën.
Shifrat kanë treguar se fitorja e së majtës më 23 qershor është më shumë meritë e LSI-së sesa e PS-së. Nënkuptohet se për LSI-në merita ka formën e një borxhi të PS-së dhe personalisht Edi Ramës ndaj saj. Shlyerja e këtij borxhi nisi me dhënien e drejtimit të 5 ministrive, vazhdoi me 9 zëvendësministra dhe me drejtimin e disa drejtorive të përgjithshme me lekë shumë e pareshtur. Ka më shumë gjasa që edhe gjatë qeverisjes në koalicion me PS-në, zyrtarë nga LSI-ja, të zbatojnë të njëjtin objektiv apo parim, që shprehën edhe kur ishin në qeverisje me PD-në: “Të përfitojmë sa më shumë brenda një kohe sa të shkurtër për vete e për partinë, pa e vrarë mendjen se kujt i mbeten në derë faturat, njollat dhe gjurmët”.
Pra, koalicioni me LSI-në dhe shlyerja e borxhit ndaj saj mund të ketë edhe për PS-në të njëjtat rrjedhoja e dëme si për PD-në gjatë periudhës 2009-2013. Shprehur edhe më qartë, ka më shumë gjasa që edhe PS-ja do të jetë e shtrënguar të mbyllë sytë dhe gojën ndaj veprimeve dhe mosveprimeve të disa zyrtarëve të të gjitha niveleve të LSI-së, edhe për të mos shmangur skandalet dhe diskreditimin, edhe për të mos shkaktuar sherre dhe krisje, që mund ta shtyjnë LSI-në të heqë dorë nga bashkëjetesa e re e të rikthehet në krahët e hapur të PD-së. Por, duke njohur natyrën dhe temperamentin e Edi Ramës, si dhe duke llogaritur zilinë apo smirën, pakënaqësitë dhe presionet e partiakëve dhe zyrtarëve të lartë të partisë së tij, mund të ndodhë që Edi Rama, ndryshe nga Berisha, të mos pranojë të vetësakrifikohet për hir të ruajtjes së një bashkëjetese të pasinqertë dhe mund të humbë durimin nga faturat që mund t’i lënë çdo ditë në derë disa zyrtarë të LSI-së.
Nga ana tjetër, është jo vetëm iluzion, por edhe qesharake të mendosh se edhe shumica e zyrtarëve të PS-së do të mbeten gjatë “të virgjër” në shtretërit e korrupsionit, që gjenden me bollëk në zyrat shtetërore të të gjitha niveleve dhe do t’u thonë “Jo” të gjitha përfitimeve që u vijnë nga brenda e nga jashtë zyrave. Aq më tepër që gjatë viteve të qenies në opozitë, më 2005-2013, kanë investuar tepër për partinë e kanë humbur jo pak për teserën, flamurin dhe veprimtaritë e saj.
Së fundi, duke llogaritur edhe borxhet e shumta e të mëdha që u kemi si vend e si popull SHBA-së, BE-së në përgjithësi dhe Italisë, Gjermanisë në veçanti, si dhe Turqisë, bëhet edhe më i saktë e i besueshëm titulli i këtij shkrimi.
Duke mos u treguar paragjykues dhe nihilist, duke menduar më shumë si qytetar, do të doja sinqerisht që qeveria e re të ishte shumë më e efektshme, më e suksesshme dhe më e ndershme se qeveria e fundit “Berisha”. Fatkeqësisht ka më shumë gjasa që kjo të mos ndodhë. Qysh gjatë 100 ditëve të para u dëshmua se jo pak prej premtimeve marramendëse të qeveritarëve të rinj patën fatin e gjetheve të vjeshtës së parë të tyre në pushtet. Megjithatë, Edi Rama bashkë me ministrat dhe ministreshat e tij nuk duket se po përjetojnë kokë-dhembje e pagjumësi. Edhe pas 200 e 300 ditësh, vështirë që të reflektojnë vrasje në ndërgjegje dhe detyrimin moral të kërkojnë falje për këto “harresa” e “vonesa”. Por, kështu do të shtonin e rëndonin borxhin vargmal e historik ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe nuk do të përmbushnin ëndrrën dhe premtimin për të mbetur gjatë në pushtet.

No comments:
Post a Comment