Curcio Malaparte: Diktatoret jane gra!
Edi Rama është një grua dhe hiçgjë më shumë”.
Bruna Ismaili
Ç’është e vërteta, shpirti i Edi Rames është shpirt thellësisht
femëror: zgjuarsia e tij, ambiciet e tij, vetë vullneti i tij, s’kanë
asgjë burrërore. Ai është një burrë i dobët që gjen strehë te
brutaliteti për të fshehur mungesën e energjisë, dobësitë e tij
befasuese, egoizmin e tij të sëmurë, krenarinë e tij pa rrugëdalje.
Diçka që ndeshet te të gjithë diktatorët, diçka që është një prej
tipareve karakteristike të mënyrës së tyre të të konceptuarit të
marrëdhënieve mes njerëzve dhe ngjarjeve, është xhelozia e tyre:
diktatura nuk është vetëm një formë qeverisjeje, është forma më e plotë e
xhelozisë, në anët e saj politike, morale dhe intelektuale. Si të
gjithë te ngjashmit e diktatoreve, Edi Rama udhëhiqet më fort prej
pasioneve se prej ideve. Sjellja e tij ndaj bashkepunetoreve të vet më
të vjetër, që e kanë ndjekur qysh prej çastit të parë, që i qëndruan
besnik e që ndanë me të poshtërimet, rreziqet dhe që patën qenë fuqia
dhe lavdia e tij, - sjellja e tij ndaj tyre nuk mund të përligjet veçse
prej një ndjenje për të cilën bëjnë habi tërë ata që nuk e njohin
natyrën e veçantë të diktatorëve, psikologjinë e tyre të dhunshme dhe
njëherësh frikaçe. Edi Rama është xheloz ndaj atyre që e kanë ndihmuar
të bëhet figurë rrafshi të parë në jetën politike: ia ka frikën
krenarisë së tyre, energjisë së tyre, shpirtit të tyre luftarak, atij
vullneti trimëror dhe të çinteresuar që u ben nje instrument i
mrekullueshëm për marrjen e pushtetit. Ai shtie në punë tërë egërsinë e
tij për të poshtëruar krenarinë e tyre, për të mbytur lirinë e tyre të
ndërgjegjes, për të errësuar meritat e tyre vetjake, për t’i bërë
bashkepunetoret e tij shërbëtorë pa farë dinjiteti. Si të gjithë
diktatorët, Edi Rama do vetëm ata që mund t’i poshtërojë. Ambicia e tij
është që, një ditë, të mund e të zvetënojë, poshtërojë, skllavërojë
mbarë popullin: në emër të lirisë dhe të lavdisë..
Ka diçka të
turbullt, të dyshimtë, seksualisht të sëmurë në taktikën oportuniste të
Edi Rames, në atë zëtin e tij për dhunën rilindase, në urrejtjen e tij
për çdo formë të lirisë e të dinjitetit individual. Në jetën e popujve,
mbas, krizave, është gjithmonë një njeri që del nga turma, që vendos
vullnetin e tij, ambiciet e tij, mllefet e tij, dhe që “hakmerret si
grua” mbi tërë popullin e tij, për lirinë, për lumturinë dhe për fuqinë e
humbur. Edi Rama është diktatori, gruaja që Shqiperia meriton. Arritjet
e Edi Rames, ngazëllimi që ai ngjall te rinia shqiptare, shpjegohen
pikërisht me elementin e tij femëror. Në sytë e masave Edi Rama është
një evlià, një mistik i aksionit, një biçim shenjtori. “Më saktë do të
duhej thënë, për diktatorët, si dhe në rastin e Ramës, për ta nuk
qarkullon asnjë histori burri".
Ka nganjëherë, në jetën e një
diktatori, çaste që ndriçojnë fundin e turbullt, të sëmurë, seksual, të
fuqisë së tij. Janë kriza që zbulojnë gjithë elementin femëror të
karakterit të tij. Në marrëdhëniet mes një diktatori dhe
bashkepunetoreve të tij ato kriza shfaqen më së shpeshti me rebelimin. I
kërcënuar që edhe atë ta vënë poshtë ata që ai i ka poshtëruar e
robëruar, Edi Rama mbrohet me energji të jashtëzakonshme ndaj rebelimit
të bashkepunetoreve të tij: është gruaja që mbrohet brenda tij..
Mjerë diktatorët që vihen në krye të një turme rebelesh dhe zbythen para
përgjegjësisë së një grushti shteti. Por ndodh që ata, me dinakëri dhe
kompromis, ia dalin dhe e marrin pushtetin në mënyrë legale, nepermjet
nje kompromisi parlamentar, por diktaturat që janë rezultat i një
kombinimi nuk janë veçse gjysmëdiktatura. Ato nuk e kanë jetën të gjatë.
Edi Rama e pati të thënë të mbërrijë në pushtet me një kompromis të
llojit parlamentar, pra ai se mori pushtetin me anë të një grushti
shteti, por me anë të një kompromisi parlamentar, falë bashkëfajësisë së
paraardhësve..
No comments:
Post a Comment