Sunday, January 5, 2014

Feste e bukur e RD si nderim per fjalen, mendimin, shtypin e lire. (Fotografi... nga Facebook i Dr.Sali Berishes)

Te dashur miq, sonte ne Hotel Tirana u festua 23 vjetori i Rilindjes Demokratike. Te pranishem ishin shumica e atyre qe nxorren numerin e pare te gazetes, drejtues dhe gazetare te saj ne 23 vite, analiste, publiciste, gazetare, politikane.

Por kishte dhe te rinj qe ndofta ndiqnin pa emocione kete takim. Kurse mua, tek bisedoja me miqte e mi, me vinte ne mendje nata e 4 Janarit te vitit 1991,
te cilen e zbardhem ne pritje te "foshnjes" se pare te fjales se lire dhe me kujtoheshin emocionet dhe gezimi i mengjesit te dates 5 janar tek lexonim editorialin dhe shkrimet e numerit te pare.

Sot pas 23 vjetesh kryekreu, ne rrugen e eterve te tij, ka vendosur kodin e heshtjes, kodin e antitransparences me te cilin gjymton te drejten e informimit qe eshte dhe e drejta per te verteten. Ai si nje manjak te cilin e ofendon e verteta, ne vend te basteve censuron bllogjet, ben presion mbi mediat te fshijne komentet negative per vendimet, qendrimet dhe ekipin e tij. Por kjo eshte beteje me mullinjte e eres. Rama do te deshtoj njelloj si eterit e tij! sb


No comments: