SHKRUAR NGA REXHEP POLISI
Kryeministri Hashim Thaçi dhe Edi Rama, kanë bërë të ditur se, kanë ndarë vetëm 100 mijë euro për Luginën e Preshevës respektivisht për maternitetin atje.
“Me 100 mijë eurot e Thaçit dhe Ramës nuk dalin as për brisqe (pa llogaritur shkumën) për studentët shqiptarë nga Lugina në Prishtinë e Tiranë të përzënë nga Serbia, të cilëve nuk ju është hapur universitet në Preshevë ?!..”, kanë deklaruar
sot dy liderët nga Presheva dhe Bujanoca për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.
100 mijë euro Preshevës, 400 mijë Graçanicës
Shoqata “Vatra” ka reaguar pas deklaratave të Kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës, se dy këto shtete kanë ndarë 100 mijë euro për Luginën e Preshevës.
Kjo shoqatë e ka cilësuar si lëmoshë shumën prej 100 mijë eurosh, derisa ka rikujtuar se, qeveria shqiptare një qyteti me pakicë serbe në Kosovë i ka ndarë katër herë më shumë mjete.
“Të gjithë kanë besuar që dy shtetet do të ndajnë një fond të dinjitetshëm e jo një shumë minore si kjo që kanë ofruar dy qeveritë shqiptare, që më shumë i ngjan në lëmoshë se sa një fondi zhvillimor”, thuhet në reagimin e “Vatrës”.
“Ju të nderuar pushtetarë të Shqipërisë ndatë rreth 400.000 € për një park të Graçanicës, ndërsa për zhvillimin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ndahen nga 50.000 €”, thuhet në reagimin e “Vatrës”.
Lëvizja “Vatra” ndjen indinjatë të thellë me shumën simbolike që është ndarë, apo që janë zotuar të japin qeveritë e dy shteteve, gjoja për zhvillimin ekonomik të Kosovës Lindore, pyesim dy kryeministrat e dy shteteve amë çfarë zhvillimi ekonomik mund të bëhet me këto para të premtuara.
Fondacioni në Zvicër, 5 herë më shumë fonde se Tirana dhe Prishtina
Një fondacion mërgimtarësh (FHKL) në Zyrih të Zvicrës më i fortë se qeveria e Thaçit dhe Ramës. Ashtu edhe siç ishte pritur, Hashim Thaçi dhe Edi Rama kanë ndarë vetëm nga 50 mijë euro. Një fondacion mërgimtarësh në Zvicër më i fortë se qeveria e Thaçit dhe e Ramës. Këto të fundit vetëm 100 mijë për Preshevën?! Kurse, Fondacioni humanitar për Kosovën Lindore me seli në Cyrih duket më i fortë se dy qeveritë, i cili deri tash ka ndihmuar me më shumë se 100 mijë euro Luginën e Preshevës. Këtu duhet llogaritur edhe mbi 500 mijë euro të tjera për ndërtimin e mbi 100 shtëpive skamnorëve për ta penguar spastrimet etnike.
No comments:
Post a Comment