Tuesday, December 16, 2014

Funksionimi i patentës me pikëzim, ja si do hiqen dhe shtohen pikë

Çdo qytetari qe sapo fillon te drejten per leje drejtimi, i jepen nje total prej 20 pikesh, te cilat mund te ulen deri ne 0 pike, ose te rriten, maksimumi, deri ne 30 pike.

Ylli Spahiu, drejtor i Drejtorisë se Përgjithshme te Shërbimeve te Transportit Rrugor, shpjegon mënyrën sesi do te funksionoje patenta me pike, si do te hiqen dhe shtohen piket.

Ndersa,
persa i perket implementimit te patentes me pike, Spahiu shprehet se jane te gjitha mundesite qe te hyje ne fuqi 1-2 muaj pas miratimit te Kodit te ri Rrugor..

Ndiqni intervistën e mëposhtme dhe në fund, detajet, si hiqen dhe si shtohen pikët

Ministri i Transporteve dhe Infrastruktures z. Edmond Haxhinasto ka deklaruar ne Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se me miratimin e Kodit te ri Rrugor do tí hapet rruga sistemit te pikezimit te patentave. Pse nuk mund te aplikohet patenta me pike me Kodin aktual Rrugor? Ku qendron problemi? 

Është e vërtetë se lejet e drejtimit me pike nuk mund te implementohen, pa u bere amendimet e nevojshme ne Kodin e ri Rrugor, sepse Vendimi i Keshillit te Ministrave nr. 543, I dates 13 qershor 2013, ku jepen penalizimet me pike, eshte ne kundershtim me nenin 120/1 te Kodit Rrugor, per te cilen drejtoria jone ka bere me kohe disa propozime:

Se pari, ne piken 2 te nenit 312/1 te VKM-se nr. 543, thuhet:”Programet dhe kohëzgjatja e kurseve të trajnimit për të rimarrë pikët e humbura përcaktohen nga ministria përgjegjëse për transportin rrugor në aktet, që rregullojnë veprimtarinë e autoshkollave dhe të programeve të testimit”, ndersa ne piken 3 te nenit 312/1 të ketij vendimi thuhet: ”Për të rimarrë pikët e humbura drejtuesi i mjetit duhet t’u nënshtrohet kurseve të kualifikimit dhe provimeve për kategorinë më të lartë të shënuar në lejen e drejtimit të anuluar”. Keto pika bien në kundershtim me piken 6 të nenit 120/1 të Kodit Rrugor ku thuhet: ”Me humbjen totale të pikëve, mbajtësi i lejedrejtimit duhet t'i nënshtrohet një provimi të kualifikimit teknik të përmendur në nenin 128 të këtij Kodi. ....”, ndersa neni 128 i Kodit Rrugor nuk kerkon, qe i interesuari per te rimarrë piket e humbura ti nënshtrohet kursit të kualifikimit, por i interesuari mund të procedoje drejtpërdrejt duke dhënë provimet. Konkretisht në piken 2 të nenit 128 te Kodit thuhet: ”Kur nuk ekzistojnë më motivet që kanë përcaktuar marrjen e masës për anulimin e lejedrejtimit, i interesuari mund të procedojë drejtpërsëdrejti, duke dhënë provimet dhe duke bërë verifikimin e kërkesave fizike e psikike të parashikuara për konfirmimin e vlefshmërisë...”. Kjo mospërputhje krijon konfuzion për përgatitjen e infrastrukturës së nevojshme për rimarrjen e pikëve të humbura.

Se dyti, ne piken 3 te nenit 312/1 të VKM Nr. 543, thuhet: ”Për të rimarrë pikët e humbura drejtuesi i mjetit duhet t’u nënshtrohet kurseve të kualifikimit dhe provimeve për kategorinë më të lartë të shënuar në lejen e drejtimit të anuluar”. Kjo pike e detyron drejtuesin e mjetit i cili deshiron te marre piket e humbura qe t’i neshtrohet kurseve te kualifikimi dhe provimit per kategorine me te larte te shenuar ne lejen e drejtimit dhe ne kete menyre i heq te drejten drejtuesit te mjetit per nje kategori lejedrejtimi, ne baze te preferencave te tij. Ndaj ne kemi propozuar qe kjo pike te ndryshohet: ” Për të rimarrë pikët e humbura drejtuesi i mjetit duhet t’u nënshtrohet provimeve sipas nenit 128 te kodit Rrugor për kategorinë më të lartë të shënuar në lejen e drejtimit të anuluar, ose per nje kategori te tjeter sipas dëshirës se drejtuesi i mjetit i cili heq dore nga kategoritë me te larta te se kategoria per te cilen dëshiron ti nënshtrohet provimit.”

Se treti, Kodi Rrugor ne nenin 120/1 pika 1 eshte ne kundershtim me piken 2 te ketij neni dhe kjo e ben te pamundur zbatimin e lejeve te drejtimit me pike. Neni 120/1 ne piken 1 thote: ”... me poshte regjistri kombetar, peson shkurtime (zbritje), ne baze te njoftimeve per shkeljet e normave te sjelljes, per te cilat eshte parashikuar nje sanksion administrativ plotesues i pezullimit te lejedrejtimit, parashikuar ne kapitullin V te ketij Kodi”. Sipas kesaj pike eshte e pamundur te hiqen pike per rastet, kur nuk eshte hequr leja e drejtimit, ndaj ne kemi sygjeruar te jete: ” ... me poshte regjistri kombetar, peson shkurtime( zbritje), ne masen e treguar ne tabelen e pikeve, ne baze te njoftimeve per shkeljet e normave te sjelljes, per te cilat eshte parashikuar nje sanksion administrativ plotesues i pezullimit te lejedrejtimit, parashikuar ne kapitullin V te ketij Kodi”.

Atehere, ku eshte bazuar patenta me pike dhe cilët jane aktoret qe marrin pjese ne implementimin e saj?

Sistemi i lejeve te drejtimit me pike bazohet ne ndryshimet e Kodit Rrugor ne Nenin 120/1 si dhe Vendimin e Keshillit te Ministrave nr. 543. Ne kete sistem marrin pjese aktore te ndryshem qe jane: Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor, Policia e Shtetit, Gjykata Administrative dhe qytetari. Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor ka për detyre te ndërtojë dhe mbaje regjistrin e kombëtar te pikëve te lejeve te drejtimit, te shtoje piket siç e parashikon kodi rrugor, te ritestoje shtetasit te cilët humbasin te drejtën e mbajtjes se lejes se drejtimit si rezultat i shkeljeve te ndryshme siç e parashikojnë aktet ligjore. Nga ana tjeter, Policia e Shtetit është organi i cili raporton pranë Drejtorise sone heqjen e pikëve apo pezullimin e lejes se drejtimit te një shtetasi. Por duhet te theksojme se vendimi i policisë pranë DPSHTRR ekzekutohet ne momentin, kur i ka kaluar te gjitha fazat e kontestimit te penalitet te qytetarit. Gjithashtu, Gjykata Administrative ka te drejte te revokoje një vendim te policisë ne rastet, kur ajo gjykon si jo te drejtët vendimin e saj. Dhe se fundi, por jo if undit nga rendesia eshte qytetari, qe gëzon nje leje drejtimi. DPSHTRR nëpërmjet faqes web se saj duhet ti ofroje mundësinë qytetarit te kontrolloje gjendjen e tij te pikëve ne çdo moment. Drejtoria jone eshte e detyruar qe nepermjet faqes se sa zyrtare tí ofroje mundesine qytetarit te kontrolloje gjendjen e tij te pikeve ne cdo moment.

A e ka gati drejtoria juaj infrastrukturen e nevojshme per implementimin e patentes me pike dhe kur mendohet te filloje ky proces?

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve te Transportit Rrugor ka ndertuar Regjistrin Elektronik te drejtuesve te mjeteve te bazuar ne numrin personal, te leshuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile dhe ka perputhur rreth 700,000 raste. Aktualisht, nje grup pune po punon per perputhjen e nje kontigjenti te pa perputhur (rreth 14,000) ne te cilet mund te jene shtetas te huaj, te cilet nuk perputhen me numrin personal kombetar, shtetas te cilet kane vdekur, shtetas te cilet kane ndryshuar gjeneralitetet me vendim gjykate ose me akte martesore. Por, duke qene se ekzistojne problematikat e sipercituara, eshte e pamundur nga ana jone te vazhdojme me tej me ngritjen e infrastruktures, edhe pse pjesa kryesore e saj ekziston, per arsye se DPSHTRR, aktualisht, i teston ne menyre elektronike shtetasit qe duan te pajisen me lejedrejtimi.

Gjithashtu kemi nenshkruar dhe nje marreveshje me Policine e Shtetit per bashkepunim, ku pasqyrohen edhe kerkesat ne lidhje me lejen e drejtimit. Pas hyrjes ne fuqi te Kodit te ri Rrugor, Drejtoria jone eshte ne gjendje qe ne nje periudhe 1-2 muaj te pergatise procedurat dhe specifikimet teknike per implementimin e lejes se drejtimit me pike.

SI FUNKSIONON LEJA E DREJTIMIT ME PIKE

Çdo qytetari qe sapo fillon te drejten per leje drejtimi, I jepen nje total prej 20 pikesh, te cilat mund te ulen deri ne 0 pike, ose te rriten, maksimumi, deri ne 30 pike.

Ulja e pikëve:

Ne rast te shkeljeve te normave të sjelljes pëson zbritje te pikëve ne baze te tabelës se pikëve te përcaktuar nga VKM përkatëse. Zbritja e pikëve ne regjistrin kombëtar te drejtuesve te mjeteve (pranë DPSHTRR) behet vetëm ne rastet kur eshte e formës se prere si vendim. Organi i cili heq piket ne lejen e drejtimit (Policia rrugore) duhet te kete njoftuar qytetarin dhe te jene mbyllur te gjitha fazat e akimimit te qytetarit dhe te jete marre nje vendim i formës se prere.

Ulja e pikëve pasqyrohet ne regjistrin kombëtar ne rruge telematike (ne mënyrë elektronike, pra duhet regjistri elektronik).

Nuk mund te hiqen me shume se 15 pike njëkohësisht dhe heqja e pikëve lejohet vetëm ne momentin kur nuk është marre vendim për pezullimin e lejes se drejtimit.

Ne rastet kur drejtuesi i mjetit humbet te paktën 3 here (data e shkeljes merret si reference) brenda një viti ku ka si penalitet me shume se 5 pike ne çdo shkelje, atëherë ky drejtues mjeti duhet ti nënshtrohet rinovimit brenda 30 ditësh si drejtuesit e mjeteve qe kane 0 pike ne lejen e tyre.

Shtimi i pikëve:

Shtimi i pikëve behet nga DPSHTRR ne dy raste:

Drejtuesi i mjetit nuk ka bere një shkelje te normave te sjelljes te cilat çojnë ne heqjen e pikëve për një periudhe dy vjeçare. Ne rast drejtuesi i mjetit ne regjistrin e kombëtar ka 20 ose me shume pike përfiton 2 pike shtese dhe nuk mund te kaloje nivelin e 30 pikëve ne total. Ne rast se drejtuesi i mjetit ne regjistrin e kombëtar ka me pak se 20 pike por me shume se 0 atëherë numri i pikëve i behet 20 ne mënyrë automatike.

Ne rastet kur drejtuesi i mjetit i nënshtrohet një testimi për arsyeje se ka 0 pike ose për shtese kategorie dhe ka me pak se 20 pike atëherë numri i pikëve te tij ne regjistrin kombëtar behet 20 pike automatikisht.

Testimi per rifitimin e pikeve te humbura organizohet nga DPSHTRR dhe pa pasur nevojën per autoshkollë.

No comments: