Europianët kanë qenë shumë të shpejtë në promovomin e qytetërimit të “tyre” dhe e kanë bërë një gjë të tillë në talljen e çdo qytetërimi të tjetrit. Grekët flisnin për popujt e tjerë si barbarë, nëpërmjet të cilës ata nënkuptonin se kushdo që nuk fliste greqisht rezultonte me një lloj zhurme bah-bah kafshërore. Grekët përdorën alarmin “Barbarët erdhën tek dera!” për të nënkuptuar se qytetërimi ishte në rrezik. Saktësisht se kush qenë barbarët ka ndryshuar me kalimin e kohës:
galët, gotët, hunët, turqit, mongolët dhe, sigurisht, hebrenjtë janë parë të gjithë si kërcënime të huaja për qytetërimin europian, por po kështu kanë qenë liberalët, nacionalistët, socialistët, komunistët, anarkistët dhe fashistët europiane. Papa i shekullit të XIX-të, Piu i IX-të, mendonte se kërcënimi më i madh për qytetërimin europian paraqitej nga hekurudhat dhe menjëherë i ndaloi ato në shtetet papnore (padyshim që e nxiti këtë ligj). Në kohëra më të vonshme, njerëzit kanë thënë gjëra të ngjashme ndaj migrantëve, emigrantëve dhe azilkërkuesve. Por çfarë është saktësisht qytetërimi që të gjithë këta njerëz dhe ide supozohet se kërcënojnë? Po të flasësh strikt, qytetërim thjesht nënkupton njerëz që jetojnë në fshatra dhe qytete, por nëqoftëse mendoni për këtë, atëhere ky nocion në vetvete ka implikacione të mëdha për mënyrën sesi njerëzit e organizojnë veten. Jetesa në lagje të mbyllura pashmangshmërisht nënkupton paksa të marrësh e të japësh, me rregulla, norma dhe shoqata banorësh. Në shekullin e XVIII-të, të ishe i civilizuar nënkuptonte që t’i mbaje nën kontroll instiktet tuaja kafshërore në shoqërinë e përditshme (si të thuash, ji i sjellshëm) dhe në shoqërinë si një tërësi (si të thuash, bindju ligjit). Asgjë nuk i frikësonte zonjat dhe zotërinjtë me paruke të shoqërisë së mirë të shekullit të XVIII-të më shumë sesa mendimi për turmën, nënklasën e rrënjëshkulurve dhe të papunëve të cilët ju mund t’i shikonit në rrugët e çdo qyteti – jo thjesht sepse mund të ishin të dhunshëm, por sepse qenë një kujtues konstan që qytetërimi europian nuk ishte dhe aq thellësisht i ngulitur sa pëlqenin të mendonin.
Pse Europa ka kaq shumë gjuhë?
Nëqoftëse ju pëqejnë gjuhët e huaja, atëhere Europa është vendi për ju – nganjëherë mund të duket e vështirë për të gjetur dy vende kufitare që aktualisht flasin të njëjtën gjuhë. Arsyeja kryesore për gjithë këto gjuhë qëndron në mënyrën sesi njerëzit kanë lëvizur gjatë historisë, shpesj në migrime të mëdha fisnore. Shumica e gjuhëve të Europës vijnë nga një fillestare e quajtur indo – europiane, e cila filloi në Indinë veriore dhe udhëtoi drejt perëndimit me të gjitha ato fise nomade që Azia Qendrore është aq e mirë që t’i prodhojë; për shembull, gjuhët kelte kanë indo – europiane. Romakët bënë pjesën e tyre të vogël për harmoninë gjuhësore nëpërmjet pushtimit të sa më shumë pjese Europë dhe bërjen e çdo njeriu që të fliste latinisht. Shtrirja e Perandorisë Romake është arsyeja se pse italishtja, spanjishtja dhe frengjishtja janë aq ngushtësisht të lidhura; gjuha kelte mbijeton realisht vetëm në zonat që romakët i gjetën më të vështirat për t’i kontrolluar. Shumë influencë latine ekziston në anglisht, por gjermanishtja i zuri vendin kur anglët dhe saksonët pushtuan Britaninë, dhe më pas frengjishtja, kur erdhën normanët. Ju mund t’i gjeni pushtimet e Europës nëpërmjet gjuhëve të saj.
A ekziston një kulturë europiane?
Nëqoftëse e dashuroni Mozartin dhe çmendeni pas impresionistëve (dhe shumë njerëz i kanë të tyja, gjej unë), atëhere dukshëm që mund të gjeni kulturë në Europë. Në njëfarë mase, këta artistë të “lartë” ushqejnë njëri tjetrin, kështu që ata kolektivisht krijuan një lloj uniteti për pjesën më të madhe të kulturës europiane. Piktorët e Rilindjes me vetëdije kërkuan frymëzim nga bota e lashtë dhe ata, nga ana e tyre, influencuan piktorët që erdhën pas tyre. Shtypshkronja dhe rrjeti i patronëve dhe universiteteve të Europës mundësuan ide dhe teknika që të përhapen në largësi të mëdha. Megjithatë, njohja e artit të lartë është një mënyrë shumë e kufizuar shikimi në kulturën europiane. Ju mund të gjeni po aq shumë pasuri në përrallat dhe baladat me të cilat fshatarët europianë argëtonin njëri tjetrin gjatë shekujve. Fatmirësisht, në shekullin e XIX-të pati një goxha modë për grumbullimin e shembujve të kulturës popullore (ajo qe e gjitha pjesë e lëvizjes së madhe romantike, për të cilin Kapitulli i 17-të mund t’ju tregojë më shumë), kështu që shumë prej tyre kanë mbijetuar. Vëllezërit gjermanë Jakob dhe Wilhelm Grimm grumbulluan një koleksion të madh tregimesh popullore gjermane të cilat, tejet gabim, janë kategorizuar në anglisht si Grimms’ Fairy Tales për fëmijë – më shumë se Grimms’ Fairy Tales për psikopatë, nëqoftëse ju rastis që t’i lexoni.
Mistere gjuhe të pazgjidhura
Ne nuk i kemi zgjidhur kejtësisht origjinën e të gjitha gjuhëve të Europës. Gjuhët skandinave janë të gjitha goxha të ngjashme derikur ndesheni me finalndezçen, e cila është ndryshe nga çdo gjuhë tjetër europiane, përjashto estonezçen. Se pse ky cep i Europës veriore duhet të ketë një gjuhë të ndryshme nga çdo gjuhë tjetër ne thjesht nuk e dimë. Akoma më e çuditshme është se finlandishtja se lidhet me hungarishten. Kjo mund të sugjerojë se njëlloj populli i lashtë i përbashkët ekziston për të tre vendet në anë shumë të ndryshme të Europës, por jo për këdo tjetër, megjithëse se kush mund të ketë qenë ai ne thjesht nuk e dimë.
Çfarë Europë shtrihet përtej Europës?
“Çfarë duhet të dinë ata për Anglinë”, shkruante Rudyard Kipling, “të cilën vetëm Anglia e di?”. Realisht nuk mund të pretendoni të dini gjithçka rreth Europës dhe historisë së saj nëqoftëse e kufizoni shikimin tuaj tek vetë Europa – edhe sikur ta keni përcaktuar saktësisht se ku Europa fillon dhe mbaron.
Nga Toka e Shenjtë
Megjithëse gjeografikisht pjesë e Azisë perëndimore, Lindja e Mesme dhe në mënyrë të veçantë territoret bregdetare të Izraelit, Sirisë, Libanit dhe Egjiptit të sotëm është ndërtuar gjithmonë sipas modelit të zhvillimit të Europës. Qytetërimi europian mund ta gjejë origjinën e tij në zhvillimin e qyteteve në Mesopotami (Irak) e Jordani dhe tokat misrore të Egjiptit furnizonin me bukë Perandorinë Romake. Kristianizmi e lidhi Europën akoma më ngushtë me atë çka europianët e quanin “toka e shenjtë”. Çdo vit, mijëra europianë shkonin në pelegrinazh më këmbë në rrugën drejt Jeruzalemit. Kur rajoni ra në duart e turqve, kjo qe një goditje e rëndë dhe të rinj nga i gjithë krishtërimi dolën vullnetarë për kryqëzatë. Kryqtarët bile ngritën mbretëri europianë në Tokën e Shenjtë dhe megjithëse ato eventualisht ranë në duart e turqve, europianët asnjëherë nuk i harruan ato. (Nëqoftëse dhe as ju nuk doni t’i harroni këto mbretëri, hidhini një sy Kapitullit të 7-të).
Kinema me stil – dhe titra
Një aspekt i kulturës moderne në të cilin europianët kanë gdhendur një vendth shumë të dallueshme është kinemaja. Kinemaja filloi në Europë dhe europianët nuk kanë qenë asnjëherë tërësisht të gëzuar që ia kanë lënë mediumin tërësisht Hollywood. Francezët dhe italianët kanë zhvilluar një reputacion prodhim studimesh elegante të marrëdhënieve njerëzore, ndëra suedezi Ingmar Bergman është i njohur për portretet e tij më të errëta të shpirtërave të trazuar. Hitleri dhe Stalini i vinin një theksim të veçantë rëndësisë së kinemasë: regjisorja gjermane Leni Riefenstahl dhe rusi Sergei Eisenstein u angazhuan që të bënin filma propagandistikë në shkallë të gjerë, të cilët akoma sot admirohen nga të thekurit e filmave. Eisenstein përdori më shumë njerëz në rindërtimin e revolucionit bolshevik të vitit 1927 të tij, Tetori, sesa kishin marrë pjesë realisht në të! Nëqoftëse doni ndonjë perceptim të brendshëm në zhvillimin e Europës së shekullit të XX-të, shikimi në filmaz që ajo prodhoi është një mënyrë shumë e mirë për ta bëtë një gjë të tillë. Në vitin 1798, Napoleoni drejtoi një ushtri franceze drejt Egjiptit, në vitin 1917 Gjenerali britanik Allenby hyri në Jeruzalem dhe qenë hebrejtë nga Europa atë që krijuan shtetin e Izraelit në vitin 1948. Njerëzit nganjëhere habiten se pse Izraeli konkurron në Festivalin Europian të Këngës, por kjo është një shenjë që, të paktën në këtë pjesë të botës, “Europa” shtrihet shumë përtej kufijve gjeografikë të saj.
Prapa në Afrikë
Raca njerëzore filloi në Afrikë dhe në shekullin e XIX-të europianët u kthyen prapa në rrënjët e tyre në një mënyrë madhështore – megjithëse kjo, sigurisht, nuk qe mënyra sesi ata e panë një gjë të tillë. Në hapësirën e 20 vjetëve, europianët pothuajse e e fshinë kontinentin e madh fisnor të Afrikës nga harta dhe e zëvendësuan atë me një kontinent kolonishë me kufinj, kryeqytete, hekurudha e rrugë; me pak fjalë, e kthyen Afrikën në një shtojcë të Europës. Në disa prej rasteve më tragjike, kufijtë e hequra për këto vende afrikane nga administratorë europianë – me sundues konservatorë – shkaktuan trazira të tmerrshme. Krahina nigeriane Biafra dhe ajo kongoleze e Katangas qenë të dyja skena luftërash civile të përgjakshme në vitet Gjashtëdhjetë, të nxitura nga kufijtë artificialë të hequra nga europianët. Gjakderdhja që shpërtheu në Ruanda në vitet Nëntëdhjetë qe e shkaktuar fillimisht nga përzierja europiane me balancën e pushtetit vendas. Prania e Europës në Afrikë nuk ka qenë një histori e lumtur (shiko në Kapitullin e 24-ët për të mësuar sesa e palumtur ka qenë), por e ka lënë trashëgiminë e saj dhe Afrika moderne është një pjesë shumë e madhe e historisë së Europës moderne.
Drejt një bote të re
Kur europianëtë flisnin për një Botë të Re përgjatë Atlantikut, ata realisht e nënkuptonin atë. Amerika nuk qe vetëm një masë tjetër tokësore që europianët e kishin shkelur. Ajo që një tokë e zbrazët – hiq mijëra mijërat e indigjenëve – ku ata mund ta fillonin gjithçka nga fillimi. Kjo ëndërr për një jetë të re është arsyeja se pse kolonët i emërtuan shumë vende sipas vendeve nga kishin ardhur dhe shpesh vunë fjalën “New” përpara tyre: New Orleans, New Amsterdam (më pas New York, megjithëse i emërtuar pas Dukës së York sesa pas qytetit), New Hampshire, New Jersey, Nova Scotia (domethënë New Scotland) dhe, sigurisht, New England. Të gjitha këto emra vendesh nënkuptonin “vende të reja dhe të përmirësuara”. Në Amerikën Jugore dhe Qendrore, spanjollët dhe portugezët bënë një punë shumë të mirë në rikrijimin e shoqërisë dhe të strukturave të atdheve të origjinës. Ndërtesa e parë e përhershme prej guri që kolonët spanjollë ngritën në Botën e Re qe një kishë. New Spain dukej një imitim i shëmtuar i asaj të vjetër, me fisnikë që dispononin haciendas (feude) të mëdha ashtu siç i dispononin në vendlindje. Edhe klima e terrenin ndjeheshin familjare, megjithëse kur indigjentët ju shmangeshin përpjekjeve skllavëruese për të punuar në minierat e arit dhe të argjendit, spanjollët dhe portougezët filluan procesin e importimin e të sasirave të mëdha të afrikanëve si punëtorë skllevër në vend të tyre, duke e ndryshuar kështu përgjithmonë demografinë e Amerikës.
Europianët e transportuar
Simboli më i famshëm i Amerikës, Statuja e Lirisë, është një ikonë e tillë e Amerikës sa që është e lehtë të harrohet se ajo aktualisht është franceze, një dhuratë nga Republika Franceze për atë Amerikane në vitin 1886. Mijërat e emigrantëve që mbrrinin në Amerikë nga çdo vend i Europës shikonin me shpresë nga statuja teksa arrinin në New York në kërkim të një jete të vështirë. Kjo skenë është kapur shumë herë nëpër filma, përfshi The Immigrant e Charlie Chaplin dhe The Godfather Part II e Francis Ford Coppola. Perëndimi amerikane që plot me emigrantë europianë dhe do të kishin dëgjuar shumë thekse britanike dhe gjermane jashtë rrezes (do tJu duhej të dëgjonit thirrjen e yakonshme”Tally ho!”, ndërsa kushdo tjetër po e kthentë “Yee haë!”). Por europianët u drejtuan jo vetëm për në Amerikë. Ata morën anijet për Amerikë të Jugut, Australi, Zelandë të Re dhe Afrikë të Jugut. Misionarë u drejtun për në Kinë dhe Indi. Nga shekulli i XX-të, europianët kishin krijuar avamposte të Europës kudo nëpër botë, jo vetëm koloni të sunduara nën flamujt europianë, por vende ku europianët orvateshin të rikrijonin ndjenjën dhe pamjen e trojeve që kishin lënë prapa. Historia europiane natyrisht që nuk është histori botërore, por europianët janë pjesë e historisë së trojeve pothuajse kudo në botë.
Një Europë e ndarë apo një Europë e bashkuar?
Kur vini në shekullin e XX-të, e kuptoni se historia europiane bëhet urgjente. Kjo periudhë është ajo në të cilën Europa e shkatërroi veten në dy luftëra shkatërrimtare që u shpërndanë anembabë botës. Megjithaë, shekulli i XX-të është gjithashtu kur europianët bënë edhe përpjekjet e tyre më të mëdha për ta mbajtur bashkë dhe bashkuar atë siç nuk kishin kurrë ndonjëherë qysh nga koha e romakëve. Atëhere, Europa është natyrisht e bashkuar apo e ndarë?
Ndarje e gjatë
Historianët, me plot të drejtë, mund t’ju thonë se Lufta e Parë Botërore pati shumë shkaqe dhe unë merrem siç duhet me to në Kapitullin e 20-të. Por për momentin, shkaku i rëndësishëm për t’u gjetur është nacionalizmi. Nacionalizmi gjithmonë ka qenë më shumë sesa thjesht patriotizëm. Nacionalizmi doli nga revolucioni francez, i cili kish konceptuar idenë e kombit si një lloj bashkimi mistik të njerëzve që jetojnë në liri e barazi sesa të qënit subjekte të nënshtruar të një mbreti. Nacionalizmi ngjiti dhe, nga fundi i shekullit të XIX-të, nacionalistë krenarë po luftonin për të drejtat e kombeve të tyre kudo në Europë, veçanërisht aty ku vendi i tyre sundohej nga një tjetër. Atëhere nuk ka asgjë për t’u çuditur që Lufta e Parë Botërore filloi si një konflikt nacionalist midis serbëve e austriakëve dhe se u përhap si një konflikt nacionalist midis të gjitha Fuqive të Mëdha të Europës – Franca donte të merrte territoret që u kishin marrë gjermanët; rusët qëndruan përkrah vëllezërve të tyre sllavë, serbëve; gjermanët donin të drejtën e vendit të tyre për një perandori. Rezultati: ndarje dhe katastrofë. Nëqoftëse mendoni për shkaqet e Luftës së Dytë Botërore, mund ta kuptoni se ajo filloi për pothuajse saktësisht të njëjtat arsze si Lufta e Parë Botërore: Gjermanët po pretendonin territore – Austrinë, Sudetet, Korridorin Polak – që ata thonin se kishte qenë gjermanë dhe i tillë duhej të ishte sërish. Por tamam ashtu si çdo nacionalist tjetër përpara tij, Hitleri nuk u ndal atje dhe filloi që të rrëmbejë copa të mëdha nga të gjitha territoret e fqinjve të tjerë të tij. Rezultati:më shumë ndarje dhe katastrofë. Pas Luftës së Dytë Botërore, Europa qe e ndarë në një mënyrë shumë të ndryshme. Në vitin 1945, dy superfuqitë, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara praktikisht e ndanë Europën nga jashtë sipas linjave ideologjike: Perëndimi kapitalist përballë Lindjes komuniste. (Kapitulli 24 ju jep një panoramë të hollësishme). Ndarja u ndje veçanërisht më fort në Gjermani, e cila qe ndarë në mes (megjithëse nuk është vendi i vetëm europian që është ndarë në shekullin e XX-të: Irlanda, Franca, Polonia, Çekosllovakia dhe Qipro e kanë përjetuar të gjitha atë). Perdja e Hekurt e bëri të vështirë për perëndimorët që të vizitonin Lindjen dhe pothuajse të pamundur për europianlindorët që të vizitonin Perëndimin. Nëpër Europë brezat e pasluftës u rritën me idenë se një Europë e ndarë, bile edhe një Gjermani e ndarë, qe një gjë e natyrshme dhe kurrë nuk shpresohej që të ndryshonte.
Europa e bashkuar?
Sigurisht që Europa ndryshoi dhe me shumë shpejtësi në vitin 1989, kur ra Muri i Berlinit. Në mënyrë të menjëhershme, biseda u kthye në ribashkimin e Gjermanisë. Më pas, Bashkimi Europian realisht filloi të mëshojë përpara me planet e tij për një bashkim politik më të ngushtë.
Ideja e një Europe të bashkuar nuk është dhe aq e re dhe e paparë sa mund të duket. Romakët e patën bashkuar kontinentin ose po aq shumë prej tij sa do të mund të pushtonin, nën të drejtën romake. Napoleoni ishte përpjekur që ta bashkonte kontinentin sipas parimeve të lirisë të pranuara nga revolucioni francez ose të paktën kjo qe ajo që ai thoshte se po bënte. Edhe liderët nacionalistë e mëdhenj europianë kanë ëndërruar për një Europë të bashkuar të shteteve kombe që jetojnë të gjithë në harmoni të përkryer (ëndërroni, miqtë e mi) dhe Hitleri e promovoi aktivisht idenë e një Europe të bashkuar që qëndronte e vendosur kundër komunizmit – jo (siç liderët gjermanë shpesh qenë në vështirësi të nënvizonin) aq shumë e ndryshme nga ideja amerikane e pasluftës. Kështu, a është Europa realisht një kontinent i bashkuar, i cili ndahet vetëm rastësisht? Historia nuk e mbështet realisht këtë ide. Të gjitha përpjekjet për bashkim që përmend përfshijnë përdorimin e një mase të caktuar force. Përjashtimi është Bashkimi Europian, por dëshmia nga fillimi i shekullit të XXI-të qe që njerëzit e thjeshtë të Europës qenë më pak të gëzuar rreth bashkimit sesa liderët e tyre. Dhe në fund, nëqoftëse nuk keni bashkuar njerëzit, nuk keni bashkuar asgjë.
Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë më!
Historia europiane është plot me momente, normalisht pas luftërash, kur njerëzit kanë marrë frymë dhe kanë thënë përgjatë linjave të “Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë më!”. Njerëzit e thanë këtë në vitin 1648 pas Luftës 30 Vjeçare (tridhjetë vjet luftë – vetëm mendoje këtë! Më mirë qëndro, shko në Kapitullin e 13-të dhe lexo për të). Njerëzit e thanë atë sërish në vitin 1815 pasi Napoleoni u mund përfundimisht dhe vendet e Europës vendosën që të mbanin takime të rregullta të nivelit të lartë, të njohura si Kongrese, për të zgjidhur problemet pa shkuar tek lufta. Njerëzit e thanë pas Luftës së Parë Botërore (“Lufta që do t’u jepte fund të gjitha luftërave”), kur krijuan Lidhjen e Kombeve dhe sërish pas Luftës së Dytë Botërore, kur krijuan Kombet e Bashkuara. Termii u përsërit pas holokaustit dhe sërish pas genocideve në Bosnje dhe Ruandë: “Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë me!” Megjithatë, luftë dhe mizori gjithmonë do të ndodhin sërish. /Nga Kapitulli i pare i “Europe for dummies”/
Përgatiti:
ARMIN TIRANA
www.bota.al

No comments:
Post a Comment