Friday, March 2, 2012

Bërthama pro Bashës në PD

Konfigurohet bërthama pro Bashës në PD, ja emrat që e mbështesin për kreun e partisë 

b_115_98_16777215_0___images_0POL_basha-berisha.gifKonfigurohet më në fund bërthama pro Lulzim Bashës në Partinë Demokratike. Pas kthimit nga Uashingtoni dhe pas mbështetjes publike që mori nga ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, pasardhësi i Berishës, Lulzim Basha, ka nisur lëvizjet e para për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike. Basha ka testuar dy ditë më parë mbështetjen që gëzon në PD për të marrë drejtimin e partisë, ndërsa ka identifikuar edhe kundërshtarët e tij të betuar. Mbështetësit zyrtar të Bashës janë Bujar Nishani, Aldo Bumçi, Rajmonda Bulku, Majlinda Bregu, Gerti Bogdani, Florjon Mima, Myqerem Tafaj, Tritan Shehu dhe Lajla Përnaska. Ndërkohë, kundërshtarët e përbetuar të Bashës, të cilët synojnë rrëzimin e yllit të ri, janë; Jozefina Topalli, Astrit Patozi, Ridvan Bode, Sokol Olldashi, Genc Pollo, Gent Strazimiri, Ilir Rusmali, Viktor Gumi, Arben Imami, etj. Edhe pse ka me vete ambasadorin amerikan dhe familjen kryeministrore, beteja e Bashës për të marrë drejtimin e PD duket e vështirë. Konflikti i tij me grupin e Topallit rrezikon të shkërmoqë partinë.
Ethet për pasardhës
Në kushtet kur Berisha po përgatitet të dalë jashtë skenës politike në 2013, brenda Partisë Demokratike kanë nisur ethet dhe lëvizjet për projektimin e pasardhësit të liderit absolut 20-vjeçar. Edhe pse kryeministri Berisha dhe ambasadori amerikan defakto kanë caktuar Bashën si kryetarin e ardhshëm të Partisë Demokratike, grupi i Jozefina Topallit mban ende shpresë për rrëzimin e yllit të ri të së djathtës. Topalli, Olldashi, Bode, Rusmajli, Imami, Ruli, Patozi, etj., të konsideruarit si të vjetrit e partisë, po punojnë fort për rrëzimin e Bashës, i cili mund t’i shkatërronte ata nëse konfirmohej në krye të PD. Nga ana tjetër, Basha, duke shfrytëzuar pushtetin e madh ekonomik dhe mediat në vend, ka nisur të afrojë rreth vetes shumë figura brenda PD, të konsideruar si të lëkundur mes yllit të ri dhe Topallit.
Tryeza
Kryebashkiaku Basha ka organizuar dje një drekë, ku ka ftuar shumë deputetë të grupit parlamentar të PD, të cilët kanë një rol të rëndësishëm kur të bëhet rotacioni i kryetarit të partisë. Dreka, Bashës i ka shërbyer edhe për të testuar mbështetjen që ka në grupin parlamentar. Ata që kanë vajtuar në drekën e shtruar nga Basha, kanë qenë ministrat Bujar Nishani, Majlinda Bregu, Aldo Bumçi, Myqerem Tafaj si dhe deputetët Gerti Bogdani, Rajmonda Bulku, Florjon Mima, Tritan Shehu dhe Lajla Përnaska. Nga ana e tij, kryebashkiaku ka qenë i shoqëruar nga nënkryetarja Jorida Tabaku, edhe ajo kandidate e listës së PD në qarkun e Tiranës. Por, në drekë kanë munguar figurat kryesore të PD. Duke parë mungesat, Basha ka identifikuar tw gjithë kundërshtarët brenda partisë, duke u bwrw pengesë pwr projektin e tij pwr tw zwnw vendin e Berishës.
Grupi kundër Bashës
Forcimi i pozitave të Bashës e bën grupin e Topallit të ndjehet i pafuqishëm për të reaguar, me qëllim për të frenuar ambiciet e yllit të ri. Megjithatë, Berisha është i vetëdijshëm që ardhja e Bashës në krye të PD mund të shkërmoqë partinë, duke e ndarë në fraksione. Ndaj për të minimizuar rrezik të mundshëm, Berisha është angazhuar për zbutur grupin e Topallit. Kësaj të fundit kryeministrit i ka bërë një ofertë për ta bërë Presidente, si mundësia e vetme për ta hequr qafe nga partia. Por, Topalli mësohet se nuk ka pranuar, pasi është e vetëdijshme se pushteti është partia dhe jo Presidenca. Kjo ofertë për Topallin do të thotë fundi karrierës politike dhe fundi i ëndrrës për t’u bërë kryetare e PD.
Kriza në PD
Ndonëse kryeministri Berisha vijon të jetë defakto lideri absolut i së djathtës shqiptare, lufta mes klanesh për kreun e ardhshëm të PD, sa vjen e bëhet më kërcënuese për jetën e partisë. Rritja e profilit politik të yllit të ri të PD, po i shqetëson për ditë e më shumë grupet e forta anti-Basha në Partinë Demokratike. Lulzim Basha, i piketuar nga SHBA dhe Berisha si kryetar i ardhshëm i PD, e ka kthyer tashmë Bashkinë e Tiranës në një mjet për të realizuar ambiciet e tij politike. Ndërsa vizita e famshme në Uashington dhe daljet e shpeshta me ambasadorin amerikan, e bëjnë Bashën superior ndaj çdo pretendenti tjetër për pasardhës të Berishës. Nga ana tjetër, lëkundja e Berishës në festën e PD, aferat korruptive dhe kriza ekonomike, e bëjnë më të domosdoshëm rotacionin brenda Partisë Demokratike.

Deputetët pro Bashës
Aldo Bumçi
Rajmonda Bulku
Bujar Nishani
Majlinda Bregu
Gerti Bogdani
Florjon Mima
Myqerem Tafaj
Tritan Shehu
Lajla Përnaska

Kundërshtarët e Bashës
Jozefina Topalli
Astrit Patozi
Ridvan Bode
Sokol Olldashi
Genc Pollo
Jemin Gjana
Osman Metalla
Gent Strazimiri
Ilir Rusmali
Viktor Gumi
Mesila Doda
Albana Vokshi
Arenca Trashani
Paulina Hoxha
Eduard Halimi
Enkelejd Alibeaj
Arben Imami
Flamur Noka
Fatos Beja

Lëkundja e Berishës fut PD në krizë
Pas “rrëzimit” të Berishës në podiumin e festës së Partisë Demokratike, Basha dhe Topalli u përfshinë në një garë të ethshme se kush shfaq interesin dhe keqardhjen më të madhe për shëndetin e kryeministrit. Paqëndrueshmëria shëndetësore e kryeministrit ndezi edhe një herë luftën e nëndheshme Basha-Topalli për pasardhësin e Berishës. Madje, Topalli shfaqi superioritetin e saj ndaj Bashës që pas lëkundjes së Berishës në skenë, duke marrë kësisoj për disa minuta komandën e partisë. Topalli është bërë menjëherë protagoniste, duke informuar deputetët dhe ministrat për shëndetin e Berishës. Kështu, ambicia e Bashës dhe Topallit për të qenë numri dy i së djathtës, pra pasardhës të Berishës në çdo tryezë, delegacion apo ceremoni shtetërore, u shfaq edhe një herë.

Basha-Topalli, rivaliteti me vizita
Rivalitetit mes dy figurave më përfaqësuese të së djathtës, përkatësisht mes Luzim Bashës dhe Jozefina Topalli, po merr dimensione të tjera. Pas skandalit të fundit në ceremoninë mortore në nderim të Leka Zogut, ku Luzim Basha i rrëmbeu padrejtësisht, fjalimin e lamtumirës Topallit, Basha dhe Topalli janë përfshirë në një garë se kush bën vizita më të bujshme jashtë vendit. Kryeparlamentarja Topalli duket se është ndjerë shumë e eklipsuar dhe e xhelozuar nga vizita e famshme e Bashës në Uashington. Me vizitën në SHBA, Basha i tha edhe një herë Topallit, se është ai numri dy i Partisë Demokratike. Vizita të tilla në Uashington, me rekomandim të ambasadorit amerikan, bëjnë vetëm liderët kryesorë të vendit, ose ata që janë projektuar për lider kryesor. Nga ana tjetër, Topalli realizoi një vizitë të suksesshme në Gjermani. Adriatik Doçi

 

No comments: