Letra kërcënuese në Ambasadën ruse
TIRANE- Policia e
Tiranës arrestoi mbrëmë një person të akuzuar se ka dërguar letra
kërcënuese në Ambasadën e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë. I
arrestuari quhet Bledar Pojana dhe është rreth 26- 27 vjeç. Arrestimi i
tij është bërë nga komisariati numër 2 në Tiranë.
Gazeta Shekulli shkruan sot, duke iu referuar burimeve të policisë, se disa ditë më parë Ambasada e Federatës Ruse në Republikën e Shqipërisë ka bërë një denoncim zyrtar në zyrën e anti-terrorit duke thënë se një person ishte paraqitur në derën e saj dhe kishte hedhur disa letra kërcënuese. Së bashku me denoncimin përfaqësuesit e Ambasadës dorëzuan në polici edhe kopje të letrave si dhe pamjet filmike të personit. ( ne foto ambasadori rus Leonid Abramoviç)
(sg/shqiptarja.com)

No comments:
Post a Comment