Friday, March 2, 2012

Nuk e pyeti kush Hashimin!

Veprimtari i çështjes shqiptare Adem Demaçi komentoi sot marrëveshjen e arritur në Bruksel midis Prishtinës dhe Beogradit sa i takon përfaqësimit rajonal të Kosovës dhe çështjen e menaxhimit të integruar të kufijve. I ftuar në RTK, Demaçi tha se “janë këto shtete që po e thërrasin kryeministrin dhe po ja rrahin krahët duke i thënë ke marr vendim të mirë. Çfarë vendimi mori ai more? Vendimin e mori Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Po të pyetej Hashim Thaçi do kërkonim Kosova Republikë dhe kufijtë aty e asgjë tjetër. Por evropa po do që të krijojë miqësi me shtetin me të cilin luftoi disa vite më parë. Neve na dhemb dhëmbi por nuk është epiqendra e botës që luhet tek ne. Ka njerëz që i hedhin benzinë zjarrit dhe Evropa nuk dëshiron këtë”. Demaçi tha se duhet një opozitë konstruktive e një opozitë që çon përpara popullin. “Kjo që po bën bota është të qetësojë popullin e ti japë një përkrahje Hashimit për të ecur përpara në rrugën e pajtimit e të afrimit”, insistoi Demaçi. /Lajmifundit.com/

No comments: