Kombëtarja e mbyll me barazim edicionin eliminator të Euro 2012-s
Shqipëria i mbylli eliminatoret e Euro 2012, me një barazim 1-1 ndaj
Rumanisë në “Qemal Stafa”, duke mos e thyer tabunë 63-vjeçare të
ndeshjeve pa fitore me rumunët, ndaj të cilëve në 15 ndeshje historike
kemi regjistruar 2 fitore, 3 barazime dhe 10 humbje.
Kombëtarja
“kopjoi” rezultarin e arritur një vit më parë, në Piatra Neamnt, por me
ndryshimin se nëse në Rumani, ishte Muzaka që barazoi rezutatin, në
Tiranë ishin rumunët.
Një ndeshje e dominuar nga “djemtë” e
Josip Kuzhesë në pjesën e parë, dhe nën kontrollin e “çunave” të Viktor
Picurkës në të dytën.
Ndeshja kishte vlera statistikore për
Shqipërinë, pasi e kishim siguruar vendin e parafundit (9 pikë),
ndërkohë që Rumania fiksoi vendin e tretë (14 pikë), me një pikë më
shumë se Bjellorusia.
E zhvilluar në një stadium jo me shumë
shikues, Shqipëria, e cila vinte pas katër humbjeve rresht (përfshirë
dhe një me Luksemburgun), shënoi e para me Hamdi Salihin.
Elis
Bakaj ekzekutoi një goditje kendi në minutën e 24-t, dhe “gjahtari”
Hamdi Salihi kërceu më parë me kokë, duke realizuar edhe golin e tij të
tretë në këto eliminatore dhe të 9-in të tij me Kombëtaren, një më pak
se Igli Tare dhe Sokol Kushta, dhe gjashtë larg Erjon Bogdanit,
golashënuesit më të mirë shqiptar.
Salihi humbi një rast të pastër në minutën e 32-të, kur gaboi fatalisht para portës.
Trajneri
Josip Kuzhe, në ndeshjen e tij të fundit zyrtare të Shqipërisë, hodhi
në pjesën e dytë Januzin, Hykën dhe Lilajn. Pas një presioni të
jashtëzakonshëm, rumunët shënuan golin e barazimit me anë të Luchin në
minutën e 77-të, e që i mohoi Shqipërisë fitoren që e priste prej 63
vjetësh.
Në dhjetë ndeshjet e Euro 2012-s, Shqipëria regjistroi 2 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje, 9 pikë.
BILANCI ME RUMANINË 15 ndeshje 2 fitore Shqipëria 2 barazime 10 fitore Rumania 24 NDESHJET E KUZHESË Trajneri
Kuzhe e ka drejtuar në 24 ndeshje Shqipërinë: 13 zyrtare dhe 11
miqësore. Në ndeshjet zyrtare ka këtë bilanc: 2 fitore (me Luksemburgun
dhe Bjellorusinë), si dhe 4 barazime dhe 7 humbje. Miqësore: 11 ndeshje,
6 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.
No comments:
Post a Comment