Rusia do të drejtojë për
modernizimin e ndërmarrjeve të kompleksit ushtarako-industrial në
periudhën e viteve 2012-2014 pothuajse 15 miliardë $, kurse për 1 dekadë
- 100 miliardë $, njoftoi Kryeministri Vladimir Putin në mbledhjen e
kabinetit të ministrave të ditës së premte.
Sipas mendimit të
Kryeministrit, është krejtësisht e qartë se gjatë riarmatimit të
ushtrisë dhe flotës ne do të mbështetemi në industrinë tonë mbrojtëse,
kurse për këtë duhet ti kushtohet vemendja e duhur kësaj dege. Deri në
vitin 2021 do të duhet të modernizohen rreth 1.700 ndërmarrje të këtij
kompleksi.
No comments:
Post a Comment