|
Përsa i përket vëllimeve të
eksporteve të grurit Rusia mund të renditet në vendin e dytë në botë pas
SHBA, njoftoi Nënkryeministri i parë i qeverisë ruse Viktor Zubkov në
intervistën e vet të botuar sot në “Rosijskaja gazeta” («Российская
газета»).
“Në shtator u realizuan furnizimet më të mëdha, u
trasportuan 3,5 milionë ton drithëra. Mendoj, se përkatësisht vëllimeve
të eksportit të grurit - 23 milionë ton në vitin 2011 - ne jemi të
denjë të renditemi në vendin e dytë në botë pas SHBA”, - vuri në dukje
ai. Gjatë kësaj Viktor Zubkov theksoi, se Rusia nuk provon deficit
objektesh për magazinimin e drithërave që eksportohen në mbi 60 vende të
botës.
No comments:
Post a Comment