Agron Kuliçaj, ish-truproja personale i Sali Berishës është një
nga krerët më të lartë të policisë shqiptare. Edhe pse ai është akuzuar
shumë herë për korrupsion dhe dekonspirim të operacioneve policore, nuk
mund të lëvizet sepse është “i paprekshëm”. Ambasada Amerikane në Tiranë
është interesuar disa herë për këtë rast, por përgjigjja që ka marrë
është gjithmonë e njëjta: Ai është ish- bodigardi i Berishës dhe ka
lidhje të forta me të. Wikileaks ka zbuluar një material konfidencial të
Ambasadës për Departamentin Amerikan të Shtetit ku Kuliçaj akuzohet për
korrupsion dhe për më tepër lidhje me krimin. Ai akuzohet se informonte
Dritan Dajtin sa herë që policia shkonte ta arrestonte. Madje, sipas
ambasadës, Kuliçaj ka lidhje edhe me masakrën e gushtit 2009 ku humbën
jetën katër policë. Sipas ambasadës, donatorët e huaj nuk ndihmojnë
policinë shqiptare pikërisht prej Agron Kuliçajt. Më poshtë kabllogrami i
plotë.
Titulli: Rokada në polici zbulon një “të paprekshëm”
Datë 25 nëntor 2009
Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë
Merr Departamenti Amerikan i Shtetit
Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers
Klasifikuar si Material konfidencial
“Pas një jave në krye të detyrës, drejtori i sapoemëruar i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj prezantoi dorëheqjen e pothuajse të gjithë drejtorëve të policisë në nivel rajonal dhe funksional. Dy javë më pas Burgaj bëri ndryshime të ngjashme të stafit në policinë kufitare. Teksa shpejtësia e rokadës kapi kritikët dhe donatorët ndërkombëtarë në surprizë, ambasada është dakord me misionin PAMECA dhe ndryshimet ishin në zbatim të rregullores dhe shumë prej tyre janë lëvizje pozitive.
Gjithsesi, ambasada mbetet e shqetësuar në lidhje me drejtorin e Inteligjencës, Agron Kuliçaj, i cili nuk është prekur nga kjo rokadë. Burimet thonë se Kuliçaj është i korruptuar dhe donatorët ndërkombëtarë refuzojnë që të ndihmojnë policinë shqiptare për shkak të prezencës së tij. Ambasadori i ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare ministrit Basha ndërsa përfaqësuesi i ambasadës në ICITAP ka shprehur shqetësimet konkrete për Kuliçajn tek Burgaj. Burgaj i ka thënë se Kuliçaj është i lidhur ngushtë ,e kryeministrin Berisha dhe çdo përpjekje për të larguar ose detyruar atë që të dorëhiqet duhet të vijë nga zyra e kryeministrit.
Në 29 tetor Burgaj u emërua nga Këshillimi i Ministrave për të zëvendësuar Ahmet Prençin. Fjalët nga të gjitha anët tregojnë se edhe pse Prençi dha dorëheqjen për arsye shëndetësore, arsyeja e vërtetë që ai u largua është keqmenaxhimi i operacionit për arrestimi e një figurë të krimit, Dritan Dajtit në gusht. Burgaj ishte më parë zëvendësi i Prençit dhe ka reputacion të mirë. Deri më sot, ambasada ka qenë e kënaqur me performancën e Burgajt. Pak kohë pas emërimit, Burgaj i tregoi ambasadës qëllimin e tij për të bërë ndryshime të mëdha në Policinë e Shtetit…
Ambasada britanike ka ngritur shqetësime në lidhje me dorëheqjen Arjan Muçës nga drejtoria e krimit të organizuar për tu bërë këshilltar i Burgajt. Shqetësimet e britanikëve kanë të bëjnë me investimin që ka bërë BE-ja në drejtorinë kundër krimit të organizuar…
Një drejtor që nuk u prek nga rokada ishte Agron Kuliçaj, kreu i inteligjencës, i cili besohet gjerësisht se është i korruptuar. Burimet i kanë thënë ambasadës se disa donatorë europianë refuzojnë të përfshihen me policinë veçanërisht për shkak të prezencës së Kuliçajt. Ne kemi arsye të besojmë se kjo është një e vërtetë edhe për disa agjenci amerikane. Jo vetëm që praktikat korruptive të Kuliçajt janë shumë të njohura, or ka fjalë se ai mund të jetë i implikuar në shpartallimin e policisë gjatë operacionit për arrestimin e Dritan Dajtit në gusht. Dajti kishte marrë një spiunim nga brenda dhe disa oficerë policie humbën jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit. Njerëz brenda policisë besojnë se Kuliçaj mund të ketë ndihmuar Dritan Dajtin ti shpëtojë tentativave të mëparshme për ta arrestuar. Sipas burimeve policore, zyrtarë të lartë të policisë vendosën të ndërhynin kundër Dajtit në gusht të këtij viti sepse në atë Kuliçaj ishte jashtë Shqipërisë dhe teorikisht nuk kishte mundësi të informonte Dajtin.
Ambasadori ia tha ministrit Basha shqetësimet tona për korrupsionin në nivelet e larta të policisë shqiptare. Javën e kaluar ICITAP foli me Burgajn për shqetësimet konkrete për Kuliçajn. Burgaj i tha se ai vetë kishte probleme me Kuliçajn dhe se zyrtarë të tjerë të policisë ishin të shqetësuar për lidhjet dhe përfshirjen e tij në krimin e organizuar. Burgaj saktësoi se ai nuk kishte fuqinë për të transferuar ose shkarkuar Kuliçaj për shkak të lidhjeve që ka me kryeministrin Berisha, pasi ka qenë truproja i tij. Burgaj sugjeroi që nëse Ambasada kishte shqetësime, duhet të ngrinte ato tek Berisha sepse vetëm ai mund të marrë vendime në lidhje me detyrën e Kuliçajt.
**************
Wikileaks, nisin të shfaqen kabllograme me statusin “sekret” për Shqipërinë
Në platformën Wikileaks, kanë nisur mbrëmë gjatë natës dhe sot në mëngjes të shfaqen kabllograme me statusin “të klasifikuar” “konfidenciale” dhe “sekret” të lidhura me Shqipërinë. Deri tani, kabllogramet kanë qenë me statusin “të paklasifikuar” dhe/ose për “përdorim zyrtar”. Në kabllogramet sekrete të dala deri tani shihen raportime të Ambasadës edhe per vitin 1997 në Shqipëri, marrëdhëniet shqiptaro-greke, detaje nga jeta e eksponentëve të ndryshëm politikë në Shqipëri dhe zyrtarë të lartë. Shumë me interes janë disa kablograme ku paraqiten informacione se në rangje shumë të larta të shtetit gjenden persona të lidhur me krimin dhe me personazhe të krimit shqiptar, madje të dënuar për vepra shumë të rënda penale.

No comments:
Post a Comment