Strasburg, 1 shtator, NOA – Pas letrës së tij drejtuar kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, më 10 qershor, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland, i ka shkruar tashmë edhe kryetarit të Komisionit të Venecias duke i kërkuar një opinion mbi përmirësime të mundshme të legjislacionit shqiptar zgjedhor.
Lajmi është komunikuar në faqen zyrtare të KiE-së, ku bëhet me dije edhe teksti i plotë i kësaj letre.
Konkretisht, ai vijon si më poshtë:
“Ju jeni padyshim në dijeni të situatës në Shqipëri pas zgjedhjeve lokale dhe në veçanërisht polemikave në lidhje me zgjedhjet për bashkinë e Tiranës. Unë e kam ndjekur situatën nga afër dhe adresuar këtë çështje me autoritetet shqiptare. Siç kam konsideruar se Këshilli i Evropës duhet që të bëjë gjithçka të mundshme për ta ndihmuar Shqipërinë në shmangien dhe përsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Unë do të isha mirënjohës nëse Komisioni i Venecias do të japë një opinion mbi përmirësimet që duhet të bëhen në legjislacionin zgjedhor dhe praktikën në Shqipëri, nën dritën e përvojës së kohëve të fundit”.
Mësohet se kjo letër i është drejtuar personalisht shefit të Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, ndërsa Këshilli i Evropës po përgatitet që të dërgojë një ekip të ri në Shqipëri gjatë vjeshtës, të miratimit të opinionit për Shqipërinë në muajin dhjetor.
n.e/NOA
No comments:
Post a Comment