Tani që vera ka ardhur është mjaft e rëndësishme që të kemi mes të tjerash edhe këmbë të bukura. Një nga problemet më të shumta me të cilat përballemi të gjithë janë edhe varicet apo Vene Varicosa. Kjo është një sëmundje e cila nuk prek vetëm femrat, por edhe meshkujt. Sigurisht variçet nuk janë shqetësuese vetëm për aspektin estetik, por gjithashtu edhe nga pikëpamja shëndetësore. Për të qenë sa më të përgatitur dhe për t’i bërë ballë variceve të mundshme, në vijim ju paraqesim gjithë çka duhet të dini për një nga metodat me të cilat ato luftohen; skleroterapisë.
1. A mund t’i trajtojmë të gjitha variçet me skleroterapi?
Skleroterapia konsiston në injektimin në venën e bllokuar të një substance irrituese e cila bën të mundur bllokimin e venës. Kjo teknikë është mjaft e përshtatshme për varikozat e vogla në ngjyrë të kuqe që na dalin në sipërfaqe të lëkurës apo në varikozat e konsideruara si të mesme, të cilat kanë një diametër jo më të madh se 10 mm. Për varice në gjenje më të rëndë përdoren ndërhyrjet kirurgjikale. Megjithatë, skleroterapi mund të përdoret edhe si shtesë e kirurgjisë. Aktualisht shifrat tregojnë se nëntë në dhjetë raste të Vene Varicosa trajtohen me skleroterapi.
2. Kujt mund t’i adresohemi për një trajtim me skleroterapi?
Skleroterapia përdoret nga angiologët dhe nga specialistët e problemeve vaskulare. Gjithçka fillon me bërjen e një ekografie për të parë gjendjen e venave të tua dhe për të përcaktuar ato të cilat kanë nevojë për ndërhyrje. Më pas përcaktohet një plan seancash të cilat përcaktojnë ditët se kur duhet bërë ndërhyrja. Sigurisht, ndërhyrja fillon me zonat më problematike. Skleroterapia është një teknikë mjaft delikate, ndaj planifikimi i ndërhyrjeve është një element mjaft i rëndësishëm.
3. A është trajtimi i dhimbshëm?
Angiologët përdorin një age mjaft të hollë për të injektuar produktin direkt në vena dhe procesi nuk është aspak i dhimbshëm. Në asnjë mënyrë nuk është e nevojshme ndonjë mpirje lokale pasi gjithçka është mjaft e lehtë për t’u realizuar. Ajo që duhet pasur parasysh është që pas injektimit të substancës shkaktohet një e djegur deri sa produkti të përhapet në të gjithë venën. Përgjithësisht seancat zgjasin jo më shumim se 30 minuta.
4. A ka rrezik komplikimi?
Tek disa persona, skleroterapia mund të shkaktojë marrje mendsh dhe të vjella, sidomos kur është marrë në doza të larta. Gjithashtu në disa raste ajo mund të shoqërohet edhe me dhimbje koke, humbje momentale të shikimit apo çrregullime kardiake.
5. Sa seanca duhet të parashikojmë?
Maksimalisht duhet të parashikojmë pesë ose gjashtë seanca, me një interval kohor së paku 15 ditë. Nëse kaq seanca nuk janë të mjaftueshme për të trajtuar të gjitha venat, atëherë kjo do të thotë që duhet të kaloni tek ndërhyrja kirurgjikale.
6. Kur mund t’i rikthemi diellit dhe sportit?
Pas përfundimit të seancave, sportet e dhunshme janë të ndaluara për së paku disa ditë. Përgjatë gjithë kohës që jeni duke u trajtuar si dhe dy javë pas përfundimit të seancës së fundit, duhet të evitoni ekspozimin ndaj diellit, saunave, banjave të nxehta, por gjithashtu edhe depilimin dhe udhëtimet me avion. Në shumë raste mjekët sugjerojnë përdorimin e çorapeve të posaçme për të prekurit nga Vene Varicosa.
7. Përfundimi i skleroterapisë sjell shërim përfundimtar?
Kjo gjë varion nga një person tek tjetri. Tek 4 nga 10 persona, varicet shfaqen sërish brenda 5 vjetësh, megjithëse skleroterapia është realizuar mirë. Në të tillë rast ne duhet të ndërhyjmë sërish tek e njëjta venë. Pas ndërhyrjes për herë të dytë në të njëjtën venë, takimet duhet të ndiqen një herë në tre apo gjashtë muaj.
Si të evitojmë rikthimin e variçeve?
Pas skleroterapisë, duhet të jemi akoma më të kujdesshëm dhe t’i ruajmë më tepër venat tona. Me këtë rast duhet të evitojmë në maksimum ngritjen e peshave, ekspozimin për një kohë të gjatë ndaj diellit si dhe nxehtësisë. Gjithashtu duhet të praktikojmë rregullisht aktivitet fizik si dhe të bëjmë banja termale.
No comments:
Post a Comment