Thursday, June 9, 2011

Shega, fruti shpërthyes antioksidues


Studimet tregojnë se lëngu i shegës përmban tri herë më shumë sasi antioksidantësh se çaji jeshil dhe vera e kuqe si dhe një sasi më të madhe antioksidantësh se mango, domatja, portokalli apo papaja. Thënë kjo, është më mirë që të konsumojmë lëng shege të shtrydhur vetë sesa ta blejmë të gatshëm. Ju gjithashtu mund të konsumoni lëngun e shegës në kokteile. Duke e bashkuar në një shaker me pak tabasko, pak salcë Worcestershire dhe pak kripë, mund të fitoni një shije vërtetë të veçantë. Sigurisht që shërbehet e ftohtë. Shega është gjithashtu e njohur që nga antikiteti për cilësitë e saj në trajtimin e disa sëmundjeve si dhe në trajtimin antirrudhë. Së fundmi, shega po përdoret gjerësisht edhe në produktet kozmetike si locione për trupin, produkte për flokët et

No comments: