Wednesday, June 8, 2011

Abuzoi me detyrën në Shqipëri, nën akuzë diplomati anglez




Abuzoi me detyrën në Shqipëri, nën akuzë diplomati anglezTIRANË- Një diplomat nga Anglia ka lejuar një numër shqiptarësh që të hyjnë në territorin e Britanisë së Madhe duke u pajisur me viza në mënyrë jo të rregullt, u bë e ditur gjatë një seance dëgjimore në një gjykatë të vendit. Mark Griffith akuzohet se ka ndihmuar një biznesmen të korruptuar që të pajisë disa qytetarë shqiptarë me pasaporta angleze, që të jetojnë përgjithmonë në Britaninë e Madhe, nëpërmjet një skeme imigrimi masiv. Me sa duket, zyrtari i Ambasadës në Tiranë mbylli njërin sy ndaj aplikimeve me leje pune false të qyteteve Shqiptare.

Një veprim i tillë u dha mundësinë dhjetëra emigrantëve shqiptarë që të jetonin dhe punonin në Britaninë e Madhe.
Të dëshpëruar për të marrë një pasaportë Britanike, emigrantët ishin të gatshëm t’i paguanin firmës së rekrutimit të Samuel Fongos, një tjetër qytetar anglez ky, deri në 7, 222 paund për të ardhur në Angli.
Në momentin që emigrantët shqiptarë hynin në territorin anglez dhe jetonin e punon për katër vjet në këtë vend, ata mund të aplikonin për të qendruar përgjithmonë në Britaninë e Madhe. Prokurori Simon Ëild, i tha gjykatës se Griffith kishte abuzuar me pushtetin duke vulosur leje pune false.

Ai u tha gjykatësve se diplomati anglez kishte shfrytëzuar dëshpërimin e disa qytetarëve shqiptarë për të ardhur në Angli duke u dhënë atyre dokumente false.
Një person i tretë me emrin Luan Bundo, të cilin prokurorët nuk kanë arritur ta gjejnë, akuzohet se ka dhënë referenca dhe CV të rreme për aplikantët.
Diplomati anglez i mohon akuzat për keqpërdorim të detyrës të cilën mbajti nga dhjetori i 2005-ës deri në maj të 2007-ës.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

No comments: