Sunday, June 5, 2011

Vendimi i Kolegjit, reagojnë ambasadorët

TIRANE- Pas vendimit të dhënë nga Kolegji Zgjedhor ambasadorët e OSBE-së, Eurgen Wollfarth, ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksander Arvizu dhe i Bashkimit Evropian, Etore Sekui kane leshura nje deklarate te perbashket.

Deklarata

“Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu dhe Kreu i Delagacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadori Ettore Sequi, deklaruan sot së bashku: “U njohëm me vendimin e Kolegjit Zgjedhor shqiptar, si organi më i lartë ligjor që gjykon apelimet zgjedhore. Është thelbësore që të gjitha palët të veprojnë, pas këtij vendimi, në mënyrë të qetë, të pjekur e të përmbajtur, duke vënë interesin kombëtar përpara çdo lloj interesi partizan vetjak.”

“Po aq e rëndësishme është që të gjitha palët, partitë politike dhe qytetarët, të presin derisa rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç kërkohet nga legjislacioni shqiptar. Ne besojmë se më 8 Maj, qytetarët e Shqipërisë votuan për kandidatët e zgjedhur prej tyre.

Ky zë tashmë duhet të dëgjohet dhe të respektohet nga të gjitha partitë politike। Ne do të ndjekim nga afër përmbylljen e procesit zgjedhor dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare, si dhe vlerësimin e procesit nga misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR-it, duke pasur parasysh shqetësimet e ngritura në deklaratat tona të mëparshme”

www.albdreams.net

No comments: