Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli janë fituesit e “Këngës magjike” 2010. Kënga me titull “Sa e shite zemrën” ka fituar zemrat e publikut dhe shumicës së artistëve konkurentë të cilët votuan në mënyrë të hapur në edicionin e 12-të. Me tekst dhe muzikë të Pirro Çakos, kënga është shndërruar tashmë në një hit të muzikës shqiptare. Çmimin e dytë të “këngës Magjike” e morri kantautori Piro Çako me këngën “Mirëmbrëma si je” ndërsa çmimi i tretë shkoi për Rozana Radin dhe Ramadan Krasniqin me baladën “Valsi i tradhtisë” këngë që meritoi edhe çmimin e publikut. Të 20 artistët e natës finale u nderuan me çmime. Disa prej tyre ishin “Kënga Hit”, për Eranda Libohovën, “Best Balade” për Olta Bokën, “Interpretimi më i mirë”, për Greta Koçin, “Best Stil” Ardian Gaxha, çmimi “Çesk Zadeja” për Gerta dhe Klejti Mahmutaj e plot çmime të tjera . Nata finale e edicionit të 12-të të “Këngës Magjike”, shënoi jo vetëm një public rekord krahasuar me të gjitha vitet, por dhe një shikueshmëri televizive rekord nëpërmjet ekranit të Tv Klan dhe katër kanaleve të tjera. Një mbrëmje magjike ku shkëlqyen performancat e artistëve shqiptarë të cilët ndezën skenën dhe sallën e “Pallatit të Kongreseve” dhe shkaktuan duartokitje të gjata. Spektakli i jashtëzakonshëm me producentë Aleksandër Frangaj dhe Ardit Gjebrenë bëri të këndojnë jo vetëm këngëtarët, por edhe gjithë publiku të cilët në një karaoke të zgjedhur sollën disa nga hitet e këngës shqiptare. Festa u plotësua me disa hitet më të bukura të Gjebresë të interpretuara edhe me humor nga Agron Llakaj, Eliza Hoxha e Rosela Gjylbegu. Në këtë mënyrë ky edicion i “Këngës Magjike” shkëlqeu në çdo detaj përfshirë regjinë, por edhe skenografinë e rrallë të mjeshtrit Gaetano Casteli. Ashtu siç është vlerësuar edhe nga kritika, “Kënga magjike 2010” vërtetoi se vazhdon të mbetet festivali më me nivel i muzikës në të gjithë hapësirën shqiptare dhe i krahasueshëm me garat ndërkombëtare të muzikës së huaj. |
Sunday, November 21, 2010
“Kënga magjike”, fitojnë Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment