Monday, April 18, 2011

Debatet televizive, si pjesë e kulturës politike


Debatet televizive mes kandidatëve në përballjet elektorale, prej dekadash janë kthyer në një standard demokratik në vendet perëndimore.

Në këto debate, kandidatët kanë përcjellë programet dhe alternativat e tyre, përmes së cilave i kërkojnë elektoratit votën ditën e zgjedhjeve.

Debati i parë televiziv ka qenë ai i tetorit 1960 mes kandidatëve për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Xhon Kenedi dhe Riçard Nikson.

Prej asaj kohe, debatet televizive janë kthyer në shenjë të zhvillimit të kulturës demokratike.

Duke marrë parasysh faktin se debatet televizive konsiderohen tepër të rëndësishme në fushata elektorale, shpejt apo vonë, ato do të bëhen pjesë e kulturës politike në Shqipëri.

Kastro shpall hapje ekonomike dhe kufizim të posteve politike

Ta ruajë socializmin, por me shumë më tepër treg
Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Ta ruajë socializmin, por me shumë më tepër treg

Me një paradë ushtarake e nisën komunistët e Kubës të shtunën (16.4.) kongresin e partisë, të parin pas 14 vjetësh. Presidenti i Kubës, Raul Castro, propozoi në fillim të kongresit një kufizim kohor për poste politike

Të gjithë në tribunë për të marrë pjesë në paradën ushtarake. Tanke dhe njësi të ushtrisë në sheshin e revolucionit, dhjetëra mijëra kubanë kaluan duke përshëndetur udhëheqjen e partisë dhe të shtetit. Në tribunë para së gjithash burra të vjetër, të cilët pjesërisht janë në pushtet që prej revolucionit, 50 vjet më parë. Me në krye kryetarin e shtetit, Raul Castro, 79 vjeç, me uniformë ushtarake.

Pamje si të kohëve të vjetra- ushtare ne parakalimBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Pamje si të kohëve të vjetra

Kohë pas kohe, pranë tij në tribunë dilte edhe bashkëshortja e ish-kryetarit të shtetit dhe të partisë të RDGJ, Erih Honecker, Margot Honecker, me flokë të thinjura krejtësisht. Një pamje si e kohëve të vjetra. Prandaj qe e papritur deklarata e Raul Castros në hapje të kongresit: "Ne arritëm në përfundimin, se është e rekomandueshme, që poste të rëndësishme në shtet dhe në politikë të kufizohen në dy periudha prej pesë vjetësh. Forcimi sistematik i institucioneve tona është parakusht për përtëritjen dhe vazhdimin e socializmit në Kubë."

Raul Castron ky vendim thuajse nuk e prek. Zyrtarisht ai është që prej vitit 2008 kryetar shteti dhe pritet që tani të marrë edhe postin e kryetarit të partisë nga i vëllai Fidel. Por Raul Castro theksoi në fjalimin e tij prej dy orësh e gjysmë se të rinjtë duhet të inkuadrohen më mirë dhe se partia duhet t'i marrë seriozisht hallet e popullit.

Kriza ekonomike në Kubë imponon ndryshime

Cuba's President Raul Castro watches the military parade commemorating the 50th anniversary of the Bay of Pigs failed invasion in Havana, Cuba, Saturday April 16, 2011. Cuba kicked off a crucial Communist Party congress Saturday with the parade to mark 50 years since the defeat of CIA-backed exiles at the Bay of Pigs. (AP Photo/Ismael Francisco/Prensa Latina)Bildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Kryetari i shtetit, Raul Castro, 79 vjeç

Sepse Kuba ndodhet para ndryshimeve, të iniciuara nga kriza e gjithanshme ekonomike në vend. Kanë nisur pushimet masive nga puna në sektorin shtetëror. Më shumë se një milion kubanë do të bëhen ekonomikisht të pavarur, duke i fituar kështu vetë paratë. Veç kësaj, njerëzit duhet të përgatiten për kursime të tjera sociale, sistemi i ushqimeve bazë të subvencionuara, për Castron nuk mund të vazhdojë edhe më tej në këtë formë: "Problemet sociale kanë nevojë për më shumë arsye. Në kuptimin që ne me shpenzime më të pakta të arrijmë rezultate më të mira dhe të qendrueshme."

Raul Castro përpiqet të bëjë spërkatën

Jubileu i invazionit të dështuar në Gjirin e derraveBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Jubileu i invazionit të dështuar në Gjirin e derrave

Ta ruajë socializmin, por me shumë më tepër treg. Liri ekonomike, por jo koncentrim të pasurisë private. Ndërsa opozitarët në Kubë kërkojnë një kthesë politike. Partia Komuniste duhet të heqë dorë nga monopoli i pushtetit, kërkojnë ata.

Deri tani udhëheqësi i revolucionit, Fidel Castro, nuk ka dalë në publik. Ai bëri të ditur se nuk ka qenë në gjendje shëndetësore të mirë. Hapjen e paradës ushtarake dhe të kongresit të partisë, me thirrjet "Fidel", ai i pa në televizor.

Autor: Martin Polsansky/Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica

Duart që shtyjnë zgjedhjet

Frrok Çupi

Sigurisht, këto janë vetëm duar. Po të ishin koka, dmth. mendje, atëherë kjo nuk do të ndodhte; as mund të mendohej që të shtyheshin zgjedhjet. Pardje dhe dje opozita ka lëshuar në ajër fjalën se “do të shtyhen zgjedhjet”. Që të lëvizeshin nga data e caktuar zgjedhjet e 8 majit, do të duheshin fuqi shumë të mëdha, siç thuhet në popull “do të duheshin shtatë pendë qê”. Në sensin e kundërt të filozofisë së lëvizjes, por në kuptimin e njëjtë me forcën, këta që thanë se “do të shtyhen zgjedhjet”, e bazuan fjalën pikërisht në duart, dmth., në forcën.

Çfarë do të ndodhte sikur “shtyrja” të bazohej në arsyen, dmth., në mendjen dhe jo “te duart”?

E para, opozita që kërkon shtyrjen e zgjedhjeve, do të vinte në punë mendjen dhe arsyen duke iu referuar këshillave të institucioneve perëndimore, që nga Shtetet e Bashkuara në Bashkimin Europian. Si nga Uashingtoni edhe nga Brukseli kanë mbërritur mesazhe të qarta politike se “nuk mund të shtyhen zgjedhjet e 8 majit”. A janë zgjedhjet një shkëmb i palëvizshëm?- mund të ketë pyetur dikush. Sigurisht që nuk janë në përgjithësi; por “në rastin e Shqipërisë janë një provë dhe një shans që i jep Europës” për të vazhduar në rrugën e integrimit. Shqipëria kishte dëshmuar një situatë (të paktën dy-vjeçare) trazirash të mëdha me parimet e demokracisë, ku opozita bojkotoi, nuk pranoi rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2009, kërkoi hapjen e kutive të votimit jashtë sistemit legal, organizoi një grevë urie me politikanë dhe me militantë, kërkoi marrjen e pushtetit me forcë, zhvilloi një demonstratë të dhunshme para selisë së Qeverisë, ku kishte katër viktima. Në momentin kur po afroheshin zgjedhjet lokale, institucionet e perëndimit kërkuan që “këto zgjedhje të shërbejnë si test demokracie” dhe të zhvillohen sa më mirë, korrektësisht. Po të mos ishin në datën korrekte, do të thoshte se një gjë do të mungonte në sy të të tjerëve. Ndryshe po të shtyheshin zgjedhjet në Finlandë; por këtu në Shqipëri opozita iu kishte dhënë ngjyra sikur çfarë po ndodhte në këtë vend. Në Europë, mes përfaqësuesve të vendeve të ndryshme do të krijohej përshtypja se “Shqipëria përsëri ka probleme”. Atëherë institucionet perëndimore kërkuan që zgjedhjet që në nisje të jenë korrekte, domethënë të zhvillohen në datën e dekretuar nga Presidenti i Republikës. Gjithë përfitimi shkon në dobi të interesave të vendit, të një imazhi që tashmë është dëmtuar për shkak të jakobizmit të opozitës...

Kjo do të ndodhte sikur opozita do të përdorte mendjen (dhe jo duart) në dilemën “të shtyhen apo të mos shtyhen” zgjedhjet.

Çfarë do të ndodhte sikur të vazhdojnë të përdorin duart për shtyrjen e zgjedhjeve? Domethënë, sikur të vazhdojnë të përdorin mos- arsyen dhe forcën për të krijuar idenë se “nuk ka demokraci” dhe “nuk ka stabilitet”?... Kjo lëvizje ka nisur, dhe, sa më shumë i afrohemi ditës së 8 majit, aq më tepër po shtyhen “urët” si për të dëshmuar se “këtu nuk ia vlen”, “larg Europa dhe NATO”. Lëvizja e parë ka nisur me tensionin. Tensioni, fillimisht, u var në shtylla famujsh, sikur regjisori ta kishte ndërtuar skenën në mënyrën më drithëruese. Sepse shtylla është lart, e shikojnë shumë sy, por edhe pse atje rri flamuri. Flamuri i Partisë, për militantë të prapambetur, është edhe totem edhe tabu. Para totemit secili nga “të verbrit” do të sulej pakuptim... Kjo është dora e shkathët e regjisorit. Pastaj vijnë ndjeshmëri të tjera si psh., ndjeshmëria e të rënëve nga pushteti, ndjeshmëri e të afërmve të vrarë, ndjeshmëria e ish-policëve që janë kthyer në sekretarë partie ose kandidatë për kryetar komunash e bashkish, etj. Domethënë është përsëri forca, ose dora..., por jo mendja. Retorika po e nxit dhunën dhe tensionin, sidomos retorika që paralajmëron “luftë”. “Do të shikoni, të gjithë më këmbë, po të preket vota”, thërret kryetari i partisë Socialiste (ish-komuniste). Në një miting popullor kërkoi që “tua japim në lule të ballit”. Dikush mund të thotë se “ja ku qenka përdorur mendja në një rast”. Jo, sigurisht jo. Edhe në këtë rast, mendja përdoret si forcë, si duar. Zgjedhjet kërkohen të shtyhen me duar dhe me mjete të verbra.

Zbulohen “sekretet” e kryeministrave për presidentët pas viteve ‘90

Nano për Meidanin dhe Moisiun, Fino për Berishën, Meksi për Berishën dhe Meidani e Moisiu për Nanon dhe Berishën. Në numrin e sotëm kemi shkëputur nga libri bisedat e tyre për marrëdhëniet e Presidentit me Kryeministrin. Nëpërmjet përgjigjeve do të kuptoni sesa delikate kanë qenë marrëdhëniet e pushtetit mes tyre. Flasin kryeministrat Aleksandër Meksi, Fatos Nano dhe Bashkim Fino për raportet me presidentët Sali Berisha, Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani dhe anasjelltas. Pikante është dëshmia e ish-kryeministrit Nano dhe ish-presidentit Moisiu.

Në vitet 1992-1997 presidenti Berisha është kryetar i Partisë Demokratike dhe sigurisht njeriu më i pushtetshëm i vendit. Në këto kushte Kryeministri ishte numri dy. Ja bashkëpunimi midis tyre.

Aleksandër Meksi: Marrëdhëniet e mia me presidentin Berisha qenë normale. Sigurisht unë nuk i drejtohesha si gjithë të tjerët “Zoti president”, për shkak edhe të njohjes së mëparshme dhe për rrethana të tjera, në prezencë të njerëzve tanë unë i thosha me emër. Në Shqipëri flitet me emër. Kishte një gjë atëherë në ndryshim me sot, që po t’i thoshe “Jo” përgjithësisht tërhiqej ose ndiqte një mënyrë të tërthortë. Sigurisht po t’i thuhej jo e argumentuar, për shembull ligjet perëndimore nuk e kanë këtë dhe kjo është në kundërshtim me demokracinë. Ashtu siç kishte edhe momente ku këmbëngulte, dhe gjithnjë sendet që bëhen me këmbëngulje të mbrapshtë dhe identifikim personal të çështjes nuk bien rezultate kurrë. Presidenti ishte në rolin real të kryetarit të Partisë Demokratike. Grupi parlamentar dhe unë deshëm të ndërronim një pjesë të ministrave që mbroheshin nga Presidenti. Por në kryesinë e partisë votohej për të hequr ministrat dhe meqenëse pati rezistencë nga Presidenti u bë me votë, se nuk zgjidhej në mënyrë tjetër. Grupi parlamentar votoi ministrat, u hoqën pjesa dërrmuese e atyre që nuk i donte nga grupi parlamentar dhe u emëruan të tjerë. Ndërkohë grupi parlamentar nuk pranoi të hidhte për votë Kryeministrin. Nuk është se e shtroi Presidenti çështjen e Kryeministrit, dhe kjo duhet thënë, por ata thanë s’kemi punë me Kryeministrin.

Presidenti Berisha pranon kryeministrin socialist Fino në vitin 1997, por bën gjithçka që të minimizojë humbjen e Partisë Demokratike dhe humbjen e tij personale.

Bashkim Fino: Natyrisht si Kryeministër për shumë gjëra kisha debate me Berishën. Por për mua Presidenti i asaj kohe ishte një njeri i cili e njihte shtetin. Më duhet të them që kam punuar me një njeri që ishte më i zoti nga unë në aspektin e eksperiencës së punës në pushtet. Unë kisha qenë katër vjet kryetar bashkie dhe erdha të drejtoj Kryeministrinë në një kohë që ai kishte 4-5 vjet President, e njihte shtetin shumë mirë, i njihte dispozitat kryesore, kishte informacion të bollshëm, sepse çdo gjë kalonte tek ai në atë kohë më shumë sesa tek Kryeministri. Le të themi që në çdo debat që unë bëja me Presidentin isha inferior, i defavorizuar, në sensin që nuk e dija se ku do të dilte, nuk e dija se çfarë do të thoshte. Jam i bindur që ai çdo gjë e bënte të mirëorganizuar. Ai kërkonte të minimizonte sa të ishte e mundur humbjen e Partisë Demokratike dhe humbjen e tij personale mbas 1997-s, që ishte vërtet një tragjedi e paparë. Në këtë kuptim e luajti mirë rolin në sensin që të merrte aq sa mund të merrte dhe të mos humbiste pambarimisht pikë në publik, sidomos në zgjedhjet e 1997-ës. Kam përshtypjen që Berisha nuk kishte ndonjë iluzion se mund ta mbante ende pushtetin, edhe ai vetë e kishte të qartë, të kuptueshme që njerëzit nuk mund ta mbështesnin më. Problemi i tij ishte thjesht që humbja të ishte sa më minimale. Këtë unë e kuptoja, jo se ai qe shprehur, por në gjithë veprimtarinë që ai mundohej të mbulonte me dorë të fortë. Në fillim Presidenti ishte në një gjendje shpirtërore shumë të keqe dhe me të drejtë. Shteti që ai kishte ngritur kur qe kryetar i shtetit ishte shkërmoqur, kishte rënë. Por duke kaluar muajt ai e rimori veten, u bë më i ashpër, më agresiv, jo ndaj meje si person, por në përgjithësi në procesin e punës së tij si President. Këtë agresivitet unë e interpretoj si një mundësi për të minimizuar sa më shumë rënien e Partisë Demokratike. Fakti që drejtoi vetë si President edhe fushatën elektorale të 1997-ës dhe doli gjithandej, përveçse në Vlorë, tregoi që pati kurajë. Ky është një vlerësim që unë po bëj për të. Luftoi që të minimizonte humbjen e Partisë Demokratike dhe jo se mendonte se do të mbante pushtetin.

Pas aprovimit të Kushtetutës së nëntorit 1998, prerogativat e Presidentit dhe të Kryeministrit janë të qarta, por çdo president ka stilin e tij. Përshkrimi sipas Fatos Nanos.

Fatos Nano:

...Meidani ishte një President që u karakterizua nga futja e një fryme të buonsensit akademik në marrëdhëniet midis institucioneve dhe që në një pjesë dominuese të

ushtrimit të mandatit të tij arriti ta mbrojë autoritetin dhe mandatin e Presidentit nga interferencat dhe ndikimet negative të konflikteve politike midis palëve. Jo në të gjithë kohën, sepse duke jetuar edhe Presidenti në një mjedis të politizuar dhe ballkanas si Shqipëria, edhe ai nuk mundi të ruajë Presidentin si institucion, jo veten,

se nuk është problemi të ruash veten, nga lobingje apo grupime transitore politike që reflektonin ndryshimet në qeveri apo në debatin politik midis palëve. Natyrisht nuk arriti dot të bëhet President i të gjitha palëve. Për shkak edhe se opozita e Berishës nuk e favorizonte këtë gjë. Presidenti Moisiu ishte produkt i një konsensusi mbi-partiak, i të gjitha palëve dhe paradoksalisht nuk funksionoi dot si i tillë. Jo më shumë për arsye politike, se sa për arsye të pamundësisë, ndoshta edhe të pamundësisë së tij personale, për të thithur dhe për të kthyer me vlerë të shtuar te performanca e tij, gjithë eksperiencën e politikës, e institucioneve të reja, të vetë Kushtetutës, apo të historisë politike të Shqipërisë në pluralizëm. Në shumë raste Moisiu kishte koncepte personale për institucionet dhe jo vetëm për institucionin e tij. Për shembull, më kujtohet që kërkonte që Garda e Republikës të ishte nën kontrollin e Presidentit, si xhandarmëria në kohën e Zogut. Kjo lidhej me një eksperiencë apo njohuritë e tij politike nga e kaluara e babait apo e kohës kur ishte formuar. Gjithashtu, kërkonte të thërriste në raport dhe të mbante qëndrim ndaj ministrave, pavarësisht nga norma kushtetuese e detyrimit për të mbajtur raporte informimi reciprok me Presidentin për anëtarët e ekzekutivit përfshi edhe Kryeministrin. Gjë që në periudhën kur isha unë Kryeministër nuk çoi në konflikte për shkak të natyrës sime të njohur, pra edhe të anashkalimit të konflikteve me humor dhe me buonsens. Madje, bashkëpunëtorët e mi të ngushtë në staf, kur Moisiu u shtronte kërkesa edhe jashtë sensit të axhendës së Kryeministrit, edhe jashtë sensit të rregullimit të gjërave nga pikëpamja kushtetuese, më, thoshin: Evitoje konfliktin dhe shko takoje, përfytyro në një moment sikur do shkosh të takosh babanë tënd. Gjë që jo gjithmonë përfundonte me të njëjtën ndjenjë kënaqësie që unë kisha kur takoja babanë tim. Jam i detyruar t’i them këto sepse në “Kujtimet...” që ka botuar Moisiu, kam frikë se shumë gjëra nga ato që kanë shkruar, as nuk i ka lexuar vetë ende. Sidomos në periudhën kur ai u detyrua të qeveriste me kryeministrin Berisha, hyri në konflikte me të, shumë marrëdhënie normale komunikimi dhe bashkëpunimi u ndërprenë dhe kjo e radikalizoi dhe e politizoi vetë Moisiun, gjë që e ka bërë t’i paraqesë në dritë të shtrembër mjaft nga zhvillimet. Pra, dhe ta quajë presidencën e tij si një anije që kushedi në ç’planet paska lëvizur, midis Nanos dhe Berishës, pra midis Shilës dhe Karibdës. Tani jemi në presidencën Topi. Është ende herët ose më mirë kurrë nuk është vonë për t’u kristalizuar në një eksperiencë që do të na çonte në rekorde në krahasim me gjithë periudhat që kanë kaluar, por edhe në rekordet që imponon Kushtetuta për bashkëjetesën midis titullarëve të institucioneve. Por përsëri ka një klimë të çuditshme, edhe kur Presidenti del nga i njëjti kamp, përsëri konflikti i komunikimit me të vetët çalon, ashtu si kur del në mënyrë konsensuale nga të dyja kampet. Në qoftë se personi e politizon institucionin, komunikimi çalon dhe mungesa e komunikimit midis krerëve të institucioneve sjell probleme në funksionimin e vetë institucioneve. Tani me presidencën Topi vërehen shumë nga sëmundjet foshnjore të politikës, të funksionimit të institucioneve, që kanë karakterizuar zhvillimin e Shqipërisë në vitet e pluralizmit dhe nuk mund të them që jemi afër kapërcimit të tyre apo nuk mund të them dot akoma nëse sëmundjet kanë progreduar apo janë stagnante, janë inflamative ose jo. Por fakt është që situata institucionale dhe e marrëdhënieve midis titullarëve nuk është shumë e shëndetshme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe dinamik të vendit në epokën e integrimit.

E parë nga pallati presidencial, ja sesi duket ndarja e pushtetit më 1997 e më pas më 2002.

Rexhep Mejdani: Ndoshta, nisur dhe nga natyra ime, marrëdhëniet e mia kanë qenë krejtësisht normale me të tre kryeministrat socialistë: Nano, Majko dhe Meta, pavarësisht kohës dhe alternimit të tyre. Kjo edhe pse ato marrëdhënie kanë qenë vetëm institucionale, dhe aspak personale, qoftë me zotin Nano si Kryeministër, qoftë me zotin Majko, qoftë me zotin Meta. Kam mbështetur çdo veprim që lidhej me stabilitetin e shtetit dhe qeverisjen efektive. Natyrshëm, stilet nuk kanë qenë të njëjta, por kjo nuk pengonte ndërveprimin, aq më shumë përshtatjet e adaptimet, në sajë dhe të përvojës 30-vjeçare pedagogjike, në shërbim të efektivitetit qeverisës dhe jo “show”-eve, protagonizmave, “star”-llëkut mediatik e televiziv, që asnjëherë nuk më kanë bërë kurrfarë përshtypje. Por nuk përjashtohet që, një sjellje thjesht institucionale, të mund të jetë e interpretuar gabim nga media apo zona rrethuese pranë kryeministrave, zonë që jo vetëm atëherë por dhe në ditët e sotme “punon” me po aq zell për të sajuar konflikte, për të nxitur favorizime e marrje pozicionesh servile ...

Alfred Moisiu: Kemi patur përplasje midis meje dhe kryeministrave. Fatos Nano ishte më i sofistikuar në përplasjen me mua, më cinik, por edhe më qytetar, ai punonte nën rrogoz për të krijuar probleme, ndërsa përballë ishte korrekt. Sali Berisha krejt e kundërta, donte t’i zgjidhte punët më shumë nëpër media, jo me kontakte direkte, nuk vinte kurrë të thoshte “Kemi këtë problem, si ta zgjidhim?”. Të marrim problemin e diplomatëve. Sipas Kushtetutës, propozimin e bën Kryeministri dhe i dekreton Presidenti, sepse diplomatët janë përfaqësues të shtetit dhe kryetari i shtetit është Presidenti nuk është Kryeministri.

Për të zgjedhur diplomatët, në radhë të parë unë kisha ligjin: Diplomatët duhet të jenë të karrierës, si ushtarakët. Nuk mund të marrësh një civil dhe ta bësh oficer, se ai nuk e bën dot atë punë. Karriera duhet të jetë e shkallëzuar. Edhe diplomati kështu është. Ligji parashikon gjithashtu 20% emërime politike, njerëz të marrë jashtë karrierës, por ama stafi duhet të jetë profesionist. Ndërsa ne i çojmë të gjithë partiakë, nga ambasadori te shoferi e gjithë të tjerët. Ambasadori duhet të jetë diplomat karriere. Sali Berisha donte të çonte militantët e Partisë Demokratike për të bërë punët e tij të partisë. Por shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ndodhte, pra, që unë nuk i dekretoja diplomatët. Sali Berisha nuk vinte për të diskutuar propozimet që ai kishte. Unë vërtet mund të mos isha dakord për arsye të caktuara, por bisedohet dhe gjendet zgjidhja, bien dakord palët. Duke mos i bërë këto biseda, kur shkëmbehen vetëm letra, kthehej në kontradikta dhe konflikte të panevojshme, për mendimin tim. Një tjetër nga divergjencat për gati një vit ishte çështja e Prokurorit të Përgjithshëm. Prokurori ishte i propozuar prej Sali Berishës, kishte qenë këshilltari tij juridik për gjashtë vjet, i propozuar për deputet po nga vetë ai. Sigurisht, edhe unë kisha rezervat e mia, por nuk zgjidhen këto gjëra nëpërmjet debatit mediatik. Kryeministri nuk ka të drejtë të flasë në media kundër Prokurorit të Përgjithshëm. Përsëri kryeministri Berisha nuk erdhi siç duhet të vijë te Presidenti që të gjendej një zgjidhje e përshtatshme, adekuate thonë këta politikanët tanë, që i përdorin fjalët e huaja gjoja për të treguar “nivelin” e tyre kulturor, për të “zbukuruar” leksikun e tyre ose për të krijuar një presion artificial mbi auditorin. E përshtatshme, them unë shqip, që ta kuptojnë të gjithë. Përplasja për ShIK-un erdhi sepse Sali Berisha donte ta përfshinte në Ministrinë e Brendshme, në mënyrë që ta kishte vetë nën kontroll. Tendenca e Sali Berishës është të ketë gjithë pushtetin në dorën e tij. Edhe Fatos Nano e kishte, por jo kaq të zhvilluar, qe më i frenuar. Sali Berisha është më i shfrenuar për t’ia arritur.

Të njëjtën gjë po bëjnë me Bamir Topin, të cilin e zgjodhi vetë, duke e patur nënkryetar të PD dhe prapë kërkon ta izolojë.

Anti-Amerikanizmi i porositur

Shkruan:
Artur Zheji
18-04-2011 10:06


Ambasadori amerikan Arvizu, është shndërruar, në shumicën e rasteve në mënyrë të porositur, në një objekt sulmi të habitshëm dhe të paprecedent. Ai sulmohet, mbi dhe nën brez, për një pozicion gjoja të njëanshëm në qëndrimet e tij në zhvillimet e politikës shqiptare. Ky sulm aspak simpatik, filloi vrullshëm dhe ka të bëjë sidomos me disa prononcime të qëndrimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në lidhje me ngjarjet e 21 janarit, si dhe me mosaprovimin e frymës kaotike revolucionare në sfond të së cilës, opozita shqiptare mendonte të afronte axhendën elektorale të zgjedhjeve të përgjithshme.
Së pari, personalisht mendoj që si produkt i një analize racionale, nuk mund të mos bihet dakord me parashtrimin e ambasadorit amerikan, i cili ka qenë politikisht korrekt dhe mbi të gjitha ka qenë dhe është në favor të stabilitetit substancial të Shqipërisë. Nuk besoj se ka njeri në Shqipëri të mendojë se Arvizu dhe SHBA, kanë frikë apo dipendencë nga Sali Berisha. Do të ishte absurd pra të mendosh apo të hedhësh në eter një hamendje të tillë sa qesharake aq edhe të pavend.
T’i hapje rrugë zgjedhjeve të parakohshme mbas 21 Janarit, kur më 21 Janar, u bënë provat e përgjithshme të një pothuaj “lufte civile”, do të ishte një gabim i rëndë, që një Ambasador i Shtetit më të madh të botës, me qëndrim gjeopolitik të qartë dhe largpamës nuk mund ta bëjë kurrësesi. Dhe kjo zgjidhje, apo kjo zgjedhje e zotit Arvizu, nuk ishte as kundër Ramës dhe as kundër Partisë Socialiste. As pro Berishës dhe as në favor të tij. Përkundrazi, po ta analizosh hollë hollë, ishte vetëm në favor të stabilitetit dhe pse jo të Ramës, i cili ato ditë ishte i frymëzuar për të hyrë në një aventurë emocionale, pa rrugëdalje politike.
Mirëpo, ose sepse ka një keqkuptim të madh, ose sepse një projekt politik ambicioz dhe agresiv, filluar më 21 Janar, ngeli pa mbështetje ndërkombëtare, ose më saktë u bë e qartë, papranueshmëria ndërkombëtare ndaj këtij operacioni politik emocional dhe revolucionar, duke e bërë pra praktikisht i parealizueshëm; ashtu si kërpudhat, gazetarë dhe gazeta të angazhuara, filluan kriticizmin dhe më pas sulmet direkte kundër ambasadorit Arvizu.
Sigurisht nuk është e thënë që një ambasador të pëlqehet masivisht, por ambasadori amerikan në Shqipëri, si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili nuk është një vend dosido në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, është padyshim një ambasador i veçantë, edhe kur na pëlqen në shijet apo interesat tona personale, edhe kur na pëlqen më pak.
Në vitet ‘96, kam qenë shumë kritik me Presidentin Berisha, i cili, së bashku me një anturazh të caktuar, mendonte se Amerika duhet të ishte një përkrahëse e njëanshme e demokratëve antikomunistë. Kjo solli pasoja jo të vogla. Aso kohe, por edhe sot, mendoj që përkujdesi dhe mbajtja në një nivel sa më të lartë e marrëdhënieve më një aleat të madh strategjik si SHBA, është një prioritet madhor i klasës politike shqiptare, pavarësisht ngjyrimit dhe kahjes.
Pyetjes se: “Përse Arvizu është një ambasador i veçantë?” e kam shumë të lehtë t’i përgjigjem. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i Shtetit që ka bërë shumë më tepër së çdo vend tjetër në botë për Shqipërinë, ambasadori i Shtetit garant për Pavarësinë e Kosovës, garant për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve etnikë të Maqedonisë, Shteti lider që është guri më i fortë i themelit të Aleancës më të madhe në botë, NATO, ku sot Shqipëria është anëtare, është padyshim vendi që ka mbrojtur dhe mbron Shqipërinë gjeostrategjikisht, në rajon dhe më gjerë, është vendi, më proshqiptar i sëpaku këtyre 200 viteve të fundit.
Të krijosh miq të fuqishëm për vendin tënd është e vështirë, t’i dëmtosh ata është fare më e lehtë. E lehtë, por e kushtueshme.
Anti-Amerikanizmi nuk është emancipim, nuk është as trendy dhe as patriotik. Ndikimi te më të rinjtë i kësaj fryme, është një farsë zymtake. Kuptueshëm që do të mbetet në minorancë. Padyshim pavarësia e mendimit është e shenjtë, por jo më pak e shenjtë mendoj se është vlera historike e rolit amerikan në krijimin e një identiteti të ri rajonal të Shqipërisë. Një identitet që gjithmonë nuk ka pasur përkrahës dhe tani e ka. Të reflektosh për këtë, sidomos në refleksion politik dhe gjeopolitik, është e domosdoshme për një politikan dhe anturazhin e tij, që nga zelli i tepruar për Liderin lokal, i bëjnë atij dhe Vendit një dëm të panevojshëm.

Sunday, April 17, 2011

Koplik, qëllon të shoqen dhe më pas veten


Malësi e Madhe, 17 Prill 2011 NOA – Krim sërish brenda familjes, këtë herë në Koplik të rrethit Malësi e Madhe, ku një burrë ka hapur zjarr mbi të shoqen dhe më pas mbi veten.

Ngjarja ka ndodhur sonte (e diel) rreth orës 19.15, në lagjen “Pikza” të qytetit Koplik, si pasojë e një konflikti familjar, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Nga burimet policore në vendngjarje bëhet e ditur se si rezultat i sherrit, në banesën e tij, 57 vjeçari Kol Makaj ka plagosur me armë zjarri pistoletë, bashkëshorten e tij F. Makaj 55 vjeçe.

Menjëherë më pas, Kol Makaj, është vetëplagosur me pistoletën që kishte qëlluar gruan.

Aktualisht të dy ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe tha se është bërë sekuestrimi i armës së krimit, tip pistoletë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e duhura procedurale dhe hetimore, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.

"Më e bukura e futbollit tonë",

Për shërbimet e saj kishin treguar interesim edhe klubi Lyon, si dhe skuadra të ndryshme nga Liga profesionale e SHBA-së
image de l'article

Pas përfundimit të kampionatit Botëror të futbollit të femrave, ku ajo do të mbrojë ngjyrat e Gjermanisë, futbollistja shqiptaro-gjermane Fatmire Bajramaj do të ndërrojë ekipin. "Më e bukura e futbollit tonë", siç shkruajnë gazetat gjermane, sa herë e zënë ngoje Fatmiren, nga Turbine Potsdam do të kalojë në skuadrën rivale, FFC Frankfurt.

Kjo u kuptua në margjinat e ndeshjes që Turbine Potsdam luajti dje kundër Duisburgut. "Kam marrë një sinjal të qartë nga Lira. Kjo më bën të besoj se të hënën (sot) pasdite do ta bëjmë publike marrëveshjen", i ka deklaruar menaxheri i Frankfurtit Siegfried Dietrich, portalit "Morgenpost Online".

Bajramaj që më parë i kishte dhënë dritën jeshile këshilltarëve të saj për tërheqje nga Turbine Potsdam. Për shërbimet e saj kishin treguar intersim edhe klubi Lyon, si dhe skuadra të ndryshme nga Liga profesionale e SHBA-së, në mesine të cilave edhe "Western New York Flash".

Para se të përshëndetet nga Potsdam Turbine, "Lira", siç e thërrasin tifozët, synon të marrë me ekipin e saj të vjetër edhe kupën e Ligës së kampionëve. Ndeshja finale për këtë kupë luhet më 26 maj në Londër, ku Turbine Potsdam takohet me skuadrën franceze Olympique Lyon.

A e vrau KGB-ja Gagarinin?

Pesëdhjetë vjet më parë, kozmonauti sovjetik, Juri Gagarin, u bë njeriu i parë që udhëtoi në hapësirë, duke shënuar fitoren e sovjetikëve ndaj amerikanëve në garën e hapësirës. Në vitin 1968 ai vdes gjatë një aksidenti ajror, por vrasja nga KGB-ja është një nga skenarët që vazhdon të qarkullojë.

Një anije kozmike, në bordin e së cilës gjendej një astronaut i ri rus, bëri histori më 12 prill të vitit 1961.

“Le të nisemi!” ishte thirrja e Gagarinit në momentin kur anija u lëshua nga një kozmodrom sovjetik në shkretëtirën e Kazakistanit. Vostok 1 ishte anija kozmike që dërgoi në hapësirë njeriun e parë.

Ishte koha e luftës së ftohtë. Gjithçka bëhej në fshehtësi, ndonëse qarkullonin fjalë se Bashkimi Sovjetik përgatitej për diçka spektakolare. Fluturimi në hapësirë i Gagarinit u mbajt sekret në rast të ndonjë dështimi të mundshëm. Vetëm kur u bë e qartë se ai ishte në hapësirë, agjencia sovjetike e lajmeve Tass publikoi lajmin.

“Më 12 prill, 1961, në Bashkimin Sovjetik, për herë të parë në historinë e njerëzimit, u lëshua një anije kozmike, Vostok, me një njeri në bord, në orbitën rreth Tokës. Piloti-kozmonaut i anijes kozmike Vostok është qytetari sovjetik, majori Gagarin Juri Alekesejeviç”, - njoftoi atëbotë agjencia ruse e lajmeve, Tass.

Fluturimi ishte fitore e sovjetikëve ndaj amerikanëve në garën e hapësirës. Ka fjalë se udhëheqësi sovjetik i kohës, Nikita Hrushovi, kërceu mbi tavolinë nga gëzimi.

Për Gagarinin 27-vjeçar fluturimi ishte rezultat i dy vjet përgatitjesh, çfarë i krijuan atij legjione të tëra mbështetësish në të gjithë botën. Gagarini dëshmoi se njeriu mund të mbijetojë në hapësirë, çfarë u hapi rrugën ekspeditave të mëvonshme.

Pas një fluturimi prej 108 minutash, Gagarini u ul në një fermë në juglindje të Moskës. Gagarinit gjithmonë i pëlqente të kujtonte habinë e pafund të bujkut në momentin e uljes së anijes kozmike.

“Ulja ndodhi në tokën tonë sovjetike e ruse. Personi i parë që takova ishte një punëtore e kolkozit. Fillimisht ishte e trembur nga unë, por më pas u bëmë miq. Vetëm imagjinojeni se si një njeri në kostum të ndritshëm portokalli zbret dhe nis të ecë drejt teje”, - kujtonte vite më pas vetë Gagarini.

Natalia Sviridenko, që dikur ka punuar mësuese në fshatin ku zbriti Gagarini, e kujton shumë mirë edhe sot atë ditë.

“Gruaja e moshuar po mbillte patate me mbesën e saj Rita. Ai e thirri dhe fillimisht ajo ishte e tmerruar. Gagarini kërkoi ndihmën e saj për të hequr kostumin e astronautit, që ishte aq i rëndë sa i krijonte vështirësi në lëvizje. E moshuara e pyeti nëse kishte ardhur me kalë, por Gagarini iu përgjigj se nuk ka udhëtuar më shpejtësinë e kalit”, - kujton Sviridenko.

Udhëtimi i Gagarinit drejt famës është po aq i jashtëzakonshëm sa dhe rrugëtimi i tij në hapësirë.

I lindur në pjesën perëndimore të Rusisë, në një familje bujqish, i riu Gagarin nuk të krijonte përshtypjen se do të ecte drejt triumfit.

Fillimisht ishte shtati i shkurtër që e pengoi karrierën e tij në shkollën teknike, të nisur pas Luftës së Dytë Botërore. Me shumë mundime ai hyri në programin e aviacionit e më pas u zgjodh në mesin e 20 pilotëve kandidatë për të bërë udhëtimin drejt hapësirës. Shpejt ai do të ishte kandidati kryesor në mesin e të përzgjedhurve.

Viktor Gorbatko, mik dhe koleg i Gagarinit, thotë se talenti dhe karizma e bënë atë të përzgjedhurin për misionin në hapësirë.

“Ajo çfarë e dallonte Jurin nga të tjerët ishte se të gjithë e pëlqenin, shefi, shokët dhe çdokush që e takonte. Ai ishte një natyrë që shkonte me të gjithë. Ai ishte shumë inteligjent. Pa dyshim që ishte para nesh dhe ndoshta do të ishte shumë para nesh edhe sot”, - kujton Gorbatko.

Edhe Gregori Greçko beson se ka qenë natyra e Gagarinit që e bëri atë të përzgjedhurin e Sergei Koroliovit, njeriut që drejtonte programin rus të hapësirës.

“Koroliovi ishte i mençur dhe ai e parashikoi se ky person do të bëhej fytyra e vendit dhe popullit tonë. Mendoj se e zgjodhi Gagarinin dhe për buzëqeshjen e tij. Buzëqeshja e tij nuk ishte thjesht një shprehje fytyre, vinte nga shpirti”, - thotë Greçko, një nga inxhinierët që ndërtuan anijen kozmike Vostok.

Duket se fama nuk ndikoi te Gagarini, megjithëse ai i ra botës përreth si një ambasador jozyrtar i Bashkimit Sovjetik. Ai mbeti miku i njëjtë, kujtojnë shokët dhe të afërmit.

Gagarini kurrë nuk e ndërpreu stërvitjen, derisa në një fluturim stërvitor në moshën 34-vjeçare u rrëzua duke humbur jetën. Për ata që e njihnin Gagarinin është një kujtim i dhimbshëm.

Arsyet e aksidentit, sipas burimeve zyrtare, kanë qenë teknike, por ka pasur zëra që thoshin se atë e vrau KGB-ja. Me misterin e vdekjes së tij të pazgjidhur edhe 50 vjet më vonë, admiruesit kërkojnë të vërtetën e rrëzimit të aeroplanit të Gagarinit

Tiroidet, shenjat dhe trajtimi mjekësor

Sëmundja e mbitiroidizmit që mund të njihet edhe si: tiroidet, hipertirozë, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund të japë simptoma të ndryshme. Shqetësimet mund të vijnë fshehtas dhe shumë vetë mendojnë se shkaktohen nga stresi, mbingarkimi në punë apo lodhja e zakonshme.

Shpeshherë kemi të bëjmë me një gjëndër të shkatërruar tiroidale. Tek më të rinjtë shihen shpesh shqetësime si: të djersitura, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, ndjenjë të nxehti, të shkaktuara nga një prodhim i shtuar nxehtësie, ç’rregullime të menstruacioneve, për shkak të prishjes se balancës hormonale, dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës, gulçimë zemre dhe rritje të pulsit rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë, drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor, bark, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës, nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet rënia e flokëve. Tek më të vjetrit mund të mbizotërojë njëra apo dy prej simptomave, për shembull, rënie në peshë apo gulçim. Koncepti strumë përshkruan kështu dukjen dhe nuk është ndonjë sëmundje e caktuar. Zmadhimi i gjëndrës tiroidale mund të ketë shkaqe të ndryshme dhe duhet trajtuar nga mjeku.

Mbi funksionimi

Mbi funksionimi i gjëndrës tiroidale është shkaku më i zakonshëm që ka më tepër tiroksinë në trup. Tepër tiroksinë në trup mund të ketë edhe në rastin e tiroiditit i cili është infektim kohëshkurtër i gjëndrës tiroidale. Kurse kur gjëndra tiroidale prodhon më pak tiroksinë kemi hipoterozë. Në këtë rast ka një metabolizëm të ulët dhe trupi ndodhet në një gjendje xhiroje të ulët. Tek disa njerëz djersitja është jonormale dhe tregon për një problem shëndeti, ç’ka do të thotë se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet. Duhet gjithmonë që pacientët me tiroide të trajtohen tek mjeku specialist pasi sa më shumë kalon koha aq më shumë probleme të tjera shëndeti dalin që do kërkojnë më shumë kohë për t’u kuruar krahasuar me rastin kur kërkohet ndihmë nga doktori që në rastin më të parë kur djersitja është e madhe. Mbitiroidizmi mund të zbulohet me vështirësi.

Shenjat

Simptomat që shkaktohen nga teprica e tiroksinës shpesh mund të jenë të paqarta dhe të vështira për t’u veçuar nga shqetësimet e tjera. Kështu që mjeku duhet ta ketë gjithnjë ndërmend sëmundjen e gjëndrës tiroidale nëse dikush nuk ndihet mirë për ndonjë shkak. Mjeku duhet të jetë dorëlëshuar me bërjen e analizave për të kontrolluar metabolizmin. Tiroidet, si kurohen në pyje dhe bregdet. Sëmundjet e këtyre gjëndrave janë të lidhura me funksionin e prishur të tyre nga shumë faktorë. Sëmundja që do mjekim klimaterik është tireotoksikoza e gradës së mesme dhe të rëndë, por pa çrregullime të thella. Kanë efekt të mirë vendet klimaterike në pyje dhe bregdet.

Sëmundja

Sëmundja është më e shpeshtë te gratë sesa te burrat në raporte 5:1. Tiroidja është një sëmundje e trashëgueshme. Në 1/4-1/5 të rasteve, pacientët kanë njerëz të afërt që vuajnë nga kjo sëmundje. Në disa raste sëmundja zhvillohet pa u kuptuar për muaj dhe vite dhe një ditë prej ditësh, ajo shpërthen papritur. Fillimisht shenjat e sëmundjes nuk janë specifike dhe nuk mund të dallohen nga ato të pacientëve, që vuajnë nga çrregullime funksionale. Nervozizmi, pagjumësia, djersët, rrahjet e shpejta të zemrës, intolerancë ndaj të nxehtit, lodhje, rënie e flokëve, oreks i shtuar dhe rënia nga pesha shpejt dhe tepër, janë disa nga shenjat që tregojnë për praninë e kësaj sëmundjeje. Gjëndra tiroide është e zmadhuar 2-4 herë në volum dhe po t’i vihet dora sipër shpesh dëgjohet një si trill ose gërhitje e lehtë që flet për vaskularizimin e tepërt dhe qarkullimin e shtuar të gjakut. Në 1/4 e të sëmurëve shihet një zmadhim dhe dalje të kokërdhokëve të syve me një ënjtje të kapakëve, shenjë kjo, e cila kur përparon merr një zhvillim të pavarur dhe me perspektivë jo shumë të favorshme. Rrahjet e zemrës të shpejtuara janë shenja e detyrueshme e sëmundjes dhe e veçanta e tyre është prania e tyre edhe në gjumë.

Shqetësimet që sjell keqfunksionimi i tiroides:

- Dobësi muskulore, shkaktuar nga një konsumim në rritje të energjisë dhe degjenerim të muskulaturës

- Rrahje zemre dhe rritje të pulsit

- Rënie nga pesha, për shkak të konsumimit në rritje të energjisë

- Drithërima, për shkak se shtohet ndjeshmëria për disa lëndë në sistemin nervor

- Diarre, për shkak se ushqimi kalon më shpejt përmes zorrës

- Nervozizëm, gjumë të keq, lodhje dhe shqetësim

- Problem me lëkurën, midis të tjerash thonjtë mund të shkëputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t’i shtohet rënia e flokëve

Hrushovi, Kastros: Donim Shqipëri-vitrinë myslimane

Thanas Mustaqi |

Hrushovi donte ta bënte Shqipërinë vitrinë të botës myslimane. Kështu ka pohuar më 5 maj 1963 shefi i Kremlinit në një bisedë me liderin kuban Fidel Kastro. Fakti i panjohur në Shqipëri bëhet i ditur në librin "Lojë skëterre. Histori sekrete e krizës kubane të raketave,1958-1964. Krushovi, Kastro dhe Kenedi", shkruar nga Aleksandr Fursenko dhe Timothy Naftali, botuar në Nju Jork në vitin 1997.


Po sjellim për lexuesin shqiptar dy fragmente nga libri i bujshëm i botuar në SHBA. Autorët u referohen dokumenteve sekrete amerikane dhe sovjetike për krizën më të madhe pas Luftës se Dyte Botërore. Kjo krizë po e çonte botën në prag të një konfrontimi bërthamor në ishullin e Kubës midis dy superfuqive të vetme. Ndërkohë, është tejet befasues fakti që në këtë megakonflikt në Karaibe kishte pjesën e vet dhe Shqipëria në Adriatik e Jon.


Po ashtu, nga ditari politik sekret i Enver Hoxhës sillen hollësi interesante për marrëdhëniet e ndërlikuara mes shefit të Tiranës dhe atij të Havanës, deri dhe një incident diplomatik, ku implikohen vetë Kastroja dhe presidenti i Kubës, Dortikos.


"Agjenti i Hrushovit"
Pas prishjes së madhe mes Moskës dhe Tiranës në vitin 1961, që pati pasojën më serioze - likuidimin e bazës ushtarake-detare të Vlorës-faktori shqiptar bëhet i pranishëm dhe në nivel global. BRSS dhe Traktati i Varshavës që mbetën zbuluar në Evropë pa Pashalimanin, u përpoqën të kompensonin humbjen në Karaibe.


Siç del, një bazë ushtarake sovjetike me armë bërthamore afër Amerikës, ishte motivi për trysni që Uashingtoni të hiqte bazën e vet në Turqi. Gjithë ky sfond gjeopolitik i jepte Enver Hoxhës komoditetin për t'u përfillur në përplasjen e madhe të gjigantëve nga Adriatiku në Karaibe. Vetë lideri kuban, që lëkundej sa andej-këndej, në vitin 1962, u afrua me Shqipërinë. Madje, Havana i "hapte barkun" dhe për punët e brendshme të partisë në pushtet.


Enver Hoxha shkruante në ditarin e vet: "25 mars 1962. Në shtëpinë e ambasadorit tonë në Kubë shkoi Blas Roka (Blas Roca Calderio (1908 -1987), kreu i PK të Kubës. Botues i gazetës komuniste "Hoy" - Th.M.) dhe një sekretar i Komitetit Qendror të partisë kubane dhe e njoftuan se "Anibale Eskalantja (ish-sekretar organizativ i Komitetit të Organizatave Revolucionare të Bashkuara të Kubës) u përjashtua unanimisht nga udhëheqja e Komitetit Qendror për punë personale që ka dëmtuar shumë partinë".


Këtë vendim, kanë thënë ata, do ta botojnë. Eskalantja është një agjent i Hrushovit, që ktheu fletën në Mbledhjen e Moskës të vitit 1960 dhe u bë zëdhënësi i grupit të Hrushovit për të përpunuar përfaqësuesit e partive komuniste të vendeve të Amerikës Latine kundër Partisë Komuniste të Kinës dhe Partisë së Punës të Shqipërisë.


Komunikimi që na u bë nga Blas Roka nuk është pa qëllim, ai do të thotë se kubanezët tashmë na aprovojnë ne dhe jo Hrushovin & CO. Ky është një sukses për ne dhe do të ketë reperkusione në partitë komuniste të vendeve të Amerikës Latine dhe në lëvizjen komuniste ndërkombëtare".


Kuba, as në rrugën e Shqipërisë, as në atë të Jugosllavisë
Por, ndryshe nga Fideli, vëllai i tij, Rauli, më prosovjetiku në Kubë, nuk pëlqen as rrugën shqiptare, as atë jugosllave, citohet të ketë thënë presidenti i sotëm i Havanës, sipas librit të bujshëm: "Lojë skëterre. Histori sekrete e krizës kubane të raketave,1958-1964. Krushovi, Kastro dhe Kenedi", shkruar nga Aleksandr Fursenko dhe Timothy Naftali.


Po sjellim këtë fragment:
"Më 7 nëntor (1962 - Th.M.) me rastin e kremtimit të 45-vjetorit të revolucionit të Tetorit të gjithëve u ra në sy atmosfera e tensionit rreth misionit të Mikojanit (Anastas Ivanoviç Mikojan, (1895-1978), në atë kohë zëvendëskryeministër, u dërgua në Kubë për të bindur Kastron për heqjen e raketave bërthamore sovjetike nga ishulli - Th.M.).


Zakonisht ambasada sovjetike ftonte në pritje dhe në drekë udhëheqësit kubanë civilë dhe ushtarakë. Duke u përpjekur të zbuste dëmin e shkaktuar nga kriza bërthamore, përfaqësuesit sovjetikë silleshin në atë mënyrë sikur gjoja asgjë nuk do të errësonte dot marrëdhëniet sovjetike-kubane. Dhe vërtetë, pritja filloi mirë, ndërsa Raul Kastro luante rolin e paqeruajtësit. Gjatë ditëve, që kaluan nga momenti kur Fidel Kastroja foli hapur për mosmarrëveshjet me Moskën, Rauli përpiqej të qetësonte miqtë sovjetikë.


Pasuesi i Aleksejevit në postin e rezidentit të KGB-së në Havanë vinte në dukje rolin e tij pozitiv në problemin e pajtimit. "Raul Kastroja, - njoftonte ai në Moskë, - si dhe më parë është i hapur me ne, duket që ai e përjeton atë fakt se raporti shumë i mirë mes Kubës dhe BRSS... tani po errësohet nga domosdoshmëria e deklarimit publikisht të pranisë së disa divergjencave dhe çështjeve të diskutueshme".


Raul Kastroja pyeti në mirëbesim rezidentin e KGB-së në Havanë se a ka bërë mirë Fidel Kastroja, që bëri të ditura divergjencat e lindura, ndërkaq vërehej se edhe ai vetë nuk është i bindur për këtë (shih dokumentin: Rezidenti i KGB-së në Havanë drejtuar Moskës, 5 nëntor 1962, fondi 3, fashikulli 65, çështja 908, ff. 106-107, Arkivi i presidentit të FR)".


Në këtë pritje në ambasadën sovjetike Rauli ngriti një dolli për shëndetin e Hrushovit dhe për sukseset e tij në politikën e jashtme. Në këtë dolli, të cilën ambasadori Aleksejev e quajti faktikisht deklaratë politike, Rauli-komunist i vendosur promoskovit-tha se Kuba i qëndron përjetë besnike miqësisë me Bashkimin Sovjetik dhe "nuk do t'u përkasë kurrfarë rrymash".


"Ajo nuk do të ecë as në rrugën e Shqipërisë, as në atë të Jugosllavisë, - tha Rauli.-Kuba në teori dhe praktivë do t'u mbetet besnike parimeve të marksizëm-leninizmit". Kastroja i ri e përfundoi dollinë me fjalët: "Ne jemi dhe do të jemi komunistë kubanë"
(shih dokumentin: Aleksejevi në MPJ, 8 nëntor 1962, fondi -3, fashikulli 65, çështja 90, f. 12-13, Arkivi i presidentit të FR).


"Bija e dashur e kampit socialist"
Ndërkaq dhe Fideli një vit pas shprehjes së dashurisë pa protokoll për Shqipërinë, gjatë një vizite në BS, më 5 maj 1963, bisedon me Hrushovin. Gjithmonë nga libri i mësipërm për krizën kubane, po shkëpusim këtë fragment: "... liderët zhvilluan një mbledhje maratonë, gjatë së cilës Kastroja pyeste Hrushovin si nxënësi mësuesin.


Kastroja dëshironte të sqarohej për rrënjët e divergjencave në kampin socialist. Së pari, u interesua për shkakun e tensionimit të marrëdhënieve sovjetike-kineze. Hrushovi tregoi me gjallëri për këtë gjë, pasi përmendi problemin e fiseve nomade të Azisë Qendrore, duke dashur të tregojë haptas se nuk do të donte të hynte në hollësira. Në përfundim asi tha se për atë vetë "nuk janë të qarta" burimet e konfliktit.


Por Kastroja vazhdoi" Si lindi konflikti me Shqipërinë?" Këtu Hrushovi ishte i gatshëm për një bisedë të hollësishme. "Ajo ishte bija e dashur e kampit socialist, - shpjegoi Hrushovi. - Ne donim ta bënim Shqipërinë vitrinë të botës myslimane". Por Stalini u futi frikën shqiptarëve për faktin se premtoi se do t'ia dorëzonte vendin e tyre mareshalit Tito si pjesë të federatës së ardhshme ballkanike.


"Në vitet e fundi të jetës Stalini mund të thoshte çdo budallallëk, - shpjegoi Hrushovi, - kur ai ishte faktikisht një njeri anormal".
Shih dokumentin: Shënime për takimin e Hrushovit me F. Kastron, 5 maj 1963, Zavidovo, arkivi i presidentit të FR.

"Lider Maximo" dhe Çe: Sa të mirë shqiptarët

Dy figurat kryesore të Kubës së vitit 1962 kanë shprehur respektin më të madh për Shqipërinë, gjatë përplasjes me Bashkimin Sovjetik. Vetë Fidel Kastro i ka shkuar në shtëpi ambasadorit shqiptar, kurse ministri i Industrisë, Ernesto Çe Gevara (Che Guevara (1928-1967), është treguar mjaft xhentil me delegacionin tregtar shqiptar të kryesuar nga një ministër.


Dashuri pa protokoll

"Lider Maximo", siç quhet Fidel Kastroja nga adhuruesit e tij, ka kërkuar të konsultohet me mendimin e shqiptarëve ndaj udhëheqjes së Kremlinit. Madje ai shkon deri atje sa t'i shkojë në shtëpi ambasadorit Pogaçe, në kundërshtim me protokollin, shkruan sozia e tij e Tiranës. Me dekret nr. 3348, datë 3.10.1961 të Presidiumit të Kuvendit Popullor, "Josif Pogaçe emërohet si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës Popullore të Shqipërisë në Republikën e Kubës".

Disa ditë më vonë, duke imituar Fidelin, në shtëpinë e Pogaçes, dhe jo në selinë e ambasadës, shkon udhëheqësi tjetër kuban Blas Roka, që rrëfen për përjashtimin e një njeriu të Hrushovit!


"Ambasadori ynë në Kubë, Josif Pogaçe na lajmëroi se Fidel Kastroja, jashtë çdo rregulli protokollar dhe për të treguar miqësi, shkoi në shtëpinë e tij dhe bisedoi me të për një orë e gjysmë. I foli shumë mirë për ne. Kastroja i kishte thënë Josifit se kishte lexuar fjalimin (e mbajtur me rastin e 20-vjetorit të themelimit të PPSH) tim dhe do ta studiojë përsëri, se e kishte gjetur të mirë. Ai kërkoi të informohej më gjerë në lidhje me marrëdhëniet tona me Bashkimin Sovjetik dhe u informua për këtë.


Pasi dëgjoi ato që i tha ambasadori ynë, theksoi se sovjetikët e kishin informuar shtrembër. Pastaj kërkoi materiale plotësuese, të cilat do t'ia dërgojmë", shkruan në ditar Enver Hoxha, më 23 mars 1962. Gjithsesi mbetet enigmë pse Kastroja takoi ambasadorin dhe jo ministrin e Drejtësisë Bilbil Klosi që ndodhej atëherë në Kubë në krye të një delegacioni tregtar shqiptar.


Çe, çfarë kalorësie!
Në mars të vitit 1962 (dhe jo në vitin 1964 siç kanë raportuar disa të përditshme shqiptare, duke i besuar kujtesës së një dëshmitari) një delegacion tregtar qeveritar shqiptar, i kryesuar nga ministri i Drejtësisë Bilbil Klosi, u prit me nderime nga legjendari Ernesto Çe Gevara (Che Guevara), që në atë kohë ishte ministër i Ekonomisë. Këtë e konfirmon në ditarin e vet politik Enver Hoxha.


Madje, Çe-ja ka bërë një akt të kalorësiak, duke mos pranuar të marrin një fabrikë ferrokromi nga çekët, që këta të fundit, në kulmin e përçarjes së madhe të Tiranës me bllokun lindor, ua hoqën shqiptarëve ("Delegacioni ynë tregtar qeveritar lajmëron nga Kuba se është pritur shumë ngrohtë. Është takuar me E. Guevarën, i cili ka thënë se do të na japin çdo gjë që kanë.


Ka thënë, gjithashtu, se çekët u kanë propozuar kubanezëve fabrikën e ferrokromit që na e hoqën neve, por këta ua refuzuan, duke u thënë se shqiptarët i kemi vëllezër", shkruante Enver Hoxha në Ditarin e tij politik, më 27 mars 1962). Po ashtu, Enver Hoxha, më 8 prill të atij viti, shënon: "Shokët e delegacionit qeveritar tregtar, që u kthyen nga Kuba, na njoftuan se gjatë qëndrimit të tyre atje, u krijuan momente të zjarrta revolucionare, dashurie dhe respekti për Partinë e Punës të Shqipërisë dhe për popullin shqiptar, që nga baza dhe deri te Kastroja.


Kubanezët kërkojnë eksperiencë nga ne dhe ne do t'u japim materiale nga ato që flasin për eksperiencën tonë modeste".

Çe, ditari nuk përmend vizitën sekrete
Meqë ra rasti, në Ditarin e vet lideri shqiptar nuk përmend ndonjë vizitë sekrete të Gevarës në Tiranë në vitin 1960, ku është pritur nga Mehmet Shehu. Madje, në shtypin shqiptar ka qarkulluar dhe lajmi se Çe-ja ishte i lumtur që mbante një automatik "kallashnikov" të prodhimit shqiptar, që ia ka dhuruar kryeministri i Tiranës.


Autorët e këtij lajmi nuk e dinin që në vitin 1960 nuk ishte ndërtuar ende uzina e Poliçanit! Nga ana tjetër, ardhja sekrete e Gevarës në Tiranë në vitin 1960, nuk kishte si i fshihej diktatorit. Ardhja e udhëheqësit të revolucionit kuban, për vetë kohën dhe detyrat që mbante në vitin 1960, ishte e pamundur të realizohej. Dihet që Enver Hoxha më vonë është shprehur tepër negativisht për këtë legjendë të shekullit XX.


"Mea culpa", pas kërcënimeve dhe fyerjeve*

Në vitin 1965, acarimi i marrëdhënieve të diktatorëve të Havanës dhe Tiranës për shkak të shefit të Kremlinit, arrin kulmin, teksa dy krerët më të mëdhenj të Kubës, Kastro dhe Presidenti i vendit, në mungesë të ambasadorit Josif Pogaçe, bëjnë për "ujë të ftohtë" këshilltarin shqiptar me "me një ton kërcënues e fyes".


Por pastaj diktatori i ishullit e kupton se ishin të keqinformuar dhe e kishin shkelur, ndaj i kërkon falje. Ky fakt fare i panjohur për opinionin publik, figuron në Ditarin politik të Enver Hoxhës. Incidenti diplomatik i jep arsye shefit të regjimit të Tiranës të shpërthejë me sharje ndaj Kastros. Madje, Enver Hoxha shkon deri atje sa të shkruajë "flitet se Kastroja "ka likuiduar" Guevarën i cili nuk dëgjohet më. Me këta njerëz çdo gjë mund të ngjasë, asgjë s'duhet të na çuditë". Po ribotojmë shënimin e Enver Hoxhës për ngjarjen e rëndë me diplomatin shqiptar.

Materialet subversive

"16 shtator 1965. Njerëzit e ambasadës sonë në Havanë na shkruajnë se këshilltari ynë, në mungesë të ambasadorit, u thirr nga Dortikosi (Osvaldo Dorticos Torrado (1919 - 1983) - nga korriku 1959 deri në dhjetor 1976 president i Republikës së Kubës) dhe në prezencën e Kastros dhe me një ton kërcënues e fyes i tha se gjoja ambasada jonë shpërndan materiale subversive kundër Kubës dhe politikës së saj dhe kjo duhet të ndalet menjëherë.


Dortikosi i tha se gjoja na paskan lajmëruar edhe më parë për këtë. Këshilltari i ambasadës sonë iu përgjigj se ambasada jonë nuk shpërndan material ilegal dhe subversiv kundër Kubës, por shpërndan me pëlqimin e Ministrisë së Jashtme të Kubës materialin legal të Partisë dhe të Qeverisë sonë, ku shprehim vijën e Partisë dhe të Qeverisë sonë, e cila veçanërisht ka qenë në mbrojtje të Kubës dhe asnjëherë kundër saj.


Ndjesa
Duke e parë se e shkelën, ndërhyri Kastroja me ton të moderuar dhe, pasi pyeti Dortikosin nëse ishte thirrur ambasadori ynë për këtë gjë më parë, kur u thirr dhe ambasadori kinez dhe ai sovjetik, i kërkoi të falur këshilltarit tonë dhe iu lut që çdo material yni këtej e tutje të kalojë nga Ministria e Jashtme e Kubës, e cila "do ta marrë përsipër shpërndarjen". Siç morëm vesh të nesërmen me kinezët janë sjellë akoma më brutalisht.


Janë çfarë të duash
Duket qartë se ç'janë Kastroja dhe shokët e tij. Ata janë çdo gjë, por jo marksistë; janë bërë tani vegla të ndyra të sovjetikëve, më vonë, mund të bëhen edhe të të tjerëve; janë anarkistë, trockistë e çfarë të duash. Ata s'janë veçse aventurierë dhe politika e tyre nuk ndjek veç rrugën e aventurave. Amerikanët kanë heshtur kundër tyre pse këta kanë pushuar çdo veprimtari kundër Shteteve të Bashkuara. S'është çudi që ndonjë mëngjes të dëgjojmë dhe gjëra të çuditshme në mes Kastros dhe amerikanëve.


Pronunciamento
Flitet se Kastroja "ka likuiduar" Guevarën i cili nuk dëgjohet më. Me këta njerëz çdo gjë mund të ngjasë, asgjë s'duhet të na çuditë. Mendimet, metodat e punës, forma e regjimit që ekzistojnë në Kubë, e bëjnë të qartë se ne kemi të bëjmë me një udhëheqje të marrë, aventureske, anarkiste dhe asnjëherë marksiste. Këtë vijë, në traditat e pronunciamento-ve (nga spanjishtja - puç) të Amerikës Latine, përpiqet të futë Kastroja edhe në kontinentin amerikan. Kjo u vjen për dore amerikanëve dhe revizionistëve sovjetikë, prandaj edhe ata heshtin dhe e ndihmojnë.

Fatos Nano: S’e kam ëndërr Presidencën, në ’97-ën bëhesha Perëndi

Fatos Nano: S’e kam ëndërr Presidencën,


Ish-kryeministri Fatos Nano, është një nga të intervistuarit e Milena Haritos në librin “Pesha e pushtetit”.Nano, ka pranuar të flasë gjërë e gjatë për periudhat kur ka qeverisur, për kohën e burgut në Bënçë, si i merrte informacionet aty, çfarë lexonte, tregon për dorëheqjen në vitin 2005, pas humbjes së PS-së në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Fatos Nano nuk nguron të japë mendimin e tij mbi presidentët Meidani, Moisiu e Topi. Si një njeri hokatar e i batutës, ai nuk lë mënjanë edhe ndonjë bisedë pikante me ndonjë diplomat të huaj. Për këtë pjesë, MIlena Harito i ka rezervuar një “kapitull” të vogël.

Nano: S’kam hequr dorë,
jam një “kafshë” politike

Në vitin 1991 ishte një ndër kuadrot më premtues të PS-së… ndaj natyrshëm, Fatos Nano emërohet Kryeministri i parë pas rënies së diktaturës
Fatos Nano: Me shtimin e problemeve, të vështirësive, të krizës ekonomike sidomos, por edhe problemeve me ashpërsimin dhe afrimin e pasojave të luftës së ftohtë nga bota e madhe te rajoni, në fund të viteve ’80, u ftova natyrshëm në studime, takime, tryeza në të cilat jepeshin sugjerime për reforma ekonomike. Ramiz Alia pas vdekjes së Enver Hoxhës filloi të kërkonte ndonjë rrugëdalje dhe të ishte më i hapur për të biseduar me specialistë, intelektualë, me ekonomistë, për ndonjë reformë përsëri të kontrolluar, të ngushtë, të vockël, pa vizion, pa strategji, se Ramiz Alia nuk arriti të bëhej strateg. Mbeti takticien në manovrat midis anëtarëve të Byrosë Politike, të cilët herë pas here prodhonin grupe armiqësore, shumë koka të të cilëve edhe u prenë në vite. Ramizi shpëtoi, por mbeti takticien. Alia ka qenë kryesisht njeri i propagandës, më shumë sesa i politikës qeverisëse. Ka qenë njeri që eksperienca, jeta, regjimi, kushtet në të cilat e zhvilloi jetën politike, i kishin caktuar detyrën e përpunimit të kokave, por edhe shpirtrave të njerëzve.
Kur ra muri i Berlinit, kur u hapën ambasadat në Tiranë, kur nisën grevat e studentëve etj., Ramiz Alia më ftoi të futem në qeverinë e Adil Çarçanit me detyrën e sekretarit të Përgjithshëm të saj. Është fundi i dhjetorit të 1990, mbas shpalljes së pluralizmit. E pranova këtë gjë duke e kushtëzuar që mandatin ta kisha kryesisht për reformat në ekonomi. Ramiz Alia e pranoi sepse më kishte njohur dhe vlerësuar si të tillë dhe ishte në nevojë për ca ndryshime sado të vogla, por që duheshin bërë.
Kjo pastaj më afirmoi shumë shpejt. Gërmadha e regjimit që lidhej edhe me simbolet, u rrëzua me bustin e Enver Hoxhës. Ajo politbyro mediokrish ishte e atrofizuar, nuk reflektonte fare një histori 40-vjeçare, nuk ishin, ta zëmë, produktet e mbledhjes së Moskës, ishin produktet e arave dhe të uzinave. Jo vetëm imazhi, por edhe prezenca e tyre në forumet vendimmarrëse të kohës u shua menjëherë. Unë u afirmova sepse njerëzit në përgjithësi, jo vetëm brezi im, por edhe ai opinioni publik që mund të krijohej nga kontakti i pakët mediatik i atëhershëm, vetëm me një televizion publik dhe me zgjedhjet e para, panë tek unë një figurë krejt ndryshe nga të mëparshmit. Kjo më çoi natyrshëm nga sekretar i përgjithshëm, në zv/kryeministër pas dy muajsh dhe në formimin e qeverisë së parë prej meje në 25 shkurt 1991, pak përpara zgjedhjeve të para pluraliste të 31 marsit dhe pastaj në riformimin e qeverisë, pas fitores së zgjedhjeve nga Partia e Punës. Qeveria filloi punë në fillim të prillit dhe u detyrua të japë dorëheqjen në fillim të qershorit, për shkak të bllokimit me greva etj.
Fatos Nano arrin të ndiejë ndryshimet në opinionin e elektoratit socialist që nga burgu dhe propozon “Mocionin për ndryshim në PS” në vitin 1995. Lideri ecën gjithnjë një hap përpara të tjerëve, por di edhe të mbajë lidhjet e fuqishme dhe të strukturuara partiake.
Fatos Nano: Periudha e parë katërmbëdhjetë mujore në burgun e Tiranës ka qenë shumë e vështirë, sepse isha në kushtet e paraburgimit dhe të izolimit total, ku nuk lejohej as karrigia në qeli. Kisha vetëm një dyshek dhe dy batanije të vjetra, të grisura dhe flija në dysheme. Nuk lejohej as shtypi, asnjë mjet tjetër për katërmbëdhjetë muaj, derisa mora dënimin e majit 1994 dhe më zhvendosën në burgun me siguri të lartë në Tepelenë, në Burgun e Bënçës. Pastaj për vuajtjen e dënimit për të burgosurit e gjykuar ka pasur pak më shumë lehtësira (tani ka edhe shumë më tepër se në vitin 1994) mund të hynte edhe shtypi dhe të dëgjoje legalisht ndonjë radio ose televizion. Natyrisht komunikoja me jashtë me një sistem konspirativ që përfshinte dhe gardianët nëpërmjet korrespondencave që shkruheshin vetëm në orët e vogla të natës dhe dilnin po natën, sepse ditën duhet t’u shmangesha kontrolleve që për mua kanë qenë shumë të rrepta dhe shumë të shpeshta. Kjo është teknika dhe teknologjia e liderit, e njeriut që e njeh jetën dhe që e duan njerëzit. As në Burgun e Tiranës në kushtet e një izolomi të plotë, mua nuk më ka munguar as informacioni dixhital, sepse në mes të këmbëve mbaja një radio sa gjysma e pëllëmbës së dorës dhe dëgjoja me kufje “BBC”, “Zërin e Amerikës”, “Francë International”… një transistor shumë i fuqishëm që ma kapën vetëm dy javët e fundit. Të gjitha këto ishin elementët që më informonin dhe më mundësonin të komunikoja edhe me partinë, edhe me njerëzit, edhe me shtypin, edhe me botën jashtë. Për shembull, kam dërguar letra në Parlamentin Europian nga burgu. Të gjitha këto më pasuruan edhe formimin si lider. Nuk ka vend më perfekt sesa burgu për të qenë i informuar për gjithçka ndodh në shoqëri dhe në dynja. Është në të vërtetë aksiomatike, sidomos për burgjet politike, që del nga gjithë rrëfimet e të burgosurve politikë edhe të kohës së komunizmit edhe në Shqipëri edhe jashtë. Duket e çuditshme, por atje vijnë të gjitha informacionet e mundshme edhe ato që regjimet përpiqen t’i ndalojnë, vijnë gojë më gojë, vesh më vesh, nga familjarët, nga të katër anët e dynjasë, nga brenda, nga jashtë, me mjete të lejuara e të ndaluara.
Në vitin 1997, pas daljes nga burgu, Fatos Nano është kreu i padiskutueshëm i krahut socialist… Dhe zgjedh ai vetë të jetë Kryeministër, dhe jo President.
Fatos Nano: Kur dola nga burgu në 1997 isha pothuajse me aureolën e heroit dhe zgjodha të bëj detyrën e Kryeministrit, në kundërshtim me atë që paradoksalisht shpallet si dëshira ime e përjetshme për t’u bërë President! Edhe sot e kësaj dite më akuzojnë në mënyrë naive me këtë skemë, në një kohë që unë në 1997 mund të bëhesha edhe perëndi, jo më President. Por zgjodha të bëj Kryeministrin, sepse ishte e qartë që rivendosja e normalitetit, rindërtimi i shtetit dhe rivënia në funksionim e ekonomisë kërkonte një drejtues me luspa të trasha. Kështu që ia delegova kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tjerë funksionet e Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, ministrit të Jashtëm, ca që duken si ofiqe honorifike, dhe vetë mora detyrën më të vështirë, që, për shkak të klimës tradicionalisht konfliktuale të politikës shqiptare, më dha mandatin më të shkurtër. Presidenti ndenji pesë vjet, ndërsa unë katërmbëdhjetë muaj.
Në vitet në vijim, kryeministrat marrin në postet shtetërore militantët e partive apo rrethin e tyre të afërt. Me më pak a më shumë tolerancë pranojnë, ose jo njerëzit e krahut tjetër politik
Fatos Nano: Kur erdha në qeveri në 1997-n, nuk preka specialistë të mirë të administratës publike brenda apo jashtë vendit, as në misionet e përfaqësimit të Shqipërisë, edhe pse ishin emëruar nga PD-ja, përveç arsyeve strikte administrative të mungesës së performancës. Kjo solli që ata të konsolidohen edhe vetë, por të konsolidohet edhe administrata përreth tyre, sepse ishin në funksione vendimmarrëse. Në mënyrë paradoksale, këto janë humoret negative të tranzicionit tonë, kur erdhi Berisha në pushtet në 2005-n, i largoi një pjesë të tyre, sepse kishin punuar me Nanon. Ishin të vetët! Kjo ka dobësuar administratën, këto janë oshilacionet e ndikimit politik mbi administratën dhe institucionet publike dhe pastaj mbi ekonominë. Por, nga ana tjetër ka forcuar sektorin privat, sepse shumë syresh kaluan në sipërmarrje. Shqipëria ka balancat e veta, pavarësisht nga ndikimet e politikës. Në fillim të vitit 1998 pati një fushatë në media kundër disa ministrave. Në një takim me ambasadorin e OSBE-së, i thashë:
-Unë nuk mund të largoj një ministër vetëm për shkak të sulmeve të medias, pa fakte.
-Në politikë paguhen edhe percepsionet, më tha.
-Për mua percepsioni më i rëndësishëm që dua të ruaj është që të mos i flak bashkëpunëtorët e mi, të cilët po i mbajnë kosto të larta dhe me përgjegjësi, sepse ai që vjen më pas nuk do të pranonte më të shërbente vendin, i thashë.
Rotacioni paqësor i pushtetit në 2005-n mbetet ende sot, mbas gati 20 vitesh pluralizëm, një rast i veçantë. Zgjedhjet si institucioni i llogaridhënies para zgjedhësve.
Fatos Nano: Demokracitë janë sisteme që kërkojnë lidershipë kolektivë, kolegjiale, natyrisht të hierarkuara dhe të organizuara mirë me rregullën e “primus inter paris” (i parë midis të barabartëve), por që të jenë të përgjegjshme për të dhënë llogari për performancën dhe për sjelljen, respektimin ose jo të standardeve përballë atyre që i zgjedhin. Për këtë arsye, zgjedhjet janë periodike. Kultura e dorëheqjes është një nga standardet në demokraci, në shërbim të paqtimit të konflikteve që shoqërojnë debatin politik në një vend tradicionalisht ballkanas si jemi ne, jo vetëm nga pikëpamja politike. Demokraci më të brishta se ato ballkanase në Europë nuk mund të gjesh, edhe për shkak të rrethanave objektive, derisa u paqtua rajoni. Përdorja e dorëheqjeve është një standard në demokraci jo vetëm në dobi të shuarjes apo zhvendosjes së konflikteve, por edhe në dobi të respektimit të institucioneve të një shoqërie demokratike. Sigurisht tek vetja në këtë rast vjen nga një karrierë e shëndetshme, vjen nga eksperienca, vjen nga formimi, vjen sigurisht nga autoriteti. Ky i fundit, që të jetë i vërtetë, nuk mund të mos ketë elementë të eksperiencës, të formimit kulturor dhe profesional brenda dhe për më tepër, nuk mund të mos mbështetet (pa to është fals) mbi marrëdhënie të forta dhe të shëndosha me shoqërinë… jo vetëm thjesht me bazën, por me grupet e interesit që përbëjnë pjesën më vitale të shoqërisë. Jo më kot ju fola për studentët, jo më kot ju fola për akademikët dhe kërkuesit nga sektorët e ndryshëm, jo më kot ju fola për të rinjtë.. Ndër institucionet demokratike ka shumë rëndësi institucioni i llogaridhënies: kur humbet zgjedhjet duhet të mbash përgjegjësi, kur fiton duhet të qeverisësh në mënyrë të përgjegjshme. Unë e kam bërë këtë gjë, përfshirë një standard të munguar në Shqipëri, rotacionin paqësor të pushtetit, kurrë i ndodhur më parë.. Nuk mund të jepja dorëheqjen në 2005-n, pa siguruar rotacionin paqësor, pasi natyrisht nuk mund ta lija në duart e plaçkitësve pushtetin. Për herë të parë shteti është dorëzuar me inventar, dosje qindra-faqëshe të çdo ministrie si pjesë e dosjes qendrore që kryeministri Nano la në tryezën e kryeministrit në ardhje, Berisha.
Por ime shoqe Xhoana, bën një dallim midis dorëheqjeve të mia dhe heqjes dorë nga politika, janë dy gjëra të ndryshme. Unë tani jam një ‘kafshë politike” siç i thonë francezët, në kuptimin më njerëzor të fjalës, ky është profesioni im.
Jashtë logjikës “bardhë e zi”, i njohur për gjithëpërfshirje të talenteve të shumëllojshme dhe delegim të përgjegjësive në praktikë, Fatos Nano e ka tolerancën edhe pjesë të filozofisë së tij.
Fatos Nano: Lidershipi shumë i fortë është mungesë lidershipi. Një lider autoritar sjell mungesë lidershipi, sepse lidershipi nuk mund të jetë i një njeriu, lidershipi duhet të jetë kolegjial. Në kushtet e një lideri të fortë, nuk guxon të rritet asnjë lider tjetër, asnjë pjesëtar i lidershipëve. Unë kam ditur të disiplinoj veten, të frenoj autoritetin e pakontrolluar dhe sjelljen e papërgjegjshme që vjen prej tij edhe në kurriz të karrierës sime politike, në dobi të standardeve dhe të kultivimit të një kulturë europiane në Shqipëri, pa të cilën nuk mund të arrihen standardet europiane për shoqërinë dhe për të gjithë njerëzit.
Në thelb, për shkak të historisë dhe jetës sime politike dhe sidomos prej burgut, në filozofinë time politike prej lideri ka mbizotëruar shpirti i bashkëjetesës, mirëkuptimit dhe tolerancës, i ndarjes së autoritetit, i delegimit të pushtetit në një skemë udhëheqjeje kolegjiale, në një skemë ku lideri është “primus inter-paris”. E theksoj burgun në këtë arsyetim, sepse ajo që ndodhi me burgosjen time për një periudhë të mesme, as e shkurtër dhe as shumë e gjatë (pavarësisht dënimit 12-vjeçar, historia dihet që ishte një burgosje politike dhe u pasua nga pafajësia ime më vonë), duke parë edhe eksperiencën e të tjerëve, më solli në konkluzionin që, kur qëndron pak në burg, bëhesh shumë hakmarrës. Kur qëndron gjatë, ose shumë gjatë në burg, Mandela është një përjashtim, kam frikë se nuk je më i aftë për ndonjë gjë të saktë në arsyetime politike, apo lidership. Eksperienca ime për një periudhë të moderuar në burg, është e tillë që më lejoi një hapësirë të mjaftueshme për reflektim, përse ndodhi kjo gjë, dhe jo vetëm kush e bëri, por si mund të korrigjohet që këto gjëra të mos ndodhin në kurriz të të tjerëve më pas. Në këtë arsyetim dhe konkluzion filozofik më ka ndihmuar shumë edhe leximi i literaturës fetare. Gjatë 14 muajve në Burgun e Tiranës, kur çdo gjë tjetër ndalohej, Bibla ishte e vetmja gjë që lejohej, ashtu si edhe Kurani dhe botime rreth tyre. Madje në mendjen time kam bërë edhe një studim krahasues midis biblës dhe kuranit, e kam shkruar diku këtë konkluzion. Pa i dhënë avantazhin asnjërës prej feve, teksteve apo predikuesve të tyre, më rezulton se ndonëse kurani është sipas kalendarit islamik 600 vjet pas biblës nuk e ka shfrytëzuar shumë avantazhin e atij që vjen pas. Bibla e krishterë, e vjetra apo e reja, përgjithësisht karakterizohen edhe nga eksese në frymën e faljes “kur fqinji të godet, ktheji faqen tjetër”. Kurani ka gjithashtu një sistem të tërë rregullash të bashkëjetesës, por më rigoroze. Kur kapërcehen limitet e sjelljes së pranuar, vjedhësi apo goditësi, shkelësi i të drejtës së tjetrit ndëshkohet rëndë, për shembull, vjedhësit i pritet dora. Në këtë sens, po them që zhvillimi i njerëzimit ka kaluar nga intoleranca në tolerancë. Kryqëzatat e krishtera janë histori të përgjakshme apo luftërat fetare që sot janë kthyer në një rrezik që përpiqen ta shfrytëzojnë terroristët e çdo feje apo kombësie. Ndërkaq, zhvillimi i njerëzimit, përparimi i shkencës, zgjerimi i kulturës dhe e dijes në tërësi ka sjellë zëvendësimin e intolerancës me tolerancë, ka sjellë bashkëjetësë në diversitet, ka sjellë çeljen e kufijve, madje edhe deri në pakësimin e autoritetit të shteteve kombëtare. Ky është avantazhi i atij që vjen pas. Prandaj po them që në studimin tim krahasues të biblës dhe kuranit atëherë më rezultoi se kurani nuk e kishte shfrytëzuar avantazhin e atij që vjen pas.
Në një nga intervistat e mia nga burgu në 1995 ose 1996, tek “Koha Jonë”, kam lëshuar sentencën “Politikanët e tranzicionit në Shqipëri duhet ta kalojnë sprovën e burgut”. Gazetarët, aq ngacmues dhe vitalë siç janë, shkuan dhe morën në intervistë politikanët.
-Si e kuptoni këtë që ka thënë Fatos Nano nga burgu? Ai thotë që të gjithë duhet të kaloni nga shkolla që po bën ai?
Profesor Servet Pëllumbi që ishte nënkryetar i PS-së, përgjigjet
-Do e ketë me shaka.
Instrumentalizimi politik i vrasjes së Azem Hajradit dhe konflikti i shtatorit 1998.
Fatos Nano: Në shtator 1998, konflikti politik në Shqipëri ishte ndërthurur me konflikte të tjera të trashëguara dhe të reja, të një shoqërie tradicionale ballkanase, çoi në vrasjen e njërit prej liderëve të Partisë Demokratike, vrasje e cila u politizua menjëherë. Reagimi opozitar, jo thjesht emocional, por deri në kufijtë e dhunës ndaj shtetit demokratik dhe institucioneve të ligjshme, mori në shtator të 1998-s ato përmasa që është quajtur si grusht i dështuar shteti. Ai solli dorëheqjen time që u bë me koshiencën dhe arsyetimin tim të plotë profesional dhe politik si një nga instrumentet e filozofisë sime për të paqtuar palët dhe për të siguruar një mjedis normal për zhvillim. Ka shumë të dhëna që konflikti i mesit të shtatorit 1998 është i ndërlidhur me zhvillimet në Kosovë dhe me përplasjet e fraksioneve të ndryshme të shqiptarëve të Kosovës, jo vetëm me Beogradin, por edhe me afinitetet politike të Shqipërisë apo me faktorë të tjerë.
Në kushtet kur politika prodhon konflikte apo luftëra, ka disa kategori të tjera që s’kanë të bëjnë fare me politikën dhe interesat politike, të cilët përfitojnë për kontrabanda, për trafiqe, për pasurim të paligjshëm. Jo më kot luftërat janë momentet kur krijohen pasuritë e mëdha dhe pastaj vijnë tatimet e jashtëzakonshme të luftës. Paradoksalisht duhet të kesh një pjekuri të mbështetur në eksperiencë, që kur udhëheqësit e vendeve në luftë ushqejnë flakët e konfliktit me njëri-tjetrin, të kesh mendjen që të shohësh edhe të evitosh në të ardhmen, që kontrabandistët, trafikantët, apo krimi i organizuar i vendeve në luftë shtrëngojnë duart dhe vazhdojnë të bëjnë biznes. Pavarësisht se luftërat kanë retorikën etnike nacionaliste, aty shtrëngohet dora dhe shkëmbehen paratë e pista midis etnish që zyrtarisht janë në luftë. Një serb, një shqiptar, një maqedonas dhe një grek në kohën e konflikteve edhe të kohëve të fundit, kanë vazhduar trafiqet, pikërisht sepse qeveritë kanë qenë të paafta për të zgjidhur konfliktet që sjellin mjegullën aq të kërkuar prej çakejve.
Pas aprovimit të Kushtetutës së nëntorit të 1998, prerogativat e Presidentit dhe të Kryeministrit janë të qarta, por çdo President ka stilin e tij. Përshkrimi sipas Fatos Nanos
Çështja e ndarjes së pushtetit nuk është çështje zgjedhjesh apo preferencash të njeriut që merr detyrën kushtetuese, çështjen e ka ndarë Kushtetuta dhe ajo krijoi një situatë pushtetesh të balancuara, komplementare, natyrisht hierarkike sipas parimit të “check& balance”, të balancës dhe të kontrollit reciprok. Pushteti ekzekutiv është tashmë në duart e Kryeministrit.

Makinat më të mira të vitit 2011

Viti 2011 do të jetë një vit me një konkurrencë tejet të fortë për të gjithë industrinë automobilistike.

Disa kompani kanë prezantuar apo pritet të prezantojnë së shpejti modelet e tyre të reja, duke bërë që vëmendja e të apasionuarve pas makinave të jetë e përqendruar për të parë në rrugë fjalët e fundit të industrisë automobilistike.

Revista gjermane “AD AC” publikoi sot listën e dhjetë makinave më të mira që kanë dalë apo do të dalin në shitje gjatë vitit aktual.

Dhjetë makinat më të mira të 2011-s


1. Mercedes SLK


2. Ford Focus


3. Peugeot 508


4. Audi Q3


5. Audi RS3


6. Porsche Cayman R


7. Aston Martin V8 Vintage S


8. Ferrari FF


9. Lamborghini Aventador


10. Alfa Romeo 4C


Ruçi nuk e voton Ramën

Laert Skiro

Është hera e tretë që Gramoz Ruçi, një lider i nivelit të parë në Partinë Socialiste dhe ish-ministër i Punëve të Brendshme të diktaturës komuniste, zhduket nga skena. Ndërsa herën e parë, aty nga viti 1996 u zhduk për arsye të frikës së veprave të kryera gjatë periudhës si ministër (u strehua në Greqi); kësaj here (prill 2011) është zhdukur për arsyen e kundërt, pse nuk bën mirë punën e “ministrit të diktaturës”. I ruajtur si asset personal për Edi Ramën, ish- ministri i diktaturës u ngarkua me detyrat më të rëndësishme poshtë kryetarit, me idenë që të përdorej në “ditët më të vështira”. Ditët më të vështira arritën, ja ku janë, por bash në këtë moment zoti Ruçi u zhduk nga skena. As shfaqet në fushatë, as shfaqet në media, as në krah dhe as në fund të turmës ku rri Rama.

Çfarë ka ndodhur me Gramoz Ruçin? Pse është zhdukur; u mënjanua apo e mënjanuan? Vetë- eliminimi duket i pamundur. Po të ishte periudha e diktaturës, pa dyshim, numri i Dy i Partisë do të veteliminohej sapo të kuptonte se bosi i tij nuk e kishte më me sy të mirë. Kjo ka ndodhur gjatë viteve të diktaturës komuniste, ku besnikët më të afërm të Enver Hoxhës i kanë dhënë fund vetes, duke nisur nga Nako Spiro te Mehmet Shehu. Post-komunizmi solli begati edhe për vetë komunistët e linjës së ashpër, të paktën për faktin se fituan të drejtën të mos vetë- eliminohen edhe kur nuk i do kryetari. Prandaj mund të thuhet se zoti Ruçi është eliminuar prej kryetarit.

Sa për vete, një lider i vjetër i Partisë Socialiste nuk do të merrte masën që të zhdukej me vullnet. Të vjetrit kanë mbërritur në pikën kur çdo gjë mund të bëjë kryetari, madje edhe këtë që po bën kundër interesave të integrimit të vendit, por këta i rrinë lidhur e ngushtë pas idesë dhe fizikut të tij. Liderët e vjetër kanë instinktet e mprehura në diktaturë se “kryetari bie, por rënia e tij duhet të të gjejë më këmbë”; liderët e vjetër kanë frikë se përveç kësaj “pune” nuk dinë asgjë tjetër; liderët e vjetër të PS (ish-komuniste) kanë frikë se gjatë vjetrimit të tyre kanë grumbulluar një barrë me përfitime ose me krime si vetë apo edhe fëmijët e tyre.... Gramoz Ruçi, kurrsesi nuk do të zhdukej me vullnetin e tij.

Atëherë çfarë ka ndodhur me liderët e vjetër të Partisë Socialiste?

O ka ndodhur që kryetari, realisht është sugjestionuar deri në pikën që mendon se do të fitojë kësaj here; dhe, me këtë rast do të heqë qafe të vjetrit për t’i zëvendësuar me çupëlina e çupëlinë. Por kjo nuk ka shumë gjasa, aq më tepër që fushata e kryetarit Rama është fushatë “prej zori”, sepse nuk ka më shpirt të dalë as në rrugë dhe e di se e ka humbjen afër... Atëherë ka ndodhur që liderët e vjetër (mes të cilëve Ruçi) i shikon si njerëz të gatshëm për të tundur gishtin dhe kërkuar llogari të fortë ditën kur do të shpallet humbja. Për të zbutur ose eliminuar orën e “tundjes së gishtit” të të vjetërve, kryetari Rama po aplikon planin e futjes së tyre në errësirë. Që nga Ruçi, Dade, Leskaj, Bufi, Hajdaraga, Bello, Ulqini, etj., që kanë kryesuar aksione të gjata të partisë Socialiste, tani nuk duken më. A janë, a nuk janë? Me cilin janë e kundër cilit ndodhen?...

Pyetjet shtrohen pa pushim, përderisa ditën e fundit që u panë, u panë agresivë kundër të gjithëve dhe ledhatues ndaj kryetarit; ndërsa tani të gjithë nuk i shikojnë më, vetëm kryetari e di fatin e tyre. Një nga këta liderë, para dy a tre javësh i ishte paraqitur Ramës në zyrë dhe kishte folur:

- A je i mërzitur me mua?- pyeti Rama

- Jo, sinqerisht, aspak. Madje të falënderoj për një gjë: Nuk kisha ndërmend të shkoja në votime kësaj here; por më bëre të votoj

- Ça do me thënë?- e pyeti Rama përsëri- Do të votosh kundër meje

- Po, për të votuar kundër teje do të dal në votime- tha ish- anëtari i Kryesisë së PS.

Por ky nuk ishte Gramoz Ruçi. Ky është zhdukur si atëherë në Athinë. Por me sa shikohet edhe Ruçi do të duket ditën e 8 majit, bash për të votuar kundër Ramës.