“Uroj që shqiponja të cilën e shikojmë në flamurin e vendit tuaj, t’ju kujtojë gjithnjë shpresën për ta mbështetur përherë besimin tuaj në Hyjin, që nuk zhgënjen, por është gjithnjë përkrah nesh, posaçërisht në çaste të vështira. Shqiponja nuk e harron folenë po fluturon gjithnjë lart.” - Papa Françesku I, gjatë vizitës së Tij Apostolike në Tiranë, më 21 shtator 2014
Klajd Kapinova
Hartsdale, Neë York. Përvjetori i 111-të i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të krijimit të shtetit shqiptar ishte momenti historik, kur disa heronj të përkushtuar kombëtar ngritën me vendosmëri flamurin historik të Gjergj Gjon Kastriotit në Vlorë, u përkujtua si çdo vit edhe në kishën katolike shqiptare Zoja e Shkodrës.
Mbajtja
e meshës solemne, për të përkujtuar Ditën e Pavarësisë dhe ringritjen e
flamurit kuqezi më 28 Nëntor 2023 në kumbanoren e kishës katolike shqiptare, është
bërë tradicionale, ku fjalët më të mira dhe të përzgjedhura për meritën e madhe
të punës së shkëlqyer, i shkojnë
kishës së drejtuar me devocion nga meshtari i palodhur për Fe e Atdhe dom Pjetër
Popaj, e dalluar për aktivitetet më frymë të thellë atdhetare dhe fetare si dhe
mijëra besimtarëve të saj.
Me
këto veprimtari komuniteti i madh katolik shqiptar në SHBA, tashmë tregon se
është më kompakt e i organizuar shumë mirë prej disa dekadave rreth kishës së
vetme katolike shqiptare në Neë York, SHBA.
Falë
kulturës së madhe të klerikëve katolikë, që historikisht kanë drejtuar qysh në
fillim këtë kishë, tradicionalisht dhe prej disa dekadave, kisha dhe populli
shqiptaro-amerikanë këtu, kanë një lidhje të fort mes fesë katolike dhe kombit tonë
në vendlindje.
Ky
aktivitet në dekadat e fundit vazhdimisht është celebruar në këtë kishë, duke
shënuar me mënyra të ndryshme ditëlindjen e Shqipërisë 28 Nëntorin 1912,
shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, përmes organizimit në mënyrë simbolike të
ceremonisë së ringritjes së flamurit kuqezi në pjesën më të lart të kësaj kishe.
Në
ditën e sotme mesha e Pavarësisë së Shqipërisë, si zakonisht i është kushtuar të
gjithë dëshmorëve të kombit tonë të rënë gjatë të gjithë shekujve.
Gjatë
meshës dom Pjetër Popaj, foli mbi ngjarjet kryesore të historisë së popullit
shqiptar ndër shekuj, duke evidentuar majat kryesore të historisë së lavdishme
të qendrës së pamposhtur të popullit tonë, kundër Perandorisë Otomane, e cila për
shumë shekuj u mundua të asimiloj dhe zhduk nga harta trojet shqiptare dhe
popullsinë etnike të saj.
Shqiptarët,
brenda Perandorisë në fjalë, ndër të tjera dënime ishte se ato nuk kishin të
drejtë të mbanin asnjëherë flamurin e tyre kombëtar, mbas kalimit në amshim të
Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit më 1468… dhe deri më 28 nëntor 1912, kur
zyrtarisht shqiptarët në Vlorë shpallën Pavarësinë e vendit tonë.
Po
ashtu shqiptarët etnik ishin të përjashtuar në përdorimin dhe mësimin në
shkolla të gjuhës (shqipe) së tyre amtare për shumë dekada, gjë, që nuk kishte
ndodhur historikisht ndër shekuj me asnjë shtet tjëtër të Ballkanit dhe vendet
e tjera koloniale të Perandorisë islame asokohe.
Pikërisht,
për këto arsye dhe për rezistencën e madhe që Perandoria e kohës hasi për 25
beteja dhe çerek shekulli kundër popullit të
Arbërit, otomanët barbar islam morën hak, duke mos lejuar shqiptarët që të
formojnë asnjëherë shtetin e tyre.
Dhe
kjo nodhi edhe për faktin se shumë shqiptarë, për arsye të etjes për pushtet
dhe para, u shitën tek pushtuesit otoman dhe i shërbyen atyre deri në pozitat më
të larta, sikurse është rasti i 39 kryeministrave (vezirave) me origjinë
shqiptare dhe mijëra të tjera apo trathtarë që shërbyen si deputet otoman në
Parlamentin që kishte nënshtruar me ligje dhe amendamente tokat e Arbërisë… dhe
poste të tjera drejtuese dhe ushtarake në shtete koloniale të saj…
Në
fund të predikimit të tij special me fjalë të ngrohta atdhedashurie në ditën e
Pavarësisë, meshtari ynë shpirtëror dom Pjetër Popaj uroj të gjithë besimtarët
shqiptarë katolikë për shumë mot festën e
Pavarësisë dhe mirëqënie dhe përparim të popullit shqiptar në trojet e veta
etnike në Ballkan...
Pas meshës para kishës në fjalë të gjithë besimtarët dhe të tjerë të ardhur për të marrë pjesë në përkujtimin e kësaj dite të madh të popullit shqiptar, qendruan atyre kur filloi intepretimi i himneve të flamurit amerikan dhe shqiptar të intepretuar nga këngëtari i shquar maestro Gëzim Nika dhe Donika Uka, të shoqëruar edhe nga pjesëmarrësit e shumtë. Më pas u bë ringritja simbolike e një flamuri të madh mbi kanpanjelin e kishës katolike shqiptare, nga dy të rinj shqiptaro-amerikanë të veshur me kostume popullore shqiptare.
Tubimi
i sotshëm u hap nga moderatori shkrimtari Mhill Velaj, i cili, më pas ia dha
fjalën përshëndetëse kryetari i Këshillit të Kishës “Zoja e Shkodrës”
bisnesmeni Ndrekë Tonaj.
Më
pas Grupi Artistik Rozafat (që përfaqsohet nga një grup të rinjsh djem dhe
vajza, të lindur dhe rritur në SHBA), i drejtuar profesionalisht nga koreografia
Angjelina Nika, të veshur të gjithë me kostume shumëngjyrëshe popullore kombëtare
të zonave të ndryshme shqiptare intepretuan disa valle të bukura popullore, si:
Vallja e Mirditës, vallja e vajzave tropojane etj., dhe valle të tjera nga
krahina të ndryshme të trojeve etnike amtare.
Festa
e bukur e ngritjes së Flamurit shqiptar kuq e zi, në oborrin e kishës katolike
shqiptare Zoja e Shkodrës, është ndjekur nga shumë besimtarë, sikurse edhe
grupi i djemëve dhe vajzave të Grupit Arstistik Rozafat të vallëtarëve të Qëndrës
Kulturore Shën Nëna Tereza, pranë kësaj kishe.
Në
sallën e Qëndrës Kulturore “Shën Nëna Tereza”, u recituan disa poezi kombëtare,
kushtuar 111-vjetorit të Pavarësisë nga fëmijët shqiptaro-amerikanë të lindur
dhe rritur këtu në Neë York, si: Ronald Syku (me poezinë Shqiponja), Nikolas
Hysaj (Flamuri kuq e zi), Henry Dedndrejaj (Gjuha shqipe), të përgatitur nga
mesueset: Anila Syku dhe Liza Pllumbi.
Dy fjalë për studiuesin Prof. Gjon Frani Ivezaj
Gjon Frani Ivezaj (1953), ka lindur më në Këshevë
të Grudës të Malësisë së Madhe.
Ai është i biri i Fran Zefit,
një familje shumë e njohur në Malësi për bujari, trimëri, fisnikëri tipike
shqiptare brez mbas brezi.
Prej kësaj dere kanë dalë shumë
burra të njohur, trima të fjalës dhe besës, pushkës dhe bujarisë, mikpritjes
dhe urtësisë.
Gjyshi i tij Zef Prel Marashi,
ishte shpata e përgjakshme kundër armiqve.
Ai kishte marrë pjesë në
ngritjen e flamurit kombëtar kuq e zi, në Istikamin e Deçiqit, si luftëtarë në kalanë e Rozafatit të Shkodrës në vitin
1907 në krah të Dedë Nikë Bajraktari të Grudës.
Ai për këto shërbime në nderim
të atdheut, është vlerësuar dhe nderuar me medalje të arta, të cilat ruhen nga
trashigimtarët e familjes. Pra, nipat dhe stërnipat e Smajl Martinit të Grudës,
Tringës së Smajlit e të tjerë më radhë janë ndera dhe krenaria shembullore e
Malësisë dhe derës Ivezaj.
Profesori, qysh në fëmijëri ka
pas një pasion të zjarrtë për historinë e vendit dhe më gjërë, duke mbaruar
njeri mbas tjetrit shkollën fillore (Arzë), të mesme dhe të lartë.
Prof. Gjoni e fillon shkollën e
mesme në Ulqin dhe e mbaroi me sukses në Klinë të Kosovës.
Studimet e para universitare i
bëri në Fakultetin Filozofik në Prishtinë dhe më pas vijon në Shkup, ku dhe
diplomohet në vitin 1979-1980.
Në moshë të re fillon të merret
me shkrime dhe hulumtime historike. Historia, është pasioni i tij i përhershëm.
Me kureshtje prej studiuesi të
palodhur, ai ka hulumtuar në arkivat e shteteve të Europës dhe sidomos në:
Athinë, Romë, Vjenë, Raguzë, Dubrovnik, duke qenë i interesuar shumë për
njohjen më të thellë të periudhës së Ilirisë dhe para saj.
Prof. Ivezaj, ka shkruar shumë
artikuj në disa organe të shtypit, që janë botuar në trojet etnike shqiptare
dhe Amerikë.
Tematika e tij e preferuar ka
qenë dhe mbetet historia dhe traditat e shquara të malësorëve dhe Malësisë
gjatë shekujve.
I ftuari i nderit profesori i historisë Gjon Frani Ivezaj, mbajti kumtesën interesante me titull kuptimplotë: “Festa e Flamurit dhe Pavarsisë së Shqipërisë na mblodhi sërisht në Kishën “Zoja e Shkodres” në Neë York”, për të nderuar këtë ditë të shejtë të kombit tone, kur mbas 500 vjet robëri të sundimit të Perandorisë Islame Otomane, shqiptarët fituan pavarësinë me ringritjen e flamurit në Vlorë në 28 Nëntor 1912 nga ish deputeti i Parlamentit islam otoman për disa dekada plaku Ismail Bej Qemali me disa ish fuksionarë të tjerë të pushtuesve otoman dhe figurat e tjera origjinale të pavarura dhe të shquara shqiptare, si: Luigj Guarkuqi, dom Nikoll Kaçorri, Isa Boletini, ishte Kosova, Kraja e Ulqini, Plava e Gucia, Presheva, Medvegja, e Bujanovci,, Shkupi , Dibra dhe Tetova, Tirana, Korça, Saranda, Shkodra e Çameria me trimat e vet, ishte i gjithë kombi ynë i përbashkur në fe dhe atdhe për rreth Flamurit Kuqezi.
Prof. Ivezaj në hyrje të kumtesës
së tij theksoi se “Kanë kaluar më shumë
se një gjysëm shekulli nga dita e themelimit të Kishës katolike “Zoja e
Shkodrës” në Neë York, e cila ka po kaq jetë aktive me veprimtari patriotike e
humane me shqiptarët e për shqiptarët.
I tillë ishte edhe
aktivitetiti tradicional kushtuar Festës së Flamurit dhe Pavarsisë së
Shqipërisë me datën 28 nëntor 2023, i organizuar nga Këshilli i Kishës, në
mesin e të cilëve pata nderin dhe privilegjin të shpreh edhe opinionin tim si
dhe të bëj urimet e rastit, jo vetëm për të pranishmit këtu, por edhe për të
gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, pasi sikurse dihet aktiviteti dhe
jehona e tij shperndahet në të gjitha mediat lokale dhe ato shtetërore.”
Në vijim ai u ndal në vetëdijën tonë kombëtare,
ku, ne jemi krenar se i përkasim këtij populli, prej të cilit fatosat e lirisë
ndër shekuj nuk kursyen as gjakun e tyre, për këtë flamur si simbol kombëtar
dhe për ato troje tona të shtrenjta në vendlindje.
“Po
kështu, në këtë datë të shënuar historike, përkujtojmë kryeheroin tonë kombëtar
Gjergj Gjon Kastriotin, ku me 28 nëndor të vitit 1443, ngriti për herë të
parë në historine e këtij kombi dhe token e Arbërit Flamurin
me Shqiponjën e zezë dykrenare në Kalanë historike të Krujës, ku
valoi plot 25 vjet. Kryetrimi ynë Gjergji, deri sa kaloi në amshim luftoi me
atë Flamur në dorë dhe kurrë nuk pësoi humbje për 25 vjet me radhë
përballë Perandorisë më mizore otomane të kohës.
Ai flamur valoi
i pamposhtur në Kalanë e Krujës dhe në kulla e kala të tjera arbërore, për
25 vjet.
Kujtojmë, se nën
hijën e këtij Flamurit të kuq e zi Kryeheroi ynë kombëtar udhëhoqi
popullin dhe Shqipërinë asokohe.
Pas vdekjes së Tij
(më 1468), pushtuesit islam otomanë depërtuan në të gjitha
trojet arbërore dhe e ndaluan me dhunë valimin dhe përdorimin e flamurit,
simbolit të identitetit etnik të popullit tonë.
U deshtën edhe 543 vite
pritje e vuajtje, tmerr e robëri nën atë pushtues, si dhe shumë
ekzode e zbrazie masive të trojeve të Arbërit.
Që prej asaj kohe
trojet tona të lashta iliro-arbnore, asnjëherë nuk e humbën identitetin e tyre,
por qenduran dhe luftuan heroisht me shekuj për mbrojtjën e trojeve shqiptare,
prej armiqve tanë shumë shekullore, si: turqve, serbëve, grekëve, bullgarëve,
malazezve, ku, fatosat e lirisë së Malësise së Malle, më 8 Prill të vitit 1911,
në istikamin e Deçiqit me në krye heroin tonë kombëtar Ded Gjon Lulin, shpalosi
nga gjoksi flamurin kuq e zi, dhe e ngriti për të dytën herë Flamurin e Lirisë,
po atë flamur që ngritën mbi re trimat e Arbërisë me Skënderbeun, duke çarë
qiellin gri të terrinave turke e më vonë ato serbo – malazeze, që si hije e
zezë e kishte mbuluar tokën arbnore.”
Dita e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë,
është kurorëzimi me sukses i sakrificës së vazhdueshme të më shumë gjeneratave
ndër shekuj, me synim krijimin e shtetit shqiptarë në trojet etnike e lashta
shqiptare.
Kjo është një ditë e bekuar dhe e shënuar për
të gjithë ne shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojmë. Gjithashtu, kjo ditë
është dhe do të mbetet simbol i bashkimit dhe formimit të nje shteti shqiptar,
edhe pse të coptuar në shumë vende por përsëri kemi një vend të krijuar, ku
mund të jetojnë shqiptarët të lirë por jo të bashkuar.
Pavarësia u shpall, për të gjitha trojet
shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare. Ajosolli
mjaft risi, ku sëpari krijimin e një shteti të pavarur, një shteti, që sot
njihet si vend i shqiponjave, si vend i burrave krenar dhe punëtor.
Ne jemi ndër popujt e rallë, autokton, që
jetojmë të copëtuar në shtete rreth e qark shtetit amë, jemi popull shembull,
kur bëhet fjalë për tolerancën ndërfetare, jemi gegë e toskë, jemi shqiptarë që
na bashkon një gjuhë, një flamur, një gjak.
Në mbyllje të kumtesës së tij prof. Ivezaj
tha se: “E pse jo, duke falënderuar veçanërisht
meshtarin tonë të nderuar dom Pjetër Popaj, për kontributin e tij, që jep për
shqiptarët dhe shqiptaret, ku ai na bashkon të gjithë neve në nje familje të
madhe shqiptare kombëtare, duke festuar dhe kremtuar festat fetare dhe
kombëtare.
Ai si gjithmonë është
i pa lodhshëm për popullin dhe besimtarët shqiptarë këtu, ku në këtë kishe
katolike organizon shoqata dhe simpoziume të ndryshme, ku e dhashtë Zoti dhe
Perendia, që të jenë sa ma gjatë në kishën tone, në familjet tona e në
komunitetin shqiptar, ku është fatmirësisht personaliteti më i zgjuar, kleriku
me i madh, dhe figura më e shtrenjt në komunitet shqipetar në Shtetet e
Bashkuara të Amerikës.”
Dom Pjetër Popaj bekoi 28
nëntorin, Festën e Pavarëisisë të të gjithë shqiptarëve
Festa
Flamurit nis nga 28 nëntori i vitit 1443, kur i kryetrimi dhe Heroi Kombëtar Gjergj Gjon Kastrioti, ngriti flamurin
kombëtar në kalanë e Krujës, e shkon deri te 28 nëntori i vitit 1912, kur
Ismail Qemali ringriti flamurin në Vlorë
dhe shpalli zyrtarisht Pavarësinë e Shqipërisë.
Dita e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 dhe
Ringritja e Flamurit shqiptar Kuq e Zi, është festë mbarëkombëtare në trojet
etnike, që i bashkon shqiptarët anë e mbanë botës rreth idealit dhe vlerave që
përbëjnë identitetin e një populli e kombi dhe tregon udhën që kjo datë
e rëndësishme e historisë kombëtare ka shenjuar, që nga flamuri i Gjergj Gjon
Kastrioti më 1443 e deri te 28 nëntori i vitit 1912, kur Ismail
Qemali ngriti flamurin kombëtar në Vlorë dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, duke
përuruar kështu rrugëtimin si një shtet më vete, i shkëputur nga Perandoria Otomane.
Sikurse dihet, 28 nëntori nuk është një
përvjetor i thjeshtë, është kremtimi i idealeve dhe vlerave themelore të jetës,
që përbëjnë identitetin, kulturën e udhën tonë. Është kremtimi i të
qenit tonë shqiptarë, pas shumë shekujsh gëzojmë e jetojmë në një shoqëri
të pavarur e demokratike.
Kështu, sot më 28 Nëntor, të gjithë
shqiptarët, në trojet e tyre dhe kudo jetojnë e punojnë nëpër botë, kremtojnë
me mirënjohje, krenari dhe emocion, Ditën e shpalljes së Pavarësisë së
Shqipërisë nga Perandoria mizore islame otomane.
Për hir të së vërtetës historike, duhet thënë
se Pavarësia e Shqipërisë nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, mjerisht jo
e të gjitha trevave shqiptare, pra, u përgatit me vite e vite kryengritjesh, që
filluan në viset e ndryshme Arbënore nga Malësia e Mbishkodrës, Mirdita dhe
vende e vise tjera, për të përfshirë më vonë krejt Shqipërinë e atëhershme.
Më 28 nëntor tё vitit 1912,
në Vlorë, u ringrit Flamuri dhe u hap Kuvendi historik Kombëtar me 37 delegatë, por u deshën vite të tjera dhe përfaqësi në kongrese e
në kancelaritë e vendeve perëndimore, që Shqipëria të njihej si e tillë nga
fuqitë dhe shtetet e kohës.
Një kontribut domethënës që çoi deri në
shpalljen e pavarësisë së shqiptarëve nga pushtuesi islam otoman, dhanë edhe prelatët
dhe katolikët e urdhrave të ndryshme, që asokohe vepronin pa u lodhur dhe përkushtim
për binomin Fe e Atdhe, mes grigjës së tyre shqiptare.
Lufta e Parë Ballkanike, ishte një luftë me synime të pastra grabitqare
dhe pushtuese e Aleancës Ballkanike ndaj territoreve të popullit shqiptarë në
Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Greqi. Shqiptarët, sikurse edhe
gjithë popujt tjerë të Ballkanit ishin të interesuar për t’u pavarësuar.
Rreziku nga shfarosja otomane islame dhe nevoja për mbijetesë
kombëtare, vuri në funksion (aksion) veprimi shqiptarët atdhedashës në të
gjitha viset dhe trojet e Shqipërisë etnike, pavarësisht nga shtresa apo niveli
shoqërore dhe përkatësia fetare e tyre.
Mjerisht, me shpalljen e Pavarësisë formale, vuajtjet e
shqiptarëve nuk morën fund, sepse shqiptarët nuk arritën të bashkohen, si një
trup i tërë e i pandarë.
Në ditët tona, në të gjithë trojet etnike shqiptare, shumë
shtëpi, rrugët, lagje dhe qytete dhe fshatrat janë mbuluar me flamuj kuqezi dhe
drita shumëngjyrëshe, ku atmosfera kudo është festive, ku njerëzit janë të lumtur
dhe krenar kur e vendosin flamurin kuqezi, simbolin trimërisë dhe lirisë së
tyre.
Mesazhi përshëndetës
Në fund të tubimit përkujtimor historik, kisha katolike dhe
dom Pjetër Popaj shtruan një koktej me mëny të pasur shqiptare për pjesëmarrësit
e takimit. Gjatë bashkëbisedimit me dom Pjetrin, aktivisti i komunitetit tonë,
shkrimtari dhe publiçisti Tomë Mrijaj, njëherazi
edhe Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Tretë të Prizrenit, i përcolli
mesazhin përshëndetës, për ditën e Pavarësisë, që Lidhja Shqiptare e Prizrenit
me qendër në New York me kryetar aktivistin e mirënjohur të komunitetit tonë Ismet
Sadik Ukë Berisha.
Në mesazhin e kryetarit Ismet Berisha, të cili e përcolli
studiuesi Tomë Mrijaj, ndër të tjera thuhet, se: “LSHP përgëzon kishën dhe meshtarin e nderuar dom Pjetër Popaj për përkujtimin
e përvitshëm që bën me besimtarët e tij shqiptarë të Ditës së Pavarësië dhe
ringritjes së flamurit kombëtar shqiptar për herë të dytë në Vlorë pas atij të
ngritur me gjak dhe dëshmor në kodrën e Deçiqit në Malësi, të
drejtuar nga fatosi i lirisë trimi i pamposhtur Dedë Gjon Luli me trimat e tij
të vendosur për liri dhe pavarësi. Ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë
kontributin e madh pararendës të malësorëve tanë trima që e kanë luftuar me armë
në dorë taboret e ushtrisë mizore otomane dhe ngritën me krenari për herë të
parë në të gjithë historinë e popullit shqiptar pikërisht flamurin e kuq e zit ë
kryetrimit të Arbërit Hëroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit.”
No comments:
Post a Comment