Nga Nebil Çika
Spiunët dhe spiunllëqet e diktaturës komuniste janë rikthyer edhe një herë ne debatin publik shqiptar pasi media “zbuloi” një letër që “spiunia e Sigurimit të Shtetit Dhora Leka i dërgonte diktatorit Hoxha ku ankohej se e kishin dënuar padrejtësisht pasi e kishte provokuar shkrimtarin Ismail Kadare me porosi të Sigurimit të Shtetit” . Sigurisht që nuk e vë në dyshim faktin
që Leka mund të ketë vepruar me porosi te sigurimit gjë që e pohon vetë , por e vërteta e kësaj historie duket e pa plotë dh e pa zbardhur komplet si një ngjarje që deri tani është trajtuar e një anshme , pra vetëm në favor të Kadaresë. Publikimit të “letrës” që “spiunia”. Leka i dërgonte Enver Hoxhës u shoqëruar menjëherë me një interviste të nga i “spiunuari” Ismail Kadare ndërkohë që dishepuj të tij mediatikë nxituan ta theksojnë serish “viktimizimin“ e tij në kohën e diktaturës duke tundur fort provën më të fundit të “persekutimit” të tij . Sigurisht që kjo nuk është historia e parë e publikuar me spiunë e spiunllëqe në Shqipëri, por çështja merr dhenë sa here “viktima” të spiunimit janë persona që s’u ka hyre ndonjë herë ndonjë gjemb në këmbë nga spiunllëqet ,përkundrazi , siç është edhe shkrimtari simbol i letërsisë komuniste shqiptare ( realizmit socialist ) z. Kadare . Përpjekjet për ta paraqitur Kadarenë si disident apo të përndjekur politik të regjimit komunist janë të hershme por asnjëherë nuk kanë mundur të bindin opinionin që kjo gjë është e vërtetë, përfshi edhe “eurekën” e fundit të Dhora Lekës . Ka shumë arsye te dyshojmë tek jo përpjekje e radhas për ta viktimizuar Kadarenë dhje për të kuptuar këto mjafton ti hedhim një sy shpejt e shpejt debatit qe nga publikimi i letrës së “spiunes” , reagimit të “të spiunuarit” dhe konkluzioneve të dishepujve mediatikë të tij. Mendoj se debati është dukshëm i një anshëm pasi “spiunia” u kryqëzua pa asnjë mundësi mbrojtjeje pasi nuk është gjallë qa ta sqaronte pozicionin e sajë , raportin me te spiunuarit dhe ne veçanti përfundimin e kësaj historie e cila ma merr mendja që ka përfunduar në dem të sajë pasi nuk kishte pse arsye ti ankohej Hoxhës. Dihet që letrën ja dërgonte nga internimi dhe me sa duket “lirimi nga ky internim “ i ishte premtuar edhe nga sigurimi i shtetit për të cilin ajo ankohej tek diktatori . Pyetja që nuk ju bë z. Kadare në intervistë është shumë e thjeshtë dhe përgjigja e sajë vendimtare për të kuptuar thelbin dhe sidomos fundin e historisë: Ku i çoi Kadare letrat që Leka ja dërgonte si provokim nga Sigurimi i Shtetit?! A mos edhe ai vet i dorëzonte ato tek Sigurimi ?! Nga letra e Lekës për Hoxhën duket se edhe këto letra kanë mbërritur në zyrat e sigurimit dhe besoj që Kadare ka dhënë edhe shpjegime për to . Pikërisht këto shpjegime që ende nuk janë zbuluar , si letra e “spiunes” Leka , do të mund të na jepnin një përgjigje të saktë për të vërtetën e kësaj historie me spiunë pasi fundi i sajë nuk duket se i jep përparësi “të spiunuarit” vetëm për faktin se viktima e sigurimit nuk ishte ai por “spiunia” e tij . Nuk besoj që në atë kohë z. Kadare kishte prova qe znj. Leka ishte Spiune e Sigurimet por mund ta dyshonte apo ta merrte me mend një gjë të tillë. Edhe mund të kishte ndonjë informacion nga miq të tij në Sigurim apo kupolën e lartë të diktaturës por ne po marrim si të mirëqenë faktin që ai nuk e kishte një informacion të tillë. Ta zëmë për një moment Leka nuk ishte spiune e Sigurimit dhe besonte vërtetë tek shkrimtari kur i kërkonte te angazhohej kundër diktatorit ç’farë do ti kishte kur letrat e saje drejtuar Kadaresë do te mbërrinin tek Sigurimi i Shtetit . Dy publicistë , Lezho e Kokomani që ja kërkuan të njëjtën gjë drejtpërdrejtë Hoxhës , përfunduan në pushkatim . Si do te ishte sot historia në se Leka nuk do te ishte “spiune ” e Sigurimit ! Po Kadare që ja dorëzoi këto letra sigurimit si do të trajtohej sot me këto prova ? U thash që ka plot dyshime kjo mardhje apo histori Leka – Kadare qe e trajtuar në mënyre të njëanshme jo vetëm që nuk zbardhet dot por e bën edhe me mister e me të dyshimtë rolin e të “spiunuarit” mbi të. Një tjetër dyshim mbi rolin e Kadaresë ne ketë histori te rëndomtë spiunazhi shqiptar është fakti se ne fund te sajë e më pas “spiunia” (autorja e krimit) përfundoi deri në ditët e fundit të diktaturës si “armike” dhe e internuar prej sajë ndërsa “i spiunuari “ (viktima) shkrimtari me i madh i realizmit socialist , deputet e Kuvendit Popullor dhe nën kryetar i Frontit Demokratik një prej organizatave më terroriste të diktaturës qe ne atë kohe drejtohej nga gruaja e diktatorit Nexhmie Hoxha . Siç e shikoni “viktima” e sigurimit ka përfunduar në maje të pushtetit diktatorial ndërsa bashkëpunëtorja e tij ne ferrin e burgjeve e internimeve . Sa të besueshëm e ën ky fund i dy protagonistëve te historisë me te fundit nga spiunazhi komunist “viktimizimin” e pretenduar te Kadaresë dhe dishepujve politik e mediatike të tij? Besoj se lexuesi mund ta marrë vet me ,mend një gjë të tillë. Por “spiunia” Leka nuk ishte e vetmja “bashkëpunëtore “ e Sigurimi “kundër “ Kadaresë që përfundoi e dënuar dhe e persekutuar nga vete sigurimi . Në një “përplasje” tjetër me z. Kadare Janulla Rrapi dhe djali i sajë Renato përfunduan në internim politik ku djali dhe forma të tjera persekutimi ku djali pësoi edhe një sëmundje psikike nga e cila duket se vuan ende. Edhe për këtë familje viktimë e diktaturës komuniste z. Kadare pretendon se ishte venë nga sigurimi kudër tij pra edhe at ishin “bashkëpunëtorë” të persekutove të tyre. Ky duket rast më flagrant në dyshimin ndaj tij pasi edhe motivacioni i internimit dhe persekutimit të kësaj familjeje kishte vetëm një motivacion : “shqetësimin e familjes së shokut Kadare “ dhe sipas znj. Rrapi pretendohet te jetë bere me porosi të tij. Një tjetër rast që nuk mbështet pretendimin e z. Kadare dhe dishepujve të tij mediatikë është ndëshkimi i një shkrimtari të talentuar Bilal Xhaferri i cili guxoi te kritikonte një nga veprat e shkrimtarit të madh të komunizmit ne mbledhjen e LSHASH. Përfundimi i tij ishte tragjik. U internua në fshatar te Durrësit dhe sikur te mos kishte mundur të arratisej kush e di ku do kishte përfunduar . Kohet e fundit është publikuar një letër qe kryeministri gjakësor komunist Mehmet Shehu i kërkonte shefit te tij Hoxha me 1968 arrestimin e Bilal Xaferrit vetm per faktin se kishte guxuar te kritikonte “romanin Dasma t Kadaresë” gjë që kryeministri e cilëson si kundër vijës së partisë: ” Diskutimi” i Bilal Xhaferit është gjithashtu një sulm kundër Partisë, por i tërthortë – godet egër dhe në mënyrë të poshtër Ismail Kadarenë drejtpërdrejt dhe nëpërmjet tij godet rëndë dhe vijën e Partisë në art e letërsi…… Është enigmë: ai dihej se ishte bir armiku dhe vetë me qëndrim të poshtër, por ja që mori pjesë në diskutim para qindra intelektualëve dhe foli kundër vijës së Partisë! Këto fjalë të Shehut tregojnë qartë rëndësinë qe kishte për diktaturën Kadare dhe vene në dyshim çdo pretendim për përndjekje prej Sigurimit te tij . Balal Xhaheri edhe pse “armik” me baba të pushkatuar ishte toleruar e lejuar të botohej nga partia e sigurimi por guximi për të kritikuar Kadarenë , “ vijën e partisë në letërsi e art “ sipas Mehmet Shehut ju llogarit si krim prej të cilit u ndëshkua shumë rëndë. Edhe për Bilalin ka pasur pretendime se ishte “porositur” të kritikonte Kadarenë . Siç shihet nga vetëm këto tre shembuj që solla me lart në “betejën” e pretenduar mes Sigurimit dhe Kadaresë ka dale fitimtar ky i fundit pasi kanë qene “bashkëpunëtorë” e sigurimit ata që kane përfunduar në ferr ndërkohë që “viktima “ ka shkuar në Olimp .Unë nuk besoj se ka logjikë normale ta pranojë një raport te tillë si ky i pretenduar nga z. Kadare mes tij dhe sigurimin që në rastin me te mire është i dyshimtë dhe trajtuar në mënyre të njëanshme. Por sigurisht ky debat rihapi edhe një here çështjen e madhe të hapjes se dosjeve të Sigurimit në Shqipëroi. Besoj se përveç të tjerash dosjet duhet hapur edhe për tu dhënë fund spekulimeve nga hapja dhe përdorimi i pjesshëm dhe i njëanshëm i tyre siç mund të jete dhe ky raport apo histori Leka –Kadare .Spekulative dhe e pa drejtë duket gjithashtu edhe trajtimi i një anshëm e selektiv nga media e opinioni publik i historive me spiunë të sigurimit. Fakti që” viktima“ e pretenduar ishte Kadare bëri që media te përqendrohet e të kryqëzojë “spiunen” Leka edhe për faktin qe ajo nuk jeton me e nuk ,mund te përgjigjet dot . Po kjo media hesht e madje hap ekranet e faqet kryesore te sajë për spiunë të tjerë te sigurimit bashkëpunimi në krime të komunizmit është tashmë i provuar e pranuar publikisht . Kryqëzimi nga shtypi i Lekës së vdekur , “spiunes” së Kadaresë ndërkohë që ekspertë, spiunë të gjallë autorë të gjallë e të vdekur pushkatimit të poetëve e shkrimtarëve “armiq” armiq të regjimit komunist fitojnë miliona euro nga partë publike, thirren për të dhënë opinione apo përcillen nga kjo botë si heronj e shkrimtar të mëdhenj , duket një non sens logjik që të çon të dyshosh se kemi të bëjmë me një paramendim politik . Nuk e di saktësisht por besoj se Havzi Nela , Vilson Bloshmi , Genc Leka apo Bilal Xhaferri mund te kishin qenë shkrimtarë shumë më të mirë se Ismail Kadare ,sikur PPSH, Sigurimi i Shtetit , Kuvendi Popullor , Froniti Demokratik e te tjera organizata te diktaturës do ti kishin lejuar të shkruanin apo më thjeshtë: Të jetonin . Si përfundim dua të theksoj se nuk kam qellim të marr në mbrojtje Lekën apo çdo bashkëpunëtor tjetër te Sigurimit apo krejt regjimit komunist . Besoj se ky debat ka nxjerre në pah edhe një ane tjetër te errët të mos hapjes së dosjeve nga Sigurimi i Shtetit , nderimin nga shteti të personave te implikuar në krimet komuniste . Dhora Leka “spiunia” tashme e deklaruar edhe vetë e Sigurimit është një person i nderuar nga shteti Shqiptar me tituj nderi . Një rruge e kryeqytetit mban emrin e sajë ndere që në botën e qytetëruar nuk u rezervohen spiunëve. Sigurisht qe ajo nuk është e vetmja që ka përfituar padrejtësisht këtë status por shërben si shembull për të kuptuar raportin tonë me diktaturën dhe krimet e sajë një turp ndaj te cilit “elita” jone shoqërore përfshi dhe Kadarenë vazhdon të hesht . Besoj se ky qëndrim vjen nga ajo që thash në fillim të shkrimit hapja , diskutimi , analizimi apo zbardhja selektive e një anshme e historive me spiunë që në se nuk behët me ligj dhe ë mënyrë të ndershme rrezikon të përfundojë në shtrembërime e gjueti shtrigash sipas parimit spiuni thërret kapeni spiunin. A nuk ngjan kështu historia që po diskutojmë e debatojmë?!

No comments:
Post a Comment