Letra
e Dhora Lekës për Enver Hoxhën në ‘67: “Si e futa në kurthin e Sigurimit Ismail
Kadarenë
NGA ADMIRINA PEÇI
NGA ADMIRINA
PEÇI
Zbulohet dokumenti prej 12 faqesh, ku kompozitorja i rrëfen Hoxhës se si
u bë bashkëpunëtore e Sigurimit dhe si ngriti kurthin për shkrimtarin Kadare
nën pseudonimin Lindita...Një dokument tronditës, prej 12 faqesh, me shkrim dore, i datuar me 21 qershor 1967, drejtuar Enver Hoxhës, zbulon për herë të parë, vetëdeklarimin
“Jam bashkëpunëtore e Sigurimit të shtetit”. Autorja e letrës autograf, është kompozitorja e njohur Dhora Leka. Ajo i rrëfehet Enver Hoxhës për këtë pjesë të heshtur të veprimtarisë së saj, ndërsa i shpjegon me detaje një ngjarje të rëndë ku ka përfshirë shkrimtarin Ismail Kadare. Ndaj tij ajo ka ngritur një kurth sipas orientimeve që i kanë dhënë shefat e saj të Siguritmit të Shtetit. Por në fund intriga duket se nuk ka funksionuar. Ajo zbulohet dhe vihet para përgjegjësisë në një mbledhje të hapur më 28 mars 1967 në Berat....
Zbulimi i këtij dokumenti ka qenë fryt i rastësisë. Një dosje në fondin 14 në AQSH, me indikacione të përgjithshme mjaft larg këtij “sensacioni”, fshihte brenda dhjetra letra drejtuar diktatorit për ankesa të ndryshme, mes tyre ndodhej edhe kjo letër tragjike.
Ishte e dhimbshme, kurioze, intriguese, tragjike dhe neveritëse njëkohësisht përballja me përmbajtjen e këtij dokumenti.
Dhora Leka i shkruante Enver Hoxhës duke iu lutur për një shans të dytë. E dënuar në vitin 1956, pas disa viteve burg, ajo është dërguar në Berat, ku siç thotë vetë në kushte të vështira ka krijuar operan “Vjeshtë në stuhi", të cilën ia ka kushtuar Enver Hoxhës. Ajo i ka shkruajtur Hoxhës edhe një herë tjetër më parë, duke i rrëfyer për këtë opera dhe duke iu lutur të ndërhyjë që ajo të vihet në skenën e teatrit të Operas dhe Baletit.
Këtë çështje ia rikujton sërish, duke mbërritur më tej në paragrafin ku i shkruan se si është bërë bashkëpunëtore e Organeve të Sigurimit të Shtetit. E rrëfen këtë duke “thyer disiplinën dhe konspiracionin” siç kujdeset ta përmendë vetë, pasi “...Ju jeni udhëheqësi i Partisë dhe unë dua që ju të dini të vërtetën rreth veprimtarisë sime”...
“Që në çastin që unë ndjeva se sa e rëndë është tradhtia dhe sa dëm i sjell ajo çështjes së Partisë, unë vendosa që njëra nga detyrat t’ime kryesore, krahas krijimtarisë muzikore ishte të ndihmonja organet e Sigurimit Shtetit si bashkëpunëtore, punë kjo që kërkon ndërgjegje të naltë, besnikëri, sakrifica. Dhe unë brenda mundësive të mija u mundova të justifikonja, me punë dhe besnikëri besimin që m’u dha për të kontribuar si bashkëpunëtore e org. Sigur.”. Me këto fjalë, ia zbulon të fshehtën e jetës së saj Dhora Leka udhëheqësit Enver Hoxha, duke i rrëfyer pak paragrafë më tej ngjarjen që ka tronditur jetën e saj.
Në Berat, sipas orientimeve që ka marrë nga shefat e saj të organeve të sigurimit, ajo ka përgatitur një kurth për shkrimtarin Ismail Kadare, edhe ai i qarkulluar në këtë qytet në atë kohë.
E fshehur pas një pseudonimi, pasi ka rënë dakord me shefin e saj, kryetarin e degës së brendshme në Berat, ajo nis një korrespodencë intime me shkrimtarin. Kompozitorja, nuk i rrëfen Hoxhës, asgjë për brendinë e kësaj korrespodence, por ndalet në një moment të vështirë për të. Ajo ka bërë një gabim. Ka zbuluar veten. I ka lënë një takim shkrimtarit, dhe ai e ka zbuluar kush ia shkruante letrat intime. Ky fakt ka vënë në lëvizje strukturat e Sigurimit të Shtetit, dhe njerëzit e tij kanë organizuar një mbledhje të hapur demaskuese për kompozitoren Leka, duke u kujdesur t’i mbyllin gojën e që ajo mos të zbulojë asnjë detaj rreth bashkëpunimit të saj me organet e Sigurimit.
Ajo rrëfen se mbledhja ishte turpëruese për të, arenë ku u derdh një lumë akuzash ndaj saj. Leka rrëfen se shefat e saj i kërkuan të firmosë dorëheqjen nga veprimtaria si bashkëpunëtore e Sigurimit, por thotë se e ka refuzuar me forcë. Ajo kërkon mirëkuptim prej udhëheqësit dhe e mbyll letrën e saj të gjatë duke shpresuar se ai do t’i japë dorën.
Ky dokument është sqarues për shumëçka rrok tema intriguese dhe sekrete e ish-Sigurimit, kompleks sa i takon moralit dhe pozicionit të vështirë të letërshkrueses, dhe dritëhedhës mbi shumë akuza e sulme ndaj shkrimtarit Ismail Kadare.
Arkivat e Sigurimit të shtetit janë të mbyllura në Shqipëri dhe dalja e një dokumenti të tillë, në një klimë përbaltjeje e deformimi të të vërtetave, sjell një rreze drite përmes të cilës mund të shquhen trajtat reale të pushtetit diktatorial.
DOKUMENTI
Sekretarit Parë të K.Q. P.P.Sh.
Shokut Enver Hoxha
Tiranë
Shoku Enver!
Kur më 7 mars ardha në Tiranë për t’ju dorëzuar operën t’ime “Vjeshtë me Stuhi” të cilën u a kisha dedikuar personalisht Juve si mësonjësit dhe udhëheqsit të urtë të Partisë dhe popullit t’onë, unë isha e bindur në vehten t’ime se bënja detyrën karshi Partisë dhe popullit.
Në letrën që u drejtonja me këtë rast, të cilën ja dorëzova shokut Mafuz Laze ndër të tjera u kisha shkrojtur se ishte pikërisht fjala Juaj “që Partia u jep dorën dhe i ndihmon edhe personat që kanë gabuar, por që ndershmërisht vihen në rrugën e Partisë” që më kishte dhënë besim, vullnet, frymëzim dhe kurajo të ndërmarr një vepër të tillë siç është kompozimi i libretit dhe operës “Vjeshtë me Stuhi” sipas romanit të Ali Abdihoxhës.
Unë nuk dua të përsëris ç’farë u shkrojta at’here – Ndofta shoku Mafuz i cili më premtoj se do t’ua dorzonte personalisht letrën t’ime do ta ketë mbajtur fjalën. Shumë do dëshironja që Ju ta kishit lexuar atë letër.
Por çështja për të cilën po u shkruaj, është një faqe tjetër, faqja e veprimtarisë s’ime të heshtur për të cilën më duhet të thyej disiplinën dhe konspiracionin – Por Ju jeni udhëheqësi i Partisë dhe unë dua që ju të dini të vërtetën rreth veprimtarisë s’ime. Ja pse mar sot kuximin të flas me Ju për sa më poshtë vijon:
Fill mbas kthimit t’im nga Tirana, ngjarjet muarën për mua një zhvillim të atillë që për mua ngjau një katastrofë.
Asgjë s’ka qenë më e rëndë për se sa mendimi: Vallë ç’do ketë thënë shoku Enver në rast se ka dëgjuar ç’ngjau me mua pikërisht kur unë i kisha dedikuar atij personalisht operën t’ime ndaj vijës Partisë dhe çështjes së popullit? Dhe ndonse kanë kaluar nga ajo ngjarje e shëmtuar më tepër se dy muaj, unë për asnjë çast nuk kam larguar nga vëmendja: Shoku Enver duhet ta dijë të vërtetën rreth meje – Letra mbeti me sot me nesër duke i bërë një analizë gjith veprimtarisë s’ime, duke e parë vehten në pasqyrë ashtu si këshilloni ju, për veç kësaj se në letrën sqaruese që u drejtova shokëve kompetentë të organeve të Sigurimit u kisha kërkuar në radhë të parë t’ju njoftonin juve se Dhora nuk është e atillë si u paraqit në Konferencën e 24 marsit në Berat – Fakti që unë po qëndroj e izoluar midis njerëzve kusarë, matrapazë, vajzash rrugaçe e të tjerë njerëzve me vese të tilla më bën të mendoj se ata shokët duke qenë të zënë me shumë punë, do t’a kenë lënë pas dore këtë çështje.
Shoku Enver!
Që në çastin që unë ndjeva se sa e rëndë është tradhtia dhe sa dëm i sjell ajo çështjes së Partisë, unë vendosa që njëra nga detyrat t’ime kryesore, krahas krijimtarisë muzikore ishte të ndihmonja organet e Sigurimit Shtetit si bashkëpunëtore, punë kjo që kërkon ndërgjegje të naltë, besnikëri, sakrifica.
Dhe unë brenda mundësive të mija u mundova të justifikonja, me punë dhe besnikëri besimin që m’u dha për të kontribuar si bashkëpunëtore e org. Sigur.
Dhe s’ka gjë më të rëndë se sa të mbash të fshehur në kraharor dashurinë për Partinë të heshtësh kur të tjerët brohorasin.
Unë jam edhe kompozitore. Kompozova gjatë kësaj kohe këngë, poezi – trokisja në dyert e Lidhjes së artistëve, Ministrisë Arsimit, Shtëpisë Kulturës. Të gjithë më trajtonin si armik, kish raste që më kanë përplasur dhe derën në fytyrë, të atillë që më kanë shtrënguar fort dorën, të atillë që më kanë thënë je e marrë, krijimtaria jote nuk na duhet, ti je armike. Në çaste të tilla unë ndjeja një gëzim që njerëzit qëndronin në pozita të forta Partije, njëkohësisht një dhimbje më shponte në kraharor. Unë heshtja, shpesh më rridhnin lotë, herë i gëlltisja këta lotë të gëzuar e të hidhur njëkohësisht.
Të gjitha këto kalitën çdo ditë tek unë dëshirën e zjarrtë për të qenë edhe unë ushtar besnik i Partisë – Dhe vitet kaluan në gjendje të tillë plot 10 vjet.
Detyra tjetër si kompozitore më bënte që t’i vihesha kompozimit të një opere kushtuar L.N.Çl të shihnin të rinjtë se si kishin sakrifikuar moshatarët e tyre edhe jetën për çështjen e Partisë – A s’kisha qenë unë e tillë në 1942?
Dhe ju vura punës – shita ç’më kishte mbetur bleva një pianoforte të vjetër – ndenja pa rrogë një vit të tërë duke ju dhënë kryesisht kompozimit të operës. Ka patur ditë që më ka munguar edhe buka, zjarri gjatë dimrit e këmbët i kam ngrohur me ndonjë tullë – Po a kishte forcë që përmbante shpirtin tim të rilindur – Isha e bindur që Partia kur të mbaronja operën do më jepte dorën dhe unë do isha jo vetëm ushtar i heshtur i saj.
Ishte ky besim i math që më jepte kurajo të trokisja në dyert e Lidhjes artistëve, në derën e Operas, t’ja u tregonja operën t’ime ndonjë kompozitori, ish nxënësve të mij që ishin rritur dhe të gjithë i habiste një gjë: optimizmi im, frymëzimi im me të cilën unë e kisha shkruar atë vepër, besimi i math që kisha tek partia, do ta zgjidhte pozitivisht çështjen time. Të gjithë më pyesnin: Mirë moj Dhora po ndonjë shpresë nga KQ të kanë dhënë se do të ta marrin operën? E unë si përgjigje u jepnja shembulla se si Partia i kishte dhënë dorë X apo Y – që si unë kishin qenë në burg – por kishin shkruar vepra me vlerë, bile kishin marrë dhe Çmimin e Republikës – edhe mua me siguri Partia do ma jepte dorën.
Dhe kur ç’do gjë kishte marrë rrugën e saj, opera qe kryer, ndodhi një katastrofë që kishte patur mundësi të ishte evituar.
E kam fjalën për ngjarjen me Ismail Kadarenë.
Në fillim të dhjetorit 1966 – në një takim që pata me shokun Siri Qerimi, kryetar i degës P. Br. në Berat, me të cilin qeshë e autorizuar të mbanja lidhje, midis të tjerave ra fjala për ismail Kadarenë i cili kishte ardhur në Berat – prej disa muajsh – Nuk po hy në hollësi të shkruaj ç’të dhëna kisha unë për atë. Shoku Siri më këshilloj që ta kem parasysh dhe mundësisht të shoh më afër Ismailë – Unë, që më parë i kisha kërkuar të më ndihmonte në redaktimin e libretit të operas, por ay kishte refuzuar, se ishte shumë i zënë me punë – Shoku Siri më tha se vështirë se të vjen në takim. Unë i thashë po filloj me të korrespondencë – me emrin Lindita – po e thërras edhe në takim – Dhe u ndamë.
Në fund të dhjetorit unë kisha filluar korrespondencën – Lindita qe një vajz e re që e donte letërsinë dhe shkruante poezi – lamë dhe takim – Ismaili ju përgjigj letrave dhe caktoi takimin në 21 janar.
Gjatë kësaj kohe disa herë me letra i kërkova takim shokut Siri për të m’u dhënë ndonjë udhëzim – Si duket shoku Siri i zënë me punë dhe në mungesë të n/kryetarit i cili qe me leje nuk m’u përgjigj – at’here unë veprova ashtu si m’u duk më drejt. Ismaili ardhi në takim në shtëpinë t’ime. Kur pa se në takim e kisha thirrur unë ay kërkoi leje të largohet me një herë – dhe unë nuk i thashë rri.
Ç’të bënja mbas kësaj? T’i shkruaja prap letër vërtet me emrin Lindita por toni i letrës të qe ndryshe duke e ditur se ay e dinte personin që i shkruante? Isha përpara një alternative të vështirë – zgjodha n’atë çast atë që m’u duk më e arsyeshme dhe i shkrojta letër – Toni qe i pa përcaktuar – edhe si armik, edhe si person që e don Partinë duke i lënë shteg që ky ishte një materjal që ay mund ta përdorte për ndonjë tregim, dhe e ftonja të shkruanim bashkë një vepër.
U duk sikur çështja u mbyll me kaqë – ay nuk u përgjigj më. Kjo ndodhi në 21 janar 1967.
Në mars kur ardha në Tiranë për të dorëzuar operën, shkova në Ministrin e Brendshme, takova me shokun Filat me të cilin isha e autorizuar të flisja (shoku Filat ka qenë dhe hetues në procesin t’im).
Bisedova rreth çështjes edhe të operas si të vepronja – gjatë bisedës rreth libretit ra fjala edhe për Ismailë. I tregova atij at’here rreth çështjes me Ismailë – Ay me një herë më qortoi duke më thënë se veprime të tilla janë të pa lejueshme dhe se për këtë çështje do bisedonte edhe me shokun Siri – si të kishte lejuar – njëkohësisht më këshilloj që veprime të tilla të mos i përsërisnja – Unë i thashë atij se më kishte munguar ndihma dhe udhëzimet.
Porsa u ktheva në Berat, me një herë më thirri shoku Siri. Ay më komunikoj se unë shkarkohesha nga detyra e bashkëpunëtorit të organeve të sigurimit, se veprimi me Ismail Kadarenë ishte i palejushmë – Unë i thashë se këtë çështje e kisha biseduar dhe me shokun Filat – dhe se nuk e përsëris – Toni i tij qe i rreptë dhe armiqësor – Unë i thashë jo për fajin t’im ngjau. Ay e dinte se unë do t’i shkruanja me emrin Lindita, se kisha kërkuar takim dhe ay s’më kishte dhënë. Ay më tha të firmosnja deklaratën e shkarkimit nga detyra, unë rezistova e i thasë nuk e firmoj. Por shoku Siri më tha: - Pse nuk pranon të firmosësh dhe don të qëndrosh bashkëpunëtore e organeve të sigurimit apo që të vazhdosh të bësh provokacione dhe të ngrehësh kurthe?
Se sa e rëndë ishte kjo për mua nuk e shpreh dot – Jo, i thashë, por se e ndjej për detyrë – Gjatë 10 vjetëve kam punuar me ndërgjegje të pastër – jam pishman vetëm që s’munda të jap më tepër – Po qe se ju mendoni kështu unë po firmos, vetëm dijeni se unë edhe pa deklaratë do vazhdoj ta ndjej vehten bashkëpunëtore të organeve të sigurimit.
Sa shkova në shtëpi gjej atje një inspektor të financës – i cili më gjobiti me 22.000 lekë të vjetra pse i kisha qepur një vajze e cila m’u lut një fustan. Unë e mbajta atë ditë ta qep pse nuk kisha bukë.
Me gjith se nga banorët e shtëpisë m’u dha deklaratë se ky ishte rasti i parë për këtë vit dhe se kisha më tepër se 8 muaj që s’kisha qepur – lutja nuk u pranua. Më kërcënuan të sekuestrojnë pianoforten dhe radjon – u detyrova të shes dhe të vetmen bluzë e triko që plotësova 5000 lekë të vjetra të cilat i pagova ndërsa restin i luta të m’i mbajnë nga rroga ç’do muaj – Kjo ngjau pikërisht ato ditë mbas 25 marsit kur të gjithë më shihnin me syrin e tradhtarit. Para një kthese të tillë të papritur unë u nisa me një herë në Tiranë – kërkova prapë takim me shokun Filat Muço – I shpjegova sa më kishte ndodhur me shokun Siri. Ay më tha që veprimi qe i gabuar. Dhe unë prapë ju shpjegova – se shoku Siri e dinte çështjen dhe të më kishte ndihmuar – për më tepër i thashë se shoku Siri më trajtoj si armik. Shoku Filat më tha të vazhdonja të punonja e po pata ndonjë rast të rëndësishëm t’i njoftonja me letër – dhe u nisa për Berat.
Sa mbrijta në Berat më thirrën në degë – më komunikuan të mos shkoj në Tiranë pa lejen e degës.
Më 25 mars u organizua një konferencë ku sekretari I shoku Piro Gusho në prezencë të Ismail Kadaresë dhe të mijra banorëve më demaskoj si armik të betuar dhe të pa ndreqshëm të partisë – ay si shkak për këto kish marrë letrën që unë i dërgonja Ismailit – i cili siç tha shoku Piro i kishte dorëzuar në komitet – duke ngritur lart vigjilencën e shokut Ismail Kadareja.
Ç’farë nuk më ngarkoi në atë konferencë shoku Piro. Si komplotiste, armik i betuar që don të rrëzojë pushtetin popullor, si grua imorale (ndërsa unë në Berat për 4 vjet s’kisha shëtitur veç se me Mitan dhe fëmijët e saj).
Shoku Enver,
Se ç’farë u bë në atë konferencë unë s’jam në gjendje me pak fjalë tu a përshkruaj.
Përfytyrojeni një çast masën e revoltuar nga fjalët e shokut Piro – Unë për ta isha një armik i betuar. Dhe vetëm një zemër e kalitur me dashurinë e madhe ndaj Partisë dhe besimi tek ajo mund t’i rezistonte. Zëri im kumboi atje me sa fuqi që pata – Jo, unë një herë e kam tradhtuar partinë, të dytën herë nuk e tradhëtoj – Por shoku Piro me letër në dorë vazhdonte – dhe kur unë i thashë se ato janë vetëm skica letrare – realiteti s’është ay – ay me zemërim i tha masës: E shihni e ndroj pllakën, qenkan skica letrare. Unë jam dakord që Dhora Lekën ta dërgojmë në burg, bëni me atë ç’të doni.
E vështrova n’at çast shokun Piro dhe në kujtesën time u projektua ngjarja në Kelment kur shoku Piro dezertoj nga pozicioni – Jo – shokun Piro shokët at’here nuk të pushkatuan por të dhanë dorën. Dhe dora e fuqishme e Partisë e dhënë në çastin vendimtar e kishte bërë atë ushtar sërisht të Partisë dhe ay sot ishte Sekretar i Irë në Berat.
Ay fliste me zjarr. Të njoh unë ty, tradhtare e ndyrë – Dhe unë shoku Piro të njoh ty shumë mirë i thashë, - dhe heshta ndërsa me mend unë përfytyronja ngjarjen e shëmtuar të Kelmentit – jo shoku Piro ju nuk më njihni aq sa duhet, dhe po veproni jo drejt me mua. Ju nuk e dini se sa zjarr e besnikëri mban ndrydhur në gji kjo Dhorë. Por unë heshta – Nuk i takonte atij të dinte se unë kisha bërë një lëvizja të gabuar si bashkëpunëtore e organeve të Sigurimit – rezultat i të cilës ishte ajo letër që ay tundëte në dorë.
E midis fyerjeve sharjeve dhe të shtyrave më shpunë në degën e Brendshme e më plasën në birucë – kërkova shokun Siri që të më sqaronte ç’qe kjo që ndodhi por ay nuk ardhi, veç se të nesërmen në mëngjes më komunikoj se isha internuar në sektorin Seman Fier, më vunë në gaz – e si më porositi të mos bisedoj me asnjë person rreth lidhjeve të mija me organet e sigurimit më nisën.
Pas dy tre ditësh nga sektori unë i dërgova në Tiranë një letër sqaruese shokut Filat Muço dhe porosija e parë që lusnja ishte tu njoftonin juve shoku Enver se Dhora, edhe mbas kësaj skene të shëmtuar është e vendosur deri në vdekje për çështjen e Partisë.
Shoku Enver!
A kishte mundësi të ishte evituar e gjithë kjo katastrofë?
Sigurisht që po. Dhe shokut Filat si person zyrtar që mbanja lidhjet i shkrojta që kjo mund të qe evituar. Shoku Piro, e sidomos shoku Siri (që i dinte marrëdhëniet e mija me Sigurimin e Shtetit) të më kishin thirrur në Komitetin e Partisë në prezencë të Ismailit, të më kishin qortuar dhe këshilluar duke e shtruar që kjo ishte hera e fundit që Partia po më jepte dorën. Kështu që shoku Ismail do kishte mbetur i kënaqur që denoncimi i tij u muar parasysh – por Partia edhe kësaj here po tregohet mëmë – A nuk isha unë në fakt ushtar i heshtur i Partisë? Pak kisha sakrifikuar për kompozimin e operas?
Por kjo rrugë nuk u ndoq. Në favor të kujt shkoj gjithë kjo? A nuk do ish më mirë që pikërisht kjo Dhorë që më 1956 e tradhëtoj Partinë sot më 1967 po i këndon me besnikëri Partisë? Do fliste vetë zjarri që kishte shpërthim në kompozimin e operës.
Ky do të ishte një grusht për Moskën e Beogradin që akoma shpresojnë të gjejnë tek Dhora personin e tyre –
Unë bëj një pikëpyetje: Mos vallë nuk i ka leverdisur ndokujt që Dhora të jetë sërish ushtar dhe këngëtar i Partisë dhe e zhytën me dashje në llumin e tradhtisë?
Fjala ime e fundit shoku Enver është:
Unë e dua Partinë dhe s’ka forcë në botë që të më largojë sado pak nga rruga e saj.
Unë i takoj Partisë dhe ushtar i heshtur qëndroj këtu në një barangë kompesatoje, midis hajdutëve, matrapazëve, vajzave rrugaçe. Në drasë kam vënë portretin e Zonjës Çurre – dhe nuk do ta lë të pluroset as pianoforten t’ime rrangallë që qëndron në gatishmëri t’i japë jetë operës s’ime të dytë “Bija e Partisë”.
Dhe tashi që ja u shkrojta të gjitha shoku Enver u lehtësova – shumë ju lus të më njoftoni që letra ju ra në dorë – Po përfundoj.
Me besnikëri Dhora Leka
Sektori Seman
Kadare:
Letra tragjike e
Dhora Lekës,çfarë i mungon historisë
Dhora Lekës,çfarë i mungon historisë
TIRANE- Një dokument që zbulon degjenerimin
e plotë të rendit komunist dhe shtetit të vet. Kështu do ta cilësonte
shkrimtari Isamil Kadare letrën e qershorit 1967 që kompozitorja Dhora
Leka ia niste Enver Hoxhës, letër ku ai është personazhi, që kompozitorja dhe
shefat e saj të sigurimit të shtetit do ta fusnin në kurth.
Një ditë pas botimit të këtij dokumenti të rëndësishëm, ne sjellim një bisedë ekskluzive me shkrimtarin, duke shfaqur për lexuesit edhe disa anë të panjohura të kësaj historie, që kompozitorja zgjedh të mos ia rrëfejë udhëheqësit të saj, prej nga pret mirëkuptim. Kadare rrëfen përmbajtjen e korrespodencës që Dhora Leka ka zhvilluar më të nën pseudonimin Lindita, karakterin e atyre letrave të rrezikshme, ku bëhej aluzioni për përmbysjen e regjimit në Shqipëri, apo për rikthim te familja sovjetike... Kadare rrëfen edhe shumë detaje që kompozitorja Leka nuk i tregon në letrën e saj mbi mbledhjen e tmerrshme të Beratit, analizon një mister që e mbështjell këtë personazh dhe këtë histori, dhe ndalet tek dy ngjarje të aktualitetit, që i kujtojnë revolucionin famëkeq kinez, arrestimet e mjekëve dhe rastin e fundit me poetin Pojanaku.
Z.Kadare, Ju u njohët me letrën që kompozitorja Dhora Leka i shkruante Enver Hoxhës në qershor të vitit 1967. Ishit personazh në atë letër...
Çfarë ndjesie ju krijoi përballja me këtë dokument?
Është një letër e jashtëzakonshme, për të kuptuar degjenerimin e plotë të rendit komunist dhe të shtetit të vet. Një denoncuese e nivelit të lartë i shkruan shefit më të lartë të vendit, e bindur se do të gjejë mirëkuptim prej tij. Çështja ka të bëjë me një shkrimtar të njohur, të cilin ajo, e shtyrë “nga dashuria për shokun Enver, për Partinë dhe për Sigurimin”, është përpjekur ta fusë në kurth, domethënë në burg. Mirëpo, diçka nuk ka funksionuar dhe aksioni është ndërprerë.
Përpara se kundër saj të shpërthejnë sharjet: grua e pabesë, spiune etj., duhet kujtuar se Dhora Leka, përveç që ishte një kompozitore e njohur dhe e talentuar, autore e shumicës së këngëve partizane, ka qenë një grua inteligjente, aspak naive, dhe e dënuar fare pa të drejtë më 1956. Letra e saj e vitit 1967 dëshmon se ajo ka kuptuar thelbin e logjikës së mbrapshtë të kohës, ndaj dhe është e bindur se shefi i madh do të ketë mirëkuptim ndaj saj. Është fillimi i Revolucionit Kulturor në Kinë, dënimi i shkrimtarëve është në modë dhe kjo grua s’bën gjë tjetër veçse, për fat të keq, si rrjedhojë e traumatizimit të kësaj kohe të çmendur, bie nën hipnozën e saj.
Parë në këtë këndvështrim, letra e saj është, para së gjithash, tragjike.
A mund ta kujtoni këtë ngjarje? A është e saktë ajo që tregon zonja Leka?
Pjesërisht është e saktë, pjesërisht e paplotë. Çështja e letrave, për shembull. Ato janë dy llojesh, krejtësisht të pangjashme mes tyre. Lloji i parë janë letra pasionante të shkruara nga një kinse tetëmbëdhjetëvjeçare me ngarkesë të dukshme erotike. Lloji i dytë, ato që përbëjnë thelbin e çështjes janë një seri letrash politike, plot kërcënime dhe shantazhe.
Në to bëhen aluzione të hapëta për përmbysje të regjimit në Shqipëri, për rikthim te familja sovjetike, për besnikërinë e detyrueshme që duhej të tregonim meqë kishim studiuar në Moskë, ndaj BS. Shkurt, me këto letra unë trajtohesha gati-gati si një ish-komplotist filo-sovjetik, që tani isha tërhequr nga komploti, dhe që kjo zonjë po më bënte thirrje t’i vija gishtin kokës.
Për t’u bërë sa më e besueshme kjo gjuhë komplotistësh, një pjesë e tekstit ishte shkruar në rusisht.
Ku mund të jenë ato letra sot? A mund të gjenden?
Letrat duhet të gjenden ende sot në arkivat e fshehta të Sigurimit. Veç në mos ndodhtë që shteti ynë i dashur të jetë ende këmbëngulës, siç ka qenë gjer tani, për të mbajtur të fshehta krimet dhe dosjet e komunizmit.
Ç’ndodhte me letra të tilla zakonisht? Si funksiononte provokacioni?
Me letrat intime ishte diçka e thjeshtë. Në qoftë se ti u përgjigjeshe, mund të shërbente më vonë si shantazh banal kundër teje. Përdorej në atë kohë një formulë e njohur:
“degjenerimi moral të çon drejt degjenerimit politik”. Shumë njerëz binin pre e provokacionit. Megjithatë, s’mund të thuhej se ishte diçka dramatike, në krahasim me të tjerat. Kurse me letrat politike ishte krejtësisht ndryshe. Ti hyje në lidhje me dikë që propozonte haptas rrëzimin e regjimit. Më kujtohet se në letrat e muzikantes Leka, për shembull citoheshin dy vargje të famshme të Pushkinit: “I nad oblomkaj samovllastia, napishut nashi imena”. Si të thuash, mbi gërmadhat e tiranisë, do të shkruheshin emrat tanë (Imi dhe i saj!).
Ia tregova këto të fundit njërit prej miqve të mi besnikë, inxhinier T. Bahollit, gjithashtu i qarkulluar, ish-student në Poloni. Ai u tmerrua nga përmbajtja e tyre dhe të dy ishim në një mendje se letra të tilla s’mund të mbaheshin në shtëpi, ngaqë, në rast bastisjeje të çonin në burg, madje në pushkatim. Ia treguam një shoku të tretë, i cili u alarmua edhe më keq. Sipas tij, ishte një provokacion që po përdorej shpesh kohët e fundit. Njëkohësisht, nëse kujtesa s’më gabon, të fshehtën e mori vesh S. Mato, në atë kohë poet i ri.
Kjo hapje e sekretit ka gjasë të ketë qenë edhe shkaku kryesor që provokacioni, i cili sot, pas gati gjysmë shekulli, dëshmohet haptazi nga kjo letër e kompozitores, iu doli nga duart organizatorëve. Historia e “letrave të çuditshme” po bëhej bisedë kafeneje, gjersa përfundoi në Komitet të Partisë.
Para pak vitesh, K. Trebeshina ka thënë se në ngjarjen e Beratit nuk ka qenë fajtore Dh. Leka, por ju. A keni për t’i thënë diçka Trebeshinës në këtë rast?
Letra dërguar Hoxhës është më e qartë se çdo gjë. Do të shtoja se nuk më habit opinioni i njerëzve si ky. Të tillë njerëz kanë bërë vetë krime në emër të Sigurimit, ndaj dhe ndihen të afërt me të. I lartpërmenduri, për shembull, jo vetëm ka qenë oficer i Ministrisë së Brendshme, por ka kryer vrasje me dorë të tij (vrasje të mirëfilltë me plumb pas koke, siç e ka pohuar vetë.). Shqipëria është i vetmi vend në Europë që vrasës të tillë ende nuk i dënon. Dhe ky është një nga turpet e saj.
Mbledhja që përshkruan në letrën e saj zonja Leka ka qenë vërtet aq e tmerrshme?
Ka qenë më keq. Një mbledhje mizore, e pashembullt. Britmat e muzikantes e tronditën krejt sallën. Më shumë se e frikësuar ishte e revoltuar, si njeriu që i është bërë më e rënda padrejtësi. Midis britmave filloi të thoshte gjëra tepër të rrezikshme: për shembull, “Nuk e bëra provokimin me kokën time!”. Duke lexuar letrën e saj sot, pas gjysmë shekulli, zbërthehet kuptimi i atyre britmave. Organizatorët e mbledhjes ndërkaq i kishin marrë masat. Kur ajo tha fjalët e mësipërme, dy-tre njerëz të policisë së fshehtë iu hodhën në grykë duke ia zënë gojën me duar. Pastaj e nxorën jashtë, duke e zvarritur për flokësh. Pra u kuptua se dikush tmerrohej nga fjalët “s’e bëra me kokën time”.
Edhe në letrën e Hoxhës ajo vazhdon të jetë e revoltuar për një pabesi që i është bërë. Vetë fakti që pas dy-tre muajsh e ka shkruar atë letër, tregon se ka pasur shpresë të fitojë.
Nuk di në qoftë se diku, në ndonjë ditar, apo shënim ka lënë diçka më shumë. Do të ishte interesante të gjendej gjithçka që ajo mund të ketë lënë për këtë ngjarje.
Pas viteve ’90, Dhora Leka mori një sërë nderimesh e vlerësimesh, madje opera e saj “Një vjeshtë në stuhi” u vlerësua si treguesi i “rezistencës kundër regjimit diktatorial në Shqipëri”. Si shpjegohet kjo?
Pas rënies së komunizmit, prania e kompozitores Dhora Leka në jetën e përditshme moralo-kulturore ka qenë një nga ato lloj pranish që konsideroheshin pak a shumë normale. As e trembur, as revanshiste.
Për sa u përket disa vlerësimeve që i janë bërë, mendoj se për vuajtjet në një regjim tiranik, është vështirë të ketë dëmshpërblim. Zonja Leka, pavarësisht nga gjithçka që ka ndodhur në jetën e saj, pavarësisht nga natyra dramatike e gabimeve të saj, vuajtjet që ka hequr i ka pasur të vërteta.
Dhe janë pikërisht ato që, me sa duket, janë bërë shkas për humbjen e drejtpeshimit shpirtëror, që e kanë çuar disa herë nga një gabim në tjetrin.
Po përpiqem të jem më i qartë. Rasti e ka sjellë që thelbin e së vërtetës që zbulohet befas në letrën e saj, e kam ditur gjithmonë, por ju e dini se asnjëherë nuk kam bërë spekulime me të. Dhe aq më pak do të doja tani, që ajo nuk është më në jetë. Kjo është arsyeja që qysh në krye të bisedës sonë e kam cilësuar letrën e saj si diçka, në radhë të parë, tragjike.
Mendoj se si e tillë, tragjike, me një mister që ndoshta ndryn së brendshmi, duhet lexuar.
A mund të thoni diçka më tepër për këtë “mister” siç e quajtët. Dhe, në mbyllje të bisedës, a mund të themi se shoqëria jonë merr një kumt prej saj?
Në qoftë se përdora fjalën “mister”, kjo s’do të thotë se e kam lehtë ta shpjegoj. Ka pasur diçka të pazakontë në veprimet dhe sjelljen e zonjës Leka. Për shembull, pas asaj mbledhjeje të lemerishme, që tronditi një qytet të tërë, do të pritej që muzikantja të ulte kokën. Por kjo nuk ndodhi. Duket sikur tërbimi shtetëror do ta fusë në dhé të gjallë, por ajo prapë s’heq dorë nga rebelimi. E habitshme është se nuk i bëjnë asgjë. Qysh atë mbrëmje detyrohen ta çojnë në shtëpi. Pyetja mund të shtrohet ndryshe: nuk i bëjnë asgjë, apo nuk i bëjnë dot asgjë?
Pak kohë më pas vjen në Tiranë. Takon prapë zyrtarë të lartë të Sigurimit. Pastaj i bën letër Enver Hoxhës. Shpreson se ai do t’i japë të drejtë. Gati-gati ka bindje.
Çfarë ia jep këtë shpresë?
I ka zënë ngushtë të gjithë me diçka, ndonëse nuk e thotë? Në mos ajo vetë, një tjetër prani, që është pas shpinës së saj? Një prani për të cilën ish-zyrtarët e lartë komunistë, bashkë me pinjollët e tyre më të rinj, nuk duan të flasin kurrë, por që ndoshta do të shpjegonte disa nga enigmat e errëta të një rendi të errët.
Lidhur me ndonjë kumt të mundshëm, mendoj se nga çdo ngjarje e dhimbshme vjen një i tillë.
Përmenda pak më lart Revolucionin Kulturor kinez. S’ka kaluar shumë kohë kur në lajmet televizive shqiptare, u bënë të zakonshme ca pamje tronditëse: arrestime mjekësh përpara kamerave. Mjekë, disa herë të shkuar në moshë, zakonisht kirurgë, ndonjëherë me veglat e operacionit në duar, me kryet që iu uleshin brutalisht gjatë shtyrjes brenda makinës së policisë, poshtëroheshin duke iu hedhur prangat përpara telespektatorëve. Ishin skena tipike që të kujtonin revolucionin famëkeq kinez. Edhe ai kështu kishte nisur: kundër mjekëve dhe shkrimtarëve.
Para ca ditësh ndodhi diçka e ngjashme që e tronditi opinionin shqiptar: arrestimi i Dhimitër Pojanakut: gjyqtar dhe poet i njohur. Faji: çështje korrupsioni (Shuma rreth 150 euro!). S’më shkon mendja të mbroj ndonjë teori sipas së cilës poetët e njohur janë të pandëshkueshëm, qoftë edhe për shuma modeste. Megjithatë, zelli për arrestimin e këtij njeriu ishte aq i dukshëm, saqë nuk mund të mos shkaktonte revoltim. Fillonte ky zell i shëmtuar qysh me mbledhjen e jashtëzakonshme, siç e njoftoi shtypi, të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Në ngutjen për t’i hedhur prangat poetit sikur të ishte një bandit KLD u mblodh posaçërisht për poetin e njohur. Ai Këshill që kishte qenë aq shpërfillës kur kriminelë një mijë herë më të rrezikshëm talleshin publikisht me drejtësinë shqiptare. Kur nga salla e gjyqit liroheshin vrasës dhe përdhunues të neveritshëm të miturish, kur bëhej fjalë për shuma korruptuese miliona eurosh. Duhej t’i vinte radha poetit edhe 150 eurove të tij, që Këshilli i Lartë të “egërsohej”.
Shija e njohur e acarimit, për të mos thënë urrejtjes kundër njerëzve të letrave dhe të artit, ajo ndjesi e egër e vulgut rus, kinez apo shqiptar, e nxitur qysh nga Lenini, te Mao Ce Duni, gjer te komunizmi ynë, duhet të na shqetësonte të gjithëve. Shteti ynë dhe institucionet e tij, pa asnjë hezitim, duhet t’i kërkonin ndjesë qytetarit dhe poetit Pojanaku. Dhe bashkë me ndjesën, ti hiqnin prangat, ta çonin në shtëpinë e vet, për të pritur gjykimin atje, siç do të ndodhte në çdo republikë të Europës.
Në qoftë se do të kërkohej një kumt, siç thatë ju, ky do të ishte ndoshta më i ngutshmi që do të na vinte nga kjo dosje.
Në një vizion më të gjerë, kurthet kundër shkrimtarëve, përbëjnë një nga njollat më të zeza në historinë e komunizmit botëror. Në Shqipëri ato kanë arritur kulmin për vetë faktin që janë ende të pazbuluara. Sepse të tillë, të pazbuluar vazhdojnë të jenë spiunët, artizanët e kurtheve bashkë me mjeshtrat. Dhe jo vetëm të pazbuluar. Ata janë shpesh të preferuarit e instituteve shtetërorë, katedrave dhe ministrive. Në këtë kah kumti më i gjerë do të ishte ky.
Shkrimi u publikua sot 25 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)

“Pas
kurthit për Kadarenë, katastrofa,
ja ç’më thanë shefat e Sigurimit”
ja ç’më thanë shefat e Sigurimit”
NGA ADMIRINA
PEÇI
TIRANE- Gjithçka kishte dështuar. Kurthi
nuk funksionoi. Pasi i kishte lënë takim shkrimtarit, dhe Ismail Kadare kishte
vajtur dhe e kishte zbuluar autoren e letrave provokuese, Dhora Leka vendos të
njoftojë shefat e saj të Sigurimti të Shtetit. Ajo justifi kohet se kjo kishte
ndodhur jo për faj të saj. “Më mungoi ndihma dhe udhëzimet”, iu thotë
kompozitorja shefave të saj. Por kreu i degës së brendshme në Berat, Siri
Qerimi i kërkon asaj dorëheqjen nga detyra si bashkëpunëtore e organeve të
Sigurimit.
Ajo reziston, nuk pranon ta firmosë, e pas kërcënimeve të tij ajo fi por i shton shefi t të saj: “... dijeni se unë edhe pa deklaratë do vazhdoj ta ndjej vehten bashkëpunëtore të organeve të sigurimit”. Sot askush nuk mund ta dije se çfarë fshihet pas kësaj fraze, inat dhe kundërshtim, vullnet i paskrupullt për ti shërbyer atyre strukturave që asaj vetë i kanë bërë qindin, apo një përpjekje dëshpëruese për të gjetur rrugëzgjidhje për pozicionin e saj të vështirë. Siç e shkruan vetë në letrën drejtuar Hoxhës, Dhora Leka u përball shumë shpejt me pasojat e pakujdesisë së saj.
Pjesa e dytë e dokumentit, rrëfen pikërisht këto lëvizje të kompozitores dhe përballjen në mbledhjen turpëruese për të, ditën e 25 marsit 1967. Përjetimet pas kësaj ngjarjeje që e ajo e quan katastrofë, Dhora Leka ia rrëfen në detaje Enver Hoxhës, duke shpresuar deri në fund se do të gjejë mirëkuptim prej udhëheqësit.
Porsa u ktheva në Berat, me një herë më thirri shoku Siri. Ay më komunikoj se unë shkarkohesha nga detyra e bashkëpunëtorit organeve të sigurimit, se veprimi me Ismail Kadarenë ishte i palejushmë – Unë i thashë këtë çështje e kisha biseduar dhe me shokun Filat – dhe se nuk e përsëris – Toni qe i rreptë dhe armiqësor – Unë i thashë për fajin t’im ngjau. Ay e dinte se unë do t’i shkruanja me emrin Lindita, se kisha kërkuar takim dhe ay s’më kishte dhënë.
Ay më tha të fimosnja deklaratën e shkarkimit nga detyra, rezistova e i thasë nuk e firmoj. Por shoku më tha: - Pse nuk pranon të firmosësh dhe të qëndrosh bashkëpunëtore e organeve sigurimit apo që të vazhdosh të bësh provokacione dhe të ngrehësh kurthe? Se sa e rëndë ishte kjo për mua nuk e shpreh – Jo, i thashë, por se e ndjej për detyrë – Gjatë 10 vjetëve kam punuar me ndërgjegje të pastër – jam pishman vetëm që s’munda të jap tepër – Po qe se ju mendoni kështu unë po firmos, vetëm dijeni se unë edhe pa deklaratë do vazhdoj ta ndjej vehten bashkëpunëtore të organeve të sigurimit.
Sa shkova në shtëpi gjej atje një inspektor të financës – i cili më gjobiti me 22.000 lekë të vjetra pse i kisha qepur një vajze e cila m’u lut një fustan. Unë e mbajta atë ditë ta qep pse nuk kisha bukë. Me gjithe se nga banorët e shtëpisë m’u dha deklaratë se ky ishte rasti i parë për këtë vit dhe se kisha më tepër se 8 muaj që s’kisha qepur – lutja nuk u pranua. Më kërcënuan të sekuestrojnë pianoforten dhe radjon – u detyrova të shes dhe të vetmen bluzë e triko që plotësova 5000 lekë të vjetra të cilat i pagova ndërsa restin i luta të m’i mbajnë nga rroga ç’do muaj – Kjo ngjau pikërisht ato ditë mbas 25 marsit kur të gjithë më shihnin me syrin e tradhtarit. Para një kthese të tillë të papritur unë u nisa me një herë në Tiranë – kërkova prapë takim me shokun Filat Muço – I shpjegova sa më kishte ndodhur me shokun Siri. Ay më tha që veprimi qe i gabuar.
Dhe unë prapë ju shpjegova – se shoku Siri e dinte çështjen dhe të më kishte ndihmuar – për më tepër i thashë se shoku Siri më trajtoj si armik. Shoku Filat më tha të vazhdonja të punonja e po pata ndonjë rast të rëndësishëm t’i njoftonja me letër – dhe u nisa për Berat. Sa mbrijta në Berat më thirrën në degë – më komunikuan të mos shkoj në Tiranë pa lejen e degës. Më 25 mars u organizua një konferencë ku sekretari I shoku Piro Gusho në prezencë të Ismail Kadaresë dhe të mijra banorëve më demaskoj si armik të betuar dhe të pa ndreqshëm të partisë – ay si shkak për këto kish marrë letrën që unë i dërgonja Ismailit – i cili siç tha shoku Piro i kishte dorëzuar në komitet – duke ngritur lart vigjilencën e shokut Ismail Kadareja.
Ç’farë nuk më ngarkoi në atë konferencë shoku Piro. Si komplotiste, armik i betuar që don të rrëzojë pushtetin popullor, si grua imorale (ndërsa unë në Berat për 4 vjet s’kisha shëtitur veç se me Mitan dhe fëmijët e saj). Shoku Enver, Se ç’farë u bë në atë konferencë unë s’jam në gjendje me pak fjalë tu a përshkruaj. Përfytyrojeni një çast masën e revoltuar nga fjalët e shokut Piro – Unë për ta isha një armik i betuar. Dhe vetëm një zemër e kalitur me dashurinë e madhe ndaj Partisë dhe besimi tek ajo mund t’i rezistonte. Zëri im kumboi atje me sa fuqi që pata – Jo, unë një herë e kam tradhtuar partinë, të dytën herë nuk e tradhëtoj – Por shoku Piro me letër në dorë vazhdonte – dhe kur unë i thashë se ato janë vetëm skica letrare – realiteti s’është ay – ay me zemërim i tha masës: E shihni e ndroj pllakën, qenkan skica letrare.
Unë jam dakord që Dhora Lekën ta dërgojmë në burg, bëni me atë ç’të doni. E vështrova n’at çast shokun Piro dhe në kujtesën time u projektua ngjarja në Kelment kur shoku Piro dezertoj nga pozicioni – Jo – shokun Piro shokët at’here nuk të pushkatuan por të dhanë dorën. Dhe dora e fuqishme e Partisë e dhënë në çastin vendimtar e kishte bërë atë ushtar sërisht të Partisë dhe ay sot ishte Sekretar i Irë në Berat. Ay fl iste me zjarr. Të njoh unë ty, tradhtare e ndyrë – Dhe unë shoku Piro të njoh ty shumë mirë i thashë, - dhe heshta ndërsa me mend unë përfytyronja ngjarjen e shëmtuar të Kelmentit – jo shoku Piro ju nuk më njihni aq sa duhet, dhe po veproni jo drejt me mua. Ju nuk e dini se sa zjarr e besnikëri mban ndrydhur në gji kjo Dhorë.
Por unë heshta – Nuk i takonte atij të dinte se unë kisha bërë një lëvizja të gabuar si bashkëpunëtore e organeve të Sigurimit – rezultat i të cilës ishte ajo letër që ay tundëte në dorë. E midis fyerjeve sharjeve dhe të shtyrave më shpunë në degën e Brendshme e më plasën në birucë – kërkova shokun Siri që të më sqaronte ç’qe kjo që ndodhi por ay nuk ardhi, veç se të nesërmen në mëngjes më komunikoj se isha internuar në sektorin Seman Fier, më vunë në gaz – e si më porositi të mos bisedoj me asnjë person rreth lidhjeve të mija me organet e sigurimit më nisën. Pas dy tre ditësh nga sektori unë i dërgova në Tiranë një letër sqaruese shokut Filat Muço dhe porosija e parë që lusnja ishte tu njoftonin juve shoku Enver se Dhora, edhe mbas kësaj skene të shëmtuar është e vendosur deri në vdekje për çështjen e Partisë.
Shoku Enver! A kishte mundësi të ishte evituar e gjithë kjo katastrofë? Sigurisht që po. Dhe shokut Filat si person zyrtar që mbanja lidhjet i shkrojta që kjo mund të qe evituar. Shoku Piro, e sidomos shoku Siri (që i dinte marrëdhëniet e mija me Sigurimin e Shtetit) të më kishin thirrur në Komitetin e Partisë në prezencë të Ismailit, të më kishin qortuar dhe këshilluar duke e shtruar që kjo ishte hera e fundit që Partia po më jepte dorën. Kështu që shoku Ismail do kishte mbetur i kënaqur që denoncimi i tij u muar parasysh – por Partia edhe kësaj here po tregohet mëmë – A nuk isha unë në fakt ushtar i heshtur i Partisë? Pak kisha sakrifi kuar për kompozimin e operas? Por kjo rrugë nuk u ndoq. Në favor të kujt shkoj gjithë kjo? A nuk do ish më mirë që pikërisht kjo Dhorë që më 1956 e tradhtoj Partinë sot më 1967 po i këndon me besnikëri Partisë?
Do fl iste vetë zjarri që kishte shpërthim në kompozimin e operës. Ky do të ishte një grusht për Moskën e Beogradin që akoma shpresojnë të gjejnë tek Dhora personin e tyre – Unë bëj një pikëpyetje: Mos vallë nuk i ka leverdisur ndokujt që Dhora të jetë sërish ushtar dhe këngëtar i Partisë dhe e zhytën me dashje në llumin e tradhtisë? Fjala ime e fundit shoku Enver është: Unë e dua Partinë dhe s’ka forcë në botë që të më largojë sado pak nga rruga e saj. Unë i takoj Partisë dhe ushtar i heshtur qëndroj këtu në një barangë kompesatoje, midis hajdutëve, matrapazëve, vajzave rrugaçe. Në drasë kam vënë portretin e Zonjës Çurre – dhe nuk do ta lë të pluroset as pianoforten t’ime rrangallë që qëndron në gatishmëri t’i japë jetë operës s’ime të dytë “Bija e Partisë”. Dhe tashi që ja u shkrojta të gjitha shoku Enver u lehtësova – shumë ju lus të më njoftoni që letra ju ra në dorë – Po përfundoj.
Me besnikëri Dhora Leka
Sektori Seman
11 qershor 1967
Shkrimi u publikua sot 24 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Rasti
i Dhora Lekës, Kadare: Ja
pse duhen hapur dosjet e sigurimit
pse duhen hapur dosjet e sigurimit
NGA
ADMIRINA PEÇI
Pas
zbulimit befasues dhe botimit për herë të parë në “Shqiptarja.com”, letra e
kompozitores Dhora Leka ka hapur një debat të nxehtë, mbi Sigurimin e Shtetit
dhe survejimin e shkrimtarëve dhe artistëve nën regjimin komunist. Në letrën
dërguar Enver Hoxhës, ajo i rrëfen anën e heshtur të veprimtarisë së saj,
duke i thënë se është bërë bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit dhe se i ka
ngritur një kurth sipas udhëzimeve të shefave të Sigurimit të Shtetit,
shkrimtarit Ismail Kadare. Në dy numrat e saj, të mërkurën dhe të enjten
me 23 dhe 24 prill, “Shqiptarja.com” botoi letrën e gjatë të Dhora Lekës
shoqëruar me faksimilet e saj. Ndërsa një ditë më vonë, për lexuesit tanë
sollëm intervistën e shkrimtarit, duke
u fokusuar më së shumti tek kjo ngjarje dhe tek ky dokument. Intervista e
shkrimtarit Ismail Kadare zbuloi anë të panjohura të kësaj letre dhe analizoi
një mistër të çuditshëm që fshihej pas rebelimit të kompozitores dhe vetëdijës
së saj se Hoxha do ta mirëkuptonte.
Tre ditë më vonë, kjo ngjarje kthehet sërish në vëmendjen e medias. Në emisionin e tij “DEBATI NË CHANNEL ONE”, gazetari Roland Qafoku shtjelloi gjerësisht këtë ngjarje, duke transmetuar edhe një intervistë të dytë të shkrimtarit, ku Kadare flet gjërësisht mbi shumë nëntema të kësaj çështje, si rasti ku ai ka shpëtuar nga burgu një poet të ri me emrin Maks, duke bërë një relacion pozitiv rreth veprës së tij, por edhe diskutimi i gjithhershëm i hapjes së dosjeve, i cilësuar shpesh si me tendencë se do të ishte një tragjedi kombëtare. Sipas Kadares, s’ka kurrëfarë tragjedie kombëtare në këtë mes, por vetëm pastrim i ndërgjegjes. Për lexuesit tanë sjellim të plotë këtë intervistë transmetuar mbrëmë në “DEBATI NË CHANNEL ONE”.
Përshëndetje zoti Kadare! Në median e shkruar ditët e fundit është botuar një letër që kompozitorja Dhora Leka, i ka dërguar diktatorit Enver Hoxha në vitin 1967, në të cilin shprehet se ka bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit dhe synonte që t’ju fuste ju në kurth. Ju si e keni pritur botimin e kësaj letre unikale, që nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, ndoshta edhe në tërë Evropën ish-komuniste?
Është e vërtetë që është rast i rrallë, mesa e njoh unë jetën e shkrimtarëve, kolegëve të mi në shtete të ndryshme komuniste. Ka patur kurthe të vazhdueshme, të ngritura, por që të ekzistojë një letër e tille ose e ngjashme, sigurisht që kanë ekzistuar, por një rrëfim i tillë ndaj shefit komunist të një vendi, unë nuk di të ketë ndodhur. Ose të paktën nuk është botuar, nuk është bërë e njohur. Ngjarjen e kam ditur gjithmonë, ka ndodhur gjysmë shekulli më parë, por letrën nuk e kam ditur as që ekzistonte, pale të kem ditur përmbajtjen e saj.
Si u ndjetë në momentin që e lexuat të gjithë letrën?
Jam befasuar jashtëzakonisht. Nga vetë letra, përmbajtja e saj dhe nga stili, toni i saj, në një lloj ekstazë e aktit të denoncimit.
Ajo që mua më ka bërë përshtypje zoti Kadare, ndoshta edhe që i përkas një brezi tjeter, ishte vetëofrimi që kompozitorja Dhora Leka bënte për të bashkëpunuar me organet e Sigurimit. Madje duke bërë edhe vërejtje, duke treguar edhe detaje të asaj që ajo e quante komplot që ajo e kishte në mendje dhe që sigurimi e kishte në plan si ide. Çfarë ishte ky? Ishte një rast sporadik apo kështu funksiononte sistemi dhe sidomos nga shkrimtarëve dhe konkretisht nga ju?
Ishte sistemi natyrisht. Nuk ka gjë sporadike, nuk ka gjë të pazakonshme, është në logjikën e mbrapshtë të gjërave të një diktature. Zakonisht në një diktaturë, shkrimtarët e njohur, filozofët e njohur, artistët e njohur janë në përgjim. Kur ka diktaturë në një vend ka përgjim njerëzish të shquar, qofshin këta të sferave politike, artistike, filozofike. Kështu që nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme. E jashtëzakonshme është tregimi me pasion i këtij aksioni, sesi është e mundur që njeriu që e ka bërë këtë përpjekje për të futur në kurth një njeri tjetër, një koleg të saj artist, nuk ka kurrfarë pendimi, madje ka një lloj krenarie. Kjo tregon që, edhe ai që e merrte denoncimin, edhe ai që e përgatiste, se këtu ka dy anë. Njëra anë që përgatit kurthin i kërkon denoncuesit të ngrejë kurthin, pastaj ai që e merr këtë rezultat për ta shfrytëzuar. Këtu ka ndodhur një gjë pak e çuditshme. Ka një mister, që jo gjithçka kuptohet qartë. Njeriu që e ka marrë këtë, udhëheqësi i vendit, diktatori, shefi si ta quajmë, ka ditur diçka apo s’ka ditur asgjë. Personazhi nuk është gjallë që të japë sqarime. Ndoshta ka dokumenta të tjera të fshehura me shumë kujdes.
Por edhe mund të jenë zhdukur?
Edhe mund të jenë zhdukur padyshim. Ato që janë më “kompromentuese”. Ndoshta çdo sistem zgjedh dokumentat që duhet t’i zhdukë. Ato që mund t’i ruaj njëfarëkohe, ato që i djeg përgjithmonë pamëshirë, sepse turpi është kaq i madh saqë është i padurueshëm edhe kohë më vonë sikur të zbulohen.
Zoti Kadare, ishte moment që ju ishit në Berat. Ky ishte shfrytëzimi i rastit që zonja Dhora Leka të bënte atë bashkëpunimin me Sigurimin e Shtetit. A patët ndonjë moment me të vertetë të vështirë që ju e kuptuat që Shërbimi Sekret ju survejonte?
Jo, kur erdhën këto letra…. Historia është shumë e ndërlikuar, nuk është kaq e thjeshtë. Ka pasur dy lloj letrash. Letra pasionante, romantike, erotike në fillim. e më pas letra kërcënuese. Sigurisht nga letrat e para nuk ishte ndonjë dramë, për një shkrimtar të marrë letra nga një vajze e cila mund të ketë një ngarkesë erotike, por të përmbajtur. Letrat ishin shumë korrekte, shumë të përmbajtura, pa asgjë të tepruar. Është normale. Shkrimtarëve u qëllon të marrin letra të tilla, nuk të bën ndonjë pështypje. Letra të tjera janë të pazakonshme krejtësisht sepse ato janë letra që të vënë ty në pozitën e një komplotisti. Ajo shkruante “Pse ti nuk vepron bashkë me ne, besnikët e Moskës, për të përmbysur regjimin?” Është e habitshme, ku e gjeti ajo. Nuk e njihja këtë grua, e kisha parë vetëm në rrugë.
Ju e diskutuat me njeri këtë?
Po, e kam diskutuar me shokët e mi. Me disa, jo me një. Kjo mesa duket e bëri që të dështonte ky aksion, sepse e humbi fshehtësinë. Këto letra nuk mundej më të m’i kapte dikush mua, në një bastisje, e të më thonte pse s’i ke treguar. I bëra bisedë me shokët e mi, kisha shumë shokë atëherë të qarkulluar në Berat, inxhiniera kryesisht, ndonjë shkrimtar. Edhe kjo prishje e sekretit dogji rezultatin e tyre.
Pas vitit 90’ zonja Leka mori njëfarë vlerësimi ose rivlerësimi. Si e vlerësoni ju figurën e saj? Kur edhe produktet e saj muzikore u vlerësuan, madje edhe një shkollë në Tiranë mori emrin Dhora Leka. Si i komentoni?
Unë nuk kam dëshirë të merrem më një bisedë të tillë, të them të drejtën. Ajo s’është më në jetë. Ajo e ka marrë mbi ndërgjegjen e saj këtë që ka ndodhur, ndoshta ka lënë shpjegime në një ditar të sajin, në një letërkëmbin me dikë të afërt. Por që unë kam shprehur mendimin dhe i permbahem këtij mendimi. Që ajo ka qenë një grua që ka vuajtur vërtetë, për fat të keq vuajtja e çoi në një humbje drejt peshimi mendor, moral, të logjikës. Në radhë të parë është një letër e pikëllueshme, që të arrijë një kompozitor i njohur shqiptar.
Ka pasur një arsye të fshehtë, arsyeja e parë që të shkon ndërmend është që ka dashur të shpëtojë vetë ajo nga një survejim i keq i shtetit. Paska gjetur një mënyrë që me një shërbim të tillë, të rregullojë biografinë e saj, të cilën në fakt as nuk e rregulloi, as nuk e përkeqësoi. Pak a shumë u duk sikur shteti do ta shqyente 400 copash që doli ky sekret, që ajo tha ato fjalët e famshme në mbledhje, që nuk e kam bërë me kokën time. U mat t’i thoshte dhe nuk e lanë të fliste. Ajo do të tregonte mesa duket, e zemëruar, me një zemërim që më ka habitur dhe ka habitur te gjithë, e patrembur. Me kuptimin që unë i shërbeva Partisë, i shërbeva Sigurimit siç kërkohej prej meje dhe unë kërkoj të respektohem. Kjo ka qenë çudia, befasimi i kësaj ngjarje.
Zoti Kadare, në të vetmin rast mes shkrimtarësh që kemi një pendesë është ajo e shkrimtarit Fatos Kongoli, i cili ka shkruajtur një roman, ku shpreh pendesën, që ka bërë një dëshmi në gjykatë për një kolegun e tij, i cili ishte dënuar. Ky është rasti i parë dhe i vetëm që një shkrimtar e bën këtë gjë. Përse nuk kemi raste të tjera zoti Kadare që të kenë atë pendesën e madhe?
Varet. Pendesa pritet nga një njeri që ka diçka për t’u penduar. Mund të jetë një kërkesë e përgjithshme. Secili përgjigjet përpara ndërgjegjes së vet.
Si e vlerësoni ju rastin e Fatos Kongolit?
Ishte një rast i kuptueshëm për një njeri që e vret ndërgjegja për diçka, është normale.
Më bëri përshtypje kur po përgatisja intervistën, që keni shpëtuar nga burgu një të ri me emrin Maks, jam befasuar nga ajo që ju keni bërë, nga ajo shpirtgjërësi. Ai ishte i arrestuar, por mund ta dënonin edhe me pushkatim, edhe ju e keni shëptuar duke i bërë atë relacionin hetuesit që nuk ka lidhje që kjo poezi të jetë bërë kundër pushtetit dhe kundër regjimit të asaj kohe. Pse z.Kadare e keni fshehur këtë anë, që ju me ato ekspertiza keni ndihmuar?
Ky është rasti i vetëm që ka ndodhur. Nuk më ka ndodhur rast tjetër. Mua s’më drejtoheshin për ekspertizë. Por ka qenë një rast unik. Një hetues, i cili gjithashtu ishte në dilemë, dhe mbante në pranga dikë në burg, i bëri thirrje ndëgjegjes sime si profesionist.
“Z. Kadare kam një poet të mbyllur në qeli. A mund t’iu tregoj ju lutem një vjershë të tij, vëtëm kaq”. Dhe më la të kuptoj që nuk i mbushej mendja se është fajtor. Nuk mund t’ia refuzoja sepse kjo nuk është ekspertizë. Përkundrazi kapa nuancën që e mundon diçka këtë hetues. Nuk i mbushej mendja.
Nuk e tha haptas por mesa kuptova unë. Me shumë sjellje, shumë mirësjellje. E pashë që ishte tmerruar.
Unë nuk kam dashur t’i bëj reklamë një gjëje që është normale për një shkrimtar, n.q.s ti ke në dorë të shpëtosh një njeri, n.q.s të vjen dikush dhe të thotë dëgjo se i kemi kapur në dorë një vjershë këtij armikut. Ai më tha sesi mendonte zyra e tij.
I thashë që këtu nuk ka asgjë armiqësore. E bëra pa mëdyshjen më të vogël, kjo ekziston, gjendet dhe dokumentat janë. Hetuesi më duket se jeton. Nuk e kam bërë bisedë për të mos u dukur si një sjellje e pazakonshme. Nuk ishte as heroizëm, ishte një sjellje që nuk pësoi asgjë nga kjo. Krejt normale si sjellje.
Zoti Kadare, ju e bëtë këtë gjest. Por nga ana tjetër dhe Sigurimi i Shtetit ju ka survejuar nga format më të ndryshme. A keni ndonjë moment kulmor që me të vertetë që ju e keni vuajtur më shumë sesa denoncimi apo synimi për kurth që donte të bënte Sigurimi i Shtetit me Dhora Lekën.
Jo. Këtë gjë e dija, e merrja me mend edhe prap më dukej normale për një shtet si i yni. Unë kisha studiuar në Moskë, në kryevendin e përgjimeve. Të gjithë shkrimtarët e shquar ishin të përgjuar. Edhe ishte krejtësisht normale. Për të mos thënë që ndonjë shkrimtar që ishte i papërgjuar fare, dukej si i pavlerësuar. Nuk kishte pse të shqetësonte kjo gjë. Ne ishin mësuar të gjithë.
Domethënë shkalla e përgjimit lidhej me shkallën e nivelit të shkrimtarëve?
Jo, gjithmonë. Por shkrimtari është shumë i lehtë të përgjohet. Ka raste kur edhe në perëndim janë përgjuar ndonjëherë shkrimtarët. Kaq e lehtë është për një shtet, për një polici, për një shërbim sekret të përgjojë një shkrimtar. Është si një sport zbavitës.
Zoti Kadare, sa herë diskutohet një denoncim, një debat i tillë, bëhet pyetja e famshme që “Pse nuk hapen dosjet?”. Më ka bërë përshtypje që në 1994-ën është përmendur fraza që në qoftë se hapen dosjet e Sigurimit në Shqipëri, Shqipëria ka për të kaluar një tragjedi kombëtare. Si e komentoni ju ?
Kjo është një alibi. Një farë përpjekje për të përligjur moshapjen e arkivave të fshehta. Unë e kam pasur mendimin të prerë gjithmonë. Madje kam bërë shumë armiq me këtë. Një pjesë e njerëzve që më sulmojnë, ata s’mund të thonë që ne po të sulmojmë që të hapen dosjet. Por është shumë e lehtë të akuzosh një shkrimtar, nga drejtimet më të ndryshme. Pra mendimi im ka qënë i prerë që duhen hapur dosjet, duhen hapur arkivat e fshehta. Duhet që çdo vend kur kapërcen, kalon nga një diktaturë, gjëja e parë që bën shqyrton pjesën e keqe të ndërgjegjes së vet. Pa këtë nuk ka asnjë emancipim. Ose duket sikur ka ecje përpara, por në fakt ka ngecje në vend.
Ky është momenti që Kasem Trebeshina ka thënë për komentin e zonja Lekës, se nuk është faji i saj po i Ismail Kadares.
Nuk kam asnjë koment. Për mua edhe për asnjë njeri normal, Kasem Trebeshina nuk duhet të jetë një referencë morale. Ka një biografi shumë të rënduar nga kjo anë.
Në ç’kuptim?
Ka shërbyer vetë. Ka qenë oficer i Sigurimit i Ministrisë së Mbrojtjes që quhej në atë kohë Ministri e Brendshme. S’kam dëshirë të flas për të.
Përse një pjesë e shkrimtarëve edhe pse kanë këtë njollën që ju thatë, vazhdojnë pas viti 1990 të nderohen edhe me çmime, edhe me rritjen e vlerës publike. A është kjo e moralshme z.Kadare? Kurrsesi. Sigurisht nuk është e moralshme për asnjë moral njerëzor në asnjë rend, në asnjë kohë, në asnjë sistem shoqëror. Këto njerëz në heshtje duhet të vuajnë ato që kanë bërë, sa kanë bërë, pa bujë. Ky është ndëshkimi më i madh për ta. Të vuash në heshtje edhe pa bujë, atë që t’i gjen të papastër në ndërgjegjen tënde. Që të bëhen nderime kur shteti e di çfare janë, nuk është normale. Është të kapërcehet, të bëhet një mbrapshti morale e pakapërcyeshme. S’ka pse t’iu bëhen nderime. S’po them a duhen ndëshkuar më vonë, apo jo. Ky është një ndëshkim moral, secili e vuan në mënyrë private. Por ta nderosh një denoncues, një njeri që ka marrë në qafë njerëzit është akti më i keq i njerëzimit. Të nderosh Judën, i cili është personazhi më i zi i referencës morale botërore të njerëzimit, njeriu më i afërt i Krishtit, i cili e tradhëtoi atë. Prandaj paradigma e Judës e njerëzve të afërt që rrinin disa herë rrotull shkrimtarëve për t’i përgjuar është e pafalshme. Akti i tyre është i pafalshëm. Për fat të keq tek ne falen.
Po të kthehem tek ajo që thatë ju, që nëse hapen dosjet, Shqipëria ka për të kaluar një tragjedi kombëtare. Nuk ka një tragjedi kombëtare nga një pastrim i ndërgjegjes. Tërë vëndet e botës e kanë kryer këtë proces të detyrueshëm, i cili është i dhimbshëm. Por mund të them se ata nuk kanë pësuar një tragjedi, asnjëri prej tyre. E filloi Gjermani, Çekia, Polonia me shumë vështirësi Rusia. Askund nuk mund të thuhet se ka ndodhur ndonjë tragjedi. Përkundrazi, tragjedia ndodh kur nuk hapen. Jemi ne që jemi ndërkaq ne tragjedi. Në mbyllje të kësaj të fshehtë.
Shkrimi u publikua sot 29 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com

Me
ndërgjegje të ndytë
NGA ARDIAN
NDRECA
Para pak
ditësh nji gazetare e talentueme botoi nji letër të kompozitores Dhora Leka
drejtue Enver Hoxhës në vitin 1967. Tonet e letrës, të mjerueshme në pikëpamjen
morale, tashma janë të njohuna prej publikut; vetë ekzistenca dhe publikimi i
asaj letre sjell në vemendjen e shoqnisë shqiptare urgjencën e hapjes së
dosjeve.
Nga ana tjetër ndenja e përbuzjes ndaj nji personi që ngrehte kurtha për llogari të Sigurimin e Shtetit, ia lëshon pak nga pak vendin keqardhjes për nji grue të mjerë, që mbasi kishte besue në rini të vet tek komunizmi si nji forcë emancipuese e çliruese e shoqnisë, ndodhej falë po atij sistemi në pozitën e nji individi pa të drejta civile, pa dinjitet, pa miq dhe pa asgja tjetër përveç instinktit të mbijetesës që e çonte deri në akte histerike keqbamjet dhe vetëflijimi të ndërgjegjes.
Por shumë ma e ligësht se Dhora Leka, që tashma nuk jeton ma, asht aradha e spijunëve, fanatikëve, dogmatikëve, atyne që kanë marrë në qafë individë dhe familje të tana, tue nënshkrue dëshmi të rreme, tue firmosë për internime, dëbime, arrestime, dënime e deri edhe pushkatime.
Shumë prej tyne kanë gjetë strehë në këto dy dekada në rradhët e politikës shqiptare, të gjyqsorit dhe të administratës shtetnore, të shoqnisë civile etj. Disa prej atyne fanatikëve komunista dhe spijunëve kanë mbërrijtë deri atje sa me drejtue forcën kryesore politike të djathtë, ndërsa ndonji tjetri në këto vite i asht lëshue në njenën dorë kinse drejtimi i Shtetit. Mjerimi i tyne moral shkëlqen shumë ma tepër se dobësia e nji grueje të mjerë që ishte e gatshme me ba gjithçka për me rifitue “lirinë”, ose nji lloj malli të neveritshme që asokohe shitej si të ishte liri.
Në qoftë se në këto vite në Shqipni do të ishin hapë dosjet, nuk do të kishim pasë kaq shumë politikanë, analista, deputetë, nëpunës të naltë të Shtetit, biznesmenë, gjykatës, akademikë, artista apo gazetarë me nji militancë të turpshme në rradhët e Sigurimit të Shtetit.
Asht paradigmatik përdorimi që nji komunist fanatik si Sali Berisha, lavjerrës për nga karakteri e “grimpeur” si urthi për nga vokacioni, i cili deri para dy dekadash voziste në nji barkë me Karontat e Bllokut komunist, i ka ba dhe i ban edhe sot ish-bashkëpuntorve të Sigurimit. Mund të themi pa frikë se forca e dobët e këtij burreci ka ardhë edhe prej atyne dosjeve, që edhe pse s’i ka hapë, i ka përdorë sistematikisht, ka rrjedhë prej njollave të zeza që ia shoqnojnë shikimin. Po të hapen dosjet, shumica e shqiptarëve do mund ta konstatojë sesi Berisha asht mbajt gjallë në këto vite në misionin e tij tritolean prej shkarthave të Sigurimit. Shumë sish, tashma në mbramjen e jetës së tyne, i kemi pa në këto dekada sesi ecnin hijerandë përpara togave “për nder armë”, merrnin dekorata, tituj nderit, sesi bisedonin para telekamerave me ministra e me presidenta shtetesh të hueja, sesi në funeralet e tyne qaheshin dy lot mallëngjimi prej nji turme hipokrite që tregonte anekdota, si u kushtoheshin rrugë, shkolla, çmime letrare etj.
Edhe sot kjo seri gjakprishunish po mban peng Shtetin, drejtësinë, tue pengue me vullnet të plotë së bashku me nji aradhë tjetër, ma të re, parvenu-shë të korruptuem deri në palcë, reformat dhe integrimin. Madje disa sish shkojnë deri atje sa me mbrojtë haptas botën e krimit në profilin e saj ma tragjik, atë të gjyqsorin shqiptar. E gjithë kjo gja tregon përbuzjen që Berisha ka pasë dhe ka për institucionet shqiptare, tue qenë se i ka mbushë me individë që në pikëpamjen intelektuale dhe morale nuk mund të klasifikohen ma nalt se kandrrat, mbasi ideali i tyne i vetëm asht zgjanimi në hapsinë i landës së korruptueshme që u ka falë natyra, përfshi këtu edhe egon e tyne të gjymtueme.
Politikës sonë deri më sot i ka mungue vullneti me i hapë dosjet dhe me çlirue kështu shoqninë shqiptare prej pengmarrjes mafioze.
Jemi përballë nji hapi të randësishëm drejt integrimit europian dhe hapja e dosjeve mbetet nji kërkesë me randësi morale, prandaj në qoftë se në parlamentin shqiptar ka ende nji shumicë me ndjeshmëni historike ndaj së kaluemes dhe qytetare ndaj së tashmes, akti i parë që duhet të miratohej do të ishte ligji për hapjen e dosjeve. Përndryshe do të vijojnë me na u sjellë kudo nepër kambë shkarthat e përbuzshëm me pasionin e shërbimit ndaj së keqes, ata që e qelbin prej koket dhe e jargavisin fund e krye Shqipninë dhe institucionet e saja.
Shkrimi u publikua sot 30 prill 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Pas leximit të letrës së spiunes drejtuar kurvit, ngaqë spiunen e dija të gjallë, thjesht u dëshpërova, dhe heshta. Por kur më thanë se ka nja dy vite që ka vdekur, si pervers mediatik që jam, u gjallërova, u lumturova. Nëse ajo spiune do kishte qënë thjesht spiune, spiuna dhe spiune janë pothuaj të gjithë shqiptarët dhe shqiptaret. Jo për faj, as për meritë. Si tipar komunitar, si rracë, dhe s’ja vlen të merresh me popullin tënd, popull spiun. Po të mos kishte qënë thjesht spiune, por, sipas të gjitha gjasave, spiune pasionante, as në këtë rast nuk do ja vlente ta hapja sqepin. Spiunat dhe spiunet pasionante që shkruajnë nëpër gazeta dhe krekosen nëpër televizione, plus spiunat e Internetit, ata që titullin e lartë spiun e meritojnë më tepër se kushdo tjetër ngaqë fshihen pas pseudonimesh, plus spiunat dhe spiunet “e heshtur” ata që vdiqën dhe po vdesin në fushbetejën e spiunllëkut pa bërë gëk, me tërë këtë ushtri spiunash të pasionuar, që më mirë do ishte të kishin qënë inxhinierë, mjekë, agronomë të pasionuar, është krejt e pamundur të merresh. Se këtyre spiunëve po u ra një llaf në vesh, gjen belanë, të spiunojnë appassionatamente.
Por, për fat, spiunia në fjalë është jo vetëm spiune pasionante, por edhe e vdekur, pra pa asnjë mundësi për të spiunuar përsëri. Rast fatlum, oportunitet ideal për të thënë pa asnjë pasojë dy fjalë për spiunen dhe pasionin e saj, spiunllëkun. Aq më tepër kjo angari më përket mua. Mua që pas një përvojë të suksesëshme me një të vdekur idhnak, kur rregullin shiptaresk të mos folurit keq për të vdekurit por vetëm për të gjallët, e theva, asgjë e keqe s’më gjeti, përkundrazi u mbulova me lëvdata.
Ka trualli i Arbërit me bollëk kombinacione mes spiunllëkut, konspiracionit, pasionit. Por spiunia e talentuar, e pasionuar dhe e vdekur, komunistja delirante që spiunoi shkrimtarin gjenial, është e pakonkurrueshme. Ka qindra biblioteka me mijëra libra që s’vlejnë asnjë grosh, s’të mësojnë asgjë, s’të thonë asgjë, s’kanë asnjë vlerë. Ka tekste fare ë shkurtër, të shkruara në një copë letër, si letra e spiunes pasionante, me më tepër vlerë se mijëra librat e qindra bibliotekave. Ndërkohë që shkrimtari gjenial shkruante hapur kryevepra botërore për t’i ndriçuar shqiptarët, spiunia pasionante shkruante fshehtas spiunllëqet më të ndyra që ka parë bota. Margaritarët që përmban ajo letër kushtojnë secili me miliona dollarë.
Ja disa;
Spiunia pasionante na paska shkruar dhe “Opera”. Jo Opera dosido. Opera dedikuar kurvit, pra shkruar “me shumë frymëzim, vullnet, guxim”. (dhe sigurisht shumë spiunllëk) Spiunimi cilësohet “detyrë karshi partisë dhe popullit”. Ndoshta këtu nuk ka gabuar dhe aq, përderisa, si e thamë më lart, fjala është për një popull spiun.
Emrat që përmenden në letër duken si të dalë nga “Pallati i Ëndërrave”, Mafuz, Qerim, Filat, Siri. Spiunia e pasionuar spiunllëkun e përkufizon me fjalë që mund të shkaktojnë atake kardiake ose çrregullime psikike të parimediueshme; “njëra nga detyrat t’ime kryesore, krahas krijimtarisë muzikore, ishte të ndihmonja organet e Sigurimit Shtetit si bashkëpunëtore, punë kjo që kërkon ndërgjegje të naltë, besnikëri, sakrifica…dhe unë brenda mundësive të mija u mundova të justifikonja, me punë dhe besnikëri besimin që m’u dha për të kontribuar si bashkëpunëtore e organeve të Sigurimit. Dhe s’ka gjë më të rëndë se sa të mbash të fshehur në kraharor dashurinë për Partinë të heshtësh kur të tjerët brohorasin.”
Dhe vazhdon spiunia pasionante; “Po a kishte forcë që përmbante shpirtin tim të rilindur (nga spiunllëku) unë do isha jo vetëm ushtar i heshtur i saj (por edhe spiunuese pasionante kundër Ismail Kadaresë, për shembull). Spiunimin për Ismail Kadarenë e quan “ta shoh më afër Ismail Kadarenë”.
Pak më poshtë, gjithmonë lidhur me spiunimin ndaj Kadaresë; “n’atë çast m’u duk më e arsyeshme dhe i shkrojta letër me ton të papërcaktuar, edhe si armik, edhe si person që e don Partinë, duke i lënë shteg që ky ishte një materjal që ay mund ta përdorte për ndonjë tregim, dhe e ftonja të shkruanim bashkë një vepër.” Spiunia pasionante “vepër” të përbashkët me viktimën e spiunimit të saj ?! O ç’më bëre për të qeshur moj spiune pasionante.
Në një vend tjetër thotë; “kur ardha në Tiranë për të dorëzuar operën, shkova në Ministrin e Brendshme”. Që domethënë u nis në Tiranë për të vajtur në Ministrinë e Brendëshme, pastaj dorëzoi Opera-n. Më tutje; “më tha të firmosnja deklaratën e shkarkimit nga detyra, unë rezistova e i thasë nuk e firmoj. …unë po firmos, vetëm dijeni se unë edhe pa deklaratë do vazhdoj ta ndjej vehten bashkëpunëtore të organeve të Sigurimit.” Në një vend tjetër, për spiunen e pasionuar letrat e spiunllëkun janë “skica letrare”
Dhe pas gjithë këtyre spiunllëqeve; “është e vendosur deri në vdekje për çështjen e Partisë.” Diku tjetër; “sot më 1967 po i këndoj me besnikëri Partisë (me anë të letrave të spiunllëkut). Do fliste vetë zjarri (natyrisht dhe do digjte) që kishte shpërthim (si dhe shkatërrim) në kompozimin e operës (së spiunllëkut). Ose; “i takoj Partisë dhe ushtar i heshtur qëndroj këtu në një barangë kompesatoje, midis hajdutëve, matrapazëve, vajzave rrugaçe (zagarja spiune pasionante quan të tillë të internuarit politikë).”
E të tjera e të tjera tmerre që po t’i lexosh të ngjethet mishi dhe s’mjaftojnë valiumat dhe paractamolat e farmacive të botës për të sjellë në vete. Letra është shkruar më 11 qershor 1967.
46 vjet, 9 muaj e 20 ditë më parë. Kërkova në Internet çfarë ka ndodhur në botë në atë datë. Asgjë, njerëzore, kafshërore, shtazarake, e turpshme, e frikëshme, madje as historike, biografike, shkencore, astronomike, astrologjike, më e rëndësishme se letra e spiunes së pasionuar.
Po sot? Çfarë po ndodh sot me spiunllëkun dhe pasionin e spiunllëkut? Sot kur tekste pasionante ska pothuajse fare, spiunimi i spiunes pasionante është një kryevepër. Jo vetëm spiunllëku. Në llojin e vet, edhe sociologjie, filozofie, historie, gazetarie, madje edhe letërsie. Sot të rinjtë universitarë, diploma marrin, shkrim e këndim dinë. Por, për fat, janë tyça dhe dembela, dhe spiunimit të spiunes pasionante nuk ja kanë ngenë. Shumë mirë. Po ta lexonin dhe kuptonin, do çmendeshin.
Spiunia ka vdekur, por jeton e do jetojnë, dëshira, huqi, vesi, pasioni, për të pavdekshmin spiunllëkun. Nuk dihet sa e vërtetë është, por spiunat lart e poshtë e vesh më vesh po thonë se së afërmi do jepen titujt “Spiune e Popullit” dhe “Spiune e merituar”. Do bëhet kjo punë apo, si u pëlqen spiunave të thonë “do merret kjo masë”, me qëllim mbajtjen e disa qëndrimeve, ndreqjen e disa gabimeve, për shembull, në vazhdim të rrugës së ndritur që hapi spiunia pasionante, kufizimin e lavdisë, vënien e kufirit te thana Ismail Kadaresë.
Ca spiunë të tjerë po thonë se; përdërisa kemi “mëngjez të budallenjve”, “ditë të qënve”, “muzg të zagarëve” “natë të hajdutëve”, pse të mos e shpallim ditë feste, ditë pushimi, ditë shetitjesh nga liqeni, datën kur spiunia e pasionuar i shkroi kurvit letrën kundër Kadaresë, 11 qershorin “Dita e Spiunimit”.
“Pas kurthit për Kadarenë, katastrofa,
ja ç’më thanë shefat e Sigurimit” - See more at: http://www.shqiptarja.com/dossier/2711/pas-kurthit-per-kadarene-katastrofa-ja-cme-thane-shefat-e-sigurimit-211609.html#sthash.DxAoW5Za.dpuf

No comments:
Post a Comment