Friday, May 2, 2014

‘Bayerni ende klubi më i mirë në botë’

Trajneri i Borussia Dortmund, Jurgen Klopp ka insistuar se Bayern Munchen mban ende epitetin e klubit më të mirë në botë, pavarsisht humbjes nga Real Madridi në Ligën e Kampionëve. 

Bavarezët u eliminuan në gjysmëfinale nga Real Madridi të mërkurën, duke dështuar të shkruajnë historin për të mbrojtur titullin e Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, Klopp mendon se Reali ka treguar se edhe Bayerni mund të mposhtet, edhe pse ai thotë se skuadra e Pep Guardiolas mbetet më e mira në botë. “Bayerni dështoi në mbrojtje kundrejt Real Madridit. Për mua, ata janë ende klubi më i mirë në botë, por edhe ata mund të mposhten”, tha Klopp për gazetarët.

No comments: