Pyetje: Sot mbushen 15 vjet nga eksodi i kosovarëve, genocidi serb ndaj popullit të Kosovës, mikpritja e shqiptarëve, një histori që ndoshta nga ky moment ishte më e keqja e kosovarëve por filloi të përmirësohej më pas. Sot Kosova është e pavarur çdo vit ka një përkujtim në Kukës për këtë ngjarje. Si e përjetoni ju, si e përcillni dhe cili është edhe mesazhi juaj për popullin shqiptar por edhe atë të Kosovës?
Berisha: Sot shqiptarët nderojnë një datë dhe një ngjarje ndër më të dhimbshmet në historinë e tyre kombëtare por njëkohësisht dhe një ndër më fisniket. Ish kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, vendosi të shpalosë planin e tij “Patkoi i Kalit”, plan i cili synonte shfarosjen masive dhe zbrazjen e Kosovës nga banorët e saj mijëravjeçar, nga shqiptarët. Ai synonte gjithashtu me këtë plan makabër që dramën e madhe të Kosovës ta përcillte edhe në Shqipëri, ta nxirrte jashtë kufinjve shtetërorë të ish Jugosllavisë, në mënyrë që të fajsonte shqiptarët dhe Aleancën e Atlantikut të Veriut për ato përgjegjësi që mbante ai vëtë. Rreth 1 milionë shqiptarë në një eksod masiv, në një dhunë masive u shpërngulën nga vatrat e tyre, u nisën drejt Shqipërisë dhe Kukësi, në shkallën më të madhe dhe deri diku edhe Tropoja dhe Hasi u bënë dhe ishin dhe portat e para të mikpritjes së tyre. Mirëpo ai që mëndoi se do të krijohej drama, epidemira, kaos, ai mori dështimin e plotë sepse shqiptarët e Kosovës, vëllëzër prej 50 vitesh të ndarë me shqiptarët e Shqipërisë gjetën më së pari zemrat e hapura të shqiptarëve, dhe pastaj vatrat e tyre. Vëtëm Kukësi, Hasi dhe Tropoja kanë sistemuar ndofta deri në 1 çerek milion qytetarë të shpërngulur të Kosovës por këtij eksodi iu përgjigjën me ndjenjat më atdhetare shqiptarët në të 4 anët e Shqipërisë, nga Saranda, Gjirokastra, Kolonja, Korca dhe mbarë Shqipëria. Periudha e qëndrimit të 800 mijë apo 1 milionë shqiptarëve të Kosovës në Shqipëri, jo vetëm që nuk pati epidemira, zinë e bukës, siç parashikonte kasapi i Ballkanit por ajo ishte një nga përiudhat më të qeta të vendit dhe shqiptarët faktuan veten si samaritanë të perëndimit dhe dhanë një kontribut palcor në suksesin e betejës që Aleanca e Atlantikut të Veriut bëri për liritë dhë të drejtat e shqiptarëve në Kosovë. Por ky eksod i përmasave biblike, e diktuar nga një dhunë dhe terror i paparë, kishte dhe një mrekulli të saj dhe mrekullia e saj nuk qe vetëm mikpritja shqiptare, por unë mrekullinë më të madhe quaj rikthimin brenda 1 jave të të gjithë të shpërngulurve me dhunë dhe terror në vatrat e tyre në Kosovë pas çlirimit dhe filluan të rindërtojnë nga shkrumbi dhe hiri shtëpitë e tyre. Nuk besoj se gjen në histori një popull të shpërngulur që të kthehet me kaq vendosmëri dhe me kaq dashuri për vatrat që la, ti rindërtojë ato, dhe këtu në Shqipëri mbetën vetëm disa qindra banorë për arsye të ndryshme. U kthyen me besim dhe energji të mëdha. Dhe faktikisht kur unë vizitova Kosovën për herë të parë plagët e rrënimit, pasi u dogjën 127 mijë banesa e shtëpi, ato ishin të padukshme, gjithcka shihje të rrënuar ishin fshatra tek-tuk të atyre që kishin kryer krime dhe që kishin ikur në kaos dhe panik. Kosovën e rindërtuan ata që u kthyen. Kështu që kjo është një ngjarje e madhe për mëndimin tim jo vetëm për shqiptarët por për mbarë Europën sepse një skenar ogurzi, i cili synoi të përbalt Aleancën për ndërhyrjen e saj, ky skenar dështoi në mënyrën më të turpshme dhe ajo që i mbeti Sllobodan Millosheviçit dhe klikës së tij, i mbeti turpi i barbarisë së një spastrimi etnik dhe genocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës ndërsa pasojat e tjera ishin tërësisht minimale dhe rekuperueshme. Kjo është një nderim i madh në rradhë të parë për vuajtjen e qytetarëve të Kosovës, për mikpritjen shqiptare në tërësi, për kthimin e tyre brenda 1 jave, me të gjithë çfarë kishin, në vatrat e tyre të bëra shkrumb e hi për të ndërtuar nga e para.
Pyetje: Si e shihni zhvillimin e Kosovës deri tani, që nga ky moment pra që nga 15 vite më parë deri tani? Është shpallur pavarësia, një numër i madh njohjesh, si ju duket tani pra a ka ecur në ritmin e duhur?
Berisha: Cështja e Kosovës ka ecur në mënyrë, do të thosha unë, ndofta edhe të shkëlqyer. Pse e them këtë. Sepse ajo ka qënë çështja më e vështirë e Kosovës. Clirimi i Kosovës, pavarësimi i saj, 20 vite më parë askush nuk e imagjinonte dot atë përveç shqiptarëve. Në këtë kontekst janë të shumtë pretendentët por vetëm shqiptarët ia dolën. Ia dolën në një kontinent ku pas Luftës së Dytë Botërore një seri marrëveshjesh kishin salduar, dukej në mënyrë përfundimtare por që nuk ishte e vërtetë, një rend të caktuar dhe në këtë kontekst nuk ka dyshim që Kosova ka ecur në mënyrën më të vendosur, për mua në mënyrën më të shkëlqyer. Natyrisht nuk është se ska probleme por po të krahasosh arritjet ato janë jashtëzakonisht të rëndësishme duke i analizuar me kontekstin, me backgroundin e zhvillimeve.
Pyetje: Nisur edhe nga bisedimet mes Prishtinës edhe Beogradit a jemi në një rrugë pa kthim? Do të kemi një njohje ndoshta edhe nga Serbia më vonë?
Berisha: Në mënyrë të padiskutueshme marrëveshjet janë një sukses historik, por duhet të jem i vërtetë, për të dy palët. Është historik për Kosovën, e cila ulet si e barabartë në tryezë dhe negocion me Serbinë me një ndërmjetës shumë të fuqishëm, por është historik për Serbinë, e cila vendos që midis labirintit të saj për Kosovën, ajo zgjedh Europën, bën një zgjedhje për Europën dhe unë e kam cilësuar atëhere dhe e cilësoj edhe tani se është një zgjidhje atdhetare, për mendimin tim. Kështu që këto marrëveshje përbëjnë një arritje shumë të madhe, meritë kanë pa diskutim palët sikundër ka meritë shumë të madhe Baronesha Ashton, e cila dëshmoi me softin e saj dhe të aparatit të vetë aftësi të admirueshme. Një nga marrëveshjet më të vështira do të thoja unë, por faktikisht marrëveshje që po bëhet dhe do bëhët gjithmonë e më shumë realitet.
Pyetje: Shqipëria dhe Kosova a mund të kishin bërë më shumë për njëra tjetrën në këto vite apo bashkëpunimi është në ritmin e tij dhe zhvillimi mes dy vendeve dhe bashkëpunimi në sektorë kyç, të paktën në ekonomi, infrastrukturë, ka funksionuar në ritmin e duhur?
Berisha: Mendoj se absolutisht duht të kishin bërë shumë më tepër. Shqipëria dhe Kosova duhet të shmangin çdo formalitet në marrëdhëniet midis tyre. Janë vllazërore marrëdhëniet nuk i përcaktojnë qeveritë. I ka përcaktuar Zoti dhe gjaku. Fillimisht kishte një tendencë që ti mbanin sa më larg, kishin një fobi nga afrimi dhe ishte qesharake ajo. Shqipëria ka bërë përpjekje shumë të mëdha në mbështetje të Kosovës në të gjitha etapat. Dmth mendoj se ka patur një rol të pazëvendësueshëm dhe ka luajtur rolin e saj por mendoj se Rruga e Kombit ishte një projekt vërtetë i kombit, shumë i vështirë. Për kohën kur e ndërmorri Shqipëria ishte i paimagjinueshëm por a u ndoq kjo nga projekte të tjera dhe a po ndiqet kjo nga projekte të tjera? Jo. Dhe në rast se Shqipëria ndërmorri këtë projekt në vitin 2006, i bie tani 8 vjet më parë, sot Shqipëria mund të marrë projekte edhe më të mëdha se Rruga e Kombit, dhe një projekt i tillë është Hekurudha e Kombit. Nuk flitet kund për këtë. Kosova duhet të ketë dalje në det jo vetëm me autostradë por edhe me hekurudhë dhe kjo është një domosdoshmëri e madhe. Shqipëria dhe Kosova kanë rezerva të jashtëzakoshme energjitike. Shqipëria duhet të konsiderojë në mënyrën më serioze, por edhe qeveria e Kosovës, ndërtimin e veprave të përbashkta energjitike me interes të përbashkët. Prej kaq kohësh diskutohet per doganat por akoma nuk arrihet, këtu ka edhe faktorë objektiv sepse në sistemin e Kosovës përsëri dogana ka një peshë më të madhe se c’duhet ta ketë por që shkon në rënie, por ama a duhet të luftojmë që të vendosim sa më shpejt regjimin doganor të paktën atë që kanë vendet anëtare të BE-së njëra me tjetrën. Ka një çmim sigurisht por çmimet kanë fizibilitet kombëtar. Në qoftë se është me interes kombëtar çmimi paguhet dhe kjo ka interes kombëtar për këtë masë. Shqipëria dhe Kosova duhet të bëjnë hapa dhe janë të pregatitura për këtë. Nuk duhet humbur kohë. Gjithçka u bë për arsimin. U fillua me abetaren dhe nuk mund ta harroj vizitën e tij të parë se si Edvin Rama tallte, në prani të atij që kishte qënë promotor i kësaj vepre të mrekullueshme, problemin e abetares por që nga ajo kohë ka ngel tek A-ja, vetëm llafe e ska bërë asgje. Pra, Shqipëria dhe Kosova duhet të shohin, sepse është interesi i shqiptarëve, dhe në mënyrë absolute nuk cënojnë në asnjë rrethanë asnjë ekuilibër, asnjë interes të tjetër kujt. Po të qe për interesa dhe po të qe për të tjerët rruga e kombit nuk ndërtohej kurrë, se ajo u prishte gjeo-politikat dhe gjeo-strategjinë e rajonit. Jo s’prishi gjë. Ajo i dha Kosovës mundësinë të dalë në det, u dha shqiptarëve mundësinë të eksportojnë në Kosovë dhe të lëvizin. Pra axhedna kombëtare përsëri duhet të jetë axhendë e parë, jo me fjalë por me vepra.
Pyetje: Kemi parë shumë vizita ministrash këtej dhe matanë kufirit, mbledhje qeverie në Prizren, pritet një tjetër në Vlorë, qeveritë takohen në Kukës sot.
Berisha: Shqiptarët duan rezultate. Takimet dhe kafetë, ok. Nuk shoh asnjë të keqe këtu. Por problem është se shqiptarët duan rezultate, duan vendime të mëdha, që ndikojnë për mirë në jetën e tyre. Sigurisht të imagjinosh hekurudhën është e vështirë por interesi kombëtar këron patjetër që të shtyhet ky problem, të bëhen më shumë përpjekje. Dëgjon më ta përmëndin hekurudhën këta qeveritarët këtu? Këta asgjë. Këta kanë vetëm show, por show është show. Ajo është si punë limonate.
Pyetje: Kosova është në hapat e parë të përafërimit me BE-në por ndërkohë Shqipëria nuk është se po përparon shumë. Të paktën 2-3 vitet e fundit. Jemi në 10 vjetorin e zgjerimit të BE dhe si e shihni prespektivën. Pritet një përgjigje për statusin sërish në qershor ndërkohë që edhe vetë Unioni nuk duket si 10 vite më parë i qasur drejt zgjerimit.
Berisha: E drejtë. Unioni nuk është siç ishte 10 vite më përpara, kjo është e sigurtë, por ka një gjë, Unioni ka vendimet e tij dhe është shumë serioz në vendimet e tij. Unioni ka vendosur të ketë derën hapur për vendet e Ballkanit Perendimor për integrimin e tyre në BE, proçes ky që duhet të jetë në meritë, kjo në promovimin, konsolidimin e kritereve të Kopenhagenit. Kjo është e vërteta. Atëherë shqiptarët, mendoj se deri në vitin 2012, ecën me një ecuri normale në një proces thuaj normal drejt Bashkimit Europian, nga MSA tek liberalizimi i vizave dhe heqja e tyre dhe rekomandimi për status. Shqiptarët e penguan vetë dhe është e dhimbshme kur dëgjon këto muaj nga Brukseli në mënyrë të përsëritur që qëndrimi i ish opozitës pengoi statusin e vendit kandidat. Ky është një çmim që paguan shqiptarët nga ish opozita. A e meriton Shqipëria statusin? Po e meriton. A jemi të sinqertë ne me këtë që themi? Se është shumë normale që një gazetar, një diplomat të shtrojë pyetjen se ju nga një anë denonconi çdo ditë zhbërjen e standarteve të vendosura nga ana tjetër insistoni që të merrni statusin. Po, ne insistojmë që të marrim statusin sepse statusi nuk është kurrë dhe s’mund të jetë kurrë, cilido qoftë ai, rezultat i veprimtarisë 8 mujore apo 1 vjeçare të një qeverie. Në asnjë mënyrë. Statusi është rezultat i reformave shumë vjeçare të kryera nga ky popull, nga qeveritë.
Pyetje: Por mund të jetë çështje besimi për më pas.
Berisha: Po çështje besimi dhe është shumë e thjeshtë. Janë hapja e negociatave. Atëherë, kur hapen negociatat, njëra nga palët, mendoj unë, duhet shpërblyer kjo përpjekje reale dhe e ndershme e shqiptarëve. Komisioni Evropian e dha rekomandimin e dytë pa asnjë kusht. Të parin e dha me 3 kushte që i refuzoi Edi Rama ndërsa të dytin pa asnjë kusht. Ama një gjë dua të them këtu. Komisioni Evropian kur jep rekomandimin absolutisht e jep mbi bazën e një analize ndër më të plotat dhe nëse për ndonjë vend tjetër e dha qui pro quo, pra më bëj të të bëj këtë, për Shqipërine nuk ka një gjë të tillë, nuk e dha një gjë të tillë. Dhe normalisht as nuk kishte pse ta jepte. Ne duhet të performojmë dhe ne performuam. Tani qeveria aktuale po zhbën standartet por kjo do jetë një problem shqiptar dhe ne do e zgjidhim këtë. Statusi nuk përbën hapje negociatash. Por edhe nëse marrim hapje negociatash çfarë është hapja e negociatave? Është histori kushtëzimi. Pra nëse do të vish drejt meje (drejt BE) do bësh 1, 2, 3, 4 dhe nëse i bën mirë këto atëherë urdhëro detyrat e tjera , janë disa kapituj, janë 30 e ca kapituj ndaj dhe në këtë aspekt unë prespektivën e shoh të shkëlqyer, të padiskutueshme.
Ka probleme serioze me papërgjegjshmërinë totale të kësaj qeverie, e cila po zhbën me persistencë standartet. Ka kaq muaj që lufton me mandatet kushtetuese dhe ligjore të të emëruarve. Ka kaq muaj që Edi Rama bën gjithçka për të përqëndruar në duart e veta pushtetin e Presidentit dhe çdo pushtet tjetër. Ka kaq muaj që kanë thërmuar dhe bërë të paqenë sigurinë ligjore.
Sot në Shqipëri asnjë qytetar nuk ka të sigurtë banesën e tij pasi këtu ka ndodhur si askund tjetër që banesa të ndërtuara me leje, konform të gjitha ligjeve, të hidhen në erë. Sot asnjë qytetar nuk ka të garantuar të drejtën që fiton me Gjykatë sepse këtu si në asnjë vend tjetër ka ndodhur që vendimet e Gjykatave të shpallen të pavlefshme nga ekzekutivi. Sot asnjë qytetar nuk ka të garantuara të drejtat kushtetuese, sepse këtu ka ndodhur dhe jo në ndonjë vend tjetër që qeveria të tejkalojë Kushtetutën me dekrete dhe ministri ti përgjigjet Gjykatës Kushtetuese se ajo, pra qeveria, ka një të drejtë të tillë. Sot asnjë kontratë nuk është e sugurtë kur qeveria merr përsipër ti anullojë ato pa asnjë arsye ligjore apo proces të ndershëm gjyqësor. Pra çfarë ndodh sot në Shqipëri? Po rrënohet me shpejtësi të madhe ai që është themeli i shtetit ligjor dhe themeli i shtetit ligjor është siguria ligjore. Siguri ligjore do të thotë mbrojtja ligjore e qytetarëve nga sistemi i tyre ligjor, është parim ky, mbrotje nga arbitraritetet nga entet publike apo qytetarëve të tjerë. Këtu Koço bën ligjin e egër nga Fieri deri në Konispol. Dhe kjo është e sigurtë. Por a janë këto motive për ti mohuar Shqipërisë statusin? Jo, nuk janë motive, mendoj unë, pasi nëse i mohohet këto më keq do shkojnë. Ata të cilët mendojnë se këto 6 muaj që u shty statusi pati përmirësime këtë s’mund të na e thonë. Këto 6 muaj pati vetëm përkeqësim. Kaluam në 6 muajt e tjerë. Të më thonë një akt anti-korruptiv të kësaj qeverie, një të vetëm, qoftë dhe një. Dhe mbi të gjitha duke u thënë të tjërët, miqtë tanë, partnerët tanë, që lufta kundër korrupsionit nuk është lufta kundër opozitës. Erdhëm në pushtet në 2005, penalizuam qindra zyrtarë të qeverisë së mazhorancës, nuk u morrëm me të shkuarën. Jo se nuk kishte kusure por problemi ishte se ishte e shkuara, rrezik për qytetarët ishin ata që abuzonin, edhe ata (e shkuara) duheshin dënuar por këta (zyrtarët e qeverisë) i varfëronin shqiptarët. Cili nga zyratrët që janë lëshuar si lukuni mbi pronat publike dhe mbi paratë publike është penalizuar? As edhe një njëri i vetëm. Cfarë mund të na thonë për rendin? Rendi ka vetëm një përkeqësim të sigurtë, të rëndë. Pohuan vetë se vrasjet janë dyfishuar në mars, janë dyfishuar të gjitha krimet. Sot ka një situatë dramatike. Pyesni biznesmenët. Kanë filluar gjobat tregojnë. Kishte përpara kriminalitet rruge por s’kishte banda që vinin gjoba kurse tani vendosja e gjobave nga bandat e qeverisë është bërë ligj. Dikujt i marrin 1 milion euro dikujt tjetër 1 milionë e gjysëm, e kështu me rradhe. Pra rendi po shkon drejt një përkeqësimi.
Marrim drogën. Shqipëria është shndërruar në një protektorat droge. Përdoren bazat ushtarake për trafik. Gjëja më e paimagjinueshme. Unë do të jem shumë i sinqertë t’ju rrëfej një gjë. Muaj më parë më vjen një sms dhe më thotë se në X fshat në Divjakë ulet një avion çdo ditë në orën 20 dhe merr ngarkesë. Ja u jap gazetarëve dhe u kërkoj ta hetojnë. Shkojnë e verifikojnë, marrin dhe tipin e avionit dhe e botojnë. Kur më vijnë mesazhe se kjo po ndodh në bazat ushtarake dua të jem fare i sinqertë se nuk e besova. Por jo. Ky është fakt me dokumenta. Dhe në vend se të bëjnë transparencën ata nuk lejojnë transparencën. Po nëse je i pastër zoti kryeministër atëherë si ka mundësi që nuk pranon të zbardhet e vërteta? Sigurisht që je denoncuar nga punonjësit e ministrisë së mbrojtjes, sepse ata kanë një raport me qeverinë, por çdo raport ata e kanë me të vertetën dhe nuk mund të pranojë një situatë katastrofale që po krijohet nga forcat e armatosura. Është jashtë çdo imagjinate. Kështu që po të marrim qeverisjen, kjo po shkon drejt rrokullisjes por statusin shqiptaret e meritojne plotësisht.
Pyetje: Por duhet të përmirësojnë drejtësinë ka theksuar kancelarja gjermane
Berisha: Përmirësimi i drejtësisë duhet interpretuar drejt, saktë. Të garantoj se kancelarja, Komisioni Europian dhe askush nuk nënkupton me përmirësim drejtësie vendosjen e saj në diktatin politik. Nëse kancelarja do të dinte se Edi Rama merr dhe kërcënon direkt në telefon gjykatësit për vendimet që japin kundra, ajo do ta gjente të paimagjinueshme një veprim të tillë. Por ky është një realitet. Pra pa diskutim drejtësia duhet të përmirësohet dhe drejtësia është një problem kryesor. Po kush e përmirëson drejtësinë? A mund ta përmirësoj një njëri që është i zhytur nga koka deri te këmbët vetë në korrupsion? A mund ta përmirësoj një njëri që thotë se është me 3 mijë euro në bankë dhe ka 1 pallat pa asnjë faturë dhe po ndërton nje vile 57 metra të gjerë në themele pa dëshmuar asnjë lloj burimi financiar? Po çfarë janë gjykatësit mendon ai? Nuk kanë ata arsyetim? Këta kanë një roblem shumë serioz dhe problem i tyrë është shembulli. Këta frymëzojnë për të keq, këta janë frymëzues për korrupsionin, këta janë frymëzues të krimit. Kështu që reforma është e domosdoshme por të mendosh se mund të bëj reform një njëri i cili do të marrë të gjitha pushtetet në duart e tij, ai sit ë bëj vetëm anti reforma dhe absolutisht asnjë reformë. Dhe këtu do jemi. Deri sot nuk ka asnjë reformë. Pse? Sepse nuk mund të bëj reforma njëriu që do që të gjitha pushtetet ti ketë në duart e veta. Ky sistem kompetencash është vendosur për hir të vërtetës nëtërësinë e vetë nga socialistët por ky sistem komepetencash e nëndarjesh ka funksionuar, është velërsuar nga institucionet ndërkombëtare dhe ky tani një mbas një shkon drejt Enver Hoxhës. Cfarë do thotë ajo po bëjnë me ILDKP? Qeveritarët që u thonë qytetarëve do vjedhim sa të mundemi sepse do fusim në xhep ILDKP. Ligji i ILDKP dhe institucioni i ILDKP është ngritur me ekspertizën më të shkëlqyer të SHBA. Në ligjin dhe ngritjen e këtij institucioni ka dhënë një kontribut të rëndësishëm ish drejtori i agjensisë federale të SHBA për konfliktin e interesit dhe aseteve të zyrtarëve. Po pse i është dhënë Presidentit? Pikërisht për ndarjen e pushteteve. Sepse ai duhet të ketë një pavarësi dhe është gjëja më normale. Tani o burra tja marrim sepse duhet të fsheh vilën, sepse duhet të fsheh paratë, sepse të fsheh të ardhurat nga droga, sepse duhet të fsheh pra krimin. Atëherë ku shkohet në këtë mënyrë? Shkohet drejt destabilizimit të vendit. Pushteti gjyqësor, ndonëse po jep prova të zbatimit të ligjit, e ka të pamundur të përballoj në kohën e duhur këtë revansh. Duhet qytetarët të ngrihen, me të gjithë potencialin e tyre në protesta të fuqishme për të asgjesuar këtë revansh, për ti dhënë të kuptuar që me këtë revansh nuk bëhet gjë kurrë në këtë vend. Nuk është kohë revanshesh, është kohë ligjesh, praktikash ligjore dhe ecurie, se këta po çojnë drejt destabilizimit. Pra fjala po vjen me shpejtësi të madhe tek qytetarët.

No comments:
Post a Comment