Putini po ndjek një kurs të posaçëm antiperëndimor. Edhe nëse Perëndimi
nuk do ende ta pranojë, ai duhet të reagojë me forcë dhe vendosmëri ndaj
veprimeve të Kremlinit, mendon Ingo Mannteufel.
Deklarata e Putinit para dy dhomave të parlamentit rus për ta pranuar
Krimenë në Federatën Ruse, jo vetëm qartëson se sanksionet e
deritanishme perëndimore dhe kërcënimet për
sanksione kanë qenë pa efekt. Shumë më tepër, në ditët e fundit doli në pah në një formë historike të kondensuar, që udhëheqja ruse rreth presidentit Putin ka vendosur përfundimisht të ndjekë një kurs të posaçëm antiperëndimor.
Në shpjegimet e tij, Putini bëri të qartë me një kalim të shpejtë si e vlerëson Rusia sot zhvillimin që prej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik: pikërisht si vite të mosrespektimit të interesave ruse dhe të rrethimit. Sanksionet politike të Perëndimit janë të paefektshme edhe sepse udhëheqja ruse dhe pjesë të gjëra të shoqërisë ka kohë që janë nisur në rrugën e vetëizolimit. Me aneksimin e Krimesë, Presidenti Putin dhe forcat konservatore në administratën e tij e mbyllën me ndërgjegje të plotë derën ndaj Perëndimit.
Bëhet fjalë për më tepër se për Krimenë
Me dashje apo pa dashje, Perëndimi do të jetë i detyruar ta pranojë këtë sfidë të politikës së sigurisë. Sepse që thjesht ta pranosh aktin e shkeljes së të drejtës ndërkombëtare nga ana e Rusisë, kjo do të ishte një neglizhencë e rëndë. Rusia nuk respektoi jo vetëm kushtetutën e Ukrainës, por shkeli disa marrëveshje ndërkombëtare, të cilat rregullojnë rendin paqësor në Evropë. Nëse kjo do të mbetet pa pasoja, atëherë ajo mund të ngjallë orekse të tjera: Transnistria, Abkazia, Osetia Jugore madje edhe Bjellorusia mund të ishin objektivat e tjera të ekspansionit rus për t'u pranuar në Federatën Ruse. Po, në 20 deri 25 vjetët e fundit, politika evropiane ndaj Rusisë nuk ka qenë gjithmonë e karakterizuar nga ndjeshmëria dhe zgjuarsia. Por kjo nuk është justifikim që Rusia në një akt faktikisht lufte të pushtojë një pjesë të Ukrainës dhe ta aneksojë, edhe nëse këtë e duan shumë njerëz atje. Ai u vë pikëpyetje me kaq lehtësi kufijve dhe identitetit të shteteve, ai hap kutinë e Pandorës, edhe vetë në shtetin shumëpopujsh të Rusisë.
Bëhet fjalë jo vetëm për Krimenë, të cilën Rusia nuk do ta dorëzojë më kaq shpejt. Bëhet fjalë jo vetëm për Ukrainën (Lindore). Bëhet fjalë për shumë më tepër. Bëhet fjalë për të gjithë rendin paqësor në Evropë, dhe ai duhet të jetë më i vlefshëm për evropianët, se sa disa euro për llogarinë e tyre të gazit.
Më shumë vendosmëri përballë Moskës
Dhe mjetet e evropianëve dhe të SHBA nuk janë kaq të dobëta, sa mendojnë shumë. Sepse shumëçka flet për faktin që Presidenti Putin nuk ka një masterplan të detajuar për muajt e ardhshëm. Mbase ai ka shpresuar se Perëndimi do ta linte të shpëtonte atë me politikën e tij agresive dhe që shkel të drejtën ndërkombëtare në Ukrainën pas Janukoviçit. Mbase ai ende beson se zemërimi politik do të qetësohet sërish ose se Perëndimi do të ketë frikë të vendosë sanksione më të forta. Në fund të fundit, prej vitesh në diskutimin publik rus qarkullon përfytyrimi i gabuar se Perëndimi është i varur nga furnizimet ruse me energji.
Por nëse Perëndimi do të ndjekë tani një kurs konsekuent, atëherë kjo mund të ushtrojë ndikim në Moskë dhe ta frenojë politikën ruse nga orekse të tjera për ekspansion. Një suspendim i Rusisë nga G-8-a është një akt rrjedhojë i drejtë. Zgjerimi i ndalimit të hyrjes në shtete perëndimore dhe bllokimi i llogarive rrjedhëse është gjithashtu i përfytyrueshëm. Dhe më tepër: hapja e ekonomisë perëndimore për investimet e koncerneve shtetërore ruse duhet të reduktohet. Sanksionet specifike ekonomike të Perëndimit do të linin gjurmë të ndieshme në Rusi.
Ashpërsi dhe vendosmëri
Ekonomia ruse ndodhet tashmë në një fazë stanjacioni. Zhvlerësimi i rublës e redukton që tani konsumin dhe me këtë edhe mirëqënien e rusëve. Prandaj pritet një pakësim i tregtisë evropiane me Rusinë. Edhe pa sanksione. Dhe kufizimet e eksporteve energjetike do të ishin për Rusinë vetëvrasje me këste, njësoj si shitja e lajmëruar e rezervave të devizave ruse.
Është tragjike që tani duhen ndërmarrë masa ndëshkimore. Por ndaj politikës së Putinit Perëndimi nuk mund të reagojë ndryshe, përveçse me vendosmëri, ashpërsi dhe duke u treguar rezistent. 25 vjet pas fundit të Luftës së Ftohtë me Bashkimin Sovjetik, Perëndimi ndodhet në një konfrontim fundamental me Rusinë.

No comments:
Post a Comment