Nënshkruhet marrëveshja e pranimit të Krimesë me Rusinë. Putin akuzoi
Perëndimin për shkelje të vijës së kuqe. Perëndimi njohu pavarësinë e
Kosovës, nuk duhet t'u mohojë banorëve të Krimesë këtë të drejtë, tha
ai.
Krimeja është pjesë e "pandashme" e Rusisë. Kështu u shpreh presidenti
rus Vladimir Putin në fjalimin e tij para dumës ruse për referendumin e
Krimesë.
Ai theksoi se referendumi u zhvillua në respektim të rregullave demokratike dhe e cilësoi atë si "të bindshëm" dhe në përputhje me drejtën ndërkombëtare. Pak para fjalimit presidenti rus kishte miratuar pranimin e gadishullit të Krimesë si pjesë të Rusisë dhe njohjen e tij si shtet të pavarur. Seanca e jashtëzakonshme e parlamentit në Kremlin filloi nën brohoritje dhe duartrokitje.
Putin nënshkroi edhe marrëveshjen e pranimit të gadishullit të Krimesë, që i përket Ukrainës në bazë të së drejtës ndërkombëtare, si pjesë të Rusisë. Prezent nën nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje ishin edhe përfaqësues të udhëheqjes së Krimesë.
Kritika të ashpra ndaj Perëndimit
Presidenti rus mbrojti mënyrën e veprimit të Rusisë ndaj Krimesë. "Nuk ka një pushtet legjitim në Ukrainë", tha ai. Ndryshimi i pushtetit së fundmi ishte një grusht shteti, që u zhvillua paralelisht me vrasje dhe terrorizëm, tha presidenti rus. Në mesin e forcave të reja ndodhen fashistë, armiq të Rusisë dhe antisemitistë. Si masë të parë qeveria atje mori diskriminimin e pakicave në Ukrainë, tha Putinciton media gjermane dpa.
Presidenti rus kritikoi edhe qëndrimin e Perëndimit në Ukrainë. Ai akuzoi Perëndimin për shkelje të vijës së kuqe, dhe se ka vepruar jo profesionalisht dhe në mënyrë të papërgjegjshme. Presidenti rus mbajti qëndrim edhe ndaj sanksioneve kundër Rusisë. Rusia i shikon përpjekjet e Perëndimit për ta frikësuar atë me sanksione si agresion dhe ai do të marrë përgjigjen e duhur. Putin falënderoi Kinën për mbështetjen e dhënë.
Në fjalimin e tij Putini përmendi edhe Kosovën. Perëndimi e ka njohur pavarësinë e ish-provincës serbe Kosovës, tha ai dhe tani i mohon banorëve të Krimesë këtë të drejtë. "Nuk mund t'i shohësh gjërat sot të zeza dhe nesër t'i quash ato të bardha."
Në fjalimin e tij Putin theksoi marrëdhëniet e ngushta mes Ukrainës, popullit ukrainas dhe Rusisë. Ato janë të rëndësishme dhe do të mbeten të tilla, tha ai. Rusia nuk do ndarjen e Ukrainës, theksoi Putini në fjalimin e tij drejtuar kombit në Kremlin. "Mos u besoni atyre që duan t'u shkaktojnë frikë dhe bërtasin se pas Krimesë do të vijnë rajone të tjera. Ne nuk e duan ndarjen e Ukrainës, ne nuk kemi nevojë për këtë."
Rusia del jashtë G8-s
Ndërkohë si reagim të bashkësisë ndërkombëtare për procedimin e Rusisë në Krime, ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius ka anulluar pjesëmarrjen e Rusisë në bashkësinë e tetëv vendeve të industrializuara të botës (G8). Për televizionin Europe1, Fabius tha se "kemi vendosur që të anullojmë pjesëmarrjen e Rusisë". Shtatë vendet e industrializuara do të takohen edhe pa Rusinë, tha Fabius edhe përmes twitter./Burimi : http://www.dw.de/krimeja-i-p%C3%ABrket-tanim%C3%AB-rusis%C3%AB/a-17503513 /

No comments:
Post a Comment