Thursday, May 5, 2011

Arrestohet Gjon Lucaj nga Malësia

image

Tuz, Malësi (2 maj 2011) - Policia shqiptare dje në pikën kufitare Qafë-Morinë, sipas urdhër-arrestit nga Interpoli i Mali të Zi, arrestoi Gjon Lucaj (39) nga Malësia. Lucaj ishte i akuzuar dhe u dënua me 3 vjet e 3 muaj burgim nga qyqi i lartë i Podgoricës në kuadër të aksionit famëkeq të 9 shtatorit të 2006-tës “Fluturimi i Shqiponjës”.
Tetëmbëdhjetë (18) të arrestuarit e këtij aksioni janë dënuar me 51 vjet heqje lirie, në maj 2008, e ndërsa janë arrestuar në 9 shtator 2006, disa ditë para zgjedhjeve të para të përgjithshme në Mal të Zi.
Organizata për të drejtat e njeriut në Mal të Zi dhe ato ndërkombëtarë këtë aksion e kanë kritikuar me akuza për shkelje të drejtave të njeriut, tortura dhe krim ndaj të arrestuarve dhe familjeve të tyre.
Akuza ndaj 18 të arrestuarve ishte se kanë përgatitur kryengritje të armatosur në Malësi, me qëllim të krijimit të trojeve etnike shqiptare.

Interpoli shqiptar, arreston të arratisurin e drejtësisë Malazeze

Tiranë, 1 maj 2011 - Një i kërkuar nga drejtësia e Malit të Zi është vënë në prangat e policisë gjatë ditës së sotme në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë- Morinë.
Gjon Lucaj i moshës 39 vjeçare, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga policia Malazeze, pasi ishte dënuar me 3 vjet e 3 muaj burgim.
Policia kufitare ndërsa ka qenë duke kontrolluar dokumentet dhe të dhënat e tij e ka identifikuar dhe e ka ndaluar 39 vjeçarin, për t’ia dorëzuar më pas homologëve të shtetit fqinj.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se brenda pak ditësh do të kryhet edhe ekstradimi i tij drejt Malit të Zi ku pritet që Lucaj të vuajë edhe dënimin. /NOA/

No comments: